“Pushkatojeni” Adem Mikullovcin, nėse doni t’i zgjidhni problemet!

Nga Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA - Ngėrēi politik apo ngėrēi nė kokė: Seanca konstituive u zhvillua ashtu siē nuk do tė duhej tė zhvillohej, me shantazhe, frikėsime, linēime publike dhe terrorizim tė deputetėve tė shėnjestruar dhe qytetarėve tė Kosovės. Deri mė tani ishte vendosur njė praktikė e mirė dhe nuk ka pasur probleme kur ėshtė dashur tė zgjidhej kryetari i Kuvendit, nėnkryetarėt dhe kryesia. Viti 2014 ishte viti kur me njė vendim tė Gjykatės Kushtetuese u ngatėrruan gjėrat aq shumė duke krijuar njė bazė ligjore pėr legalizimin e bllokimit tė proceseve qė po vėrehen pikėrisht kėto ditė kur edhe dėshtoi seanca konstituive e Kuvendit. Deputetėt u treguan tė mirėsjellshėm dhe korrektė vetėm derisa u certifikuan si deputetė e qė ua mundėson t’i marrin pagat, kryesisht tė pamerituara.
Seancėn konstituive tė Kuvendit, sipas njė skenari tė zbatuar, deri mė tani dhe qė nuk u kundėrshtua asnjėherė, e udhėhoqėn deputeti mė i vjetėr nė moshė dhe ai mė i riu. Rastisi tė jetė Adem Mikullovci nga LV-ja dhe Teuta Rugova nga LDK-ja. Jam i sigurt se asnjėri nga ta, po tė pyeteshin, me dėshirė nuk do tė uleshin nė ato karrige. Adem Mikullovci nuk kishte pėrvojė nė udhėheqjen e seancave parlamentare andaj bėri disa gabime qė kurrsesi nuk kanė ndikuar nė mbarėvajtjen e punės sė seancės konstituive. Ai e kishte pėrkrahjen e stafit mbėshtetės tė sekretariatit tė Kuvendit, mirėpo stafi nuk mund t’ia lexonte mendimet e pathėna apo tė fliste nė emėr tė tij. Ishte njė situatė tragji-komike kur kryesuesi i seancės konstituive e deklaroi si tė mbyllur seancėn nė vend se tė thotė se seanca shtyhej pėr njė kohė tė caktuar apo pacaktuar.

Tė pranishmit nė sallė, por edhe ata para ekraneve televizive, e kanė parė reagimin plot habi tė stafit mbėshtetės, me vendimin e kryesuesit tė seancės. Nuk e besoj se kėtė gabim Adem Mikullovci e ka bėrė me qėllim sepse askush nuk ishte pėrfitues nga kjo situatė. Mungesa e pėrvojės dhe situatat jashtė kontrollit kanė ndikuar nė kėtė gabim tė paqėllimshėm tė cilin pastaj, thuaja tė gjitha subjektet politike e pėrdorėn dhe e keqpėrdorėn pėr qėllime politike.


Adem Mikullovci, gjatė udhėheqjes sė seancės konstituive, ėshtė dashur tė jetė i paanshėm politikisht e qė nuk ishte, pa deklaruar se kush mund dhe kush nuk mund tė bėhet kryetar i Kuvendit apo kryeministėr. Ky ishte gabimi i vetėm i nipit tė nipit, kurse gabimet e tjera janė tė papėrfillshme. Arsyetimi se nuk ka mundur ta thėrrasė seancėn e re pa pėlqimin e subjekteve politike nuk ėshtė i qėndrueshėm sepse kryesuesi i seancės konstituive tė Kuvendit tė Kosovės nuk ka asnjė detyrim ta konsultojė ndonjė subjekt politik pėr seancė tė re pėr faktin se ishte vetėm njė pikė e rendit tė ditės; zgjedhja e kryetarit tė Kuvendit, nėnkryetarėve dhe kėtu do tė pėrfundonte roli i Adem Mikullovcit dhe Teuta Rugovės pėr tė vazhduar pastaj me procedura tė tjera.

Nuk ishin as Adem Mikullovci e as Teuta Rugova pėrgjegjės pėr dėshtimin e seancės, por ishin deputetėt e papėrgjegjshėm dhe inatēorė, pėrkatėsisht liderėt e tyre, tė uritur pėr pushtet. Me kushtetutėn qė ėshtė sot nė fuqi nė Kosovė, koalicioni fitues parazgjedhor apo subjekti qė merr mė sė shumti vota e ka tė drejtėn ekskluzive ta propozojė kandidatin pėr kryetar tė Kuvendit dhe se ky propozim nuk ishte kundėrshtuar deri mė tani. Jofituesit e zgjedhjeve nuk kanė asnjė tė drejtė t’i caktojnė fituesit emrin e tė propozuarit siē po veprojnė nė rastin konkret. Jofituesit e zgjedhjeve kanė interes tė pėrshpejtohet zgjedhja e udhėheqėsve tė Kuvendit nė mėnyrė qė pastaj ta fitojnė tė drejtėn, nė rast tė dėshtimit tė PAN-it, ta formojnė qeverinė. Asnjė koalicion normal apo fitues i zgjedhjeve nuk do tė pranonte qė jofituesi tė vendosė se kush do tė jetė kandidat i fituesit pėr kryetar tė Kuvendit, aq mė parė qė kjo ėshtė e rregulluar me Kushtetutėn e Kosovės.

Nė arsyetimin e LV-sė pėr kundėrshtimin e Kadri Veselit pėr kryetar tė Kuvendit ishte se nuk ėshtė figurė unifikuese dhe se ėshtė figurė kontroverse. LDK-ja ishte mė radikale sepse thoshte se Kadri Veseli ėshtė i padenjė pėr kryetar tė Kuvendit ndonėse pėr tre vjet me radhė e luajti rolin e kurvės politike nė shėrbim tė PDK-sė dhe Kadri Veselit. Ka mjaftuar qė Kadri Veseli ta prekė rrypinė e pantallonave dhe LDK-ja i ka lėshuar brekėt. Pėr ēfarė dinjiteti flasin sot?! Pėr ēfarė morali e kanė fjalėn?! Pse atėherė e votuan Kadri Veselin, nė kohėn kur e kundėrshtonte njė pjesė e LDK-sė?! LDK-ja nuk po udhėhiqet nga arsyeja pse e refuzon Kadri Veselin, por nga inati dhe ndjenja e hakmarrjes pėr rrėzimin e qeverisė Mustafa dhe kėtė e pėrsėrit nė ēdo rast dhe ky ėshtė edhe argumenti i vetėm. LDK-nė e kanė rrėzuar nė rend tė parė vetė deputetėt rebelė tė LDK-sė, pastaj ekzekutimin e ka bėrė PDK-ja dhe tė gjitha partitė e tjera, edhe LV-ja. Nėse LV-ja udhėhiqet nga njė parim i kundėrshtimit, LDK-ja nuk ka parime pėr kėtė sepse pėr tre vjet me radhė ka qenė pjesė aktive e orgjisė politike.


Tė kontrabanduarit dhe tė dhunuarit: PAN-i ka deklaruar se i ka numrat e nevojshėm pėr kryetar tė Kuvendit dhe qeverinė Haradinaj. Doli se nuk i ka. Kam menduar se do t’i sigurojė 61 vota tė nevojshme pėr formimin e qeverisė dhe Kuvendit ndonėse kam konsideruar dhe konsideroj se kjo do tė ishte qeveri me kėmbė tė qelqit e cila do tė shkėrmoqej nė ēdo ēast, aq mė parė qė nuk do tė kishte jetėgjatėsi dhe nuk ishte interes qė 61 deputetė shqiptarė (tash 60, pa Teuta Rugovėn) tė mbesin nė opozitė nė njė mjedis thuaja 94 % shqiptare. Njihem si njė kundėrshtar i madh dhe pakompromis i politikės sė Ibrahim Rugovės pėr tė cilin mendoj se e ka penguar luftėn ēlirimtare. A kam tė drejtė a jo ėshtė ēėshtje e kohės dhe historisė, pasi tė hapen letrat, pas njė kohe tė caktuar. Nuk jam marrė asnjėherė me familjen e Rugovės por as me Rugovėn ad personem. E kam pėrkrahur ēdokėnd qė ka punuar dhe punon pėr kėtė vend dhe qė ka bėrė sakrificė pėr kėtė vend dhe kėtė gyjsmėlirie qė e kemi. Botėrisht kam deklaruar se mė shumė e ēmoj sakrificėn e njė luftėtari tė UĒK-sė, edhe nėse ka luftuar njė minutė tė vetėm, se disa persona dhe familje qė kanė jetuar dhe mbijetuar nė ēdo sistem, kryesisht duke punuar nė dėm tė popullit, gjuhėn e tė cilit, pėr fat tė keq, e kanė pasur tė njėjtė me ata qė kanė luftuar, vdekur dhe syrgjynosur pėr kėtė popull dhe Kosovėn, si pjesė e pandashme e Shqipėrisė, e ndarė nė mėnyrė tė dhunshme nga shteti amė. Unė nuk bėj dallim midis Fehmi Lladrovcit dhe Agim Ramadanit sikur as midis Ilaz Kodrės e Sali Ēekut dhe shumė dėshmorėve tė tjerė qė kanė rėnė pėr lirinė e Kosovės.

Pas qershorit 1999 u krijua njė situatė tjetėr ku shumė luftėtarė tė lavdishėm hyrėn thellė lakrave duke u shndėrruan nė milionerė dhe duke rėnė nė kundėrshtim me parimet dhe sakrificat qė i bėnė para e sidomos gjatė luftės. Milionerė u bėnė edhe paqėsorėt apo ata qė ishin nė shėrbim tė armikut dhe kundėr interesave tė popullit, por kėta nuk binin nė sy. Fillimisht, pas pėrfundimit tė luftės, kolaboracionistėt qė nuk bėnė as rezistencė paqėsore, u strukėn nga frika pėr jetėn e tyre dhe pritėn gabimet e krahut tė luftės tė cilat ishin tė shumta pėr t’u shndėrruar pastaj nė denoncues dhe akuzues kryesorė tė luftės dhe atyre qė e bėnė luftėn e lavdishme, por qė e shkelėn me grykėsinė e tyre. Tash nuk po dihet se kush e bėri luftėn ēlirimtare, kush e tradhtoi atė, kush ishin tė torturuarit nė burgjet e Jugosllavisė dhe Serbisė dhe kush ishin torturuesit.

Edhe tash, ata qė i shėrbyen Jugosllavisė dhe Serbisė, janė nė ofensivė politike duke ua mohuar sakrificat e paimagjinueshme qė i kanė bėrė familjet Jashari, Haradinaj dhe tė tjera sikur edhe luftėn legjendare, nė kushte tmerrėsisht tė vėshtira dhe tė pafavorshme qė e bėnė trimat e UĒK-sė (pavarėsisht pėrkatėsisė politike dhe partiake) sepse, ai qė lufton pėr popull dhe liri, nuk njeh parti e as politika tė ēastit. Adem Demaēi ishte alfa dhe omega e pėrpjekjeve pėr liri dhe bashkim kombėtar dhe, edhe nėse dikush ka qenė dhe ėshtė kundėrshtar i tij, kėtė nuk mund ta mohojė. Ibrahim Rugova e zgjodhi rrugėn e lehtė e cila doli tė jetė shumė e vėshtirė. Tash ta sulmoni dhe linēoni publikisht Teuta Rugovėn se e voton Kadri Veselin pėr kryetar Kuvendi dhe Ramush Haradinaj kryeministėr tė Kosovės ėshtė skajshmėrisht e pamoralshme dhe e ligė aq mė parė qė kėta qė sot po e sulmojnė pėr tradhti, nė vitin 2014 e detyruan ta votojė Kadri Veselin kryetar tė Kuvendit dhe mė vonė Hashim Thaēin pėr president tė Kosovės.


Cilat janė rrethanat e reja qė atėherė paska qenė e moralshme dhe patriotike tė votohen Kadriu dhe Hashimi, ndėrsa sot qenka e pamoralshme dhe tradhti nėse votohen Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, pėrveē faktit se iu shkurtua mandati qeverisės Isa Mustafės. A ishte edhe atėherė LDK-ja parti rugoviste apo u bė tani kur po keqpėrdoret Rugova dhe familja e tij pėr shkaqe politike dhe marrje tė pushtetit! Haxhi Abdyli u turpėrua nga njė dorė e ngritur e Teuta Rugovės qė ishte nė kundėrshtim me atė tė LDK-sė e nuk po turpėrohet nga qėndrimi shantazhues, joburrėror dhe jonjerėzor qė e bėnė duke e linēuar botėrisht Teuta Rugovėn. Turp dhe ligėsi ėshtė t’ia mohosh tė drejtėn e shprehjes sė vullnetit pėrmes votimit edhe atėherė kur nuk jeni nė linja tė pėrbashkėta. Ka mbetur te njė pjesė e LDK-sė ajo mendėsia komuniste dhe jugosllave e imponimit tė vullnetit politik, nė tė kundėrtėn do tė eliminoheni nga skena politike siē ngjau me njė grup tė anėtarėve tė LDK-sė, qė nga koha e themelimit e qė u eliminua nga LDK-ja pėr shkak tė mosbindjes sė njė mendėsie politike.

Pafytyrėsia ėshtė antologjike dhe mbamendja ėshtė e shkurtėr duke u pėrputhur me interesa partiake, politike dhe tė marrjes sė pushtetit. Jo vetėm te LDK-ja, por edhe te subjektet e tjera politike! Qenka e pamoralshme ta kontrabandoni njė deputet (pajtohem edhe unė), por qenka e moralshme ta dhunoni vullnetin e njė deputeti tė votojė nė bazė tė pėrcaktimit apo interesit (pėr kėtė nuk pajtohem). Po flas hipotetikisht nėse Teuta Rugova i kthehet kopesė politike, menjėherė do tė falej dhe do tė konsiderohej se po vepron nė frymėn rugoviane! Nuk e them se PAN-i nuk ka bėrė pėrpjekje ta bėjė pėr vete Teuta Rugovėn duke pėrdorur tė gjitha mjetet e lejuara dhe tė ndaluara, por tė njėjtėn gjė e ka bėrė edhe LDK-ja, duke e prekur nė ēėshtje mė tė ndjeshme, nė ēėshtje familjare e qė do tė duhej tė ndaheshin nga politika. Kėtu ėshtė paturpėsia dhe imoraliteti i disa eksponentėve tė LDK-sė qė Rugovėn e kanė dashur dhe e duan sikur borėn e para 10 vjetėve. Teuta Rugova ėshtė viktimė e tė dy blloqeve politike qė duan pushtet me ēdo kusht. Nė kėtė drejtim solidarizohem me Teutėn sikur edhe me tė gjithė ata qė i nėnshtrohen njė terrorizimi personal dhe familjar pėr arritjen e qėllimeve politike dhe interesave tė pėrfitimit material.

Figura tragjike e Labinot Tahirit: Labinot Tahiri ka bėrė karrierė muzikore dhe mirėqenien personale dhe familjare e ka arritur nė bazė tė zėrit qė e ka. Ka qenė i angazhuar edhe nė aktivitete bamirėsie qė ėshtė pėr ēdo lėvdatė, pavarėsisht nėse ka kontribuar me mjete vetjake apo mjete tė siguruara nga tė tjerėt. Ėshtė me rėndėsi se i ka lėvizur gjėrat nė drejtim tė duhur: dalje ndihmė njerėzve nė nevojė. Gabimin mė tė madh e bėri kur hyri nė njė fushė qė nuk e njeh, atė politike. E llogaris si figurėn mė tragjike dhe mė humbėse tė zgjedhjeve tė fundit, ani pse u bė deputet. Ėshtė fshehtėsi publike se Labinot Tahiri llogaritej si vota e 61-tė e PAN-it, gjė qė edhe ky e bėri tė ditur pėrmes deklarimeve publike. Deklaroi publikisht se do ta votoj ēdo kandidat shqiptar pėr kryetar tė Kuvendit ndėrsa, nėn presion tė politikės, u bė ushtar i dėgjueshėm i partisė. Dje, kur besohej se do tė votonte pėr PAN-in, nga koalicionet jofituese u shpall Moisi Golem politik dhe kombėtar, kurse kur u disiplinua partiakisht, po shpallet hero i ditėve tė demokracisė. Edhe Labinot Tahiri ėshtė joshur nga fituesi i zgjedhjeve, nuk e di me ēfarė premtimesh, kurse ėshtė dhunuar nga koalicionet jofituese me vurjen e damkės sė tradhtarit qė, pėr mjedisin tonė mediokėr dhe folklorik, ėshtė ballė e papėrballueshme. Po ėshtė ēėshtje e tij se si do tė sillet nė tė ardhmen aq mė parė qė nė mesin e atyre qė e kanė akuzuar pėr tradhti kombėtare dhe politike, ka tė tillė qė e meritojnė Ēmimin Nobel pėr tradhti kundėr kombit dhe shtetit, nėse do tė ndahej njė ēmim i tillė!

Pėr mendimin tim, nuk ėshtė faji te Teuta dhe Labi, as pėr fituesit qė nuk i siguruan numrat e as pėr jofituesit qė nuk i kanė numrat dhe ėshtė krijuar njė pat - pozicion midis dy lojtarėve tė pasinqertė dhe hileqarė. Ndėrkaq, hijenat dhe orangutangėt e prapaskenės politike janė nė gjendje gatishmėrie t’ua nxjerrin sytė tė dyja palėve, fituese dhe jofituese.

Inati si mjet bllokues apo interesi qytetar si mjet ē’bllokues: Mbėshtetur nė interpretimet e Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės tė vitit 2014, PAN-i e ka tė drejtėn e vetme ta propozojė kandidatin pėr kryetar tė Kuvendit, cilin tė dojė e jo sipas dėshirės sė jofituesve. Jofituesit mund ta votojnė apo tė mos e votojnė kandidatin e PAN-it, por jo tė vendosin pėr emėr tė kandidatit. Kėto janė rregulla tė demokracisė; vota e pėrcakton postin e jo dėshira. Derisa nuk ndryshon Kushtetuta e Ahtisarit nė Kosovė, do ta kemi kėtė gjendje e cila, sipas meje, duhet tė ndryshojė nė favor tė shumicės parlamentare dhe pa tė drejtė nė pakufi ta propozoni kandidatin edhe kur nuk i keni numrat e nevojshėm pėr zgjedhje tė tij, pavarėsisht emrit. Insistimi i jofituesve qė ata tė vendosin pėr emrin e kandidatit tė PAN-it ėshtė joserioz, nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe me logjikėn. Ky qėndrim imponues i jofituesve ėshtė pėrpjekje pėr bllokim dhe shkuarje nė zgjedhje tė reja tė cilat i konvenojnė LV-sė, por jo edhe LDK-sė. Kėto zgjedhje i konvenojnė edhe PDK-sė. Shkuarja nė zgjedhje tė reja nuk u konvenon disa deputetėve tė cilėt, nė tė ardhmen, jo qė nuk do tė bėheshin deputetė, por do ta shihnin Kuvendin vetėm nga perspektiva e njė kalimtari tė rastit. Kadri Veseli, po tė udhėhiqej nga inatet personale, kurrė nuk do tė pranonte tė dorėhiqej nga mundėsia e tė qenit kryetar i Kuvendit qė ligjėrisht i takon, nėse sigurohen votat.

Me Kushtetutėn nė fuqi ka mundėsi qė deri nė infinit tė votohet pėr kryetar tė Kuvendit. PAN-i, pėrkatėsisht PDK-ja, bėri kompromis me kėtė post tė cilin LV-ja nuk e pranon e as LDK-ja qė e quajnė shantazh, ndonėse edhe kėta e shantazhojnė PAN-in duke kėrkuar tjetėr emėr ani pse nuk kanė tė drejtė. Kjo i bie sikur, nėse Albin Kurti e fiton tė drejtėn pėr formimin e qeverisė dhe, nėse mbetet 60 vota me 60 vota, PAN-i do tė pajtohej qė tė mbėshtesin jofituesit me largimin e emrit tė Albin Kurtit nga manadatari pėr formimin e qeverisė. Nėse dikujt i konvenon funksionalizimi i Kuvendit tė Kosovės, pavarėsisht prej emrave, atėherė kėta janė jofituesit e zgjedhjeve tė fundit. Por kėtu pikėrisht qėndron problemi; jofituesit nuk e votojnė kandidatin e PAN-it pėr kryetar tė Kuvendit shkaku se kanė frikė se ato vota do tė pėrdoren edhe pėr formimin e qeverisė Haradinaj. Kėtu jemi nė qorrsokak dhe pa dalje derisa ndėrkombėtarėt nuk e prenė nyjėn e Gordit sikur qė e kanė bėrė gjithmonė. Atėherė do tė shpėrfaqet mjerimi i kėtyre qė po luftojnė pėr pushtet.

Lufta nuk po bėhet pėr kryetar tė Kuvendit sepse kjo i ėshtė e pėrcaktuar me Kushtetutė, por lufta po bėhet pėr Ramushin apo pėr Albinin kryeministėr. Nėse fillimisht Ramushi ishte jashtėzakonisht i angazhuar pėr postin e kryeministrit tash mund tė thuhet se ka mbetur nėn hije tė ambicieve tė Albinit ku Avdullah Hoti as qė hynė nė ndonjė kombinim, ndonėse LDK-ja e mashtron anėtarėsinė se nuk hyjnė ma askėnd nė koalicion nėse nuk e marrin udhėheqjen e qeverisė. Kėto janė pėrralla sepse, i gjallė Albin Kurti, Avdullah Hoti as qė mund t’i marrė erė postit tė kryeministrit nėse nė ndėrkohė Ramushi nuk fiton. Nė rrethana normale, asnjė forcė politike qė ėshtė nė skenėn politike nė Kosovė nuk e meriton udhėheqjen e shtetit e, mė sė paku, orangutangėt e prapaskenės, por se Kosova duhet tė udhėhiqet nga njė forcė krejtėsisht e re politike. Po ku ta gjejmė atė forcė politike dhe ata politikanė tė rinj?! Mbase t’i sjellim nga Kina!

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma