Njė monografi e kėndshme pėr shkollat fillore tė Kamenicės…

Gjilan - Isė Hasani: “Arsimimi nė komunėn e Kamenicės” (Retrospektiva dhe perspektiva), Prishtinė, 2017. Thonė, arsimi ėshtė drita e jetės sė njė populli. Pa arsim, s’ka jetė as pėrparim. Kush e ka arsimin e zhvilluar, e ka shtetin pėrparimtar. Sa investon shteti pėr arsim, aq e ka popullin tė pėrparuar dhe tė ecur pėrpara. Kjo ėshtė fakt. Arsimi ėshtė vetė shpirti i popullit. Pse jo? Pa arsim, s’ka ecje pėrpara. Njė popull qė e ka arsimin e zhvilluar, ėshtė popull i civilizuar dhe pėrparimtar...
Edhe Naimi ynė i Madh, pos tjerash, ka shtuar: “Vetėm dritė e diturisė, pėrpara do na shpjerrė”. Pra, s’ka me arsimin e popullit! Arsimi ynė ka qenė njė fushė e anashkaluar dhe e urrejtur nga okupatorėt e huaj. Kurrė tė tjerėt, si okupatori serb, turk, grek e tė tjerė, nuk ia kanė dashur tė mirėn shkollės shqipe. Dhe, populli ynė liridashės dhe arsimdashės, edhe nė kushte shumė tė rėnda pune, kurrė nuk ka hequr dorė nga e drejta e shkollimit. Ai ka luftuar pėrherė nė hapjen e shkollave nė gjuhė amtare shqipe.

Andaj, rrugėtimi i shkollės shqipe ishte njė rrugėtim i gjatė, i dhimbshėm dhe me pasoja tė rėnda e tragjike. Edhe pas kėsaj “gjendjeje” tė rėndė nėn okupimin e huaj, populli dhe masa e tė rinjve nuk ėshtė pajtuar dhe gjithnjė ka luftuar pėr hapjen e shkollės kombėtare shqipe. Ky ėshtė njė rrugėtim i nėpėrkėmbur i shkollės dhe arsimimit shqip, ku, nė mbrojtje tė kėsaj fushe tė dijes e diturisė, shumė arsimdashės dhanė edhe jetėn pėr tė mbijetuar shkolla shqipe.

Andaj, kjo monografi e hartuar nga Isė Hasani, autor, tash nė pension, qė flet pėr arsimin nė Komunėn e Kamenicės, sikur e ka shtyrė dashuria pėr ta ndriēuar kėtė fushė tė arsimit, pėr faktin se, nė kėto anė tė Gollakut ishte edhe vetė pjesė e shkollės me ditar nė dorė. Pra, Isė Hasani qe mėsues i popullit, i cili, kėtė kohė e pėrjetoi dhe e njohu mė pėrafėr.

Siē dihet, Isė Hasani (1940), ėshtė i lindur nė fshatin Tugjec, komuna e Kamenicės. Ai, me kėtė vepėr dokumentare publicistike, po lė gjurmė tė pashlyera nė analet e arsimit shqip. Tė tillė figura, si autori, po e ndriēojnė me vullnet e dashuri njė pjesė tė historikut tė shkollės shqipe, e cila, gjer dje, rrugėtimi i shkollės sė kėsaj ane, ishte njė pengesė pėr armikun e kohės, i cili nuk e shihte ecjen e mbarė tė arsimit shqip.

Prandaj, monografia nė fjalė “Arsimi nė komunėn e Kamenicės” (Retrospektiva dhe perspektiva), karakterizohet nga njė interpretim objektiv i fakteve dhe i ēėshtjeve, tė cilat, si tė tilla tė shkruara nė veprėn nė fjalė, dėshmojnė pėr ndjenjėn dhe pėrgjegjėsinė e autorit nga ēdo ndjenjė e subjektivizmit tė kohės. Ai ėshtė njohėsi mė i mirė i rrethanave tė kėsaj fushe tė dijes. Pra, hapja e shkollave nė gjuhėn shqipe ishte njė punė shumė e vėshtirė, sepse, ky segment i jetės sė popullit qe i ndeshur nė shumė pengesa tė panumėrta, sepse, siē ka shkruar ideologu i Rilindjes sonė Kombėtare, Sami Frashėri: ”U bashkuan tė gjithė pėr ta ndaluar tė shkruarėt e gjuhės shqipe, osmanlinj (turqit), grekė e tė tjerė, sado qė janė armike nė mes tyre, i dhanė dorėn njėri-tjetrit kuntrė neve”.

Pra, arsimimi shqip ishte bėrė therrė tek tė huajt smirėzinj, tė cilėt, luftėn kundėr veprimtarėve dhe idelogėve tė arsimit shqip, madje edhe me vrasje tė tyre. Nė kėtė aspekt, ishte edhe arsyeja qė autori, Isė Hasani, autor, tė shkruajė njė vepėr pėr arsimin nė komunėn e Kamenicės, jo vetėm pėr tė bėrė fjalė, por edhe pėr ta ndriēuar kėtė pjesė tė dijes e diturisė sė kėsaj ane.

Qė nė fillim tė shtojmė se, nuk ka qenė punė e lehtė e autorit pėr t’i hulumtuar, pėr t’i grumbulluar e gjetur tė gjitha ato tė dhėna dhe pėr t’i sistematizuar brenda 212 faqeve, sa ka kjo monografi, ku autori ka trajtuar e ka ndriēuar hapjen e hershme tė shkollave fillore tė kėsaj ane tė Kamenicės. Pse jo? Brenda kėsaj vepre ngėrthet njė materje sa interesante dhe e bollshme, po aq me interes tė pėrgjishėm, sepse, autori, nė filim ka pėrfshirė njė parathėnie tė shkruar nga Ragip Sylaj, shkrimtar dhe publicist, mandej ka bėrė pėr njė historik pėrmbledhės pėr Komunėn e Kamenicės, qė shton se, ky vendbanim “duhet tė jetė sė paku aty nga mesjeta, ku pėrmendet nė librin e borxhlinje tė Mikel Llukarit nė vitet ’30-ta tė shekullit XV-tė, me emrin Chameniza, pastaj nė defterėt turk tė vitit 1455”(f.13).

Po ashtu, autori na shkruan nė vepėr pėr fshatrat qė gravitojnė nė komunėn nė fjalė, pėr hartat e kėsaj komune, mandej pason pjesa e veprės qė ka shėnime pėr shkollat fillore tė kėsaj komune, pėr Shkollėn fillore “Fan Noli” tė Kamenicės, pėr fshatin Tugjec, qė ėshtė vendlindja e autorit, fillimi i shkollės shqipe nė Tugjec, pėr kushtet e vėshtira, pėr mungesėn e mjeteve mėsimore, por, edhe nga kjo “gjendje” e rėndė, kanė dalė kuadro tė profileve tė ndryshme dhe tė rėndėsishėm. Jo vetėm kaq.

Autori nė veprėn e tij na bėn fjalė pėr shkollėn e Muēivercės, pėr numrin e nxėnėsve, kushtet, fillimin e punės, mandej flet pėr shkollėn e Koretinit, Hogoshtit, Desivojcės, Lajēiqit, Velegllavės e Sedllarit, por nė vepėr autori na flet pėr Shkollėn fillore “Kadri Zeka” tė Poliqkės, numrin e shkollarėve, datėn e fillimit tė punės, mėsuesit etj. Autori na flet pėr paralelen e ndarė tė kėsaj shkolle nė Velegllavė, Sotllar, pėr Shkollėn fillore “Rexhep Mala” nė Topanicė, pėr Shkollėn fillore nė Shipashnicė tė Epėrme, pėr Shkollėn e Karaēevės sė Epėrme, Karaēevėn e Poshtme.

Po ashtu, autori i veprės, I. Hasani, nė monografinė e tij na flet pėr dėshmorin e kombit, Asllan Thaēin, i cili ishte njė figurė e madhe e arsimit shqip, ku, pėr shkak tė aktivitetit tė tij atdhetar, policia serbe, kėtė veprimtar e torturon gjer nė vdekje, ku, mė nė fund, atė e lekuidon nė mėnyrė mė barbare, ku trupin e tij tė pajetė familjarėt e gjejnė nė liqenin e Batovcit, afėr Prishtinės. Ai varroset mė 2 shtator tė vitit 1999 me shumė qytetarė e familjarė tė tij.

Nė veprėn e autorit gjejmė shėnimin qė bėn fjalė pėr fshatin Hodonoc, pėr historikun e tij, por autori bėn fjalė pėr Shkollėn fillore “Xhavit Ahmeti” nė Hodonoc. Mandej, autori i veprės flet pėr Shkollėn fillore “Hasan Prishtina” nė Busavatė, pėr Shollėn fillore “Idriz Seferi” nė Strezoc, pėr shkollėn fillorė tė Petrocit etj.

Dhe, ajo qė e plotėson dhe ia hijeshon “dizajnin” kėsaj monografie ėshtė kaptina tjetėr e fotoalbumit, e cila, fjalėve tė shkruara, autori u jep faktografi tė vėrteta me shumė foto kolor pėr gjendjen e shkollave tė kėsaj komune, tė njerėzve, shokėve, shkollarėve, tė rrugėve dhe tė ambientit tė kėsaj ane. Pra, kėtė dokumentar e ka plotėsuar me shumė tė dhėna jo vetėm tė rrugėtimit tė procesit mėsimor tė shkollave tė cekura tė kėsaj komune, por edhe me tė dhėna tė tjera rreth objekteve shkollore qė kanė ekzistuar apo edhe janė ndėrtuar nė njė kohė mė tė vonshme. Tė gjitha kėto “sende” tė kėsaj vepre, sikur ia rrisin vlerėn dhe rėndėsinė qė ka ky dokumentar publicistik, i cili do tė adhurohet nga tė gjithė arsimdashėsit e kėsaj ane, por edhe nga lexuesit, nė pėrgjithėsi.

Sa i pėrket shkrimit dhe gjuhės, qė e ka pėrdorur autori, tė shtojmė se, vepra ėshtė e shkruar me njė stili tė pėlqyeshėm dhe tė pranueshėm nga tė gjithė lexuesit. Ėshtė stil informativ publicistik. Nuk ka aq gabime gjuhėsore. Fjalitė janė tė rrjedhshme, pa dėmtime kuptimore. Fjalitė kanė rrjedhė normale. Sidomos, pjesa “Mugullimi i dritės, 70-vjetori i shkollės fillore “Metush Krasniqi” nė Roganė”, ėshtė ese me shumė tė dhėna pėrmbajtėsore, dhe ka shprehje poetike, si: “Atdheu dhe kombi ynė janė tė njė gjaku, tė njė gjuhe, tė njė flamuri. Dashuria pėr atdhe s’ėshtė vetėm fjalė”. Kėshtu ėshtė shprehur i madhi, Metush Krasniqi, njė atdhetar i madh i kombit dhe i shkollės shqipe, sepse, sipas tij, -fjalėt kanė shpirt, kanė zemėr, por kanė duar nga mė tė fuqishme”!

Kėtu, veprėn, ka fakte, data, emra mėsuesish e arsimtarėsh, por ka edhe emra shkollash e kohė tė rėnda tė rrugėtimit tė shkollės sonė kombėtare shqipe. Prandaj, botimi i kėsaj monografie qė flet pėr rrugėtimin e shkollave tė kėsaj ane tė Kamenicės, padyshim ėshtė njė rast i mirė qė, autori i veprės do ta ndihmojė lexuesin pėr njohjen e njė periudhe tė caktuar tė punės sė shkollave fillore tė Komunės sė Kamenicės. Ėshtė njė rast i evokimit tė njė historie tė shkollave shqipe tė kėsaj ane, tė cilat, sado qė patėn dhunė barbare nga tė huajt, ato (shkollat shqipe) mbijetuan dhe arsimuan shkollarė tė ardhshėm qė e luftuan errėsirėn drejt dritės sė jetės.

Autori ka bėrė pėrpjekje dhe ia ka dalė faqebardhė ta pasqyrojė punėn, rrugėtimin dhe arsimimin e gjeneratave tė hershme nėpėr njė sistem tė egėr e barbar qė kurrėn e kurrės nuk ia deshi tė mirėn shkollės shqipe dhe arsimin e popullit tė saj. Nėpėrmjet tė kėsaj vepre monografike, autori ka treguar dashurinė e madhe tė tij ndaj punės me ditar nė dorė, i cili, si Kristoforidhi ynė i madh, i cili pati vjelur fjalė shqipe, edhe Isė Hasani, autor, u end nga njė fshat nė fshatin tjetėr tė kėsaj ane dhe voli shėnime dhe dokumente tė nevojshme pėr ta hartuar kėtė vepėr, e cila po e sheh dritėn mu nė kohėn kur shkolla shqipe po rrugėton drejt ecjes pėrpara.

Pra, ėshtė njė histori e mos harresės sė kėsaj faqe tė ndritur tė arsimit shqip, ku, pėrkundėr dhunės dhe represionit, qė ėshtė ushtruar nga regjimet e egra, shkolla dhe arsimi shqip ka mbijetuar dhe nuk ėshtė gjunjėzuar kurrė para armikut shekullor. E, mėsuesit apo arsimdashėsit shqiptarė, njė mėnyrė a tjetėr, i pėrkasin asaj plejade apo kohe, tė cilėt ishin e janė misionarė tė dritės e diturisė, tė cilėt, me njė vullnet e dashuri punuan gjer nė vetėmohim.

Dhe, sa mė shumė qė ikin stinėt, puna dhe vepra e arsimdashėsve nė fjalė, do tė rrezatojė nė kėtė kohė me shumė dritė, jetė e dije. Autorit shėndet e suksese tė tjera, ndėrsa vatrave shkollore tė mbijetuara e tė pėrparuara, ngritje nė lartėsi me ecje pėrpara./tefik selimi/rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma