Haliti: Nuk po shoh dritė nė fund tė tunelit

Gjetja e njė zgjidhjeje nė situatėn aktuale po shihet si shumė e vėshtirė pėr anėtarin e Kryesisė sė PDK-sė Xhavit Halitin.
“Kompetenca pėr ta ftuar vazhdimin e seancės ėshtė e kryesuesit. Besoj se seanca do tė vazhdojė ashtu siē duhet edhe tė bėhen pėrpjekje maksimale nga tė gjitha palėt pėr ta gjetur njė zgjidhje qė t’i krijojnė institucionet e Kosovės”, ka thėnė Haliti, duke shtuar. “Nga ajo qė di deri mė tani, disa janė dakord qė tė takohen e disa jo, kėshtu qė varet shumė nga ajo se a do tė marrin pjesė tė gjithė pėrfaqėsuesit e grupeve parlamentare nė takimin e sė mėrkurės. Nė qoftė se njė pjesė e tyre nuk marrin pjesė nė takim, atėherė kryesuesi ėshtė i obliguar qė ta thėrrasė seancėn, sepse ai nuk ka ēfarė tė bėjė mė shumė, ai nuk mund tė ndikojė nė bashkimin apo nė daljen me qėndrim tė pėrbashkėt tė tė gjithėve”, transmeton zeri.info.

Sipas Halitit, rruga pėr tė arritur deri tek pika ku do tė krijohen institucionet do tė jetė shumė e gajtė.

“Besoj qė do tė jetė tepėr e gjatė, sepse nuk po shoh dritė nė fund tė tunelit. Nuk po shoh zgjidhje tė situatės pėr shkak se votat janė tė pėrgjysmuara dhe do tė ishte shumė e vėshtirė pėr mua tė them se dikush mund tė fitojė nė kėtė katrahurė, pėrveēse humbės do tė jenė tė gjithė dhe qytetarėt e Kosovės”, ka thėnė Haliti, transmeton zeri.info.

Sipas tij, zgjidhja me e mirė do tė ishte tė votohej kandidati pėr kryetar dhe tė kalohet nė pika tjera. Por nė kėtė kontekst Haliti ka thėnė se grupe politike brenda Kuvendit nuk dėshirojnė konstituiumin dhe formimin e Qeverisė deri nė zgjedhjet lokale. “Nuk ėshtė problemi ta ndėrrojė kandidatin pėr kryetar tė Kuvendit, por problemi ėshtė presioni politik qė duan ta bėjnė dhe janė dy ēėshtje me tė cilat po pėrballemi. Njėra ėshtė dėshira e njėrės palė prej grupeve politike qė ēėshtja e konstituimit tė Kuvendit dhe formimit tė institucioneve tė mos bėhet para zgjedhjeve lokale dhe t’i shfrytėzojė tė gjitha mundėsitė nga Qeveria, e cila po vazhdon akoma punėn dhe pjesa tjetėr qė do tė hyjė nė koalicion mė tė gjerė pėr ta zgjedhur edhe kryetarin, edhe kryeministrin dhe ta formojė Qeverinė e Kosovės”, tha ai, transmeton zeri.info.

Krejt nė fund ai tha qė aktualisht mbetet vetėm dėshirė qė institucionet tė formoheshin kėtė javė./Zeri.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma