Kur ēoroditet Kushtetuta, krizat janė tė pashmangshme

Nga Agron Halitaj - Ditėn kur janė shpallur rezultatet e zgjedhjeve tė 11 qershorit, ka qenė e kuptueshme se vota popullore nuk kishte dhėnė zgjidhje dhe se vendi do tė rrėshqiste sėrish drejt njė krize tė re institucionale. Pėr koalicionin PDK-AAK-NISMA (PAN), fitorja nė pėrqindje ishte thjeshtė “fitore e Pirros”, pasi ishte dhe vazhdon tė jetė e pritshme se KadriVeseli (PDK), RamushHaradinaj(AAK) e Fatmir Limaj (NISMA), me kombinatorikėn e numrave paszgjedhorė, e kanė pothuajse tė pamundur t’i formojnė institucionet e reja.
Koalicioni i treshes, pas dy bojkotimeve tė seancės themeltare, nuk tėrhiqet, por vazhdon tė orvatet t’i gjejė edhe njė apo dy deputetė veē sa pėr ta bėrė shumicėn parlamentare me pragun minimal. Pėr ironi, dy deputetėt e shumėkėrkuar po e tėrheqin vėmendjen e publikut mė shumė se tė gjithė akterėt e tjerė nė lojė. Kjo nuk do tė ndodhte kurrė nė njė sistem me pushtete tė ndara, siē ėshtė Kosova, e ku Parlamenti ėshtė organi qė e zgjedh qeverinė dhe presidentin.

Nė tė tilla sisteme, ata qė e kanė shumicėn pėrfaqėsuese brenda nė Kuvend, ata janė edhe pėrcaktues tė kaheve politike. Te ne, nė vitin 2014, njerėzit qė ishin tė thirrur pėr ta interpretuar drejt Kushtetutėn, nė krye me Enver Hasanin, e thyen parimin e shumicės parlamentare dhe i lanė shtetit njė faturė tė hapur, e cila do tė paguhet pas ēdo palė zgjedhjesh – me kriza, nė formė ratash. Gjyqtarėt nuk e interpretuan aktin mė tė lart juridik tė shtetit nė frymėn e zgjidhjes sė problemeve, por e bėnė tė kundėrtėn.

Mbi bazėn e interpretimit tė tyre, termi shumicė parlamentare iu atribuua partisė ose koalicionit fitues tė zgjedhjeve dhe atyre iu dha e drejta ekskluzive pėr ta nxjerrė kryetarin e Kuvendit, pavarėsisht raportit “shumicė-pakicė” qė mund tė ekzistojė brenda nė Kuvend. Kot qe pėrpjekur gjyqtari amerikan Robert Carolan, qė t’ua hapte sytė duke u treguar juristėve vendės se ajo ēka po bėnin ata nuk ishte nė frymėn kushtetuese, pasi e drejta pėr tė propozuar kandidatin pėr kryeparlamentar nuk do tė duhej nėnkuptuar zgjedhje me ēdo kusht e tij.

Carolan thuajse ua pati vizatuar kolegėve nė Kushtetuese, se nė parlamentarizėmshumica e nėnkupton grupimin mė tė madh nė Kuvend, e jo fituesin e zgjedhjeve, sepse nė zgjedhje mund tė dalėsh i pari, por nė Kuvend mund tė mos i kesh numrat – siē nuk i kishte me 2014 PDK-ja, e siē nuk i ka sot as PAN-i e as ndonjė grupim tjetėr politik.

Amerikani pati shkuar njė hap pėrtej duke bėrė njė krahasim mes Kushtetutės sė re dhe Kornizės sė mėhershme Kushtetuese e cila ishte nė fuqi nė kohėn kur Kosova nuk ishte shtet. Me atė dokument pėrcaktohej se kryetari i Kuvendit duhej tė ishte anėtar i Kryesisė sė Kuvendit, partia ose koalicioni i tė cilit kishte marrė numrin mė tė madh tė votave nė zgjedhjet pėr Kuvend.

Pėr shkak se hartuesit e Kushtetutės nė mėnyrė specifike kishin kundėrshtuar gjuhėn nė Kornizėn Kushtetuese dhe pasi Kushtetuta e sotme kėrkon qė kandidati i propozuar pėr kryetar tė Kuvendit duhet gjithashtu tė jetė i zgjedhur nga vota e shumicės sė deputetėve tė Kuvendit, pėr Carolanin ishte tregues i qartė se hartuesit e Kushtetutės e kanė pasur pėr qėllim qė “grupi mė i madh parlamentar” nė Kuvend nuk ishte partia apo koalicioni qė ka marrė numrin mė tė madh tė votave popullore nė zgjedhjet e mėparshme, por grupi mė i madh nė Kuvend qė do tė mund ta zgjidhte me sukses kryetarin. Mė thjesht, s’ka ku shkon!


Por, interpretuesit tanė tė Kushtetutės u arsyetuan se nuk i kanė gjetur materialet pėrgatitore gjatė hartimit tė Kushtetutės dhe nuk mund ta dinin se ēka kanė pasur nė mendje ata qė e kanė formuluar Nenit 67 tė Kushtetutės nė tė cilin thuhet se: Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi mė i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit. Dhe, bėnėsiē bėnė. E futėn shtetin nė kurth me njė interpretim tė vetėm.

Gazetari Agron Shala, sė voni, nė mėnyrė brilante ka shpjeguar pasojat e interpretimeve tė gabuara. Ai kujton se kur u pėrpilua Kushtetuta nga “ekspertėt” e Kosovės, u morėn copėza nga kushtetutat tjera ose ato qė ua dhanė tė huajt. Ato janė pėrkthyer e lidhur keq dhe janė interpretuar edhe mė keq. Gjithēka shkel e shko. Sepse, shteti nuk ndihej si diēka qė i takon popullit dhe qė duhet t’i shėrbejė popullit gjeneratė pas gjenerate. Andaj, Shala ka bindjen se nga pėrkthimet e kėqija, shteti u interpretua ashtu siē deshi i forti dhe se tash seancat themeltare tė Kuvendit tė Kosovėspo shndėrrohen nė cirk.

Pėr tė mos u dukur askush nė Kuvend si “kloun”, duhet tė shmangen bllokadat dhe kushtet e vėna nga subjektet parlamentare. KadriVeseli e RamushHaradinaj do tė tregonin pjekuri politike dhe do ta kthenin nė vend standardin demokratik tė sistemeve, nėse e pranojnė se janė pakicė nė Kuvend dhe u hapin rrugė tė tjerėve qė ta provojnė t’i krijojnė institucionet e reja.Tėrheqja e tyre do tė krijonte njė momentum tė ri politik, pasi vetėm kėshtu do tė hapeshin mundėsitė pėr gjetjen e ndonjė formule tė re, qoftė ajo edhe pėr shkuarje nė zgjedhje tė parakohshme.

Ėshtė mė se e qartė se nė kėto rrethana, shumė mė tė vogla janė gjasat pėr krijimin e njė Qeverie LVV-LAA, sesa gjasat pėr zgjedhje tė reja. Por, me logjikėn e bllokimit dhe kushtėzimeve, as nuk do tė kemi zgjedhje e as zgjidhje.

Kosova nuk ėshtė nė pozitė qė t’i paguajė 120 deputetė pa punuar fare dhe nė anėn tjetėr tė humbasė dhjetėra miliona euro pėr shkak tė mospėrmbushjes sė marrėveshjeve ndėrkombėtare.

Kushtetutėn e kanė ēoroditur gardianėt e saj, por politikanėve u takon qė tė gjejnė zgjidhje dhe t’i tejkalojnė krizat qė vijnė pashmangshėm derisa nuk bėhet njė reformė e thellė kushtetuese.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma