Krimi i organizuar po e rrėnon Republikė

Mungesa e vullnetit politik pėr mbėshtetje tė institucioneve tė sundimit tė ligjit, dhe mosveprimi i tyre efikas nė luftimin e krimit dhe tė korrupsionit nė vend, sipas analistėve, po bėn qė edhe shteti i Kosovės tė vihet nė rrezik tė funksionimit si shtet normal pikėrisht nga kapja e nga krimit tė organizuar, i cili ėshtė futur thellė, jo vetėm nė institucione, por edhe tek tė gjitha partitė pa dallim, e nėpėrmes tyre nė procesin e ndėrtimit tė institucioneve, ėshtė rrjetėzuar nė tė gjitha institucionet e nivelit qendror dhe atij lokal.
DEGRADIMI I DEMOKRACISĖ NGA POLITIKANĖT SUNDIMTARĖ

Qytetarėt po e braktisin vendin, pėr shkak tė mungesės sė perspektivės

"Klasa politike e shteteve tė valės sė tretė tė demokracisė, tė dhėnė pas krimit tė organizuar, kapjes sė shtetit dhe shfrytėzimit tė resurseve natyrore, krijuan njė "oligarki funksionale dhe demokraci formale", duke e bėrė shtetin qė tė dėshtojė tė ofrojė edhe shėrbimet mė themelore pėr qytetarėt. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė Kosovė dhe tani jemi duke jetuar nė "oligarki funksionale brenda demokracisė formale", u shpreh analisti Gurakuq Kuqi

Mungesa e vullnetit politik pėr mbėshtetje tė institucioneve tė sundimit tė ligjit, dhe mosveprimi i tyre efikas nė luftimin e krimit dhe tė korrupsionit nė vend, sipas analistėve, po bėn qė edhe shteti i Kosovės tė vihet nė rrezik tė funksionimit si shtet normal pikėrisht nga kapja e nga krimit tė organizuar, i cili ėshtė futur thellė, jo vetėm nė institucione, por edhe tek tė gjitha partitė pa dallim, e nėpėrmes tyre nė procesin e ndėrtimit tė institucioneve, ėshtė rrjetėzuar nė tė gjitha institucionet e nivelit qendror dhe atij lokal.

Edhe institucionet e pavarura me kushtetutė janė tė kapura nga politika, sepse politikėn e mbajnė peng grupet oligarkikekriminale tė bizneseve tė pista, qė furnizojnė me para njėra-tjetrėn, siē e mbajnė peng edhe tėrė sistemin e drejtėsisė.

Njohėsit e politikės dhe sundimit tė ligjit vlerėsojnė dhe alarmojnė se me institucione tė mbajtura peng nga korrupsioni e krimi i organizuar nuk mund tė kemi ekonomi tė zhvilluar, as sundim tė ligjit e as stabilitet politik, pėr shkak se tensionet po rriten vazhdimisht, derisa krimi dhe korrupsioni i nėntokės kriminale vetėm sa kanė metastazuar nė tė gjitha institucionet e shtetit, pa dallim. Kjo argumentohet akoma mė mirė edhe nė bazė tė trendit tė largimit tė qytetarėve, nga vendi. Kosova po vazhdon tė braktiset, shumica e popullatės nė rastin e parė qė jepet mundėsia, sepse askush nuk po mund tė toleroj mė tė bashkė- jetojė me mafinė dhe me krimin e organizuar qė ka kapur shtetin, duke mos e lėnė tė funksionojė.

Korrupsioni endemik

Prof. i sė drejtės, Muhamet Kelmendi, zanafillėn e instalimit tė krimit dhe korrupsionit nė institucionet e shtetit tė Kosovės dhe nė politikė e sheh qė nga instalimi i pushtetit tė UNMIK-ut, qė nuk ėshtė zhbėrė as pas pavarėsimit tė vendit. "Ka kohė qė vendin tonė e ka mbėrthyer krimi dhe korrupsioni. Nė fakt, me Rezolutėn 1244 tė KS tė OKBS-sė, e cila e pėrcaktoi UNMIK-un si organ udhėheqės nė Kosovė, filluan edhe dukuritė negative me krimin dhe korrupsionin. Fillimisht u vendosėn nė pushtet, nė Kuvend, nė polici, nė prokurori dhe nė gjykata, ish-njerėzit e regjimit dhe nėpėrmjet kėtyre u vendos korrupsioni dhe krimi, qė depėrtoi shumė shpejtė te disa elemente tė subjekteve politike, qė mė vonė tėrė atė strukturė e futėn nėn kontroll tė mafisė politike dhe ekonomike e financiare", ėshtė shprehur ai. "Ky sistem kriminal, nga politika u ngarkua edhe me bashkėpunėtorėt e regjimit fashist serb, qė e rrėmbyen pasurinė e tundshme dhe tė patundshme, duke i monopolizuar nė duar tė oligarkėve mafiozė tėrė pasuritė e vendit. E tash ėshtė futur thellė krimi dhe korrupsioni. Asnjė punė nuk mundet kush nė organet e shtetit ta kryejė si duhet, si nė prokurori a gjykata, nė fushėn e punėsimit a nė spital, pa korrupsion dhe lidhje tė forta. Madje njerėzit vdesin pėr mjete medicinale dhe nuk ka ndihmė pa korrupsion nėpėr mjekė, por edhe nė qeveri", tha Kelmendi pėr "Kosova Sot".

Pasiguri totale

Analisti Blerim Burjani pohon se ėshtė komplet njė pasiguri totale dhe mungesė perspektive nė zhvillimin ekonomik tė shtetit, veēmas tė sektorit privat, i cili totalisht ėshtė i varur nga rendi dhe ligji nė shtet. "Tash pėr tash nuk ka kush tė merret as me konkurrencėn jolojale, nuk ka kush tė merret me ndaljen e monopoleve, me tenderėt e shumtė tė kurdisur e gjithēka tjetėr. Tani pėr ta ndarė "shapin nga sheqeri" konsideroj se ēėshtja qėndron kryekėput te vetėdijesimi i popullit, pėr ta ndėshkuar kėtė klasė politike, por jo te vetėdijesimi i kėtyre partive me kėta liderė, tė cilėt dihen pse janė nė kėto poste dhe dihet edhe kush janė, dhe si janė ardhur nė pushtet dhe ēka kanė bėrė, kjo mbetet nė vullnet tė qytetarėve pėr tė gjykuar e vepruar nė tė ardhmen", tha Burjani pėr "Kosova Sot".

Sipas analistit politik, Gurakuq Kuqi, drejtor nė Institutin e pavarur pėr studime politike dhe medie, vala e tretė e demokracisė pas viteve '80, qė ndodhi nė shumė shtete, pėr Kosovėn pothuajse ka qenė e kundėrta e pritjeve duke qenė larg modelit tė demokracisė perėndimore, prandaj dhe shumica nga ato shtete kanė mbetur demokraci vetėm nė letėr. "Klasa politike e shteteve tė valės sė tretė tė demokracisė tė dhėnė pas krimit tė organizuar, kapjes sė shtetit dhe shfrytėzimit tė resurseve natyrore krijuan njė "oligarki funksionale dhe demokraci formale", duke e bėrė shtetin qė tė dėshtojė tė ofrojė edhe shėrbimet mė themelore pėr qytetarėt. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė Kosovė dhe tani jemi duke jetuar nė "oligarki funksionale brenda demokracisė formale", u shpreh ai. "Dhe tani nuk ka asnjė lidhje tė institucioneve shtetėrore ekzistuese, qė punojnė pėr nevojat e qytetarėve, por vetėm tė klasės politike. Kjo direkt po e rrezikon shtetin me dy paralele tė njėtrajtshme shkatėrruese: e para ėshtė se qytetarėt e Kosovės janė thellėsisht tė dėshpėruar nga mizoria e klasės politike dhe ndihen tė pafuqishėm pėrballė kėsaj mizorie dhe pa perspektivė, andaj si zgjidhje e shohin ikjen nga Kosova, por edhe humbjen e lojalitetit ndaj shtetit nė ēdo mėnyrė. E dyta, Kosova po pėrballet me njė dinamikė tė shtuar tė diplomacisė sė Serbisė pėr dėshtimin dhe zhagitjen e shtetit tė Kosovės deri nė krijimin e rrethanave pėr goditjen e fundit", potencoi ai./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma