Buzėqeshje kosovarėsh nė rrugėn e plazhit, Durrės!

Nga Artan Fuga - E njoh psikologjinė e njeriut qė vjen pėr punė ose pushime larg vendlindjes sė tij. Qoftė edhe kur vjen kosovari nė vend tė tij nė territorin e Shqipėrisė.
Psikologjia e njeriut nuk shfaqet te fjalėt, por te gjuha e trupit. Te lėvizja.

Kur eci me veturė rrugės sė plazhit bėj kujdes qė sidomos individėve burrė a grua, qė kalojnė tej e tej, t'u le rrugėn.

T'i respektoj.

Ndaloj dhe sipas rregullit tė kortezisė ua bėj me dorė: Lutem kaloni!

Pastaj u shoh fytyrėn dhe ecjen.

Fytyra u ndriēon nga gėzimi dhe buzėqeshja u kap buzėt. Kokė ulur, ecin me hap tė shpejtė sikur tė duan mos tė mė vonojnė duke pritur.

Pse nxitoni? Se mos kam ndonjė punė urgjente unė?

Ndonėse ėshtė e drejta e tyre tė kalojnė dhe detyra im tė pres!

Nuk janė tė gėzuar se kalojnė shpejt, jo, kanė kohė boll, por sepse ndihen si tė respektuar nga dikush me targa Shqipėrie nė Shqipėri. Atje ku ne tė kėtejshmit bėjmė pak si gjela pulastreni a thua se e kemi me tapi tokėn, deti, rėrėn, diellin.

Nga ai gėzim, ndjej se ata tė urtet ndihen pak si tė ndrydhur nė plazhet tona. Ndryshe ai gjest nuk kishte se pėrse t'u bėnte pėrshtypje.

Hjadeni kosovarė nė plazhet tona! Janė edhe tuajat! Sa mijra shqiptarė lahen e shplahen nė plazhet e Greqisė, Italisė, e ju duhet tė merrkeni leje pėr tė ardh nė kėto plazhet tona naive dhe paksa idiote !

Hajdeni pėr ēfarė tė doni dhe mos pyesni fare pėr ne budallenjtė dhe kokėtrashėt! .

Pėr patriotizėm, pėr t'u nxirė, pėr t'u dalldisur pas qefit tė klubeve tė striptizės, kėndoni kėngėt tuaja, lahuni me rroba, me bikini, me brekushe, sipas qefit. Notoni, pllaqurisuni, vraponi, luani me top, hajdeni pėr seks, pėr cmime mė tė mira, pėr patriotizėm, kozmopolitizėm, a pėr komunizėm. Si ta keni qefin.

Deti Adriatik dhe Jonian na bashkon ju me ne, ne me ju, ne dhe ju me peshqit, gaforret, kandilėt e detit, me hėnėn qė reflektohet mbi dallgė nė muzg.

Hajdeni dhe hani ēfarė tė keni qef, pula, kėmbė bretkosash, pispili, sufflaqe, shli, sardele, ton, djathė, akullore stratēateli, bėni byreqet tuaja a hani byrek durrsak, bakllava Sulltan a torta me petė, pica Erdogan a qofte te pista Vitamin Aga.

Hajdeni e mos pyesni se ne nuk jemi ata qė mund t'u ftojmė ju! Nuk ėshtė prona jonė asgjė qė i takon natyrės.

Dhe bėni kujdes kur ne ju kthejmė kusurin, se ju vjedhim ne, mos u mėrzisni qė parkojmė keq se veturave nuk dimė t'u hipim ne, nuk mbjellim lule, plehra gjithandej, madje na falni se shpesh nga qė nuk dimė mirė shqip dhe nuk kuptojmė kur ju flisni shqipen e bukur dhe jo atė tė katundit tonė.

Madje edhe kur ca si unė u hapin udhėn, as mos e kuptoni si nder, por si njė tė drejtė tuajėn.

Kaloni kosovarė! Kaloni ēamė! Kaloni Kavajas! Kaloni Gjirokastritė! Kaloni tetovarė a ēfarė tė jeni nga Struga, Ohri, Gostivari! Shyqyr qė nuk jemi vetėm!

Mos na lini vetėm se jemi depresivė ne dhe nga vetmia vrasim shpesh edhe veten!

Hajdeni dhe ikni pėr ēfarė tė doni, kur tė doni, sa tė doni, ku tė doni!

Nuk ju uroj mirėseardhjen fare se kush jam unė qė tė kujtoj se jam te unė dhe ju jeni kėtu te mua???

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma