Tėrmkolli: PDK e VV po ia bėjnė njėra-tjetrės dosjet pėr Specialen

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Melihate Termkolli, ka thėnė se Partia Demokratike e Kosovės dhe Vetėvendosje, po ia ndėrtojnė dosjet njėra-tjetrės pėr Gjykatėn Speciale, dukė thėnė se kjo po ndodh “dy-tri ditė qėkur PAN nuk po mund tė formojė qeverinė”.
Ish-deputetja e LDK-sė, Melihate Tėrmkolli, pėrmes njė shkrimi tė dėrguar nė Gazetėn Express, ka thėnė se “derisa ne e hamė njėri tjetrin kėshtu, nė anėn tjetėr Serbia i fėrkon duart me kėnaqėsi…”

Nė shkrimin tė titulluar “Dosjet e ‘gatshme’ pėr Gjykatėn Speciale”, Tėrmkolli tha se akuzat e rėnda nė mes tė PDK-sė dhe AAK-sė, pastaj mes PDK-sė e Nisma-s dhe sė fundi mes PDK-sė dhe LVV-sė, tregojnė se kė kėta po ia ndėrtojnė dosjet njėra-tjetrės pėr Gjykatė Speciale.

“Ndėrsa nė fund, pas gjithė kėtyre i turren LDK-sė, duke thėnė se LDK ua paska bėrė dosjet!”, tha ajo.

Ky ėshtė shkrimi i plotė i Melihate Tėrmkollit:

Dosjet e “gatshme” pėr Gjykatėn Speciale

Nė kohė krizash politike, sidomos ato “pas zgjedhore”, sikur ėshtė bėrė normale nė Kosovė, qė eksponentė tė partive politike tė shpėrthejnė nė fyerje, banalitete nga mė tė rėndat e deri nė akuza pėr krime e vrasje, gati me emėr e mbiemėr tė “vrasėsve”.


Jo shumė larg kohė, pati akuza tė rėnda mes PDK-sė dhe AAK-sė, pastaj mes PDK-sė e Nisma-s dhe sė fundi mes PDK-sė e LVV-sė.

Kėto dy tri ditė, qėkur PAN nuk po mund tė formojė as qeveri as tė zgjedhė kryeparlamentarin dhe kur jemi gati para njė krize tė re institucionale, janė shpėrfaqur me tė madhe akuza pėr vrasje (tė pasluftės) kundėr LVV-sė nga eksponentė tė PDK (hiq mė pak se nėnkryetari i saj), dhe akuzat e LVV-sė pėr krime tė PDK-sė e SHIK-ut.

Dhe si zakonisht ( e tmerrshme!), Kryeprokurori, heshtė! Heshtin tė gjithė prokurorėt, tė gjithė gjyqtarėt! Pra, politika jonė mbetet ende tepėr e kriminalizuar, ndėrsa organet e drejtėsisė ende tė kapura, kokė e kėmbė, nga kėta “politikanė”.

Kjo, nuk mund tė shpjegohet ndryshe, mbase veq si njė pajtim i heshtur, qė vetė kėta “politikanė”, tė pėrgadisin pėr njėri tjetrin dosjet pėr Gjykatėn Speciale.

Ndėrsa nė fund, pas gjithė kėtyre i turren LDK-sė, duke thėnė se LDK ua paska bėrė dosjet!

Dhe derisa ne “e hamė” njėri tjetrin kėshtu (sepse krimi zbulohet njė ditė), nė anėn tjetėr Serbia i fėrkon duart me knaqėsi, duke parė qė kėta “politikanė” po punojnė nė interes tė saj edhe pa kėrkuar asnjėherė publikisht njė favor tė tillė. Tė pėrkujtojmė se Presidenti i Serbisė ka hapur nė Serbi njė debat tė gjerė shoqėror “pėr Kosovėn”.

S’ka dert, se punėt tona i kryen Amerika dhe Evropa!

Melihate Tėrmkolli

06.08.2017

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma