'Pėr kolaps energjetik, fajtorė institucionet'

Kosova brenda dy javėsh mund tė pėrballet me njė krizė energjetike, pėr shkak tė shpenzimit tė rezervave tė qymyrit pėr prodhimin e energjisė elektrike. Lajmin e ka konfirmuar pėr Radion Evropa e Lirė, Arben Gjuka, drejtor i Korporatės Energjetike tė Kosovės, i cili e ka pėrshkruar situatėn si mjaft alarmante.
Ai thotė se alarmin pėr arritjen nė njė situatė tė tillė, si e tanishmja, e ka paralajmėruar njė vit mė parė.

“Ishte dashur qė tė jetė alarmante edhe mė herėt, kur ne para njė viti kemi njoftuar se i kemi ndalur operimet pėr shkak tė bllokimit apo pamundėsisė pėr ta zgjeruar minierėn nė drejtim tė fshatit Shipitullė (Komuna e Obiliqit), pėr shkak tė ndėrtimeve jolegale, para ekskavatorėve. Fatkeqėsisht, ne nė dy javėt e ardhshme, do tė dalim me njė plan emergjent, qė nėnkupton se duhet t’i ndalim disa njėsi gjeneruese ose ta kemi njė gjenerim tė kufizuar, pėr shkak tė mundėsive apo rezervave tė kufizuara qė i kemi pėr marrjen e qymyrit nė atė pjesė”, tha Gjuka.

Ai shpjegon se procedurat pėr marrjen e pronėsisė sė 52 hektarėve, tė cilat janė pronė private, kanė nisur nga KEK-u nė vitin 2012, por sipas tij, institucionet e caktuara e kanė neglizhuar procesin e shpronėsimit tė asaj hapėsire, e cila tashmė ėshtė zonė e interesit kombėtar. Sipas tij, tashmė ligjet janė shkelur dhe nė atė zonė ka pasur ndėrtime tė egra apo jolegale, tė cilat siē thotė Gjuka, nė bazė tė informacioneve dhe regjistrimeve nė terren, kanė qėllim pėrfitimin personal tė ndonjė grupi apo personi tė caktuar.

Sipas tij, pėrgjegjėsinė pėr ndėrtimet jolegale nė zonėn ku ėshtė dashur tė shtrihet miniera e kanė institucionet qendrore dhe lokale.

“Fillojmė nga institucionet komunale, deri te ato qeveritare, pėrfshirė kėtu Komunėn e Obiliqit, Ministrinė e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, konkretisht inspektorati kombėtar pėr ndėrtime jolegale”, tha Gjuka.

Musa Shabani, kryetar i Bordit tė Komisionit tė Pavarur pėr Miniera dhe Minerale, thotė se KEK-u e ka licencėn pėr shfrytėzimin minerar nė zonėn nė tė cilėn janė shfaqur problemet pėr shpronėsimin e pronave.

“Ky ėshtė problem, faktikisht, i Qeverisė. Pėr sa di unė, Qeveria tashmė ėshtė duke u marrė me kėtė ēėshtje”, tha Shabani.

Por, pavarėsisht insistimit tė Radios Evropa e Lirė, zyrtarėt e Ministrisė pėr Zhvillim Ekonomik e Qeverisė sė Kosovės nė largim, ministri kjo pėrgjegjėse pėr energjetikėn, nuk kanė pranuar tė flasin lidhur me kėtė ēėshtje.

Por, a ka forma alternative tė furnizimit me energji elektrike nė rast tė pėrballjes me njė krizė energjetike?

Gjuka thotė se Korporata Energjetike e Kosovės nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr njė gjė tė tillė, sepse ajo ka licencė vetėm pėr gjenerim tė energjisė elektrike.

“Ka muaj qe ne i kemi njoftuar palėt tjera, pėrfshirė edhe Zyrėn e Rregullatorit Energjetik (ZRRE) dhe tė licencuarit tjerė qė e kanė pėrgjegjėsinė pėr furnizim tė qytetarėve. Tani presim qė nė kėto dy javėt e fundit t’i harmonizojmė dhe marrim vendimet konkrete, varėsisht prej vendimeve tė tyre. por, KEK-u nuk e ka atė mandat dhe atė mundėsi”, tha Gjuka.

Shpronėsimet dhe zhvendosjet nga kėto zona, tė cilat janė potenciale si miniera qymyri,kanė nisur qė nga viti 2002. Fillimisht, ato kanė nisur nga institucionet e atėhershme tė pėrkohshme, dhe mė pastaj kanė vazhduar edhe nga Qeveria e Kosovės mė 2009, kur edhe ėshtė shpallur Zonė e Interesit tė veēantė ekonomik.

Po ashtu, Qeveria e Kosovės, mė 21 korrik, nė mbledhjen e saj tė rregullt, ka miratuar vendimin pėr shpronėsim pėr interes publik tė pronave tė paluajtshme tė pronarėve dhe zotėruesve tė interesi, tė cilat preken nga realizimi i Projektit pėr zgjerimin e mihjes sipėrfaqėsore pėr eksploatim tė thėngjillit pėr prodhim tė energjisė elektrike, pėr nevoja tė Korporatės Energjetike tė Kosovės, zona kadastrale Hade dhe Shipitullė, Komuna Obiliq. /REL/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma