Gjykata Federale e Zvicrės ndalon dėbimin e kosovarit, i rrezikuar nga gjakmarrja

Me arsyetimin se nė Kosovė ende vepron vetėgjyqėsia gjegjėsisht frika nga gjakmarrja, Gjykata Federale me seli nė Lozanė ka marrė njė vendim qė e kundėrshton vendimin pėr dėbim tė kosovarit, qė kishte marrė Zyra e Luzernit pėr Migracion.
Se gjakmarrja ndėr shqiptarėt mjerisht, vazhdon tė jetojė, kėtė ta kujtojnė edhe mediat e vendeve me diasporė shqiptare. Herė me bazė e herė pėr qėllime pėrfitimi, mjaft shqiptarė pėrmendin frikėn nga gjakmarrja si motiv pėr azil nė vendet pėrkatėse ose pėr t’i ikur dėbimit nga ato vende.

Sė fundi njė shqiptar 33 vjeēar nga Kosova ka pėrfituar nga ndjeshmėria e drejtėsisė zvicerane pėr kėtė dukuri anakronike shqiptare. Ai madje ka marrė konfirmimin nga shkalla mė e lartė e gjyqėsisė helvetike se nuk bėn tė kthehet nė Kosovė, pasi qė atje e kėrcėnon gjakmarrja, shkruan luzernerzeitung.ch.

Me arsyetimin se nė Kosovė ende vepron vetėgjyqėsia gjegjėsisht frika nga gjakmarrja, Gjykata Federale me seli nė Lozanė ka marrė njė vendim qė e kundėrshton vendimin pėr dėbim tė kosovarit, qė kishte marrė Zyra e Luzernit pėr Migracion, transmeton albinfo.ch.

Zyra nė fjalė nuk ka tė drejtė sė paku pėrkohėsisht, ta deportojė 33 vjeēarin, pėrkundėr faktit se ai kishte kryer delikte pėr tė cilat i takonte dėbimi.

Nė verė tė vitit 2015 zyra nė fjalė kishte vendosur ta dėbonte atė nė Kosovė duke ia ndaluar edhe qėndrimin nė zonėn Shengen. Kėtė vendim pastaj e kishte mbėshtetur edhe Gjykata e Kantonit e Luzernit. Por, sipas Gjykatės Federale, Zyra pėr Migracion duke marrė vendimin e pėrmendur e kishte neglizhuar faktin nėse personi nė fjalė rrezikohej po tė kthehej nė Kosovė.

Baza pėr vendimin pėr dėbim tė kosovarit ishte mjaft bindėse: ai nė vitet 2011 dhe 2012 ishte akuzuar pėr vjedhje ndėrkufitare nė nivel bandash dhe nė baza tė rregullta, tė realizuara nė Gjermani dhe nė Zvicėr, gjegjėsisht nė Luzern.


Pėr tė gjitha kėto delikte, prokuroria e Lucernit kishte kėrkuar pėr tė gjashtė vite burg ndėrsa lėnda ėshtė ende e papėrfunduar, nė Gjykatėn e Krimeve nė Luzern.

Kosovari ishte arrestuar nė Francė, nė bazė tė njė fletarresti ndėrkombėtar. Atje ai ishte martuar me njė franceze me tė cilėn ka dy fėmijė. Autoritetet franceze e kanė ekstraduar atė nė qershor tė vitit 2014 te autoritetet nė Lucern, kua ai vazhdon tė qėndrojė nė burg duke pritur zhvillimin e procesit.

Por ēfarė mund tė ndodhė me personin pasi ta mbarojė vuajtjen e burgut? Ai nė Zvicėr nuk ka leje qėndrimi ndėrsa nė Francė i ka dalė afati lejes. Pėr kėtė arsye Franca e refuzon pranimin e tij, pasi qė kėrkesa pėr kthim nė Francė nga Luzerni kishte arritur me vonesė. Nisur nga kjo, pėr autoritetet e Luzernit ēėshtja ishte e qartė: kosovari, pas vuajtjes sė dėnimit duhet tė dėbohet nė vendin e prejardhjes, nė Kosovė. Dhe prej atje ai, po tė donte, mund tua bėnte njė kėrkesė autoriteteve franceze pėr kthim nė Francė.

Ndėrkaq nė ankesėn e bėrė nė Gjykatėn Federale, kosovari ka theksuar se nė Kosovė ėshtė i kėrcėnuar nga pėrulja dhe madje edhe nga vdekja. Kjo pėr faktin se motra e tij shtatzėnė ishte lėshuar nga burri i saj pėr ēka pastaj babai i tij e kishte vrarė dhėndrin nė vitin 2012. Dhe pėrkundėr faktit se babai ishte dėnuar me 40 vjet burg, familja e tė vrarit kishte hedhur poshtė pajtimin. Me fjalė tjera, ajo kėrkon gjakmarrje. Kėshtu, kosovari i akuzuar pėr delikte nė Zvicėr ėshtė i kėrcėnuar nga familja e viktimės dhe njėherėsh nuk gėzon mbrojtje nga shteti nė Kosovė. Kėtė ai e shpjegon me faktin se familjarėt e viktimės kanė lidhje tė ngushta me qeverinė, politikėn dhe shoqėrinė nė Kosovė.

Pikėrisht kėto lidhje tė mundshme dhe kėrcėnimi me gjakmarrje ėshtė dashur tė merreshin mė shumė parasysh nga autoritetet e Luzernit, mendon Gjykata Federale, nė mėnyrė qė tė pėrjashtohej rreziku nga dhuna dhe trajtimi ēnjerėzor.

Po ashtu Gjykata Federale kėrkon qė tė sqarohet edhe njėherė nėse autoritetet franceze do tė ishin tė gatshme t`ia mundėsojnė kosovarit qėndrimin te familja e tij nė Francė.

Edhe organizata pėr ndihmė refugjatėve (Flüchtlingshilfe) e konsideron tė drejtė vendimin nga Lozana. Sipas njė zėdhėnėsi tė saj “ka pasur mangėsi evidente nė sqarimin e gjendjes nga ana e Zyrės pėr Migracion, ndėrkohė qė sqarimi lidhur me rrezikun nė vendin e prejardhjes duhet tė jetė diēka standarde.

Ndėrsa organizata Amnest Schweiz thotė se veprimi i autoriteteve tė Luzernit nuk ėshtė rast i veēuar. “Edhe pėr kriminelėt vlejnė te drejtat e njeriut”.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma