Mbi hapjen e dialogut mbarėshoqėror nė Serbi pėr Kosovėn

Nga Lisen Bashkurti - Pas zgjedhjes nė postin e presidentit tė Serbisė, Aleksander Vuēiq ka iniciuar njė debat tė gjerė dhe tė hapur publik lidhur me Kosovėn dhe raportet e Serbisė me tė.
Iniciativa e Vuēiqit vjen nė njė kohė kur Serbia ka hyrė nė njė fazė shumė tė avancuar tė negociatave pėr anėtarėsim nė BE. Nė kėtė fazė ėshtė imperative qė Serbia t’i japė zgjidhje qėndrimit tė saj lidhur me statusin e Kosovės, politikat e fqinjėsisė sė mirė si dhe pėrafrimin e politikes sė jashtme nė linjė me BE-nė.

Debati shoqėror nė Serbi mbi statusin e Kosovės hapet nė njė kohė kur kjo e fundit tanimė ėshtė njė realitet i pamohueshėm dhe i njohur ndėrkombėtarisht nga 113 shtete anėtare tė Kombeve tė Bashkuara.

Nė njė kontekst me tė gjerė, debati mbarėshoqėror i Serbisė pėr definimin e qėndrimit pėr statusin e Kosovės ėshtė hapur kur Ballkani Perėndimor ka hedhur hapa tė mėtejshėm drejt euroatlantizmit. Pranimi i Malit tė Zi nė NATO, afrimi i shpejt i Maqedonisė drejt saj si dhe avancimi i Shqipėrisė drejt hapjes sė negociatave pėr anėtarėsim me BE-nė pėrbejnė njė zhvendosje pozitive tė Ballkanit Perėndimor drejt euroatlantizmit.

Nė kėtė dinamikė Ballkanike drejt euroatlantizmit, Serbia nuk mundet tė qėndrojė e izoluar dhe madje as e mėnjanuar kryesisht pėr shkak tė qėndrimit tė ngurtė ndaj Kosovės. Ndėrsa nė kontekst mė tė gjerė evropian, perėndimor, rus dhe global debati serb pėr Kosovėn hapet kur krizat ndėrkombėtare janė shtuar dhe komplikuar tejmase, duke rrezikuar edhe vetė Ballkanin Perėndimor tė pėrfshihet nė to.

Pėrballė kėtij rreziku duket qė ėshtė rritur vėmendja e BE-sė dhe ShBA-sė pėr Ballkanin Perėndimor, pėr sigurimin e paqes, stabilitetit, demokracisė, zhvillimit socio-ekonomik dhe integrimit. Ky zhvillim i ri synon, gjithashtu qė tė vetėpėrmbaj edhe Rusinė nga ambiciet e saj gjeopolitike nė drejtim tė Ballkanit.

Hapja e debatit publik tė Serbisė pėr qėndrimin ndaj Kosovės ka vlera tė gjithanshme qė lypet tė konsiderohen pozitivisht, pavarėsisht pritshmėrive pėr pėrfundimet e tij.

Sė pari, debati ėshtė njė hap pozitiv pėr tė hapur tabutė dogmatike tė sė kaluarės mbi Kosovėn. Lėnia pas e miteve krijon premisa pėr qasje realiste tė Serbisė ndaj Kosovės. Hapja e tabuve dhe rrėzimi i miteve tė sė kaluarės nė Serbi pėr Kosovėn kėrkon debat tė hapur shoqėror sepse prej afro njė shekulli e gjysmė shoqėria serbe ėshtė viktimė akademike e politike e kėtij indoktrinimi.

Sė dyti, hapja e debatit kėrkon qė tė krijojė njė bazė tė gjerė mbėshtetėse shoqėrore pėr aktorėt shtetėrorė e politikė pėr ndryshimet kushtetuese tė domosdoshme qė nevojiten tė bėhen pėr Kosovėn dhe qėndrimin ndaj statusit tė saj. Pa mbėshtetje tė gjerė shoqėrore nė Serbi nuk mund tė kėtė ndryshime pozitive politike dhe as mundėsi pėr zbatimin e tyre.

Sė treti, hapja e debatit publik serb pėr Kosovėn krijon klimė pozitive pėr qarqet akademike, mediatike dhe tė shoqėrisė civile pėr gjithėpėrfshirje nė politikėbėrje dhe vendimmarrje nė lidhje me qėndrimin ndaj Kosove dhe statusit tė saj.

Sė katėrti, hapja e debatit publik nė Serbi pėr Kosovėn synon tė qartėsojė krahas qėndrimit pėr statusin e saj politik disa aspekte tė cilat pėrbėjnė kėrkesa tė diskutueshme.

Kėto kėrkesa tė diskutueshme lidhen me dy aspekte: statusi i pakicės serbe nė Kosovė; statusi i trashėgimisė kulturore religjioze tė Serbisė nė Kosovė. Pėr tė dy kėto aspekte ka qasje tė paqarta, konfuze e kontradiktore brenda Serbisė, midis Serbisė dhe Kosovės, madje edhe nė qarqet euroatlantike dhe ruse.

Natyrisht debati publik nuk mund t’i japė definicion zgjidhjes sė kėtyre dy aspekteve. Por, gjithsesi debati do jetė njė test publik pėr t’i hapur rrugė edhe pėrcaktimeve pėr zgjidhjet qė lypet tė bėhen lidhur me pakicat serbe nė Kosovė dhe trashėgiminė kulturore dhe religjioze tė tyre.

Sė fundi, hapja e debatit publik do nxisė mė tej transparencėn dhe bazėn e gjerė demokratike nė politikat publike pėrfshirė edhe politiken e jashtme si pjesė integrale e tyre. Ėshtė ky njė mesazh qė Serbia i drejton BE-sė por, pėr hir tė vėrtetės, duhet thėnė se ėshtė edhe njė model pėr vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor, qė akoma vuajnė nga mungesa e debateve publike pėr politikat publike, nga mungesa e transparencės, pėrgjegjshmėrisė dhe gjithėpėrfshirės.

Se ēfarė rezultatesh do dalin nga debati publik serb pėr Kosovėn dhe statusin e saj ėshtė herėt tė gjykojmė. Por, ajo qė mund tė thuhet ėshtė fakti qė ky debat i gjerė dhe i hapur publik do ta nxjerrė Serbinė nga rrethi i mbyllur vicioz aktual dhe do tė ndikojė nė ndryshimin e mjedisit politik nė mbarė Ballkanin Perėndimor.

Si i tillė, hapja e debatit serb pėr Kosovėn dhe statusin e saj lypset tė pėrshėndetet dhe tė inkurajohet. Armiqėsitė e vjetra midis popujve nuk duhet ta pengojnė vėshtrimin dhe vlerėsimin e zhvillimeve pozitive tė reja ndėrmjet tyre.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma