Ndjesia shqiptare nė Luginė!

Patriotizmin si ndjenjė e filozofi mund ta dallojmė lehtė te secili shqiptarė qė jeton nė Luginė, pos te politikanėt shqiptarė qė na pėrfaqėsojnė.
Tė gjithė ata shqiptarė qė me gjithaq forcė i ruajnė tokat e tė parėve edhe pėrkundėr gjithė atij diskriminimi shtetėror, konsiderohen patriotė tė vėrtetė tė kohėrave tona.

Vetėm politikanėt shqiptarė tė kėsaj treve jo!

Ata, bile janė fajtori kryesor pėr shpėrnguljen e detyrueshme tė shqiptarėve nga kjo anė. Mjafton t’i shikosh me dhjetėra shembuj tė intelektualėve tė Luginės qė veprojnė dhe jetojnė nė Kosovė dhe e gjeni ndėrlidhjen.

Mos t’flasim mė pastaj edhe pėr atė pjesėn qė ėshtė e shpėrngulur nė Evropė, me tė cilėn tallen politikanėt tanė. Ata janė njėri prej faktorėve financiar kryesor pėr neve, e shiheni si i trajtojnė politikanėt dhe shoqėria jonė e nxitur nga ata.

Ėshtė kaq e thjeshtė pėr t’u dukur e pamundur! Mjafton t’ia heqim nga prioritetet, interesat personale e klanore politikanėve tanė dhe ata demaskohen lehtė.

Iu del interesi personal shumė mė lartė se interesi nacional, nė radhitjen e prioriteteve tė tyre politike dhe ekonomike.

Pėr kėtė arsye kėta politikanė o duhet tė reflektojnė o duhet dhėnė dorėheqje nga kėto pozita, privilegjet e sė cilave kėrkojnė edhe sakrifica. Gjė pėr tė cilėn nuk u brengosėn kėta politikanė. Nuk sakrifikuan kurrė asgjė!

Nė tė vėrtetė, ata na sakrifikuan ne, tė gjithėve, pėr intereset e tyre personale.

Nė kėtė kontekst, padyshim se nė njė krahasim tė thjeshtė me qytetarin e rėndomtė shqiptar tė Luginės, nacionalizmi fle mė shumė nė krahun e kėtij tė fundit. Qytetarėt, p.sh vazhdojnė t'i kultivojnė traditat kombėtare. Nuk ka dasmė nė Luginė qė realizohet pa prezencėn e flamurit tonė kombėtar, i cili me krenari paraqet identitetin tonė, vetėm tė politikanėve tanė jo. Kėngėt dhe vallet shqipe nuk rreshtin duke u dėgjuar e performuar nėpėr sheshet e qyteteve tona.

Gjithkush flet shqip nė Luginė, pos politikanėve tanė! Ata tė cilėt shqipen as se flasin e as se njohin mirė. Nė vetėm njė deklaratė tė tyren publike ėshtė e pamundshme mos t'i gjeni me dhjetėra gabime gjuhėsore.

Tė njėjtit, nė kohėn kur nė tėrė rajonin ka filluar tė diskutohet nė tė mirė ēėshtja e shqiptarėve, kėnaqen me realizimin e disa projekteve lokale. Analizoni kėto investime me tė arriturat e fundit politike tė shqiptarėve qė jetojnė nė Maqedoni dhe Mal tė Zi p.sh.

Ju mund tė thoni se ata janė mė shumė nė numėr, por edhe ne nuk jemi pak! Kėta politikanė as numrin e saktė tė banorėve tanė nuk e dinė, paramendoni. S’kanė as statistika tė elementare! Mos t’flasim pėr regjistrim tė popullsisė. Duke mos qenė unikė, ata vetėm sa dėmtuan procese tė rėndėsishme politike nė vendin tonė.

Pėr kėtė arsye kėta politikanė duhet tė reflektojnė ose mos t’i mbajnė peng pėrgjegjėsitė dhe investimet nacionale.

Serbia nuk e ndėrron qasjen karshi shqiptarėve. Kurrė! Kėta e dinė mirė kėtė punė edhe vazhdojnė tė ndjehen inferiorė karshi pushteteve politike serbe.

Presidenti i Serbisė mund p.sh ta rregullojė problemin ekonomik tė shqiptarėve tė Luginės me njė telefonatė. E dinė kėtė edhe pėrfaqėsuesit tanė politikė.

Por, ata e dinė edhe se po ky president, nuk do tė tolerojė kurrė avancimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė shqiptarėve tė Luginės.

Ato tė drejta, shqiptarėt e Luginės duhet t’i fitojnė vetė. Nėpėrmjet politikanėve tė tjerė, qė guxojnė t’i kundėrvihen diskriminimit shtetėror serb karshi shqiptarėve tė Luginės.

Serbia nuk na jep tė drejtat nė kėtė mėnyrė. S’ia pat dhėnė as shqiptarėve tė Kosovės.

Andaj, shoqėria jonė, duhet tė fillojė ta ndėrtojė njė mendėsi tė re politike, nė tė cilėn kėta politikanė nuk kanė vend.

I ka ardhur koha!

Shkruar nga: Drilon Hyseni-Bujanoc

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma