Lėvizja ilegale pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė 1945-1998

Nga Sabile Keēmezi- Basha - Qė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (LSHP 1878), nė botėn shqiptare ekzistonte njė program kombėtar i ruajtjes sė tėrėsisė sė atdheut dhe i bashkimit kombėtar, mbi bazėn e tė cilit ishin hartuar gjithė programet e Lėvizjes Kombėtare nė vijim, kėrkesa kėto qė vazhduan tė prezantohen edhe nė programet e lėvizjes ilegale nė vitet e mėvonshme. LShP kishte tri pikėsynime kryesore: “Shkundjen e zgjedhės osmane, pavarėsinė kombėtare dhe bashkimin e tė gjitha trojeve etnike brenda njė shteti”. Nga kjo del se ky qėllim programor mbeti i pandryshuar nė thelb edhe nė programin e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit (1943), por edhe mė vonė, pas mbarimit tė LDB-sė. Pikėsynimi i parė mbeti ēlirimi nga zgjedhja okupuese, por kėtė herė nga okupimi sllav. Gjithashtu, pavarėsia kombėtare dhe bashkimi i tė gjitha trojeve shqiptare ishin thelbėsore pėr lėvizjen ilegale. E gjitha kjo buronte nga e drejta legjitime dhe e natyrshme pėr tė qenė tė bashkuar dhe tė barabartė me popujt e tjerė. Nuk gjendet nė Evropėn e sotme ndonjė komb tjetėr, i cili tė jetė cunguar aq rėndė dhe qė t’i jetė bėrė njė padrejtėsi aq e madhe sa ajo qė pėsuan shqiptarėt nė fillim tė kėtij shekulli.
2. OKUPIMI I KOSOVĖS DHE VEPRIMTARIA ILEGALE E SHQIPTARĖVE

Nė Jugosllavinė e pasluftės u deklaruan se kriteri kombėtar do tė vihej nė themel tė ndarjes territoriale dhe administrative tė vendit. Por, pas pėrfundimit tė luftės kėto kritere pėr pushtetin jugosllav, nuk ekzistonin dhe si tė tilla nuk u morėn parasysh. Edhe pse viset shqiptare pėrbėnin njė tėrėsi territoriale, ishin kompakte nga pikėpamja kombėtare, kishin njė vijueshmėri e shtrirje tė pėrcaktuar qartė nga pikėpamja gjeopolitike gjatė kufirit me trungun amtar dhe me republikat e tjera tė Jugosllavisė, ato u ndanė midis njėsive federale Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė. Tė gjitha kėto ndikuan qė nė popullatėn shqiptare tė rritet pakėnaqėsia. Kėtė mė vonė e pranuan edhe vetė udhėheqėsit jugosllavė.

Jeta nė sistemin e “ri socialist” nė Kosovė filloi me shumė vonesė nė ēdo pikėpamje, mirėpo edhe me hipoteka tė ndryshme nga e kaluara. Kosova u konstituua si pjesė e Serbisė gjysmė viti pas “ēlirimit” dhe tre muaj pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore.

Gjendja e rėndė qė pasoi nė Kosovė, pas pėrfundimit tė luftės, ndikoi qė pakėnaqėsia e rezistenca te forcat nacionaliste tė marrin hov kundėr shtypjes dhe kundėr pushtuesit. Pėr organizimin e qėndresės popullore, pėr punimin e programit e tė kėrkesave tė popullit shqiptar nė kėto treva u formuan dhe u riaktivizuan grupe dhe organizata politike qė ishin pjesė pėrbėrėse e LNDSh-sė, por qė kishin programe me dallim nuancash nė tė shprehur, ndėrsa qėllimi suprem i tyre ishte ēlirimi i tokave shqiptare nga Jugosllavia e Titos dhe bashkimi i tyre nė njė Shqipėri Etnike.

Nga ana tjetėr, ėshtė e domosdoshme tė nėnvizohet se nacionalizmi shqiptar ka njė dallim esencial nga nacionalizmat e tjerė ballkanik. Ai nė veprimtarinė e vet nuk ishte ekstrem, nuk kishte parashtruar revizionizmin e dhunshėm territorial, nuk bazohej nė fundamentalizėm fetar dhe nė ekskluzivitetin etnik.

Aneksimi i Kosovės me Serbinė ishte vetėm njė pjesė e padrejtėsisė qė u bėhej shqiptarėve nė Jugosllavinė komuniste, sepse ēėshtja e Kosovės nuk ishte krejt ēėshtja shqiptare. Kosova jo vetėm qė u shkėput nga trungu amė, por asaj iu shkėputėn jo vetėm trevat e banuara kryekėput ose kryesisht me popullatėn shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore dhe nė Mal tė Zi, por edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, nė Serbinė Jugore, nė tė cilat shqiptarėt ishin shumicė dėrmuese.

Duke ecur nė gjurmėt e nacionalizmit shqiptar, mbledhja e Bujanit ( 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944), pėrcaktoi si synim madhor bashkimin e trojeve shqiptare. Kėto vendime qė u morėn nė kėtė mbledhje, nuk ishin shfaqje e ndonjė nacionalizmi ekstrem, edhe pse mė vonė nuk u pėrfillėn vendimet e saj. Nuk u mor parasysh e drejta e vetėvendosjes sė popullit shqiptar pėr luftėn e sakrificėn qė bėri. Periudha e mėvonshme provoi se ky copėtim ishte burim kryesor i pakėnaqėsive qė ndodhėn nė popullatėn shqiptare.

Tradhtia qė ndodhi mė 8-10 korrik 1945, ilegalen shqiptare e detyroi qė tė kėrkonte pėrkrahjen, mbėshtetjen dhe bashkėpunimin e forcave demokratike perėndimore. Ilegalja shqiptare duke e parė se tokat shqiptare po rrėshqitnin nė prehrin sllav, filluan organizimet pėr t’iu kundėrvėnė qėllimeve gllabėruese jugosllave.

Pas luftės (1945 e kėndej) nacionalizmi shqiptar do tė zhvillohej nė emigracionin e detyruar, ndėrsa ato forca apo elemente, qė mbetėn nė trojet etnike shqiptare nė ish Jugosllavi do tė ndesheshin nė kėto regjime nė njė betejė tė pabarabartė, fundi i sė cilės ishte tragjik pėr ilegalen shqiptare.

2. 1. Vendimi pėr aneksimin e Kosovės me vise tė tjera shqiptare nė Jugosllavi dhe copėtimi i saj midis Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė

Nė tė vėrtetė, mė 9-12 nėntor 1944 nė Beograd, nė mbledhjen e Kuvendit Antifashist tė Ēlirimit Kombėtar tė Serbisė, para se sa Tito tė priste njė grup shqiptarėsh nga Kosova qė vinin pėr t’u interesuar pėr fatin e saj jetik u bisedua pėr Kosovėn. Pėr Kosovėn ishte biseduar edhe mė 2 shtator tė vitit 1944, kur Shtabi Kryesor i UNĒ dhe AP tė Kosovės, me urdhrin e Shtabit Suprem tė UNĒ dhe APJ u vu nėn komandėn e Shtabit Kryesor tė UNĒ dhe AP tė Serbisė. Prej kėsaj kohe, Shtabi Kryesor i UNĒ tė Kosovės u bė Shtab Operativ i UNĒ dhe AP tė Kosovės.

Nė shkurt tė vitit 1945, nė KQ tė PKJ-sė u organizua njė mbledhje, ku pėrveē debateve tė tjera u fol edhe pėr Kosovėn dhe statusin e ardhshėm tė saj. Nga e gjitha kjo doli se zgjidhja mė e mirė dhe mė e drejtė ishte qė “Kosova e Metohija t’i bashkohen Shqipėrisė, kurse Shqipėria tė hyjė nė Federatėn Jugosllave”. Por meqenėse rrethanat ndėrkombėtare nuk janė tė favorshme pėr njė hap tė tillė - pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė dhe hyrjen e Shqipėrisė nė Federatėn Jugosllave, Kosova dhe Metohija si autonomi duhet t’i bashkohen Serbisė, por kishte edhe nga ato propozime qė Kosova t’i takojė vetėm Malit tė Zi, ngase kishin njė histori tė ngjashme dhe njė mentalitet tė pėrafėrt me shqiptarėt.

Pėr tė qenė ēdo gjė nė rregull dhe e ligjshme, Serbisė dhe Jugosllavisė iu nevojitej edhe ana formale pėr tė marrė verdiktin e popullit nė njė Kuvend sado formal qė tė jetė, por para opinionit tė gjerė ta justifikojė tradhtinė e menduar me aq perfiditet.

3. ORGANIZIMI I ILEGALES NĖ KOSOVĖ

Bėrthamėn e forcave nacionaliste pėr formimin e Ushtrisė Demokratike Shqiptare e gjejmė nė marsin e vitit 1945 . Pas formimit tė Komitetit Suprem tė Kosovės tė Adem Gllavicės mė 1 dhjetor 1944, lindi ideja qė nė ēdo pjesė tė Kosovės, aty ku jetojnė shqiptarėt, tė formohen organizatat patriotike si dhe grupet e ilegales shqiptare. Nė vazhdėn e kėtij aktiviteti tė lėvizjes ilegale, u formuan shumė organizata patriotike shqiptare, me njė distancė kohore tė caktuar e qė manifestohen sidomos pas vitit 1944 dhe nė fillim tė vitit 1945. Nė kėto vite, nga populli i okupuar formohen organizatat mė tė fuqishme nacionaliste siē ishin: Lėvizja Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSh), Besa Kombėtare (BK), Organizata nr.2 dhe Kėshilli i tė Dymbėdhjetėve e disa tė tjera mė pak tė njohura. Nė kėto grupime nacionaliste pėrfaqėsoheshin gjerėsisht inteligjencia e re nacionaliste shqiptare e cila aspironte pėr njė Shqipėri tė bashkuar dhe demokratike.

3. 1. Periodizimi i Lėvizjes Ilegale nė Kosovė

Hulumtimet e shumta kanė vėrtetuar se periodizimi i Lėvizjes Ilegale shqiptare nė Kosovė ka hasur nė shumė dilema nė kohėn sa veproi nė sistemin okupues ish jugosllav. Lėvizja Ilegale brenda viteve tė lartpėrmendura (1945-1989), vazhdimisht ka pėr bazė pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore (1945) dhe vitin 1989 kur nė njė mėnyrė nė ish Jugosllavi fillon edhe sistemi pluralist i pandėshkuar. Ka mundėsi dhe ka vend qė ndarja nė etapa tė bėhej nė mėnyra tė shumta, duke pasur pėr bazė shumė faktorė si atė politiko-ideologjik; zhvillimet e situatės politike nė Jugosllavi dhe nė bazė tė kėrkesave tė ilegales shqiptare:

3. 2. Nė baza politiko-ideologjike

Periodizimi i Lėvizjes Ilegale nė Kosovė, qė bėhet nė baza politiko-ideologjike, nuk mundet tė jetė edhe aq strikte ngase brenda kufijve tė Jugosllavisė ideologjia komuniste si nė Shqipėri po ashtu edhe nė Jugosllavi ka qenė gati-gati e njėjtė dhe nuk ka pasur mundėsi pėr tė manipuluar me vite e data tė caktuara. Menjėherė pas pėrfundimit tė LDB-sė, organizatat qė u formuan nė Kosovė ishin kryesisht me karakter djathtistė dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt nė programet e tyre politike kėrkonin bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Kjo periudhė zgjati deri me prishjen e marrėdhėnieve tė lagerit socialist me Jugosllavinė apo siē njihet ndryshe nė shkencat e historisė edhe si koha e Informbyrosė.

Gjatė kohės kur marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė prishen, organizatat ilegale qė formohen nė Kosovė nė programet e tyre kishin ngjyrime ideologjike dhe nė ēdo parullė apo shkrim tė tyre hasim kryesisht pėrkrahjen e marksizėm-leninizmit, por nė anėn tjetėr vėrehej kėrkesa e bashkimit kombėtar e qė shpresohej me tė madhe nga pėrkrahja e Bashkimit Sovjetik dhe shteteve tė tjera socialiste.

Nga e gjitha kjo, duhet konkluduar se qėllimi i bashkimit kombėtar pa dallim tė organizatave nė se ishin djathtiste apo majtiste, kėrkesa e tyre ishte dhe mbeti e njėjtė - atdheu i bashkuar. Kjo periudhė zgjati deri mė 1966, kur edhe mbahet Plenumi i Brioneve dhe haptas nė Jugosllavi dėnohen forcat antishqiptare.

Nga viti 1966 e kėtej nė Lėvizjen Ilegale atdhetare fillon njė etapė e re e zhvillimit tė tyre si nė aspektin organizativ po ashtu edhe nė aspektin konceptual, e kjo zgjati deri mė 1990. Organizatat ilegale, qė u formuan pas kėtyre viteve tė rralla ishin ato qė nė programet e tyre kėrkonin bashkimin kombėtar por kuptohej qė synimi i tyre ishte po ai. Duhet theksuar se nė kėtė etapė programet e organizatave vazhdojnė tė jenė tė majta, dhe kėrkesat e tyre evoluojnė nė kėrkesėn qė Kosova tė shpallej Republikė nė kuadėr tė ish Jugosllavisė. Siē dihej kjo kėrkesė bėhej me qėllim ngaqė nė Kushtetutėn e Jugosllavisė tė gjitha republikave iu garantonte shkėputjen dhe bashkimin e tyre me kė tė donin. Kjo ishte edhe arsyeja pse ndryshoi qėndrimi i Lėvizjes Ilegale, ku kėrkohej qė Kosova tė shpallej Republikė nė kuadėr tė Jugosllavisė.

3. 3 . Nė bazė tė situatės politike nė Jugosllavi

Tentohet qė tė bėhet edhe njė ndarje nė etapa tė ndryshme qė ėshtė njė ndarje pak mė e pėrshtatshme nga ndarja e mėparshme. Ndarja kryesisht bėhet nė bazė tė zhvillimeve politike nė ish Jugosllavi. Organizatat dhe veprimtaria e tyre gjatė kėtyre etapave herė ėshtė mė e vrullshme dhe herė mė e ngadalshme, por vazhdimisht shumė e sigurt duke rezistuar nė kėrkesat dhe qėllimet e saj. Duke u nisur nga kėto oscilime veprimtarinė politike-kombėtare ilegale tė shqiptarėve nė ish Jugosllavi, qė nga viti 1945-1990, do ta ndajmė nė kėto faza:

3. 3. 1. Faza e parė, e cila pėrfshin periudhėn 1944-1948 dhe pėrkufizohet kryesisht me veprimtarinė e LNDSh-sė. Si e tillė kjo lėvizje kishte karakter politiko-ushtarak, ajo ishte e Prof. Ymer Berisha pėrcaktuar pėr luftė tė armatosur kundėr robėrisė sė re jugosllave dhe formimit tė njė shteti shqiptar me territoret e veta, kishte njė politikė nacionale e demokratike properėndimore, dhe kryesisht udhėhiqej nga patriotė dhe intelektualė tė shquar si Ymer Berisha, Halim Spahiu, Selman Riza e shumė tė tjerė.

Lėvizja Nacional Demokratike Shqiptare, kishte dy Komitete Qendrore, njėri ishte me seli nė Prizren e tjetri me seli nė Shkup. Kjo ndarje nė kėtė organizatė ishte bėrė pėr hir tė funksionimit mė tė sigurt. Tė dyja KQ kishin tė njėjtin Betim, qė i jepnin tė gjithė anėtarėt para se tė aderonin nė tė, tė njėjtin program dhe i pėrmbaheshin njėsoj atij.

Betimi i anėtarėve tė NDSh-sė fillonte kėshtu: “Betohem nė librin e shenjtė, nė gjakun shqiptar, nė flamur, se do tė qėndroj dhe do tė bėhem besnik, nė organizatėn nacionale pėr ēlirimin e atdheut. Jetėn do ta sakrifikoj nėse bie nė duar tė armikut. Pėr pjesėmarrėsit e organizatės nuk do tė deklaroj asgjė. Do tė mbėshtetem nė tė gjitha ligjet, qė i mbėshtet organizata. Me ēmim tė jetės do ta kryej ēdo detyrė qė ma parashtron organizata” . Veē betimit qė ishte akt solemn pėr tė gjithė anėtarėt e saj, po ashtu ato i pėrmbaheshin edhe programit tė LNDSh-sė. Programi kishte njėmbėdhjetė pika, qė pėrfshinin qėllimet dhe qėndrimet e saj. Si pikė e parė e programit ishte: 1. Pėr Shqipėrinė Etnike dhe kufijtė e saj, pėr ekonominė dhe politikėn demokratike, ndėrsa pikat e tjera qė paraqiten nė program janė tė dala nga e para, pasi qėllim parėsor ishte formimi i shtetit shqiptar nė tė gjitha trojet e veta. Ky ishte qėllimi suprem i organizatės.

Mė 1963 formohet “Lėvizja revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve”

3. 3. 2. Faza e dytė pėrfshinte vitet 1949-1958. Brenda kėtyre viteve organizimet ilegale ishin tė llojllojshme duke filluar nga vazhdimėsia e LNDSh-sė e deri nė formimin e organizatave tė ndryshme ilegale qė, gjithashtu, kishin karakter ēlirimtar, por me koncepte tė reja politike e kombėtare. Pas krijimit tė rrethanave tė reja nė Kosovė, mbas njė stabilizimi kushtimisht relativ tė pushtuesit tė ri nė Kosovė, mbas pėrshtatjes sė njė pjese tė shqiptarėve me kėto rrethana tė reja, kėto grupe ilegale e kishin orientuar njė pjesė tė madhe tė veprimit nė bindjen e popullit se lufta kundėr pushtetit jugosllav, ishte i vetmi mjet dhe e vetmja rrugė e lirisė.

Nė kėtė periudhė edhe pse ishte konsoliduar deri diku LNDSH-ja, mė 1957 u formua dhe veproi Organizata ilegale e atdhetarit Metush Krasniqi me emrin simbolik “Partia revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me shtetin amė”. Nė qershor tė tė njėjtit vit, Metush Krasniqi para anėtarėve tė organizatės nė fshatin Rogan, paraqiti Programin e punės dhe projektin (skicėn) e statutit tė Partisė, ku pėrveē angazhimeve tė tjera, si kusht themelor e parimor kishte paraqitur rėndėsinė e lirisė, por mbi tė gjitha atė tė bashkimit kombėtar me shtetin amė , duke pėrdorur tė gjitha mjetet dhe metodat. Nė kėtė drejtim kishte hartuar planin pėr propagandimin e idesė pėr bashkimin me Shqipėrinė .

Ndėrsa, mė 1963 formohet njė organizatė tjetėr me emrin “Lėvizja revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve”, e udhėhequr nga Adem Demaēi, i cili mė vonė nė bashkėpunim me Metush Krasniqi inteligjencėn kosovare hartuan Statutin dhe Programin e saj. Statuti i saj kishte pėrmbledhur nė dhjetė nene gjithė objektivin dhe qėllimin e organizatės. Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve pėr njė kohė tė shkurtėr do tė shtrihet pothuajse nė tėrė hapėsirėn shqiptare nė Jugosllavi, si nga aspekti organizativ, ashtu edhe nga aspekti i ndikimit te popullsia shqiptare. Pas formimit tė komiteteve tė qyteteve tė LRBSH-sė nė Prishtinė, nė Mitrovicė, nė Pejė, nė Gjakovė, nė Gjilan, nė Shkup dhe nė Stamboll, parashihej qė tė vazhdohej me formimin edhe tė komiteteve tė tjera.

Nė nenin e parė tė saj theksohej: “Qėllimi i parė dhe i fundit i Lėvizjes sonė ėshtė sigurimi i tė drejtės pėr Vetėvendosje deri nė shkėputje pėr viset e banuara nė shumicė prej shqiptarėve qė gjinden ende nėn administrimin e Jugosllavisė, domethėnė qėllimi i parė dhe i fundit i Lėvizjes sonė asht- Ēlirimi i krahinave, tė aneksueme prej Jugosllavisė dhe Adem Demaēi bashkimi i kėtyre krahinave me nėnėn e vet- Shqipėrinė”. Edhe pse mė 1945, thuhej se kishte pėrfunduar lufta, me anėn e kėtyre neneve organizata e lartpėrmendur iu bėnte me dije se pėr shqiptarėt e okupuar ende nuk kishte pėrfunduar lufta deri sa tė realizohen qėllimet supreme tė shqiptarėve, tė pėrcjella amanet gjeneratė pas gjenerate deri sa tė realizohen qėllimet e tyre.

Pėr qėllimet e qarta, politike dhe kombėtare tė LRBSH-sė, mė sė miri flet neni i katėrt i Statutit, ku theksohet se Lėvizja nuk e drejton luftėn dhe aktivitetin e vet kundėr Jugosllavisė dhe sistemit tė saj, por aktivitetet dhe lufta e saj do tė vazhdojė deri sa t`i ēlirojė dhe t`i ribashkojė me shtetin amė territoret e aneksuara nga Jugosllavia. Kjo dėshmonte, pėrveē tjerash, se LRBSH-ja ishte organizatė ēlirimtare nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės.

Veē kėtyre nė Kosovė dhe nė trojet e tjera shqiptare nė ish-Jugosllavi do tė formohen dhe do tė vepronin edhe disa grupime mė tė vogla ilegale-politike qė pėr qėllim parėsor do tė kenė bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare.

3. 3. 3. Faza e tretė. Nga viti 1959-1968, fillon faza e tretė e organizimeve ilegale, tė cilat do tė artikulojnė koncepte tė reja politike e kombėtare.
3. 3. 4. Faza e katėrt - vitet 1969-1981, ėshtė veprimtaria e fazės sė katėrt ilegale nė Kosovė, dhe mund tė thuhet se ishte njėra nga fazat mė tė bujshme kur do tė formohen grupe e organizata ilegale, me ngjyrime tė ndryshme ideologjike, tė cilat i kishte ofruar koha. Ndėrsa sa i pėrket vlerėsimit se tė gjitha organizatat dhe grupet ilegale qė vepronin nė Kosovė nė kėtė periudhė kanė pasur orientime marksiste-leniniste, duhet tė kihen parasysh rrethanat konkrete tė kohės si dhe fakti se nė Shqipėri sundonte njė regjim i tillė. Andaj, kėtyre organizatave nė Kosovė u nevojitej njė mbėshtetje e natyrshme nė njė aleat tė qėndrueshėm e tė pranueshėm . Sigurisht qė po tė mos kishin orientim majtist ato do tė rrezikonin pėr tė mbetur pa pėrkrahjen e Shqipėrisė sė asaj kohe.

Deri nė vitin 1968, ndonėse tė gjitha grupimet politike ilegale kishin si synim ēlirimin e Kosovės e viset e tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipėrinė, pa hequr dorė nga ky qėllim, do tė angazhohen edhe pėr jetėsimin e opsionit tė Republikės, tė pėrfshirė kėtu nė Kosovė dhe viset e tjera shqiptare nėn ish Jugosllavi dhe kjo do tė jetė shkalla e parė pėr realizimin e bashkimit kombėtar.

Mbas demonstratave tė vitit 1968, shumė atdhetarė e intelektualė u futėn nė burg. Por, gjatė viteve ‘70-‘80-tė, Ilegalja e Kosovės pėrsėri u rigjallėrua dhe e mori veten. Gjatė kėsaj periudhe u formuan organizata tė reja qė po ashtu u angazhuan dhe luftuan pėr lirimin e tokave shqiptare nėn ish Jugosllavi. Nė kėtė kohė u organizua dhe veproi organizata ilegale “Grupi Revolucionar i Kosovės” qė mė vonė u shndėrrua nė “Organizatė Marksiste - Leniniste tė Kosovės”. Fillimisht Programi politik i GRK ishte ai i Lėvizjes tradicionale Kombėtare. Duke pasur parasysh ndarjen e Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare nga trungu i Shqipėrisė, gjendjen e rėndė dhe tė padurueshme tė popullit shqiptar nėn sundimin e huaj dhe tė drejtėn e ligjshme tė vetėvendosjes e tė bashkimit kombėtar, GRK programin e tij e ndėrtonte mbi kėtė bazė, qė do tė thoshte program politik i ēlirimit kombėtar dhe i bashkimit tė atdheut tė copėtuar padrejtėsisht. Ky pėrkufizim i programit pėrjashtonte ēdo mundėsi cilėsimi tė tij si ekstremist, majtist a reaksionar.

Mė 1968, nė Kosovė nga Ilegalja shqiptare u organizuan edhe demonstratat studentore qė kėrkuan forma tė reja tė organizimit ilegal, kėrkuan unifikimin e organizatave dhe grupeve ilegale pėr tė ndėrtuar njė platformė politike tė veprimit, duke shtruar nevojėn qė programet politike tė ilegales t’i pėrshtaten kohės dhe proceseve politike qė zhvilloheshin nė rajon e mė gjerė.

3. 3. 5. Faza e pestė e lėvizjes ilegale nė Kosovė fillon nė vitet e kthesės mė tė madhe historike mė 1981 dhe pėrfundon nė fillim tė viteve ‘90-tė, nė kohėn kur zė fill formimi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo ėshtė faza mė e rėndėsishme e saj: ėshtė pėrmbyllje kulminante e njė lėvizjeje tė gjatė ilegale nė Kosovė dhe nė trojet e tjera shqiptare tė ish Jugosllavisė. Demonstratat e vitit 1981 ishin njė kushtrim i madh pėr popullin shqiptar dhe opinionin ndėrkombėtar.

Ėshtė karakteristikė e kėsaj etape se nė kėtė kohė organizimi i ilegales kishte pėsuar ndryshime tė mėdha. Grupe tė vogla qė vepronin ilegalisht pas demonstratave studentore tė ’81 filluan tė bashkohen dhe tė formonin organizata mė tė mėdha po qė kryesisht vepronin nė interes tė zhvillimit tė Kosovės dhe tė krijimit tė kushteve tė reja, qoftė nė ngritjen e pozitės kushtetuese tė saj, qoftė pėr pėrmbushjen e idealit tė ilegales - bashkim kombėtar. Duhen pėrmendur me kėtė rast grupet: Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės; Fronti Popullor pėr Republikėn e Kosovės; Lėvizja studentore e vitit ‘81; Grupi i intelektualėve tė Kosovės; Fronti i Ēlirimit Kombėtar; Partia Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare nė Jugosllavi etj.

3. 4. Nė bazė tė kėrkesave tė lėvizjes ilegale shqiptare

Organizatat ilegale qė vepruan nė kėtė periudhė, qė tė gjitha mund tė thuhet se punonin nė bazė tė Programeve politike dhe kishin Statutet e tyre. Programet, platformat dhe synimet e tyre ishin thjesht tė karakterit kombėtar dhe qėllimi suprem i tė gjithave ishte mėvetėsia e Kosovės dhe bashkimi me Shqipėrinė.
Duhet theksuar se edhe brenda organizatave politike tė kohės kishte dallime rreth artikulimit programor, se cila ishte platforma mė e mundshme dhe mė e pėrshtatshme qė duhej tė pėrdorej pėr rrethanat e kohės, pėr tė ardhur deri te njė strategji e pėrbashkėt e veprimit. Organizatat ilegale qė vepruan nė kėtė periudhė, qė tė gjitha mund tė thuhet se punonin nė bazė tė Programeve politike dhe kishin Statutet e tyre. Programet, platformat dhe synimet e tyre ishin thjesht tė karakterit kombėtar dhe qėllimi suprem i tė gjitha atyre ishte mėvetėsia e Kosovės dhe bashkimi me Shqipėrinė. Dallimet konsistonin nė atė se si duhej t’i qaseshin zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, ngase veprimtarėt e Ilegales asnjėherė nė qėndrimet e tyre nuk ishin dogmatikė, por varėsisht prej rrethanave kombėtare e ndėrkombėtare, krijonin edhe qėndrimet e tyre. Kėtė tė dhėnė mė sė miri e dėshmon evoluimi i qėndrimeve rreth zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nė situata tė caktuara, qė po i paraqes, tė pėrmbledhura nė tre opsione:
1. Bashkimi i tė gjitha tokave shqiptare me Shqipėrinė;
2. Bashkimi i tė gjitha trojeve shqiptare nė njė republikė brenda Jugosllavisė dhe
3. Republika e Kosovės.

Qė tė tri kėto opsione tė shtruara nga veprimtarėt e ilegales tė Lėvizjes Kombėtare, nė periudha tė ndryshme kohore, kishin edhe bartėsit e vet ideor.
3. 4. 1. Opsionin e parė pėr bashkimin e trojeve shqiptare me Shqipėrinė nė programin e saj e kishte paraparė LNDSH, LRBSH, OMLK dhe Lėvizja Nacionale pėr Ēlirimin e Kosovės dhe Viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi.
3. 4. 2. Opsionin e dytė e kishte paraparė organizata “Partia Marksiste-Leniniste Shqiptare nė Jugosllavi”, e cila nė programin e saj parashihte bashkimin e tė gjitha trojeve ku shtriheshin shqiptarėt nė njė republikė nė kuadėr tė RSFJ-sė.

Veprimtaria dhe mendimi politik i shqiptarėve nė Kosovė nuk u zhvillua lirshėm, si pasojė e statusit politik e juridik tė popullit shqiptar nė Jugosllavi; si pasojė e pengesave qė vinin nga represioni i madh nga Republika e Serbisė dhe Lidhja Komuniste e Jugosllavisė, e cila nuk pranonte alternativė tjetėr tė zhvillimit e tė mendimit politik; si pasojė e gjendjes sė vėshtirė ekonomike, arsimore e kulturore dhe si pasojė e faktit se angazhimi politik pėr Pavarėsinė e Kosovės zhvillohej nga veprimtarėt qė vepronin nė ilegalitet.

3. 4. 3. Opsioni i tretė, apo zanafilla e idesė pėr Republikėn e Kosovės ishte shpalosur fillimisht me demonstratat e vitit 1968. Por, si mė e sforcuar u paraqit nė formė tė plotė, nė periudhėn e demonstratave tė vitit 1981 e 1989. Kjo kėrkesė ishte shtruar madje edhe nė diskutimet publike qė u bėnė menjėherė pas rėnies sė Rankoviēit. Kėto biseda, sipas dokumenteve, dėshmojnė se janė zhvilluar edhe midis udhėheqėsve tė Kosovės me udhėheqėsit mė tė lartė tė Jugosllavisė. Kosova-Republikė, pas shumė bisedimeve midis veprimtarėve tė Lėvizjes Kombėtare ilegale, ishte kėrkesė e tė gjitha grupimeve ilegale pas vitit 1968, 1981, 1989, qė mė vonė do tė bėhet kėrkesė e gjithė popullit shqiptar nė Kosovė dhe nė viset e tjera jugosllave tė banuara me shqiptarė. Kėrkesa pėr Republikė, pėr kohėn ishte mė e pėrshtatshmja ngase prapa kėsaj qėndronte kėrkesa pėr bashkim kombėtar me shtetin amė - Shqipėrinė. Prandaj, kėtu edhe qėndron ēelėsi i zgjidhjes sė problemit tė quajtur Kosovė. Latinėt e vjetėr thonė: “Nuk mund tė qetėsohet njė popull nė qoftė se nuk dėgjohet zėri i tij, “Voks populi-voks dei”. Andaj, ngjarjet nė vijim hapėn njė kapitull tė ri brenda kombit shqiptar, hapėn njė proces tė ri politik edhe pėr shtetin shqiptar.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma