Partitė si pashallėqe, kundėr reformimit

Ndonėse reformimi i brendshėm dhe strukturimi paraqiten si domosdoshmėri e avancimit tė proceseve demokratike e pluraliste nė shtetet e zhvilluara, nė Republikės e Kosovės ky proces po duket tė ketė ngecje qė vėshtirė mund tė tejkalohen.
Analistėt konsiderojnė se demokracia brendapartiake ėshtė aq jofunksionale, saqė nuk ka shans dhe nuk ėshtė reale qė tė ngrihen zėrat reformues brenda partive, askund nė skenėn politike kosovare, ku akoma subjektet po mbahen tė uzurpuara nga klanet dhe klientelat partiake tė ngjashme me korporatat private, dhe tė cilat po i sjellin dėme tė mėdha edhe vetė partisė, duke mbetur tė izoluara nga elektorati i mirėfilltė nė vend.

Sipas analistėve, tė gjitha partitė politike, pa dallim, po i mbajnė peng njė grusht i njerėzve qė kanė kapur gjithēka brenda tyre, dhe i mbajnė afėr vetėm servilėt e dėgjueshėm, ndėrkaq qė zėrat reformues ngulfaten e mbyten ende pa e ngre zėrin si duhet pėr t'u dėgjuar e pėr t'u dėshmuar vlera e tyre.


Nė parti dominojnė servilėt

Analisti politik Florim Zeqa konsideron se pėr nivelin e uzurpimit tė partive politike nga liderėt autoritarė nuk ka shumė dallime mes tyre. "Kush mė pak e kush tjetėr mė shumė, tė gjitha partitė politike kosovare po mbahen tė uzurpuara nga njė grup i vogėl i klaneve dhe grupeve tė interesit tė lidhura ngushtė me korporatat e inkriminuara tė bizneseve tė pista, tė cilėt skajshmėrisht i kanė ngulfatur zėrat reformues brenda partive politike, duke e bėrė kėshtu tė pamundur ndryshimin aq tė nevojshėm tė kursit qeverisės nė vendin tonė", u shpreh ai. "Liderėt partiakė me kėto grupe tė vogla njerėzish, duke mbajtur afėr vetes vetėm servilėt e tyre dhe puthadorėt e tė gjitha pushteteve, pėrveēse i kanė izoluar zėrat ndryshe, e kanė irrituar elektoratin e tyre, ku si pasojė e kėsaj situate kemi rėnie drastike tė daljes sė elektoratit nė zgjedhje", theksoi analisti Florim Zeqa.

Ai ka pohuar tutje se si rezultat i lidhjes dhe bashkėrendimit tė krimi politik dhe ekonomik, viteve tė fundit kemi rritje enorme tė krimit tė organizuar brenda vetė partive politike, pėr ēka njerėzit e inkriminuar janė bėrė "alfa e omega" e dirigjimit tė subjekteve politike. Kjo, sipas tij, lidhet edhe me mbajtjen sekret tė financave partiake tash e disa vjet me radhė.


Demokracia e brendshme, fjalė boshe

Analisti politik Hidajet Ahmeti konsideron se mėnyra se si po funksionon skena politike e Kosovės, po dėshmohet se demokracia e brendshme partiake ėshtė frazė boshe e demagogjike e partive politike, pasi njerėzit, tė cilėt mendojnė ndryshe nga "zėri i klanit" tė partisė, linēohen, etiketohen e nė fund u imponohet tė largohen. "Kjo logjikė e funksionimit tė partive politike nė Kosovė ka krijuar njė percepcion negativ qytetar, pasi monizmi nė mendime u atribuohet shoqėrive komuniste dhe nuk prodhon vlera tė mirėfillta demokratike. Prandaj, gjykoj se nė kėtė drejtim partitė politike nė Kosovė janė nė njė vijė paralele me shoqėritė komuniste, ani pse kemi njė pluralizėm partiak, qė ėshtė vlerė e shoqėrive demokratike, por kur ėshtė fjala pėr demokracinė e brendshme partiake, partitė politike ēalojnė nė masė tė madhe", u shpreh ai. "Partitė politike duhet tė jenė tė hapura nė kėtė drejtim, duke i dhėnė mundėsi ēdo anėtari tė kontribuojė me ide tė reja, tė cilat potencialisht ndihmojnė nė konsolidimin e brendshėm partiak, por edhe prodhojnė diversitet mendimesh, tė cilat mund tė sintetizohen nė ide mė tė avancuara", tha Hidajet Ahmeti pėr "Kosova Sot".

Ai potencoi se ėshtė shumė normale qė tė ketė "luftė" konceptuale brendapartiake dhe tė shteren tė gjitha mendimet deri nė konsolidimin e njė ideje pėr implementim tė njė politike publike, e cila do tė ishte mė e mira pėr trupin publik, por partitė nuk duhen tė mbyllėn nė kuptimin pragmatik tė ideve dhe zėrave qė mendojnė ndryshe. "Gjykoj se zėri ndryshe brenda partisė ėshtė vlerė demokratike, qė nė rend tė parė i kontribuon demokracisė sė brendshme, por edhe reflektimit dhe zhvillimit pėr ide mė tė mira", ka vlerėsuar Ahmeti./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma