Njė ditar jete me shumė dėshmi kohe pėr jetėn e kaluar tė autorit

Gjilan - Para do dite, Ilaz Jashari, mėsues nė pension (1934), nga Nasala, por me banim nė Gjilan, botoi veprėn e katėrt me radhė publicistike me titull “Dėshmi kohe”. Ėshtė kjo njė vepėr e zhanrit publicistik e shkruar nė formė ditari nė vetėn e parė. Siē dihet, Ilaz Jashari, ndonėse ėshtė nė moshė tė shtyrė 84-vjeēare, ai kohės sė fundit i ėshtė kthyer jetėshkrimit publicistik, ku nė veprat e tij tė botuara rrėfehet apo pėrshkruhet jeta e kaluar e tij dhe e popullit tė Malėsisė sė Karadakut.
Nė veprėn mė tė re “Dėshmi kohe”, Ilaz Jashari, autor, ka bėrė pėrpjekje qė tė kaluarėn e tij ta shndėrrojė nė jetėshkrim, pra nė ditar jete. Gati tė gjitha zhvillimet qė i ka nė shėnjestėr tė jetėshkrimit tė tij nė fjalė, ia fillon nga viti 1933, kur vetė (autori) pati 7 vjet dhe, shteti ku ishte lindur ai, ishte sulmuar nga ushtritė e jashtme. Kėto ngjarje autori i pėrshkruan duke i rrėfyer nė vetėn e parė, por duke u dhėnė ngjarjeve fakte dhe dėshmi tė kohės sė pėrjetuar.

Pra, kaptina e parė apo rrėfimin e parė, autori e nis me shkrimin me titull “Nisa tė kuptoj...” pėr tė vazhduar mėtutje me rrėfime tė tjera. Rrėfimi i dytė “Pushtimi i ri”, fillon me njė kahje tjetėr.

Autori fillon me ofensivėn ushtarake tė Aleancės tripalėshe, ku, si shton autori, pėr 17 ditė ėshtė okupuar Mbretėria Jugosllave. Kėtu kemi ndarjen e trevės shqiptare nė tri pjesė, ku nė anėn veriore tė lumit Ibėr, si shton autori, “pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe ekonomike qė kishte xeherorja e plumbit Trepēa, pėr makinerinė gjermane tė luftės, u vendos sundimi i administratės Gjermane”(f.7).

Aty nė vazhdim shton se, “ushtria fashiste italiane, qė e kishte pushtuar Shqipėrinė, qysh nė vitin 1939, tashti shtriu sundimin e vet edhe nė pjesėn mė tė madhe tė Kosovės”. Pra, ky pushtim apo sundim “ishte nga lumi Ibėr nė veri e gjer te lumi Morava nė juglindje tė Kosovės, duke pėrfshirė edhe krejt territorin tjetėr tė saj, nė tė cilėn vendosėn administratėn e njėjtė me atė qė kishte vendosur qė mė parė nė Tiranė”(f.7).

Si shtohet nė vepėr, nė anėn jugore tė lumit Moravė dhe deri nė kufi me Greqinė, ishin vendosur forcat ushtarake fashiste Bullgare, qė i ishin bashkangjitur Aleancės sė boshtit tripalėsh. Nė kėtė kaptinė tė rrėfimit, autori flet pėr shkollat shqipe, ku kėto “procese” mėsimore shkollore i udhėhiqnin arsimtarėt shqiptarė, kryesisht tė dėrguar nga Ministri i Arsimit tė Shtetit Shqiptar, Shqipėria. Por, sa i pėrket jetės sė popullit, nė pjesėn ku jetonte popullata shqiptare, pra nė anėn jugore tė Moravės, sundonte ushtria fashiste bullgare, ku jeta e njerėzve tė kėsaj ane qe shumė e rėndė dhe e papėrballueshme.

Pra, popullata jetonte nė pasiguri tė plotė e pa asnjė shpresė. Atė kohė, sipas autorit, ushtria fashiste bullgare i kishte shndėrruar shkollat nė kazerma ushtarake. Ishte njė jetė me droje dhe e mėrzitshme. Popullata jetonte pa gjėrat elementare tė jetės. Nuk guxonte asnjė qytetar qė gjatė natės t’i shiheshin dritat e llampės nėpėr dritare. Pėr ēdo nevojė, njerėzit duheshin tė merrnin leje nė komunė pėr tė treguar drithin, miellin e “sendet” tjera pėr jetė.

Pason rrėfimi me titull “Rikthimi i pushtimit tė vjetėr”. Kėtu autori i veprės, I. Jashari ndalet tek pushtuesi serb, i cili, edhe atė kohė ka ushtruar dhunė e presion tek popullata shqiptare qė mėsimi tė organizohet vetėm nė gjuhėn serbe. Si shton autori, “shkollat shqipe, edhe pse u formuan me vonesė, vuanin nga mungesa e theksuar e kuadrit arsimor”. E pėrmend rastin kur Republika Popullore e Shqipėrisė, pėr nevojat e arsimit shqip, ajo nė Kosovė pati dėrguar mbi 200 mėsimdhėnės pėr ta ndihmuar procesin mėsimor nė shkollat amtare shqipe.

Ilaz Jashari, nė veprėn e tij “Dėshmi kohe” flet edhe pėr hapjen e shkollės fillore shqipe nė fshatin Zhegėr. E pėrmend mėsuesin, Hasan Dylgjerin, nga Shkodra, i cili, pos nė Zhegėr, ai, si shton autori, e viziton fshatin Nasalė, ku bėri regjistrimin e fėmijėve tė moshės shkollore pėr t’i vijuar mėsimet nė Zhegėr. Kėtu autori shton pėr vete se, se kur ėshtė regjistruar nė shkollė, pati 12 vjet moshė. Nė kėtė pjesė tė ditarit, ai pėrmend dy personalitetet tė fshatit Nasalė, Isa Jasharin e Haki Selimin, tė cilėt, i pari, atė kohė, ishte kryetar i komunės sė Zhegrės dhe, i dyti, Hakiu, qe sekretar i Partisė pėr Komunėn e Zhegrės.

Nė rrėfimin pasues “Luftė analfabetizmit...”, autori I. Jashari ndalet tek realizimi planit tė parė pesėvjeēar. Kėtu flet pėr aksionin pėr ta luftuar analfabetizmin tek popullata. Pra, ėshtė koha kur formohen kurse pėr zhdukjen e analfabetizmit dhe pėr organizimin e kurseve pėr arsimimin e tė rriturve nė fshat. Nė kėtė kohė, “kurset i udhėhiqnin dy mėsues tė caktuar nga arsimi i rrethit tė Gjilanit, si Ferid Berisha dhe Rexhep Kabashi, tė cilėt, siē shton autori i veprės, ishin dy punėtorė tė dalluar tė arsimit”(f.18).

Nė rrėfimin e ditarit, autori na flet pėr planin e parė pesėvjeēar tė vitit 1951, ku ėshtė bėrė kolektivizimi i pėrgjithshėm i toka bujqėsore. Mandej, nė vitin 1948/49, autori flet pėr seksionin e arsimit tė asaj kohe, tė Kosovės, i cili kishte marrė vendim qė t’i themelojė disa shkolla tė ulėta dyvjeēare pėr t’i aftėsuar kuadrot e domosdoshme pėr kooperativat fshatare. Tė tilla shkolla janė hapur nė Gjilan, Kaēanik, Prizren dhe ajo teknike nė Pejė.
Nė vitin 1948 hapet Shkolla e Ulėt Bujqėsore nė Gjilan. Kėtu vijuan mėsimet 62 nxėnės, tė cilėt mėsonin 19 lėndė mėsimore. Drejtor i Shkollės sė Ulėt Bujqėsore ishte Bajram Zeka nga Mitrovica, njė luftėtar i antifashist. Kjo shkollė pati 12 hektar tokė bujqėsore tė klasit tė parė. Autori i veprės ishte nxėnės i shkollės nė fjalė, tė cilėn e kishte kryer nė vitin 1949/50.

Nė veprėn “Dėshmi kohe”, Ilaz Jashari, autor, shkruan pėr dėshtimin e kolektivizimit tė popullatės. Na flet pėr kohėn e Informbyrosė, na shkruan e na rrėfen pėr mungesėn e bukės apo si e quan ai, Zia e bukės. Ishte njė kohė, kur popullata shqiptare pėsoi e pėrjetoi tė zitė e ullirit, kur i mungoi edhe buka e gojės. Shteti i asaj kohe, nga popullata mblidhte tė lashtat e njerėzve. Kjo “ngjarje” ishte e vitit 1947, kur nė pranverėn e kėtij viti, njerėzit mbetėn pa kafshatėn e gojės.

Popullata shqiptare, nė mungesė tė bukės, ajo ėshtė detyruar tė udhėtojė nė kėmbė gjer nė fshatrat e Kumanovės pėr tė siguruar drith (grurė apo misėr) pėr familjet e tyre. Ilaz Jashari, autor, na flet pėr ndėrtimin e shkollės sė fshatit Nasalė. Ishte viti 1952, kur pėr herė tė parė, fėmijėt e kėtij fshati patėn rastin tė vijojnė mėsimet nė objektin e tyre shkollor. Me vetėkontribut, fshatarėt nasalas e ndėrtojnė objektin shkollor. I pėrgatitin 20.000 copė tulla (qerpiē prej dheu), ndėrsa mėsues shkolle caktohet Gani Dalipi, nga Pėrlepnica. Pėr mirėmbajtės tė shkollės, caktohet Sabit Selimi nga Nasala, tash i ndjerė. Po ashtu, nė veprėn e I. Jasharit flitet apo rrėfehet nė formė ditari se si nxėnėsit serbė kanė mėsuar bashkė me ata shqiptarė.

Mandej, nė vepėr flitet shkollėn politike. Autori flet pėr vetėn e tij si filloi pėr herė tė parė tė punojė si mėsues me ditar nė dorė nė fshatin Stanēiq, Malėsia e Karadakut. Pagėn e pati 7200 dinarė. Viti 1952. Kjo shkollė pati 84 nxėnės, ku punoi edhe mėsuesi Ismajl Kadriu, tash i ndjerė nga Zhegra. Atė kohė inspektor i arsimit pėr rrethin e Gjilanit ishte Tefik Jakupi, tash i ndjerė. Kėtu nė Stanēiq punoi si mėsues edhe Bajram Qerimi. Ky ishte nip Nasale. Mandejs nė vepėr autori bėn fjalė pėr punėn e tij si mėsues nė fshatin Pėrlepnicė tė Gjilanit. Aty kur ka filluar tė punojė, e gjeti si mėsues Adem Dalladaku. Drejtor i kėsaj shkolle ishte Avdylaziz Zarbinca nga Gjilani.

Nė veprėn ditar jete, autori flet pėr shkollimin e tij gjatė punės. Regjistrohet nė njė kurs nė Prizren, mandej, atė e gjejmė se ėshtė regjistruar nė Gjimnazin e Ulėt nė Gjilan. Na rrėfen se si Beqir Musliu, shkrimtar gjilanas, tash i ndjerė, ia ka shtypur temėn e diplomės. Mandej na rrėfen pėr jetėn e tij duke punuar si mėsues nė Livoē tė Poshtėm. Na flet pėr aksionin e famshėm pėr mbledhjen e armėve. Ishte viti 1955/56, muaji shkurt, ku nė tėrė Kosovėn, Sigurimi Shtetėror i Serbisė filloi njė dhunė tė paparė mbi shqiptarėt e Kosovės, tek tė cilėt kėrkonte armėt edhe tek ata qė nuk posedonin. Qėllimi ishte si mbulesė pėr dhunė tė planifikuar ndaj qytetarėve tė zakonshėm. Kjo gjendje krijoi pasiguri tek popullata, e cila nxiti shpėrnguljen e tyre masive pėr nė Turqi.

Nė veprėn e I. Jasharit “Dėshmi kohe” rrėfehen ngjarje tė dhimbshme tė kėsaj kohe tė dhunės, ku njerėzit torturoheshin si shtaza nga policėt serbė. Autori na rrėfen pėr mėvetėsinė e Shkollės Normale shqipe nė Gjilan. “Ishte viti 1955/56, kur nė Gjilan, pranė Shkollės sė Mesme Ekonomike janė hapur paralelet tė Shkollės Normale nė Gjuhėn shqipe. Atė kohė, nxėnėsit e Normales qė nė fillim t’i kryenin dy vitet e para tė kėsaj shkolle nė Gjilan, kurse vitet tjera i vazhdonin pranė Normales nė Prishtinė. Kėta nxėnės i mėsonin vetėm lėndėt nė gjuhėn shqipe, ku profesori i nderuar Tahir Berisha, ligjėroi gjuhėn shqipe dhe Nexhat Orana, profesor, ligjėroi lėndėn e matematikės.

Nė kėtė ditar jete, autori na rrėfen pėr shėrbimin shėndetėsor tė kohės, pėr punėn e tij si mėsues nė Malishevė tė Gjilanit, nė Livoē tė Poshtėm, pėr punė e tij si drejtor nė fshatin Beguncė tė Vitisė, pėr ftesėn pėr tė shėrbyer ushtar nė moshėn 22-vjeēare. Na rrėfen pėr jetėn e tij nė kazermė ushtarake, si ushtar nė Zagreb, pastaj atė (autorin) e shohim duke punuar si mėsues nė fshatin Llashticė, ku na flet pėr rihapejn e shkollės fillore nė Nasalė, punėn e tij nė kėtė fshat tė lindjes, pėrsėri atė e shohim duke punuar si mėsues nė qytet, Gjilan, gjatė vitit 1963/64.

Nė vepėr flitet pėr shkollėn shqipe pas vitit 1981 dhe, nė fund, ai si autor na rrėfen kohėn e tij si mėsues nė qytet gjatė vitit 1990/91. Nė vepėr janė edhe disa rrėfime apo kaptina tė flasin pėr Pėrshkallėzimin e krizės, Rrėshqitja nė luftė tė armatosur, Referendumin popullor, Pėrndjekja dhe represioni ndaj aktivistėve tanė, mandej si Dėshmitar nė gjyq, pėr Dhunėn e zhveshur shtetėrore, pėr Durimin se si ėshtė sosur, Shtetrrethimi i plotė, Jeta pėrtėrihet edhe nė luftė, Bastisje tė rrezikshme dhe nė fund ėshtė rrėfimi me titull: “Aromė lirie”. Vepra ka 228 faqe tekst./tefik selimi/rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma