Nėntori i dytė nga Gazmend Freitag

Gazmendi Freitag (49) ka zbuluar nė vete njė vokacion tė fuqishėm pėr artin figurativ: Talentin e tij e pėrdorė shumėllojshmėrisht nė teknika tė ndryshme si grafikė, pikturė me vaj, vizatime me laps, shkumės dhe bojė shtypi. Kėshtu, ai iu shtua atyre artistėve shqiptarė qė e ushtrojnė artin e tyre jashtė ardheut tė vet, me shpresėn se do tė mund tė krijojnė dhe forcojnė imazhin e shqiptarėve si njerėz tė artit, tė kulturės dhe tė angazhimit intelektual.
Punimet nga Gazmend Freitag pėrfshijnė motive tė shumta si: elemente autobiografike, peisazhe tė vendlindjes, portrete tė shumta tė njerėzve, kujtime tė fėmijėrise, nudo, peisazhe, e shumė tė tjerė.

Veprat e Gazmend Freitag dėshmojnė pėr ndjeshmėrinė shpirtėrore tė njė artisti tepėr ambicioz, tė cilin e nxiste qė nga fėmijėria e tij pėr tė pikturuar.

Gazmendi qė nga viti 1990, apo mė shumė se gjysmėn e jetės e ka kaluar nė Gjermani dhe nė Austri, dhe malli pėr vendlindjen, pėr vendin e tij e bėn tė jetė shumė i lidhur emocionalisht me gjithēka tė bukur dhe tė mirė me to. Nė artin e tij, ndėrkaq, nuk ėshtė vetėm motivika dhe tematika shqiptare, pasi qė ai trajton tė bukurėn universale dhe me koncepte moderne estetike pėr artin. Prandaj, Gazmend Frietag ka shumė punime me motive nga Austria dhe gjetiu, gjithnjė nė funksion tė njė trajtimi artistik tė tė bukurės nė natyrė dhe te njeriu. Perceptimi estetik i realitetit, e pėr mė tepėr transponimi estetik i tij, nga piktori Gazmend Freitag e ka bėrė qė nė masė tė madhe tė punojė peizazhe dhe portrete, gjė qė kėtė e afron mė shumė me realizmin magjik. Veten, ndėrkaq, Gazmendi e mban njė realist impresionist, sigurisht si njė konceptim i njė sinkretizmi tė realizmit dhe tė impresionizmit si rryma artistike mjaft tė njohura dhe mjaft tė pėrhapura nė artin botėror.

Opusi tematik i artit tė Gazmendit realizohet nėpėrmjet peizazhit, portretit, nudos dhe natyrės sė qetė. Sė fundmi ka filluar tė punojė edhe punime tė natyrės ilustrative pėr tregime dhe libra tė ndryshėm letrarė, duke bėrė hapa tė tjerė nė zgjerimin e lloj-llojshmėrisė artistike tė tij. Duhet thėnė se kur bėhet fjalė pėr aspektet e brendshme, tipologjike dhe strukturore tė artit tė Gazmendit, nuk mund tė lėmė pa pėrmendur se nėpėrmjet vajit dhe tushit, ai ka arritur qė tė realizojė piktura dhe grafika mjaft tė mira, ku shquhet kompozicioni karakteristik, harmonia e hapėsirės dhe e pėrmbajtjes estetike, si dhe shtrirja harmonike e ngjyrave dhe e dritėhijeve. Nė kėtė aspekt, ndikimi i impresionizmit ėshtė i dukshėm, megjithėse ai po arrin qė tė paraqitet me njė veēanti origjinale si njė piktor i formėsuar dhe i njohur nė botėn artistike moderne. (Rexhep Kastrati)

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma