Shqiptarėt nuk janė mė tė kriminalizuarit nė Zvicėr

Perceptimi se janė shqiptarėt (nga Kosova, Maqedonia, Shqipėria etj.) ata qė i vendosin kulmin krimit nė Zvicėr del paragjykues. Ata nuk janė as nė mesin e komuniteteve me shkallė mė tė lartė krimi (sipas numrit tė dėnimeve nė pėrpjesėtim me popullatėn). Por cilėt tė huaj janė “mė kriminelė” se tė tjerėt dhe si pasqyrohet kjo nga statistika zyrtare?
Zyra Federale pėr Statistikė, vitin e kaluar ka publikuar pėr herė tė parė njė studim nė tė cilin paraqitet numri i dėnimeve tė shqiptuara penale sipas pėrkatėsisė shtetėrore tė tė dėnuarve. Nė serinė e tij verore pėr tė huajt dhe Zvicrėn, gazeta Blick ka prezantuar disa nga shifrat dhe ka bėrė krahasime.

Ajo qė ėshtė evidente, nė raport me numrin e tyre nė Zvicėr, tė huajt paraqiten rreth dy fish mė shpesh nė listat e tė dėnuarve nga gjyqet e kėtushme. Por, ka mėnyra interpretimi qė tregojnė se njė pohim sipas tė cilit tė huajt janė mė kriminelė se vendėsit ėshtė, thjesht, njė paragjykim, shkruan albinfo.ch. Kjo shpjegohet veē tjerash me faktin se tė huajt nė Zvicėr janė tė pėrfaqėsuar me numėr mbiproporcional tė meshkujve dhe tė tė rinjve. E kėto dy kategori njihen si mė aktivet nė fushė tė kriminalitetit kudo.

Por, pasi tė pėrjashtohen zviceranėt, lista e tė huajve tė dėnuar ėshtė shumė interesante dhe ofron disa befasi. Kėshtu, perceptimi se janė shqiptarėt (nga Kosova, Maqedonia, Shqipėria etj.) ata qė i vendosin kulmin krimit nė Zvicėr del paragjykues. Ata nuk janė as nė mesin e komuniteteve me shkallė mė tė lartė krimi (sipas numrit tė dėnimeve nė pėrpjesėtim me popullatėn).

Tė parėt nė kėtė listė, me 34.4 promilė brenda popullatės pėrkatėse janė tė huajt nga Afrika e Jugut dhe ajo e Perėndimit. Nė vendin e dytė janė ata nga Afrika Perėndimore me 30.9 promilė ndėrsa nė tė tretin afrikanėt e Veriut me 21.7 promilė. Tė huajt nga Republika Dominikane janė tė pėrfaqėsuar me 22.5 promilė ndėrsa ata nga Lindja e Afėrme, me 12.2 promilė.

Edhe turqit me 12 promilė janė mė lart nė kėtė listė se shqiptarėt, tė cilėt pėr ndonjė arsye tė pasqaruar kėtu, janė futur nė njė kategori tė pėrbashkėt me ish Jugosllavinė (Ish Jugosllavia dhe Shqipėria), shkruan albinfo.ch.

Por, nė shifra absolute, shtetasit e kėtyre vendeve janė mė tė pranishėm se tė tjerėt nė listat e tė dėnuarve pėr shkakun e thjeshtė se numri i pėrgjithshėm i tyre nė Zvicėr ėshtė mė i lartė se i tė huajve tė tjerė. Kėshtu, statistika nė fjalė na e jep shifrėn prej 2180 “ish jugosllavėve” tė dėnuar, qė ėshtė dukshėm mė shumė se te tė gjitha komunitetet tjera.


Sidoqoftė, me 9.4 promilė ata janė ende dukshėm mė tė pėrfaqėsuar se zviceranėt (2.7 promilė) dhe se gjermanėt, tė cilėt me 2.6 promilė janė madje “mė pak kriminelė” edhe se vetė zviceranėt.

Zyra Federale e Statistikave ka theksuar se nuk ėshtė pėrkatėsia shtetėrore ajo qė pėrcakton qė dikush tė bėhet kriminel por shtresa sociale dhe shkalla arsimore. Por, problemi nė kėtė mes ėshtė se kėta faktorė nuk janė pėrpunuar nė kėtė statistikė.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma