Repriza e turpit nė Kuvend

Legjislatura e re e Kuvendit tė Kosovės, e pakonstituuar akoma sipas ligjit dhe Kushtetutės, ka zhvilluar edhe tė premten njė takim tė radhės, vazhdim tė seancės sė filluar tė enjten, e ftuar nga kryesimi i deputetit mė tė vjetėr, Adem Mikullovci, nė pėrpjeke pėr tė vazhduar me pikėn e fundit tė rendit tė ditės, qė ėshtė zgjedhja e kryetarit dhe nėnkryetarėve tė Kuvendit tė Kosovės.
BLLOKUESIT E SHTETIT NUK E MERITOJNĖ VOTĖN E QYTETARĖVE

Burjani: E koritėn shtetin, pėrbuzėn qytetarėt

"Kjo klasė kusarėsh politikė tashmė qytetarėve tė vendit u ka ardhur nė maje tė hundės. Papėrgjegjėsia ndaj votės sė qytetarėve nė njėrėn anė dhe loja djallėzore me standarde tė dyfishta nė anėn tjetėr e ka irrituar tej mase elektoratin e zgjedhjeve tė 11 qershorit. Vota e qytetarėve ishte votė pėr krijimin e institucioneve tė reja e jo votė pėr bojkot parlamentar dhe bllokadė institucionale", ėshtė shprehur analisti Florim Zeqa pėr "Kosova Sot"

Legjislatura e re e Kuvendit tė Kosovės, e pakonstituuar akoma sipas ligjit dhe Kushtetutės, ka zhvilluar edhe tė premten njė takim tė radhės, vazhdim tė seancės sė filluar tė enjten, e ftuar nga kryesimi i deputetit mė tė vjetėr, Adem Mikullovci, nė pėrpjeke pėr tė vazhduar me pikėn e fundit tė rendit tė ditės, qė ėshtė zgjedhja e kryetarit dhe nėnkryetarėve tė Kuvendit tė Kosovės.

Mirėpo, pėrveēse njė takim tė kotė tė deputetėve tė koalicionit LAA dhe tė VV-sė dhe njė deputeti nga koalicioni PAN, Milaim Zeka, pjesa tjetėr e deputetėve e ka bojkotuar kėtė seancė, duke pėrfshirė koalicionin PAN dhe tė gjitha grupet parlamentare tė minoriteteve. Koalicioni PAN tani edhe sipas deklaratave zyrtare, por kėrkon me ngulėm qė tė votohet kandidati i tyre pėr kryetar Kuvendi, edhe me mundėsi tė tėrheqjes sė Kadri Veselit dhe zėvendėsimit tė tij nga njė person tjetėr, por me kusht qė mė pastaj, nė njė seancė tė radhės, nė pako tė votohet kryetari i Kuvendit nga PAN-i dhe Qeveria e koalicionit PAN me kryeministėr Ramush Haradinaj. Kjo formulė vazhdon tė kundėrshtohet nga LAA dhe VV-ja. As takimi i djeshėm konsultativ i pėrfaqėsuesve tė subjekteve politike, nė emėr tė grupeve parlamentare me kryesuesin Mikullovci, nuk i ka ndryshuar qėndrimet, derisa njė takim tjetėr ėshtė caktuar tė mbahet tė mėrkurėn e javės qė vjen. Sidoqoftė edhe gjatė ditės sė djeshme pėrfaqėsuesit e subjekteve politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvend nuk dhanė sinjale pėr mundėsi tė arritjes sė ndonjė kompromisi pėr tė dalė nga kriza nė tė cilėn po zhytet vendi, por vetėm kanė adresuar akuza ndaj njėri-tjetrit se kush po e bllokon krijimin e institucioneve dhe kush, sipas tyre, ka tė drejtėn ta bėjė atė."Bojkoti nga koalicioni PAN dhe grupet minoritare e pamundėsoi tė drejtėn kushtetuese qė sot tė zgjidhet kryetari i Kuvendit. Kjo tregon qartė qė ata nuk e kanė shumicėn, se si do tė procedojmė mė tutje mbetet tė shihet. Ėshtė mė se evidente qė koalicioni PAN nuk e ka mundėsinė qė i vetėm t'i krijojė institucionet por mundėsia kushtetuese u takon dhe ata duhet ta shfrytėzojnė kėtė tė drejtė duke lejuar qė Kosova t'i ketė institucionet e saj tė zgjedhura tė dala nga vota e 11 qershorit. Pjesa tjetėr konsideroj qė ėshtė obligim edhe i subjekteve tė tjera politike, tė cilat do tė ecin mė tutje duke krijuar mazhorancėn pėr krijimin e qeverisė pėr katėr vitet e ardhshme", theksoi deputeti i LDK-sė, Armend Zemaj.

Pazaret nuk pranohen

Ndryshe koalicioni LAA dhe VV-ja e kanė quajtur tė papranueshėm opsionin e kompromisit tė ofruar nga PDK-ja qė nė pako tė votohen Qeveria dhe kryetari i Kuvendit, qoftė edhe me tėrheqjen e Veselit nga kandidatura pėr kryeparlamenar. Mirėpo pėrfaqėsuesja e PDK-sė, Blerta Deliu, ka reaguar menjėherė pas seancės sė djeshme, duke drejtuar akuza kundėr LAA dhe VV-sė dhe duke paralajmėruar se PDK-ja me partnerėt nuk tėrhiqet nga e drejta pėr formimin e institucioneve. "Qytetarėt e dinė mirė se cilėt janė aktorėt politikė nė Kosovė, tė cilėt jo vetėm i kanė bllokuar, por edhe i kanė sulmuar institucionet me molotov, gaz lotsjellės dhe zolla. Ne nuk do tė pranojmė qė asnjė parti tė na imponohet apo tė na detyrojė qė tė bėhemi pjesė tė agjendės sė saj. Ne na vjen keq qė kryesuesi i seancės konstituive tė instrumentalizohej politikisht nga partia e tij, duke mos u dėshmuar nė lartėsinė e detyrės. Ne jemi tė vendosur pėr tė vijuar seancėn konstituive, pasi tė arrihet njė frymė mirėkuptimi nėpėrmjet konsultimeve partiake paraprake", ėshtė shprehur ajo. Kryesuesi i seancės, Adem Mikullovci, tha se mund tė diskutohet dhe shqyrtohet mundėsia e ēdo kandidati tjetėr qė e propozon PAN-i pėr krye kuvendar, por me Veselin nuk do tė bėhen pazare, madje as nuk mund tė pranohet kėrkesa e PAN-it qė nė kėmbim tė votės pėr qeverinė 'Haradinaj' tė tėrhiqet kandidatura e Veselit. "Jo kushte, jo, ne nuk pranojmė. Deklarimi i Kadri Veselit se ėshtė i gatshėm ėshtė shumė i mirė, por kushti qė e ka paraqitur nuk bėn, pazar nuk ka, sepse ne kėtu nuk jemi nė treg", tha Adem Mikullovci, kryesues i seancės.

Kuqi: Cirk pėr ruajtjen e pushtetit

Nga kėndvėshtrimi i analistėve politikė, edhe seanca e 4 gushtit, qė ishte vazhdim i asaj tė filluar mė tre gusht, nuk ishte gjė tjetėr veēse njė reprizė e turpit tė ditės sė parė. Ai mendon se duhet tė involvohet edhe faktori ndėrkombėtar e ambasadorėt e Kuintit. Politologu Gurakuq Kuqi, drejtor nė institutin e pavarur pėr studime politike dhe media, tha se edhe kjo seancė ishte njė nga ato nė vazhdėn e shumė seancave tė dėshtuara tė Kuvendit, edhe nė periudhėn e rregullt tė punės legjislative. "Nuk kam parė asnjė seancė normale asnjėherė nė Kuvendin e Kosovės, madje me rėnien e fuqisė elektorale tė PDK-sė, jo normaliteti dhe cirku pėr ruajtjen e pushtetit vetėm sa ėshtė rritur, ndėrsa partitė tjera vetėm sa janė bėrė mė tė egra dhe shfrenuese po ashtu tė etur pėr pushtet. Pra, ne jemi pėrsėri nė krizė politike dhe institucionale, ku prapė PAN-i me obstruksionet e saj dėshiron tė detyrojė opozitėn tė votojė, apo thėnė mė saktė PDK-ja. Gjitha ngjarjet e 3 dhe 4 gushtit janė grackat e PDK-sė qė duan me forcė ta mbajnė pushtetin dhe pa legjitimitet, duke bėrė AAK-nė dhe Nismėn vetėm mjete kuzhine dhe nė fund tė shtyjė involvimin e vendeve tė Kuintit, duke e shtyrė zgjidhjen deri sa tė mbetet pushteti prapė formalisht tek PAN dhe realisht tek PDK-ja. Madje edhe deklarimi pėr mundėsinė e tėrheqjes sė kandidaturės sė Kadri Veselit pėr kryeparlamentar me kushtin autokratik qė qeveria dhe kryeparlamentari tė votohen nė pako, ėshtė njė poshtėrsi qė nuk duhet tė pranohet assesi nga askush, sepse PDK-sė i duhet tė mbetet nė ēdo mėnyrė nė pushtet pėr tė mos u shkatėrruar piramida kriminale e tyre. Madje pas kėtyre veprimeve opozita duhet ta ashpėrsojė qėndrimin e saj qė PAN t'ia bėjė si tė dojė, por nuk ka votė pėr kryeparlamentarin e tyre, pa marrė parasysh kandidatin. Injoranca dhe fyerja e PAN-it ndaj qytetarėve tė Kosovės ėshtė mė e rėndė se lejimi pėr zbatimin e obstruksioneve tė tyre pėr formimin e institucioneve", ka theksuar Kuqi pėr "Kosova Sot".

Zeqa: Shpėrfaqja mė e keqe e kėsaj klase kusarėsh politikė

Sipas analistit Florim Zeqa, thirrja e seancės sė 4 gushtit ėshtė argumenti mė i mirė dhe shpėrfaqja mė e keqe e kėsaj klase kusarėsh politikė, tė cilėt asnjėherė deri mė sot nė kėto dhjet vjetėt e fundit nuk punuan pėr interesat e qytetareve e tė shtetit tė Kosovės, por vetėm pėr interesat e tyre personale."Kjo klasė kusarėsh politikė tashmė qytetarėve tė vendit u ka ardhur nė maje tė hundės. Papėrgjegjėsia ndaj votės sė qytetarėve nė njėrėn anė dhe loja djallė- zore me standarde tė dyfishta nė anėn tjetėr e ka irrituar tej mase elektoratin e zgjedhjeve tė 11 qershorit. Vota e qytetarėve ishte votė pėr krijimin e institucioneve tė reja e jo votė pėr bojkot parlamentar dhe bllokadė institucionale. Veprimet e fundit nė Kuvendin e Kosovės mund tė bėhen shkas pėr bojkot masiv nga ana e qytetarėve e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme dhe atyre lokale tė 22 tetorit 2017. Tashme pėrfundimisht qytetarėt e vendit e kanė tė qartė se shkaktar tė izolimit dhe getoizimit tė tyre nuk ėshtė bashkėsia ndėrkombėtare, as demarkacioni me Malin e Zi dhe as Asociacioni i komunave serbe nė veri tė vendit, por ėshtė pikėrisht kjo klasė politike e korruptuar dhe tej inkriminuar, e cila pėr interesat e tyre personale ėshtė e gatshme tė sfidojė tė ardhmen e qytetarėve dhe perspektiven evropiane tė shtetit tė Kosovės", ka pohuar Zeqa. Ai shton se ndėrhyrja e ambasadorėve tė Kuintit pritet tė ndodhė vetėm atėherė kur degradimi i kėsaj klase politike tė arrije kulmin, qė i bie humbja totale e besimit nė elektorat, e cila do tė reflektohet nė degradimin total tė institucioneve shtetėrore. "Vetėm kėshtu do tė arsyetohet ndėrhyrja dhe prezenca e tyre nė Kosovėn e katandisur nga vetė qytetarėt (politikanėt) e saj. Vetėm njė situatė e tillė, e kriminalizuar, e korruptuar dhe primitivizuar, mund t'ia arsyetojė prezencėn 18-vjeēare bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė", theksoi analisti Zeqa pėr "Kosova Sot".

Burjani: Kjo klasė politike analfabetike, e rrezikshme pėr demokracinė dhe shtetin

Pėr analistin Blerim Burjani, seanca e djeshme po ashtu ka treguar se kjo klasė politike, pozitė dhe opozitė, aktualisht qė janė nė Kuvend, e koritėn shtetin dhe qytetarin, e pėrbuzen votėn e qytetarėve dhe e rrezikuan funksionimin e shtetit, duke kushtėzuar dhe shantazhuar shtetin e Kosovės, prandaj tė tillėt nuk e meritojnė votėn e qytetarėve herė tė tjera."Kosova ka nevojė urgjente ta reformojė urgjentisht Ligjin pėr Gjykatėn Kushtetuese, dhe partitė qė kushtėzojnė, shantazhojnė dhe minojnė tė drejtat demokratike duhet tė ēregjistrohen nga regjistri i partive politike. Kjo klasė politike analfabetike, e rrezikshme pėr demokracinė dhe shtetin, ka bėrė qė sot inatet tė pengojnė ndėrtimin e institucioneve. Askush, as partitė as individėt, nuk mund tė shkelin parimet themelore demokratike pėr tė zgjedhur dhe pėr t'u zgjedhur nė poste publike, cilido qoftė ai. Ēdo tentativė e tillė pėrbėn njė vepėr tė kundėrligjshme penale bazuar nė kodin penal tė vendit, edhe nė politikė ka rregulla e ato rregulla gjinden nė legjislacionin e Kosovės dhe Kushtetutėn e vendit", ėshtė shprehur Burjani dhe ka shtuar. "Skena politike e vendit sot pėrbėhet nga tri kategori: nga korruptuarit, tė paaftit nė vendimmarrje dhe rrugaēėt".kosova sot.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma