Kompanitė e sigurimeve zhvatin qytetarėt 10 milionė euro ēdo vit

Ēmimet, qė detyrohen tė paguajnė qytetarėt janė tė larta dhe sillen prej 70 deri nė 250 euro pėr njė policė sigurimesh njėmujore, varėsisht nė cilėn pikė kufitare mund tė jetė blerė ajo, ndėrkohė deri nė anė- tarėsimin e Kosovės nė Kėshillin e Byrove tė Evropės, tė gjitha veturat me tabela tė huaja, tė cilat hyjnė nė territorin e Kosovės, sipas ligjeve nė fuqi, duhet tė paguajnė, gjithashtu, njė shumė pėr tarifat e sigurimeve kufitare, varėsisht nga lloji i automjetit dhe koha e qėndrimit nė Kosovė.
Sipas tė dhė- nave, rreth 10 milionė euro llogaritet tė jetė vlera vjetore e grumbulluar nga tarifat e sigurimeve kufitare nė Kosovė. Tė gjitha kėto mjete grumbullohen nė Byronė e Sigurimeve tė Kosovės, e mė pas ato shpėrndahen tek kompanitė e sigurimeve, kurse nga shuma e grumbulluar vetėm tatimi mbi vlerėn e shtuar derdhet nė buxhetin e Kosovės, ndėrkaq 'kulaēi' i fitimeve ndahet nė mes tė kompanive tė sigurimit, ku pėr tė marre njė licencė pėr kompani tė sigurimeve ose duhet tė jetė pronar ndonjė pushtetar i nivelit tė lartė, ose duhet paguar haraē tepėr tė madh, ose nė tė kundėrtėn kėrkesa pėr licencė refuzohet. Ndaj sė kėndejmi analistėt dhe ekspertėt e fushės pyesin se a po tallen kėshtu me qytetarėt kosovarė kompanitė e sigurimeve nė Kosovė, Byroja kosovare e sigurimeve, por edhe tė gjitha qeveritė e deritanishme, duke i privuar qytetarėt nga e drejta pėr Karton tė gjelbėr, si policė ndėrkombėtare e sigurimeve kufitare pėr shtetet e Evropės?!

Fajin kryesor e ka qeveria

Bankieri Milazim Abazi, nė njė prononcim pėr gazetėn "Kosova Sot", ka thėnė se kjo po ndodh, pėr shkak se Kosova nuk ėshtė e mbuluar nga Kartoni jeshil, pėr shkak se Kosova nuk ėshtė anėtare e Byrosė Evropiane tė Sigurimeve. "Shih pėr kėtė arsye kompanitė e sigurimeve duhet tė mbulohen nė njėfarė forme pėr riskun qė kanė nga qarkullimi i kėtyre automjeteve me targa tė huaja nė Kosovė. Pėr kėtė mė sė paku fajtor janė kompanitė e sigurimeve, ngase fajtor numėr njė pėr kėtė ėshtė Qeveria e Kosovės dhe BQKja si rregullator i fushės sė sigurimeve. Me angazhime mė serioze tė qeverisė dhe tė BQK-sė, Kosova kaherė do tė anė- tarėsohej nė Byronė Evropiane tė Sigurimeve. Pėr tė qenė anėtar nė kėtė Byro nuk ėshtė e thėnė tė jesh anėtar i OKB-sė, sepse kėtu vendoset me shumicė votash, ashtu siē vendoset pėr anė- tarėsim nė BB apo nė BERZH", theksoi ai. "Problemi i pagesės sė policave tė sigurimit nė kufij njė herė e mirė edhe pėr diasporėn tonė do tė zgjidhet me anė- tarėsimin e Kosovės nė Byronė e Kartonit jeshil ose deri atėherė kėto polica t'i marrė nė barrė buxheti i Kosovės", u shpreh bankieri Milazim Abazi.

Periudhė mashtrimesh

Eksperti i ekonomisė, Dardan Grapci, tha pėr "Kosova Sot" se kompanitė e sigurimeve qė nga viti 2006, kanė filluar tė hapen sikur burimet e ujit nėpėr male, apo sikur hithat qė dalin nė verė. " Dua tė them qė shumica e kėtyre kompanive tė sigurimit tė huaja sipas mendimit nuk as licencė pėr tė punuar nė Kosovė, unė mendoj qė Byroja Kosovare e Sigurimeve duhet tė fillojė me njė strategji pėr mbylljen e kėtyre kompanive, qė nuk janė vendore (pra nga Kosova), dhe tė fillojė me trajnimin dhe trajtimin e kompanive vendore", theksoi ai. "Ėshtė e vėrtetė qė shumė kosovarė sot nėpėrmjet internetit online po blejnė Kartonė tė gjelbėr pėr tė dalė nė Evropė, qė vetura e tyre tė jetė e siguruar, por unė mendoj qė kjo mėnyrė ėshtė shumė e gabuar, duke e ditur qė ēmimet janė tepėr tė larta, dhe vetėm "Zoti" e di se a ėshtė e pranueshme ai karton qė e marrin qytetarėt pėr tė shkuar nė vendet evropiane nė shtetin ku kanė vendosur, sepse viteve tė kaluara jo vetėm nė Kosovė, por nė tė gjithė Evropėn ka pasur mashtrime tė tilla nga keqpėrdoruesit qė i mashtronin qytetarėt, kinse po u japin Karton tė gjelbėr, por nė fund rezultati ka qenė qė ai karton ka qenė FALS apo i RREJSHĖM", u shpreh Grapci. "Prandaj, nėse dėshirojmė njė shtet ekonomik, stabil dhe tė sigurt, atėherė duhen qytetarėt e Kosovės tė fokusohen dhe tė drejtohen mė shumė tek kompanitė vendore, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė i ndihmojnė vetes dhe shtetit tė Kosovės", spikati pėr gazetėn "Kosova Sot" eksperti i ekonomisė Dardan Grapci./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma