Gėrxhaliu: Dėshtimi me zhvillimin e sektorit energjetik, dėshtimi mė i madh nė Kosovėn e pasluftės

Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, si pėrfaqėsues i interesave tė mbi 16,000 bizneseve anėtare tė Odės Ekonomike tė Kosovės vlerėson se situata e jo stabilitetit tė furnizimit me energji elektrike duke mos pėrjashtuar arsyet e ndryshme, si nė rastin e fundit qė lidhet me furnizimin me thėngjill ėshtė dėshtimi mė i madh i tė gjitha institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare tė angazhuara nė faza tė ndryshme tė periudhės sė pasluftės nė Kosovė.
Sipas Gėrxhaliut, dėmi mė i madh pėr ekonominė e vendit dhe kostoja mė e madhe qė e paguajnė bizneset nė vlera vjetore deri 300 milionė euro nė total vjen nga kostot shtesė qė duhen tė shpenzohen pėr sigurim tė furnizimit tė rregullt me energji elektrike.

Situata qė po paralajmėrohet pėr mungesė tė thėngjillit dhe rrjedhimisht krizė tė furnizimit nė javėt nė vijim ėshtė e mbuluar nga jo-transparenca dhe ėshtė shndėrruar nė njė luftė pėr gjetjen e “fajtorit” ndėrmjet aktereve tė ndryshėm institucional, por pėr komunitetin e biznesit dhe qytetarėt e vendit ėshtė absolutisht e parėndėsishme kush ėshtė “fajtori”, pasi qė bizneset dhe qytetarėt presin dhe meritojnė zgjidhje afatgjata dhe tė qėndrueshme.

“Thelbi i problemit ėshtė mosndėrtimi nė kohė i kapaciteteve tė reja gjeneruese, pėrkatėsisht Termocentralit ‘Kosova e Re’, ku njė rol tė madh nė vonesa dhe paqartėsi e ka edhe Banka Botėrore e cila ka njė qasje jo-transparente nė kėtė projekt dhe vazhdimisht njė qasje e tillė karakterizohet edhe me njė burokraci qė pėrcjellėt me kėrkesa qė kanė kosto milionėshe dhe janė po tė njėjtat kėrkesa tė cilat ky institucion ndėrkombėtar i pėrdor si pretekste tė vazhdueshme pėr prolongimin e vendim marrjes pėr (mos) pėrkrahjen e njė projekti jashtėzakonisht vital pėr ekonominė e vendit tonė”, thekson Gėrxhaliu.

Kryetari i OEK-ut thekson se Kosova ndodhet nė njė situatė paradoksale.

“Ne jemi nė njė situatė paradoksale kur jemi ndėr vendet me rezervat mė tė pasura me thėngjill nė botė, ndėrkohė jemi ndėr vendet me jo-stabilitetin mė tė madh energjetik, nė kohėn kur nė vendet e rajonit, mė kushte shumė mė tė pafavorshme kemi investime nė megavat tė rinj (350 megavat tė reja nė Serbi, 300 megavat tė reja nė Maqedoni dhe rreth 250 megavat tė reja nė Mal tė Zi, tė planifikuara dhe nė implementim nė 3 vitet e fundit)”, ka thėnė Gėrxhaliu. /Telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma