Drejtėsia me para nėpėrkėmb qytetarėt

Analistėt dhe njohėsit e fushės sė drejtėsisė, por edhe profesorėt universitarė kanė thėnė se mitmarrja apo ndryshe ryshfeti nė kėmbim tė kryerjes sė ndonjė shėrbimi nė drejtėsi, prek rėndė imazhin e institucioneve tė drejtėsisė, dhe jo vetėm kaq, por ky fenomen antiligjor dhe i dėnueshėm me ligj duhet tė luftohet me ēdo kusht nga drejtėsia kosovare.
Sipas tyre, mund tė thuhet se nė njė sistem drejtėsie, derisa lejohet mitmarrja apo ryshfeti pėr tė kryer shėrbimet juridike etj., pėr ndarjen e drejtėsisė atėherė kjo ėshtė " zgjidhja mė kriminale" nė ndarjen e drejtėsisė.

Ata po ashtu kanė thėnė se korrupsioni nė drejtėsi nuk ėshtė vetėm ēėshtje perceptimi, por realitet thuajse i pėrditshėm pėr tė gjitha palėt e dėmtuara pa ligj, qė po e shkatėrron pėr ēdo ditė kėtė shoqėri dhe bashkė me ndikimet e fuqishme tė politikės nė kėtė sistem e kanė bėrė drejtėsinė tė heshtur dhe tė trafikuar pėrballė paligjshmėrive tė pėrditshme nė vend. Se a janė institucionet e drejtėsisė mė tė prekurat nga mitmarrja dhe si e shohim kėtė fenomen njohėsit e kėsaj fushe, flet shkrimi nė vijim.

Analisti Naim Kelmendi, nė njė prononcim pėr gazetėn "Kosova Sot", ka thėnė se mitmarrja apo ndryshe ryshfeti nė kėmbim tė kryerjes sė ndonjė shėrbimi nė drejtėsi, prek rėndė imazhin e institucioneve tė drejtėsisė, dhe jo vetėm kaq por siē tha ky fenomen antiligjor dhe i dėnueshėm me ligj duhet tė luftohet me ēdo kusht nga drejtėsia kosovare.




Korrupsioni e gėrryen sistemin

Sipas Kelmendit, realisht mund tė thuhet se nė njė sistem drejtėsie derisa lejohet mitmarrja apo ryshfeti pėr tė kryer shėrbimet juridike etj., pėr ndarjen e drejtėsisė, atėherė kjo ėshtė "zgjidhja me kriminale" nė ndarjen e drejtėsisė. "Derisa korrupsioni ėshtė mėtuar nė tė shumtėn tė paraqitet mė shumė si ēėshtje e perceptimit sesa nė realitet ai ėshtė rėndom i pranishėm, kjo mbetet njė farse e atyre qė s'kanė bėrė asgjė pėr ta luftuar nė institucionet e drejtėsisė korrupsionin", tha ai. "Ndėrsa nė anėn tjetėr korrupsioni nė institucionet e drejtėsisė sikur ėshtė bėrė realitet i pėrditshėm pėr tė gjitha palėt e dėmtuara pa ligj, e qė po ia shkatėrron nė vazhdimėsi perspektivėn shoqėrisė dhe vendit, duke qenė tė ndėrlidhur fuqishėm me politikėn dhe ndikuar nga ajo, nė fakt e kanė bėrė drejtėsinė tė heshtur dhe tė trafikuar pėr tė mos thėnė inekzistente pėrballė ligjshmėrisė dhe fuqishmėrisė sė ligjit e drejtėsisė", u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Hasan Preteni nga 'Qendra pėr etikė, transparencė dhe integritet' thotė se pushtetet janė tė ndara dhe Ministria e Drejtėsisė duhet tė kujdeset, qė nė Kuvend tė dėrgon ligje tė mirėfillta dhe tė sigurojė mbarėvajtjen e mekanizmave shtetėrorė tė drejtėsisė. "Por, kjo nuk po ndodh, si shembull Ligji pėr Parandalimin e Konfliktit tė Interesit ėshtė nė procedurė qė nga viti 2013. Shėrbimi korrektues funksionon gati gjithmonė me ushtrues detyre, ligjet qė e rregullojnė punėn e gjyqėsorit gjithashtu nuk janė efikase, andaj definitivisht Qeveria ėshtė e korruptuar nė masėn sa nuk i mundė- son gjyqėsorit punė efikase dhe buxhet meritor nė tė njėjtėn masė nuk ka llogaridhėnie dhe transparencė", theksoi pėr gazetėn "Kosova Sot" Hasan Preteni nga 'Qendra pėr etikė, transparencė dhe integritet'./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma