Nga kush zhvlerėsohen figurat kombėtare?

Nga Reshat Sahitaj - Ēuditėrisht, gjatė ēdo bisede private, familjare, madje edhe zyrtare, tė gjitha pėrfundojnė me zhvlerėsimin e figurave tona kombėtare. Nuk ekziston mbase vetėm njė figurė e pranueshme pėr tė gjithė, ngase pėr secilin personalitet do tė gjejmė anėt negative qė ai/ajo tė etiketohet si anti-kombėtare. Sikur njė gjė e tillė tė bėhej pėr personalitetet bashkėkohore do tė ishte e kuptueshme, sepse emri i tyre e rrezikon postin e tjetrit, mirėpo kjo po ndodh edhe me figura tė njė largėsie shekuj mė parė e qė me emra tė tyre ne duhet tė krenohemi.
Pretekste debile pėr zhvlerėsime

Pavarėsisht qė pėr disa figura tė kohės sė mėhershme nuk kemi studime komplete, si pėr mbretin Bardhyl, Gencin apo Teutėn, nė kohėn aktuale me ato pak fakte qė posedomė duhet tė mburremi qė jemi pasardhės tė kėtyre figurave, e veē- mas tė mbretėreshės Teuta, e cila sundoi qindra vjet mė parė se Kleopatra, e cila ėshtė e njohur nė historinė botėrore, ose tė Olimpisė, nėna e Aleksandrit tė Madh. Gjatė tėrė historisė populli ynė ka dhėnė figura, qė po tė ishin pjesė e njė populli tjetėr, ata do tė shndėrroheshin nė figura botėrore, si: Skėnderbeu, Ali Pashė Tepelena, Hasan Prishtina, Nėnė Tereza, Adem Demaēi, Adem Jashari… e shumė e shumė tė tjerė, qė ishin dhe do tė mbeten krenaria jonė.

Mirėpo, te ne shqiptarėt, sikur ekziston njė ndjenjė xhelozie autodestruktive, dhe do tė pėrpiqemi me ēdo kusht t'i zbulojmė tė pazbulueshmet e tė pėrhapim dezinformata duke hedhur baltė e pluhur mbi krenarinė tonė. Sikur zhvlerėsimet tė bėheshin vetėm gjatė bisedave private ndėrshqiptare, nuk do tė ishte ndonjė problem madhor, por ēėshtja ėshtė se kėto dhe figurat e tjera kombėtare njollosen edhe pėrmes shkrimeve nga disa intelektualė, tė cilėt krekosen pėrmes mjeteve tė informimit nė televizione dhe portale tė shumta se e paskan zbuluar se Skėnderbeu nuk paska qenė i gjatė, nuk paska qenė me muskuj tė zhvilluar tė njė sportisti e se ai nuk paska luftuar kundėr Perandorisė Osmane pėr krijimin e shtetit shqiptar , por pėr Vatikanin. Sipas kėtyre pseudo-intelektualėve, Skėnderbeu duhet tė hiqet nga historia dhe fėmijėt tanė tė gjeneratave tė ardhshme duhet tė mėsojnė pėr Sulltan Muratin si shpė- timtar i popullit tonė dhe gjuhės sonė. Nė gjendje mė tė mirė nuk qėndron as Ali Pashė Tepelena, sepse, sipas pseudo-intelektualėve tanė tė shitur e tė pashitur, ai paska qenė pederast.

Imagjinojeni se sa larg shkon imagjinata jonė e varfėr pėr tė gjetur pretekst tė urrehet Ali Pashė Tepelena, qė ishte mik i poetit tė njohur botėror Bajronit, qė shėrbente shembull pėr inspirim tė romanit tė njohur botėror "Konti i Monte Kristos" nga Aleksandėr Dyma e shumė e shumė piktorėve, dramaturgėve, muzikantėve nė mbarė Evropėn. Nuk qėndron larg ofendimeve, sharjeve, fyerjeve as Nėnė Tereza, pranė emrit tė sė cilės pėrkulet ēdo personalitet botėror, por jo ne shqiptarėt, sepse pėr disa tė shitur e tė pashitur Nėna Terezė ka kontribuar pėr Vatikanin, shkruajnė disa nga tanėt.

Komandanti legjendar Adem Jashari po ashtu nuk kursehet nga etiketimet, sharjet dhe ofendimet qė i bėhen kėsaj figure legjendare pėr tė cilin Bernard Kusheneri thoshte se po tė ekzistonte ēmimi Nobel pėr sakrificė, Adem Jashari do tė dekorohej, mirėpo pėr ne shqiptarėt Adem Jashari e kishte shtėpinė afėr depos sė municionit dhe se diēka nuk ishte nė rregull me tė, thonė e shkruajnė disa tė shitur e tė pashitur. Nėse me vėmendje i lexojmė gazetat tona, portalet tona, disa libra "shkencor" tonė, do tė vėreni se nuk ka asnjė figurė kombėtare pėr tė cilėn nuk shkruajnė keq. Vetėm tė ndalen me shkrimet e tyre autodestruktive, nuk ka rrezik, por problemi ėshtė se kėta bėhen zėdhėnės tė sė keqes dhe si tellallėt e dikurshėm me libra tė tyre nėn sqetulla dalin nė televizione e nė biseda me shokė duke u krenuar se paskan zbuluar se filan figure historike jona nuk duhet tė ekzistojė nė faqet e lekturave shkollore, e nė vend tė tyre tė mėsohet Sulltan Murati e sundues tė tjerė qė vranė e masakruan popullin tonė shekuj me radhė.

Vlerėsohen tė pamerituarit

Diēka absurde dhe e pabesueshme po ngjan ndėr ne shqiptarėt, kur lexojmė studime "shkencore" mbi veprimtarinė e disa figurave, tė cilat nuk e meritojnė tė jenė nė faqet e historisė, e aq mė pak t'u ndėrtojmė pėrmendore e tė disa institucione t'i emėrojmė me emra tė tillė. Disa studiues tė shitur ose tė pashitur fluturojnė nė hapėsirė e kohė pėr tė gjetur "fakte" se gjatė Perandorisė Osmane ka pasur qindra oficerė shqiptarė, ka pasur kaq e kaq shqiptarė nė oborrin mbretėror tė sulltanėve tė Perandorisė Osmane, duke u krenuar me ata tė cilėt i jepnin informata sunduesve sesi duhet shtypur e masakruar populli ynė.

Pa asnjė fije turpi shqiptarėt krenohen me Sulltan Muratin, i cili dhunoi, masakroi, vrau e preu shqiptarėt mė tė devotshėm vetėm e vetėm pse kėrkonin liri pėr popullin e vet. Perandorinė Otomane e quajnė demokratike dhe humaniste, edhe mė keq; e quajnė shpė- timtare tė popullit shqiptar. Tė njėjtėt studiues tė shitur ose tė pashitur e bėjnė krahasimin me Perandorinė e Jugosllavisė, duke shkruar se Fadil Hoxha, Sinan Hasani e shumė tė tjerė kishin aftėsi tė jashtėzakonshme, saqė ky i fundit ishte edhe kryetar i Jugosllavisė.

Perandoria e Jugosllavisė nuk ka asnjė ndryshim prej Perandorisė Osmane, sepse qė tė dy ishin sunduese, e pėr ta zgjatur sundimin shėrbeheshin me njerėzit e popullit tonė, tė cilėt ne sot dėshirojmė t'u ngrehim pėrmendore si burra e gra tė mira qė ishin. Ne shqiptarėt nuk hezitojmė ta rehabilitojmė as Ahmet Zogun, i cili kishte nėnshkruar marrėveshje mė Serbinė tė kthehej nė Shqipėri e si kundėrshpėrblim t'ia falte njė pjesė tė mirė tė territoreve mė tė bukura shqiptare. Ėshtė e paimagjinueshme tė vrapojmė pėr t'i pėrvetėsuar disa personalitete botėrore tė njohura e t'i mėsojmė ata se kishin ose kanė origjinė shqiptare e qė nuk kanė tė bėjnė asgjė mė ne. Nė mesin e kėtyre personaliteteve botėrore janė yje tė ndryshėm tė Hollivudit si dhe figura tė mėdha tė vendeve te tyre, por qė nuk kanė tė bėjnė asgjė me origjinėn si shqiptar.

Mirėpo, kemi edhe disa figura shumė tė njohura vėrtet me origjinė shqiptare, si Mehmet Ali Pasha, i cili e krijoi Egjiptin, e qė nuk bėri asgjė pėr popullin e tij. Nė anėn tjetėr, kemi po ashtu figura tė njohura me origjinė shqiptare qė arritėn poste tė larta nė Vatikan, por qė kurrė nuk i ndihmuan popullit prej nga e kishin origjinėn. Ngritja e figurave tė tilla dhe zhvlerėsimi i figurave kombėtare, ėshtė shenjė se ne jemi autodestruktivė.

Si u zhvlerėsua lufta ēlirimtare ?

Ėshtė e njohur se pa luftė nuk vjen liria e asnjė populli. Lufta ēlirimtare ishte obligim dhe domosdoshmėri, pėr tė gjithė ata qė e dėshironin lirinė e jo partinė politike. Me ēlirimin e Kosovės, shefat e luftės rreth tyre i afruan ata qė nuk luftuan, por qė lidheshin me interesa tė ndryshme personale, duke i injoruar njė pjesė tė madhe tė shokėve tė tyre luftėtarėt e vėrtetė tė lirisė. Shefat e luftės vepruan edhe mė keq, jo vetėm qė i privilegjuan ata qė nuk luftuan, por u ofruan shėrbime pėr mbrojtje ishbashkėpunėtorėve tė armikut, duke i mbrojtur si veprimtarė tė ēėshtjes kombėtare e si kundėrshpėrblim ata paguanin pėr sigurinė e jetės sė tyre. Disa nga kėta tė mbrojtur arritėn qė mė para tė merrnin edhe poste tė rėndėsishme nė Qeveri dhe nė Kuvend, e tė cilėt disa prej tyre dyshohet se janė dėshmitarė tė Gjykatės Speciale, sepse tanimė mbrojtjen e kanė sigurua nga ndėrkombėtarėt.

Kjo praktikė nė mesin e ushtarėve tė lirisė ka nxitur moskėnaqėsi ndaj shefave tė luftės. Nė anėn tjetėr, nėn shefat e luftės si komandantė e nėn komandantė, pėr njė shumė tė vogėl parash nėnshkruanin dėshmi se filan djali apo vajzė ka qenė luftė- tar/re e qė nė fakt luftėn as nė televizion nuk e kishte pėrcjellė. Kjo praktikė e ka indinjuar njė pjesė tė madhe tė luftėtarėve tė lirisė. Indinjatė tė madhe nė opinionin tonė kanė shkaktuar edhe disa shefa tė luftės gjatė procesit tė Hagės, tė cilėt deklaronin se nuk kishte pasur Ushtri Ēlirimtare tė Kosovės, por luftimet ishin zhvilluar parcialisht sa pėr ta mbrojtur pragun e shtėpisė. Gjatė procesit nė Hagė , disa qė para opinionit tonė paraqiteshin tė guximshėm e tė rrezikshėm, atje qanin dhe deklaronin se luftimet ishin zhvilluar pa urdhėr komandues qė pėr ndėrkombėtarėt ishte fakt se nuk kishte pasur rezistencė tė organizuar nė emėr tė UĒKsė, por kishte pasur konflikt. Kėto deklarata nxitėn urrejtje ndaj disa shefave tė luftės, tė cilėt jo vetėm qė i injoruan shokėt e tyre, por deklaroheshin se UĒK-ja nuk ishte ushtri ēlirimtare e organizuar.

Figurat nuk i mbron ligji shtetėror

Duke u bazuar se ne ende nuk e kemi njė histori kombėtare tė shkruar qoftė pėr tė kaluarėn , qoftė pėr UĒKnė, ėshtė krejt normale qė ekzistojnė krijues tė cilėt shkruajnė dhe flasin sipas dėshirave tė tyre dhe sipas urdhrave nga tė cilėt paguhen ata. Kudo nė botėn e civilizuar, figurat kombėtare mbrohen mė ligj dhe askush nuk ka tė drejtė tė bėjė pėrpjekje pėr shembjen e imazhit tė tyre. Askush nuk ka tė drejtė tė ofendojė apo tė dėmtojė pėrmendoret e tyre, sepse dėnohet nė bazė tė ligjeve nė fuqi. Pasi nuk ekziston e shkruar historia kombėtare, pasi nuk ekziston e shkruar historia e luftės sė UĒK-sė, pasi nuk ekziston mbrojtja e figurave kombėtare me ligj, ėshtė krejt normale qė do tė kemi studiues tė shitur e tė pashitur qė shkruajnė sipas dėshirave dhe porosive qė u bėhen. Shpresojmė qė nė vitet nė vazhdim tė rregullohet me ligj gjendja e mbrojtjes sė figurave historike kombėtare. Shteti nuk krijohet pėr njė ditė, e as pėr njė vit, por duhet tė kalojė njė kohė e gjatė e vite tė shumta derisa gjėrat ngadalė tė vijnė nė binarė.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma