Kurteshi: Ka pasur mirėkuptim ndaj kėrkesave tė kulturės, rinisė dhe sportit

Gjilan - Komiteti pėr Kulturė, Rini e Sport (KKRS) ka miratuar tė hėnėn raportin e punės pėr 6-mujorin e parė tė kėtij viti, tė cilin e ka prezantuar Shpresa Kurteshi - Emini, kryesuese. “Jemi munduar maksimalisht qė t`i trajtojmė me kohė ēėshtjet e kulturės, rinisė dhe sportit dhe si rekomandime konkrete i kemi dėrguar nė Komitetin pėr Politikė dhe Financa si dhe Kuvend Komunal pėr zgjidhje”, ka thėnė Kurteshi.
Anėtarėt e kėsaj trupe komunale, po ashtu kanė ngritur edhe shqetėsime tė ndryshme dhe kanė kėrkuar informata mbi zhvillimet dhe ngecjet qė kanė tė bėjnė me kulturėn, rininė dhe sportin, nga koordinatori dhe zyrtarėt e Njėsisė pėr Kulturė, Rini e Sport, ka thėnė ajo.

Kurteshi - Emini ka pėrmendur disa prej ēėshtjeve qė janė ngritur nga Komiteti, siē ėshtė financimi i klubeve dhe aktiviteteve sportive, ēėshtje tė rinisė dhe kulturės, nė pėrgjithėsi, mirėmbajtjen e terreneve sportive, objekteve kulturore, gjendjen nė teatėr, pėrfshirė edhe problemet financiare dhe tė tjera.

Ajo ėshtė shprehur e kėnaqur edhe me bashkėpunimin ndėrmjet anėtarėve tė KKKRS, ndonėse pėrfaqėsojnė subjekte tė ndryshme politike. “Puna e mirė qė ėshtė bėrė nė kėtė trupė komunale, ėshtė, rezultat i bashkėpunimit tonė nė shqyrtimin dhe adresimin e ēėshtjeve kulturore, sportive dhe rinore”, ka thėnė Kurteshi – Emini, duke shtuar se ėshtė e vetėdijshme qė mund tė bėhet edhe mė tepėr.

Arzie Nuhiu (PDK) ka thėnė se ky Komitet ka bėrė rekomandime tė shumta dhe tė arsyeshme, por ka kėrkuar tė informohet se sa prej tyre janė realizuar. Njėherėsh, ajo ka kėrkuar informatė edhe pėr arsyet e anulimit tė konkursit pėr drejtor tė Teatrit, disa herė.

Sa iu pėrket rekomandimeve, Kurteshi – Emini ka thėnė se Kuvendi Komunal, pėrfshirė edhe opozitėn, ka treguar mirėkuptim tė plotė pėr kėrkesat e kulturės, rinisė dhe sporteve, sidomos tė atyre financiare, brenda mundėsive buxhetore.

Ndėrkaq sa i pėrket Teatrit, ajo ka se nuk ka ndonjė pėrgjigje konkrete, por e ka vlerėsuar shqetėsues faktin qė konkursi pėr drejtor po pėrsėritet disa herė.

KKRS ka vendosur qė raportin e Njėsisė pėr Kulturė, Rini e Sport ta shtyjė pėr njė takim tjetėr, meqė nuk ishte i plotė, ndėrsa pėrgjegjėsit e sektorėve nuk ishin tė pranishėm nė takim pėr tė dhėnė pėrgjigje nė interesimet e anėtarėve tė kėsaj trupe komunale./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma