Kosova, 1 miliard euro borxh

Borxhi publik i Kosovės ka arritur shifrėn e pėrgjithshme prej rreth 1 miliard eurosh, duke u dyfishuar pothuajse gjatė tre vjetėve tė fundit, shkruan sot, gazeta Zeri.
Nė vitin 2014, kur u formua qeveria “Mustafa” (dhjetor 2014), borxhi i pėrgjithshėm i vendit ishte 582 milionė euro. Nuk kanė kaluar as tre vjet tė plota dhe sot borxhi i pėrgjithshėm ka arritur shifrėn prej 980 milionė eurosh.

Borxhi u thellua vit pas viti

Qeveria aktuale kėto ditė tė fundit tė qeverisjes ia shtoi vendit edhe rreth 34 milionė euro borxhe pėrmes dy marrėveshjeve qė arriti me Bankėn Botėrore. Tė mėrkurėn ministri i Financave nė largim, Avdullah Hoti, nėnshkroi me Bankėn Botėrore marrėveshjet pėr kredi, pėr realizimin e dy projekteve tė identifikuara si primare nga Qeveria e Republikės sė Kosovės, Projektin pėr Konkurrueshmėrinė dhe Gatishmėrinė pėr Eksport dhe Financimit Shtesė pėr Projektin pėr Bujqėsinė dhe Zhvillimin Rural.

Edhe kėto fonde tė siguruara janė kredi qė Kosova duhet t'i kthejė duke u bazuar nė marrėveshjen e arritur.

FMN: Rritja e borxhit nuk ėshtė shqetėsuese

Zyrtarė tė Misionit tė Fondit Monetar nė Kosovė (FMN) nuk e shohin si shumė shqetėsues nivelin e tanishėm tė borxhit tė pėrgjithshėm nga ana e Qeverisė sė Kosovės, ndonėse gjatė tre vjetėve tė fundit borxhi i jashtėm dhe ai i brendshėm ėshtė dyfishuar.

“Mė lejoni tė sqaroj se nė fund tė qershorit borxhi publik i Kosovės ishte 948 milionė euro, prej tė cilave 443 milionė euro ishin nė borxhin e jashtėm dhe 505 milionė euro nė borxhin e brendshėm. Tė keni parasysh se zakonisht ne e shohim borxhin publik nė lidhje me tė ardhurat e njė vendi. Nė pėrqindje tė GDP-sė, borxhi publik i Kosovės aktualisht ėshtė 15,5 pėr qind nga 10,7 pėr qind nė vitin 2014”, thotė pėrfaqėsuesi rezident i Misionit tė FMN-sė nė Kosovė, Ruud Vermeulen.

Vermeulen ka shtuar se gjatė tė njėjtės periudhė rezervat e parasė sė gatshme tė Qeverisė u rritėn nga 1,8 pėr qind e GDP-sė nė 5,6 pėr qind tė GDP-sė. “Rritja neto e borxhit publik ėshtė pra vetėm 1 pėr qind e GDP-sė. Duke pasur parasysh se ai vjen nga njė nivel shumė i ulėt, kjo rritje e borxhit publik nuk ėshtė njė shqetėsim”, nėnvizon pėrfaqėsuesi i FMN-sė nė Kosovė.

Nė kėtė pikė FMN-ja, Misioni nė Kosovė nuk parashikojnė ndonjė ripagim apo probleme tė qėndrueshmėrisė sė borxhit pėr Kosovėn. Sidoqoftė, Vermeulen tėrheq vėrejtjen se nė vende tė vogla pa monedhėn e tyre si Kosova kemi parė qė gjėrat mund tė ndryshojnė me shpejtėsi. “Kjo ėshtė arsyeja pse ne mendojmė se ėshtė kaq e rėndėsishme qė politikat tė mbesin tė kujdesshme duke shkuar pėrpara, veēanėrisht politikat fiskale”, thekson pėrfaqėsuesi rezident i Misionit tė FMN-sė nė Kosovė, Ruud Vermeulen.

Shatri: Borxhi ngarkon buxhetin

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, nė njė prononcim pėr “Zėrin” tha se Qeveria e Kosovės e ka prezantuar kredinė si buxhet tė shtetit. Ai tha se buxheti pėrbėhet nga tė hyrat buxhetore vjetore dhe jo nga kreditė. "Krejt kėto borxhe qė i jepet mundėsia t’i marrin institucionet po i marrin pa pėrgjegjėsi. Sado e vogėl tė jetė kamata ose kredia e favorshme, megjithatė kėto e zvogėlojnė kapacitetin e shpenzimeve buxhetore nė vitet qė vijnė", tha Shatri.

Nė anėn tjetėr Safet Gerxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovės, tha se janė duke e pėrcjellė trendin e rritjes sė borxhit publik nė Kosovė, mirėpo nėse analizohen parametrat dhe rregulloret e Bankės Botėrore dhe tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar borxhi duhet tė jetė i kontrolluar dhe i monitoruar, nė kėtė drejtim besoj qė nė vitin 2015, 2016 dhe nė fillim tė vitin 2017 e kemi pasur njė disiplinė financiare, e cila e ka lehtėsuar menaxhimin e kėtyre borxheve. Mirėpo, ajo ēka ėshtė mė shqetėsuese, sipas tij, ėshtė fakti qė kėto para tė huazuara duhet tė kenė destinacion zhvillimin dhe qėndrueshmėrinė e ekonomisė sė Kosovės. “Nė kėtė drejtim duhet njė kontroll mė i mirė i menaxhimit tė tyre”.

Ai shtoi se nėse merret parasysh fakti qė nė vitin 2015 dhe 2016 kemi pasur njė rritje afėr 4% dhe kemi kėtė rritje tė borxhit situata nuk ėshtė alarmante pėr faktin qė janė kredi tė buta, e kanė njė periudhė afatgjatė dhe e kanė njė grejs-periudhė, sidoqoftė nuk i bėhet nder vendit tė zhytet nė borxhe.

Naim Gashi, njohės i zhvillimeve ekonomike nė vend, nė prononcimin e tij pėr “Zėrin” tha nėse e krahasojmė Kosovėn me vendet e rajonit lirisht mund tė themi se Kosova e ka borxhin publik mė tė voglin nė rajon. Mirėpo, sipas tij, kjo nuk na krijon rehati tė futemi nė borxhe tė pakontrolluara, tė cilat mund tė jenė tė papėrballueshme pėr buxhetin e shtetit.

“Jam insistues qė borxhi publik duhet tė merret pėr projekte qė sjellin tė ardhura, tė cilat mund tė shlyejnė atė kredi ose tė krijojnė pėrfitime ekonomike pėr arkėn e shtetit dhe pėr qytetarėt e Kosovės. Dy kreditė qė janė marrė nga shteti i Kosovės pėr subvencionin e bujqėsisė dhe tjetra pėr sektorin e arsimit mendoj qė janė keqpėrdorur. Bujqit gjithmonė ankohen se ekziston njė keqpėrdorim masiv i granteve dhe i subvencioneve nė sektorin e bujqėsisė, ku ata detyrohen tė paguajnė 20 deri nė 30 pėr qind pėr grante dhe subvencione nga njė strukturė e organizuar qė fatkeqėsisht nuk janė hetuar. Ngjashėm ka ndodhur edhe me grantin qė e kemi marrė nė sektorin e arsimit, ku rezultate e PISA-s kanė treguar qė rezultatet e kėtyre investimeve nuk kanė qenė tė duhura”.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma