Jeta nė qiell e Fjolla Gagicės

Fjolla Gagica pėr albinfo.ch flet lidhur me profesionin qė ushtron, jetėn e saj nė qiell, vėshtirėsitė dhe kėnaqėsitė qė sjell puna e saj, raportet me klientė e sidomos me bashkatdhetarėt tanė, kosovarė.
Ajo ka zgjedhur njė profesion jo shumė tė zakonshėm te shqiptarėt. Ndonėse ėshtė dėshirė e shumė vajzave, stjuardesat deri nė vitet e fundit, nė Kosovė mund t`i shihnim vetėm nė televizion. Por, njė konkurs i hapur nga kompania ajrore “Adria Airways”, bėri qė Fjolla Gagicės t’i realizohet njė ėndėrr tė cilėn e kishte qė nė fėmijėri. Tash gjashtė vite, Fjolla ėshtė e punėsuar nė profesionin e stjuardesės nė kompaninė sllovene “Adria Airways”. E diplomuar nė fakultetin ekonomik – dega menaxhment informatikė nė Prishtinė,

albinfo.ch: Kur ju lindi dėshira pėr t’u bėrė stjuardesė?

Fjolla Gagica: Sikur secila vajzė tjetėr qė ka simpati pėr kėtė profesion, kėtė simpati e kisha edhe unė qė nė fėmijėri. Mirėpo, meqenėse stjuardesat ne kosovarėt ishim mėsuar t`i shihnim vetėm nė TV, kjo dėshirė filloi thuajse tė shuhet. Megjithatė, rastėsisht njė ditė pash nė gazetė njė konkurs, ku kompania “Adria Airways” kėrkonte tė punėsonte stjuardesė nė Kosovė. Kėtu pastaj ėndrra ime u bė realitet.

Prej sa vitesh punoni nė kėtė profesion?

Kėtė profesion e ushtroj prej rreth 6 vitesh, kurse kompania pėr te cilėn punoj ėshtė kompani sllovene e quajtur “Adria Airways” e cila operon qė nga viti 1961 nė Evrope dhe jashtė saj. Po ashtu, ėshtė njė anėtare e rrjetit tė njohur “Star Alliance”. “Adria Airways” para disa vite ka hapur edhe bazėn nė Kosovė ku ėshtė bėrė i mundur punėsimi ynė.

Cilat ishin kushtet pėr tė punuar si stjuardesė?

“Adria Airways” ka kėrkesat e saj tė cilat duhet tė plotėsohen nga ana e aplikuesit. Disa nga kėrkesat janė: Njohja e gjuhės angleze, tė jesh fizikisht i/e gatshėm pėr punė, energjik/e, profesional/e, miqėsor/e.

Sa femra kosovare punojnė nė kėtė profesion?

Numrin e saktė nuk e di, por numri i femrave kosovare qė punojnė nė kompaninė “Adria Airways” ėshtė gjashtė.

Si ėshtė tė jesh stjuardesė dhe tė jetosh nė qiell?

Tė jesh stjuardesė ka anėt e mira dhe anėt pak mė tė vėshtira. Anėt e mira janė se gjithmonė jemi ne kontakt me njerėz, gjė qė asnjėherė nuk ėshtė e mėrzitshme, kurse sa i pėrket anėve mė tė vėshtira, ėshtė fillimi i punės nė orare tė ndryshme. Jeta nė qiell ėshtė e tėra adrenalinė!

Mund te na tregoni si duket njė ditė e zakonshme e punės?

Zakonisht dita fillon me paraqitjen nė punė, qė tek nė ėshtė nė Aeroportin e Prishtinės. Pason takimi i pjesės tjetėr tė ekuipazhit dhe diskutimi mbi fluturimin, gjėrat e veēanta qė mund t’i kemi nė fluturim dhe pėrgatitjet pėr fluturim. Nė aeroplan bėjmė pėrfundimin e disa procedurave te zakonshme para arritjes sė pasagjerėve siē janė: kontrollimi i pajisjeve emergjente, pranimi i furnizimit me ushqim tė freskėt pėr ēdo fluturim etj. Pastaj vazhdojmė me pritjen e pasagjerėve, ofrimin e ndihmės nga ana jonė si dhe bėrjen gati pėr nisje. Gjatė fluturimit, ne mundohemi tė jemi sa mė nė dispozicion tė pasagjerėve nė mėnyrė qė tė mundėsojmė njė fluturim sa mė tė kėndshėm dhe komod. Pak, a shumė kėshtu vijon tėrė dita edhe nė fluturimet pasuese.

Zakonisht udhėtimet e juaja janė me bashkudhėtarėt tanė. Si ėshtė reagimi i tyre kur kuptojnė qė jeni nga Kosova dhe flisni shqip?

Momentet kur e kuptojnė se jemi shqiptare, janė mjaft tė kėndshme. Pasagjerėt, nganjėherė na shikojnė tė befasuar kur na dėgjojnė duke folur shqip, ndėrkohė menjėherė pason pyetja: Shqiptare je, a ? Gjithsesi, janė shumė tė lumtur dhe ndihen krenarė qe ne jemi duke punuar aty.

Si sillen ata gjatė udhėtimit ?

Kryesisht sillen shumė mirė, janė shumė miqėsorė, sepse mund tė shprehen mė lehtė nė gjuhėn tonė, gjė qė ua bėn edhe mė tė lehtė parashtrimin e pyetjeve tė ndryshme si: Nga je?, e kujt je? , a je e interesuar tė martohesh pėr letra jashtė?, e pyetje tė tjera tė cilat bėjnė qė udhėtimi tė bėhet edhe mė i shkurtėr.

A keni ndonjė rast interesant qė ju ka ndodhur gjatė fluturimit?

Sinqerisht, diēka specifike nuk po mė kujtohet, por gjithmonė ka momente tė vogla tė cilat na zbukurojnė ēdo ditė tė punės. Momentet mė tė mira janė kur marrim pėrqafime nga fėmijėt ose personat mė tė moshuar kur tė kuptojnė qė jemi nga Kosova.

Cilat janė kėrkesat mė tė shpeshta qė ua bėjnė pasagjerėt ?

Kėrkesa mė e zakonshme ėshtė ulja nė njė rend me familjarėt. Nė bileta u caktohen vende tė ndryshme dhe pastaj kur hyjnė nė aeroplan kėrkojnė tė ulen sė bashku. Tjetėr kėrkesė e tyre ėshtė qė ata tė ulen nė radhėt e para tė aeroplanit si dhe ngritja nė kėmbė para se aeroplani tė zbresė tė aeroportin e caktuar. Nė pėrgjithėsi, janė kėrkesa tė thjeshta qė sipas mundėsive mundohemi t`ua pėrmbushim tė gjithėve.

Cili ėshtė vendi mė i bukur qė keni vizituar?

Bota ka vende shumė tė bukura, por nganjėherė vendi tė cilin e ke mė afėr tė pėlqen mė shumė. E i tillė ėshtė Sllovenia. Ėshtė njė shtet shumė i pastėr me gjelbėrim, mbase mė pėlqen edhe pse i kemi kolegėt atje dhe gjithmonė na kanė pritur nė mėnyrėn mė tė mirė.

Po fluturimi mė i frikshėm cili ka qenė?

Nuk kam pasur ndonjė problem serioz gjatė fluturimit qė do e mbaja nė mend, kurse sa u pėrket gjėrave tė vogla, ato harrohen shpejt.

Cilat janė planet e juaja pėr tė ardhmen?

Plane pėr tė ardhmen kam shumė po sa realizohen nuk e di. Aktualisht mendoj tė vazhdoj tė ushtrojė profesionin qė e kam tani, por pa e lėnė prapa edhe jetėn personale.

Mendoni se kjo ėshtė puna qė ju do ta bėni gjithmonė?

Pėr momentin mendoj qė po. Se ēfarė ndodhė mė vonė, nuk e di.


“Nga je, e kujt je, a do tė martohesh pėr letra?”

Kryesisht sillen shumė mirė, janė shumė miqėsorė, sepse mund tė shprehen mė lehtė nė gjuhėn tonė, gjė qė ua bėn edhe mė tė lehtė parashtrimin e pyetjeve tė ndryshme si: Nga je?, e kujt je? , a je e interesuar tė martohesh pėr letra jashtė?, e pyetje tė tjera tė cilat bėjnė qė udhėtimi tė bėhet edhe mė i shkurtėr.


Foto Bujar GASHI


http://www.albinfo.ch/jeta-ne-qiell-e-fjolla-gagices/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma