Njė vepėr me vlerėsime letrare...

Gjilan - Nexhat Rexha nuk ėshtė i panjohur pėr lexuesit tanė. Ai gjer mė tani ka botuar disa vepra poetike e vepra tė tjera arti. Ėshtė njėri nga krijuesit dhe studiuesit e zellshėm tė jetės letrare. Nuk kalon ndonjė orė letrare, manifestim tė kėsaj natyre qė nuk merr pjesė ky autor, i cili prezanton ose si referues ose si pėrcjellės i manifestimit.
Andaj, ditė mė parė, ky autor botoi veprėn me radhė me titull: “Vlerėsime letrare”. Ėshtė njė vepėr qė ngėrthen nė vete njė materie mjaft interesante nga fusha studimore e letėrsisė. Veprės nė fjalė i prinė shkrimi me titull: “Fryma e revistės “Pionieri” dhe roli i saj ndikues nė letėrsi”. Siē dihet, pak autorė kanė bėrė fjalė pėr revistėn pėr fėmijė “Pionieri”, e cila revistė ishte njė abetare e shkollarėve dhe lexuesve tė tjerė. Kjo revistė letrare pėr fėmijė luajti rol tė rėndėsishėm nė Kosovėn e mė gjerė, e cila u hapi rrugė krijuesve tė tė gjitha moshave.

Kėtu, nė revistėn“Pionieri”, qė doli nga viti 1946, bashkėpunuan me qindra e emra tė krijuesve tanė, duke filluar nga doajeni i poezisė, Esad Mekuli, Mehmet Gjevori, Tahjar Hatipi, mandej mė vonė bashkėpunoi Rexhep Hoxha, Mark Krasniqi, Anton Ēetta, Mehmeali Hoxha, Lutfi Rusi, Hajro Ulqinaku, Maksut Shehu Rifat Kukaj, Ali Hugulica, Fejzi Bojku, Rrahman Dedaj, Vehbi Kikaj, Gani Xhafolli, Ymer Shkrelli, Hasan Hasani, Ymer Elshani, Zejnullah Halili, Ibrahim Kadriu, Zymber Elshani, Naim Morina, Liri Loshi, Alush Canaj, Abdylaziz Islami, Nuhi Vinca, Anton Berisha e shumė e shumė tė tjerė. Ėshtė njė shėnim mjaft i gjatė dhe i trajtuar nė mėnyrėn mė tė mirė shkencore, ku nė fund tė kėti punimi, autori ka pėrdorur literaturėn pėrkatėse.

Por, nė kaptinėn tjetėr, Nexha Rexha i trajton disa nga autorėt e kėsaj fushe, duke filluar me trajtesėn studimore “Aspektet arsimore nė veprėn “Pėrrallat e gjyshit” tė Mark Krasniqit” Njė vėshtrim pėrmbajtėsor dhe domethėnės. Mandej, pason studimi tjetėr i autorit me titull: “Veēoritė artistike dhe vlerat edukative tė poezisė pėr fėmijė tė Ali Huglicės”. Shėnimi i parė, qė flet pėr veprėn “Pėrrallat...” e M. Krasniqit dhe, shėnimi i dytė qė flet pėr veprėn e Ali Huruglicė), janė studime mjaft tė gjera e pėrmbajtėsore qė flasin e trajtojnė aspekte tė njohjes sė veprave tė autorėve nė fjalė.

Dihet, Mark Krasniqi ishte njėri nga krijuesit e hershėm tek ne, nė Kosovė, i cili pas vetės la njė numėr tė shumtė tė veprave letrare e shkencore. Po ashtu, edhe Ali Huruglica ishte ndėr poetėt mė tė mirė tė letėrsisė pėr fėmijė, i cili la pas vetės disa vepra kapitale tė kėsaj fushe tė dijes. Pos kėtyre dy studimeve tė rėndėsishme, Nexha Rexha, “ndėrron” gjendjen dhe nė vepėr ka futur disa shkrime (vėshtrime) letrare pėr disa nga autorėt tanė. Kėsaj here, kėtė kėnd apo kaptinė e quan “Kundrime”, nė tė cilin ka inkuadruar shkrimtarėt, si Fejzi Bojkun, Avdush Canajn, Izet Abdylin, Rrahim Sadikun dhe Bilall Maliqin, poet nga Presheva.

Tek kėta autorė, tė cilėt janė prezantuar nė kėtė libėr me vėshtrime letrare, sikur “tekniku” i veprės ka bėrė njė thyrje fort tė gabuar, ku kėta autorė i ka prezantuar nga dy herė nė tekstin nė fjalė. Kėtu ėshtė moskujdesi i pėrbėrjes sė veprės nė fjalė, e cila, si e tillė ėshtė njė shėmti e artit dhe njė lodhje e lexuesit. Dy herė pėrsėritet Izet Abdyli, po ashtu, dy herė pėrsėriten Rrahim Sadiku, Billal Maliqi e nga pak edhe shėnimi pėr veprėn e A. Vanajt. Pra, kur lexuesi e lexon veprėn nė fjalė, ai ndjehet keq, pėr faktin se, tekniku apo radhitėsi i shkrimeve tė autorit nuk ka pasur kujdesin e duhur gjatė bėrjes sė veprės komplet. Vepra si e tillė qalon dhe lexuesi zhgėnjehet, pėr tė mos thėnė se e humb durimin nga ato trajtesa apo vėshtrime tė rrjedhshme tė autorit nga Dardana, Nexhat Rexha. Pėrkundrazi, kur vepra nuk “qalon”, vepra e ka rrjedhėn e mirė. Lexuesi ndjehet “komod” dhe e ka durimin dhe veprėn e lexon gjer nė fund.

Kėsaj here, kjo vepėr ėshtė nisur, por me pak “defekte” si janė shfaqur, tė cilės vepėr ia zbresin vlerėn dhe pėrmbajtjen e saj. Bie fjala, kur autori bėn fjalė pėr veprėn e Bilall Maliqit “Lutje tė lagura”, autori i vėshtrimeve harron dhe ia fillon me poezinė e Avdush Canaj, poet nga Gjilani dhe shton se, “...poezia e Avdushit ėshtė origjinale, ajo nuk ka diktate, ajo specifikon vlerėn estetike brenda saj”(f.81). Nė kėtė rast vije nė shprehje fjala e populli thotė: “Nusja e mirė, por syrin qorr!”.

Pėrkundėr kėsaj, tri vėshtrimet e para qė flasin pėr rolin e revistės “Pionieri” e vitit 1946, mandej shkrimet pėr veprėn e Mark Krasniqit dhe Ali Huruglicės, janė shėnime qė reflektojnė bukur dhe kanė shije mjaft tė lart studimore. Edhe kundrimet tjera, qė pasojnė nuk janė pa vlerėsime tė nivelit studimor, por ato, duke ua dhėnė vendin jo mirė nė radhitje, tekstet e autorit nė fjalė janė ngatėrruar dhe janė futur tė pėshtjelluar nė masė tė padėshiruar. Mandej, nė fund tė veprės ngatėrrohet vepra e B. Maliqit me fjalėt e urta tė Sami Frashėrit.

Kjo vėrehet nė fq. 113 ku autori flet pėr fjalėt e urta tė S. Frashėrit, pėr tė cilin mungon titulli i studimit. Nė fund tė pėrmbajtjes e shton “Fjalėt e urta nga Sami Frashėri”, qė nė fakt ėshtė dashur qė ky studim tė jetė pas poezisė sė B. Maliqit. Kjo punė “pėrzihet” dhe pėrfundon me kėto defekte jo tė mira nga (autori) ose nga pėrgjegjėsi teknik i veprės nė fjalė. Prandaj, kėto “defekte” teknike, nganjėherė, dalin edhe pa qėllim si bie fjala nė fillim tė veprės del fjalia “Ryma e traditės”, nė vend tė shkruhet “Fryma e traditės”fq.5) etj. Vepra ka 126 faqe tekst./tefik selimi/rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma