Krizė e shpifur

Nga Ibrahim Rexhepi - Ishte e shpifur kriza energjetike, njėsoj sikurse edhe protesta e disa punėtorėve tė KEK-ut, me qėllim qė tė mbulohet kriza e vėrtetė- mosfunksionimi i shtetit dhe moskryerja me kohė e detyrimeve qė kishin institucionet dhe operatori publik i prodhimit tė energjisėBrenda njė dite gjendja ndryshoj nė mėnyrė radikale. Kosova mori frymė lirshėm. Nuk do tė ketė krizė- kolaps energjetik.
Ka mjaftuar njė takim nė zyrėn e kryeministrit dhe njė takim i kabinetit qeveritar dhe gjithēka nė sistemin energjetik tė kthehet nė gjendje normale. Por, ky normalitet ėshtė vetėm nė dukje- fatamorganė !Ka shumė fakte qė flasim se kriza energjetike qė kėrcėnonte vendin ishte e shpifur, sikurse edhe protesta e disa punėtorėve tė KE-ut se gjoja ata do tė mbeten pa punė, vetėm pėr tė mbuluar mospunėn e njė zingjiri tė tėrė tė dikastereve qeveritare, duke pėrfshirė edhe operatorin vetėm publik pėr prodhimin e energjisė elektrike – Korporatėn Energjetike tė Kosovės.

Nėse problemi ėshtė ditur nė vitin 2011, kur edhe janė marrė vendime pėr shpronėsimin e disa tokave ku janė rezervat e qymyrit, atėherė si mund tė thuhet se kriza ka kėrcėnuar befas.Qė nga ajo kohė ėshtė dashur tė dihet se rezervat ekzistuese do tė shtjerrin dhe njė ditė deponitė e termocentraleve do tė mbeten pa qymyr. Arsyetim nuk ėshtė as fakti se qeveria aktuale ka ditėt e numėruara dhe mandat tė kufizuar, as ai se ministri i zhvillimit ekonomik, resor ku ėshtė edhe energjetika, i cili po sillet sikur kurrė nuk ka qenė pjesė e kabinetit tė Isa Mustafės, e as vonesa disavjeēare e nėnkontraktuesve tė KEK-ut, problem qė tash u bė i dukshėm. Pra, qė tė gjithė kanė heshtur, duke krijuar frikėn nga terri dhe dyfishimi i ēmimit tė energjisė elektrike.

Gjithēka e shpifur me qėllim.Janė dy gjėra qė “e arsyetojnė” rizėn e shpifur dhe heshtjen e gjatė pėr qymyrin qė po harxhohet. E para, se ndoshta gjithmonė duhet krijuar ndjenjėn e pasigurisė nė kohėn e ndryshimit tė pushteteve. Tė pėrkujtojmė dhjetorin e vitit 2014 kur ndodhi ikja masovike e kosovarėve pėr shkak tė pasigurisė dhe mungesės sė perspektivės nė vend. Dhe pas tri vitesh u pa se pasiguria dhe mungesa e perspektivės nuk ishin nė nivel mė tė lartė, por me shenja tė dobėsimit tė tyre.E dyte, nisur nga pėrvojat e deritashme me shpronėsimet, ndoshta problemi ėshtė heshtur me qėllim qė tė krijohet hapėsirė qė gjėrat tė ndryshojnė ėn terren- qė tė bėhen ndėrtime, tė rritet ēmimi i shpronėsimit, tė ndryshojnė pronarėt e tokave qė duhet shpronėsuar – dhe, nė fund dikush tė pasurohet nė kurriz tė taksapaguesve tė Kosovės, madje edhe duke u shpallur patriot pse paska pasur mirėkuptim se termocentraleve po i duhet qymyri.

Pra gjithēka ėshtė e shpifur- madje edhe protesta e njė sindikate tė punėtorėve tė KEK-ut ( nga shumė prej tyre qė ekzistojnė). Punėtorėt nuk kanė asnjė arsye tė brengosen se do tė mbeten pa punė, meqenėse Kosova nuk guxon tė mbetet pa energji elektrike, e as qė vazhdimisht tė bėjė importin e saj, meqenėse nuk ka para qė ta paguaj atė. Me kėtė rast mė e arsyeshme do tė ishte tė protestohet pse problemet nuk po zgjidhen me kohė dhe sipas termineve tė planifikuara, ashtu qė puna nė tė gjitha hallkat e KEK-ut tė zhvillohet pa frikė e tensione.Situata e krijuar ka bėrė qė tė hestet kriza reale energjetike qė po i kėrcėnohet vendit. Zvarritja e procesit pėr konstituivin e institucioneve tė pushtetit nė mėnyrė serioze po rrezikon tenderin pėr ndėrtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ka mundėsi qė derisa kjo ēėshtje tė vjen nė agjendėn e qeverisė sė re, tė ndryshojnė shumė gjėra qė ishin negociuar mė parė. Kjo ėshtė shumė e mundshme, meqenėse ēdo kohė e humbur paralajmėron ndryshimin e mundshėm tė pozicioneve tė kontratave komerciale. Prandaj, mund tė ndodhė qė tenderi tė dėshtoj dhe gjithēka tė nisė nga fillimi. Atėherė edhe pėr njė kohė tė gjatė Kosova do tė mbetet me 8-9 milionė tonė qymyr tė eksploatuar, me 5.5 milionė megavat energji tė prodhues dhe me krizėn energjetike qė ngufatė zhvillimin dhe perspektivėn.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma