Njė parti e re e kthen shpresėn te politika

Duke parė zhgėnjimin e madh qytetar dhe performancėn negative nė zgjedhjet e 11 qershorit tė kėtij viti, pėr shumicėn e subjekteve politike, tė cilat kush mė shumė nė qeverisjen qendrore e kush nė atė lokale, nuk u dėshmuan pėr interesin qytetar plot 17 vjet nė realitetin e ri nė liri, analistėt konsiderojnė se pikėrisht tani ėshtė koha ideale pėr njė kurs krejtėsisht tė ri politik, duke parė se si ėshtė parcializuar e tejdegraduar skena partiake dhe ėshtė pėrēarė edhe opozita e korruptuar dhe i tėrė pushteti nė tė gjitha nivelet, nė atė komunal dhe qendror.
Kursi i ri politik nevojitet, sipas analistėve, duke parė se politikanėt e Kosovės, pozitė dhe opozitė, janė tė dehur nga pangopėsia e lakmia pėr pushtet dhe pėr t'u pasuruar edhe kriminalisht.

Tani, edhe vetė qytetarėt, dita ditės, po e shohin se realisht edhe po qe se mbahen zgjedhje ēdo vit, asgjė nuk do te rregullohet nė tė mirė tė tyre me kėtė klase politike, por vetėm partitė kriminale do tė ndėrrojnė partnerėt, derisa mėnyra e qeverisjes do tė jetė e njėjtė, vetėm nė dėm e kurriz tė qytetarėve dhe duke pėrfituar pushtetarėt bashke me mafio-oligarkėt e inkriminuar tė bizneseve tė pista.


Pushteti i inkriminuar

Analisti Ali Hertica thotė se, duke u nisur nga historiku i tė gjitha subjekteve politike dhe ngritja e tyre nė mėnyrė piramide, tė mbėshtetura nga vota dhe taksat e qytetarit, e qė nuk kanė qenė asnjėherė nė krye tė detyrės dhe zotimeve tė bėra, atėherė ndėshkimi me votė duhet t'u vijė shpejt, kurse si zėvendėsim me urgjencė tė krijohet njė subjekti i ri politik ndryshe nga tė tjerėt. "Mendoj se tanimė askush nuk gabohet nėse del me qėndrimin, kėrkesėn ose iniciativėn e fillimit tė shpejtė tė formėsimit tė njė ideje dhe kursi tė ri politik pėr vendin, qė do tė ishte njė shkėputje "revolucionare" nga myku i shtresuar kriminal nė politikėn e tanishme kosovare. Unė konsideroj se urgjentisht na duhet njė parti e re politike, sepse partitė kryesore, tė cilat e patėn dhe e kanė pushtetin, si ato nė nivelin qendror edhe nė atė lokal, nuk i realizuan as pėr sė afėrmi premtimet e tyre tė njėpasnjėshme, mandat pas mandati, e nuk i realizuam as kėrkesat mė tė thjeshta jetėsore tė qytetarėve. Mund tė themi lirisht se qė 17 vjet nė krye tė shtetit mė shumė patėm pushtete tė inkriminuara nė krim dhe korrupsion sesa projekte qė u jetėsuan pėr zhvillimin, avancimin dhe pėrmirėsimin e jetės qytetare", u shpreh ai. "Subjektet politike, kush mė shumė e kush mė pak, qeverisėn me vendin, rrethi vicioz u soll sa nė pozitė sa nė opozitė, por secila kishte pėrgjegjėsi shtetėrore nė funksion tė angazhimit pėr tė mirėn e qytetarit. Fatura 17- vjeēare ėshtė dėshtim total i secilės prej tyre. Gjatė gjithė kėsaj kohe nė tranzicion tė shtetndėrtimit, edhe opozita nuk bėri shumė nė revanshizmin programor e sfidues karshi pozitės, e cila pa drojė e udhėhoqi ashtu si deshi pushtetin, duke vazhduar forcimin e lidhjeve kriminale e klienteliste tė rrjetit tė oligarkisė, qė forcoi monopolin nė tė gjitha fushat dhe nuk i dha shpresė qytetarit", tha Ali Hertica pėr "Kosova Sot".


E zhvatėn shtetin, nuk e lėshojnė pushtetin

Ndryshimin e kursit politik me njė subjekt tė ri me ide dhe projekte pėr qytetarin e sheh tepėr emergjent edhe analisti dhe publicisti Naim Kelmendi. Arsyetimi i tij ėshtė ky:"Kosovės i duhet njė kurs krejtėsisht i ri politik, qė drejtohet nga njė klasė e re politike e pakorruptuar, e painkriminuar nė krim e korrupsion e qė punon nė dobi tė vendit. Degradimi i kėtij pushteti dhe kėsaj klase politike ka degraduar vendin deri nė njė gjendje tė pashpresė, tė paperspektivė dhe ka krijuar gjendjen, saqė qytetarėt e vendit tė jenė tė deprimuar pėr tė ardhmen dhe mirėqenien e tyre", theksoi ai. "Fatkeqėsisht, pushteti dhe lufta pėr pushtet po rezulton qė nė kontinuitet tė jetė i dobishėm vetėm pėr njerėzit e pushtetit, e aspak pėr jetėn dhe mirėqenien e qytetarėve. Klasa politike e pushtetmbajtėsve bėjnė luftė tė pakompromis pėr tė mbetur nė pushtet, ngase kėshtu arrijnė privilegje tė shumta dhe pushtetin e shohin si arritje tė qėllimeve tė tyre tė pasurimit. Kėtė po e arrijnė duke e zhvatur shtetin", u shpreh Kelmendi. "Pėr kaq vite tė pushtetit dhe qeverisjes sė tyre kanė degraduar ēdo gjė dhe po e shkatėrrojnė edhe shtetin, kėshtu qė qytetarit nuk i mbetet pėr tė shpresuar aspak nėse sėrish marrin pushtet tė njėjtėt me ca modifikime kozmetike pėrmes qeverisjesh nė koalicione te reja", tha Naim Kelmendi pėr "Kosova Sot".

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma