Alarmi pėr krizė energjetike tmerron bizneset prodhuese

Bizneset prodhuese nė Kosovė, ndėr vite janė ballafaquar me problemin e furnizimit me energji elektrike, gjendje kjo qė vlerėsohet se u ka shkaktuar humbje tė mėdha.
Ndėrkohė, nėse nuk gjendet njė zgjidhje e shpejtė, situata paralajmėrohet se do tė rėndohet tutje gjatė javėve tė ardhshme. Autoritetet pėrgjegjėse kanė paralajmėruarse Kosova ‘do tė pėrballet me njė krizė energjetike pėr shkak tė shpenzimit tė rezervave tė qymyrit’.

Safet Gėrxhaliu, kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės e cila pėrfaqėson bizneset nė vend, ka thėnė pėr Radion Evropa e Lirė se situata e krijuar me energji elektrike ka alarmuar bizneset nė vend.

“Adresimi i problemeve nga sektori privat rreth energjetikės ka qenė ndėr vite, por shumė pak janė marrė nė konsideratė. Jemi dėshmitarė qė edhe sot, 18 vjet pas luftės, kemi kompani prodhuese qė funksionojnė vetėm me agregat (gjenerator rryme) sepse nuk i besojnė furnizimit me energji elektrike”.

“Kemi kompani tė cilat kanė humbje tė shumta nga shkyējet ose ndėrprerjet e energjisė. Kosova edhe mė tutje e paguan energjinė elektrike mė shtrenjtė dhe nuk ka ēmim tė veēantė pėr bujqėsi, pėr amvisėri dhe industri. A nuk qenkan kėto paradokse qė duhet t’i takojnė tė kaluarės dhe jo tė merremi sot?”, thekson Gėrxhaliu.

Autoritetet nė Kosovė, ndėrkohė kanė diskutuar tė martėn pėr tejkalimin e vėshtirėsive me tė cilat pritet tė ballafaqohet vendi, pėr prodhimin e energjisė elektrike.

Nė njė komunikatė pėr media tė lėshuar nga zyra e kryeministrit nė largim tė Kosovės, Isa Mustafa thuhet se do tė pėrshpejtojnė tė gjitha veprimet pėr tė adresuar dhe zgjidhur sa mė shpejtė tė gjitha problemet, nė mėnyrė qė pengesat pronėsore tė mos vėnė nė rrezik prodhimin e energjisė elektrike.

“Pritet qė qytetarėt, tė cilat kanė prona nė atė pjesė, tė bashkėpunojnė me KEK-un dhe institucionet shtetėrore, pėr tė hapė rrugė qė vendi tė mos vjen nė rrezik rreth energjisė elektrike, duke pėrfituar tė gjitha tė drejtat qė atyre u takojnė. Prandaj, pengesat e pėrkohshme, vetėm sa mund ta dėmtojnė vendin dhe tė krijojnė obligime tė paparashikueshme tė importit tė energjisė elektrike”, thuhet nė komunikatė.

Projektet si Termocentrali “Kosova e re” dhe projektet pėr energji alternative, tė cilat ishte thėnė se mund ta eliminojė problemin me energji elektrike, kanė ngecur dhe nuk kanė arritur tė finalizohen.

Ndėrtimi i termocentralit tė ri, pėrgatitjet pėr tė cilin kanė filluar mė shumė se njė dekadė, ende ėshtė nė proces dhe nuk dihet se kur do tė fillojė ndėrtimi i tij.

Kėto zvarritje tė bėra nė projektet qė lidhen me furnizim stabil me energji elektrike, Gėrxhaliu i quan shqetėsuese. Sipas tij, dėshtimi i kėtyre projekteve dėshmon se tė gjitha kėto kanė natyrė politike dhe korruptive sesa reale.

“Ajo qė ėshtė shqetėsuese dhe kam drojė qė shumė qarqe tė caktuara tė lidhur me politikėn shumė mė tė leverdishme ekonomikisht e shohin importin e energjisė elektrike nga vendet e rajonit, nė veēanti nga Serbia, sesa tė gjenerohen kapacitete tė reja”.

“Vetė fakti qė janė bėrė miliona euro investime nė autorrugėn energjetike mes Kosovės dhe Shqipėrisė, dhe mė tutje nuk ėshtė funksional, ėshtė njė dėshmi qė interesat e grupeve tė caktuara dhe ato tė lidhura me politikat janė mė tė fuqishme se zbatimi i strategjive tė shtetit”, thekson Gėrxhaliu.

Nė anėn tjetėr, njohės tė fushės sė energjisė nė Kosovė thonė se keqmenaxhimi i bėra nė sektorin e energjisė pėr vite, ka lėnė Kosovėn pa njė furnizim stabil me energji elektrike.

Hamdi Malushaj, drejtor nė kompaninė “ Evroenergie”, kompani kjo qė merret me analiza dhe studime tė ēėshtjeve energjetike nė tregun e Kosovės dhe Gjermanisė, thotė se janė bėrė gabime tė mėdha nė projektet e sektorit tė energjisė.

“Problemi energjetik nė Kosovė ėshtė pikėrisht nga menaxhimi i keq i sektorit tė energjisė. Duke u munduar tė pėrfitohet nga ky sektor nga grupe tė ndryshme, Kosova sot ka kėtė situatė me energjinė. Janė bėrė shpenzime tė mėdha nė projektin e termocentralit ‘Kosova e re’ dhe tani ėshtė njė projekt i dėshtuar. E gjithė kjo situatė e krijuar kėrkon shumė punė pėr ta ndryshuar”, thekson Malushaj.

Kolapsi energjetik qė e pret Kosovėn, thuhet se do tė ndikojė edhe nė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike.

Kjo situatė ka alarmuar qytetarėt tė cilėt do tė mund tė preken nga reduktime e rrymės, si dhe punėtoret e Korporatės Energjetike tė Kosovės, tė cilėt rrezikojnė tė mbesin pa punė./REL/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma