KMDLNj pėr ndėrtimin e xhamisė nė Prishtinė: Peticioni nuk ka asnjė bazė ligjore, njerėzore, morale dhe logjike

“Llogaritet se afėrsisht 85% tė qytetarėve tė Kosovės janė tė besimit islam andaj, me kėtė peticion i cili nuk ka asnjė bazė ligjore, njerėzore, morale dhe logjike po i bėhet njė shėrbim shumė i keq raporteve tė mira ndėrfetare qė kanė qenė deri mė tani nė Kosovė”.“Me kėtė peticion po rrezikohen tė drejtat e njeriut tė besimtarėve tė besimit islam nė Kosovė pavarėsisht pėrkatėsisė etnike sikur qė po inkurajohet njė diskurs i rrezikshėm , ai i pėrēarjes nė baza fetare”.
Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, pėrmes njė reagimi ka shprehur shqetėsimin rreth zhvillimeve tė fundit, gjegjėsisht debatit rreth ndėrtimit tė xhamisė kryesore nė Prishtinė.

Pėrmes reagimit, ky institucion vlerėson se KMDLNj e njeh tė drejtėn e peticionit si njėrin nga mjetet demokratike me tė cilin kundėrshtohet apo pėrkrahet njė iniciativė qė shkon nė dėm apo dobi tė qytetarėve.

Gjithsesi, sipas KMDLNj-sė, me peticionin e fundit po bėhen pėrjashtime nė baza fetare, po shkelen tė drejtat e njė komuniteti fetar (shqiptarė tė besimit islam, turq, goranė, boshnjakė, romė, ashkalinj dhe egjiptas – qytetarė tė Kosovės) duke ua mohuar tė drejtėn elementare tė ndėrtimit tė objekteve tė kultit edhe nė rast kur nuk janė nė kundėrshtim me ligjin.

“Llogaritet se afėrsisht 85% tė qytetarėve tė Kosovės janė tė besimit islam andaj, me kėtė peticion i cili nuk ka asnjė bazė ligjore, njerėzore, morale dhe logjike po i bėhet njė shėrbim shumė i keq raporteve tė mira ndėrfetare qė kanė qenė deri mė tani nė Kosovė”.

“Me kėtė peticion po rrezikohen tė drejtat e njeriut tė besimtarėve tė besimit islam nė Kosovė pavarėsisht pėrkatėsisė etnike sikur qė po inkurajohet njė diskurs i rrezikshėm , ai i pėrēarjes nė baza fetare”.

“Me kėtė peticion po bėhet njė presion ndaj autoriteteve komunale tė Prishtinė qė janė pėrgjegjėse pėr dhėnien e lejes urbanistike pėr ndėrtimin e xhamisė nė lokacionin e ndarė nga po kjo komunė, me njė kryetar tjetėr”, thuhet ndėr tjerash nė reagimin e KMDLNj-sė.

Mė poshtė ua sjellim reagimin e plotė:


Zbatimi i standardeve tė dyfishta edhe nė fushėn e tė drejtave dhe lirive fetare!

Deri mė tani Kosova ka qenė shembull nė rajon nė kultivimin dhe zbatimin e tė drejtave fetare nė pėrgjithėsi kurse nė veēanti nė respektimin e besimeve tė ndryshme pėrmes njė tolerance shembullore ndėrfetare.

Ka qenė pasqyrė e zakonshme vizitat e ndėrsjella tė krerėve fetarė, si gjatė takimeve zyrtare, festave fetare apo edhe nė aktivitete qė e kanė afirmuar tolerancėn dhe bashkėjetesėn e besimeve tė ndryshme.

Pėrjashtim i vetėm ka qenė komuniteti fetar ortodoks serb qė nė momente tė caktuara ka qenė dhe manipulohet nga Beogradi duke zbehur kėtė harmoni ndėrfetare nė Kosovė.

Gjatė luftės, pjesa dėrmuese e objekteve fetare tė komunitetit musliman nė Kosovė janė shkatėrruar nga forcat paramilitare, policore dhe ushtarake tė Serbisė kurse kishat ortodokse dhe ato katolike nuk janė shkatėrruar.

Pas pėrfundimit tė luftės e sidomos nė mars tė vitit 2004 janė plaēkitur, demoluar dhe shkatėrruar njė numėr i konsiderueshėm i manastireve dhe kishave ortodokse serbe tė cilat pastaj janė rinovuar me mjete tė buxhetit tė Kosovės.

Xhamitė e rinovuara dhe tė ndėrtuara janė bėrė kryesisht me donacione tė shteteve arabe dhe Turqisė ndėrsa shteti i Kosovės nuk ka ndihmuar financiarisht kėto objekte.

Besimtarėt e besimit islam, menjėherė pas pėrfundimit tė luftės kanė kėrkuar lokacion pėr ndėrtimin e njė xhamie nė qendėr tė qytetit qė do t’ua plotėsonte nevojat e tyre pėr pėrmbushjen e detyrimeve fetare e qė nga autoritetet e Kosovės ishte refuzuar nė ndėrkohė qė mbi themelet e njė gjimnazi shumė prestigjioz siē ishte gjimnazi Eqrem Qabej u ndėrtua njė katedrale impozante.

Autoritet okupuese tė Serbisė ndėrtuan njė kishė ortodokse nė hapėsirat e Universitetit tė Prishtinės.

Pas demonstratave tė vazhdueshme tė besimtarėve tė besimit islam nė Kosovė, autoritetet komunale tė Prishtinės gjatė mandatit tė Isa Mustafės si kryetar dhe pas bisedimeve tė shumta u pajtuan qė tė ndahet lokacioni pėr ndėrtimin e xhamisė te Posta kryesore nė lagjen e Dardanisė.

Edhe pėrkundėr faktit se pas njė konkursi publik u zgjodhė fituesi i projektit, ndėrtimet e xhamisė nuk filluan shkaku se mungonte leja e ndėrtimit e autoriteteve komunale tė Prishtinės.

Tash, ditėve tė fundit u lancua njė peticion i nėnshkruar nga 30 aktivistė tė shoqėrive civile pėr tė vazhduar me nėnshkrime online tė qytetarėve nė kundėrshtim tė ndėrtimit tė xhamisė nė lokacionin e ndarė pėr kėtė me arsyetim se kjo nuk ishte paraparė me planin rregullues pėr kėtė lagje.

KMDLNj e njeh tė drejtėn e peticionit si njėrin nga mjetet demokratike me tė cilin kundėrshtohet apo pėrkrahet njė iniciativė qė shkon nė dėm apo dobi tė qytetarėve.

Me peticionin e fundit po bėhen pėrjashtime nė baza fetare, po shkelen tė drejtat e njė komuniteti fetar (shqiptarė tė besimit islam, turq, goranė, boshnjakė, romė, ashkalinj dhe egjiptas – qytetarė tė Kosovės) duke ua mohuar tė drejtėn elementare tė ndėrtimit tė objekteve tė kultit edhe nė rast kur nuk janė nė kundėrshtim me ligjin.

Llogaritet se afėrsisht 85% tė qytetarėve tė Kosovės janė tė besimit islam andaj, me kėtė peticion i cili nuk ka asnjė bazė ligjore, njerėzore, morale dhe logjike po i bėhet njė shėrbim shumė i keq raporteve tė mira ndėrfetare qė kanė qenė deri mė tani nė Kosovė.

Me kėtė peticion po rrezikohen tė drejtat e njeriut tė besimtarėve tė besimit islam nė Kosovė pavarėsisht pėrkatėsisė etnike sikur qė po inkurajohet njė diskurs i rrezikshėm, ai i pėrēarjes nė baza fetare.

Me kėtė peticion po bėhet njė presion ndaj autoriteteve komunale tė Prishtinė qė janė pėrgjegjėse pėr dhėnien e lejes urbanistike pėr ndėrtimin e xhamisė nė lokacionin e ndarė nga po kjo komunė, me njė kryetar tjetėr.

KMDLNj e pėrkujton opinionin se Patrikana e Pejės e devijon edhe rrjedhėn e lumit duke e ndėrtuar njė mur pa leje ndėrtimi dhe i cili u pėrkrah edhe nga diplomatėt e huaj me arsyetimin se nė Kosovė ka mijėra e mijėra objekte pa leje dhe ky mur i Patrikanės nuk ėshtė asgjė mė tepėr se njė objekt tjetėr pa leje.

Manastiri i Deēanit, nė mėnyrė flagrante ua shkelė tė drejtat e njeriut qytetarėve tė kėsaj komune duke ua kufizuar lirinė e lėvizjes dhe duke e penguar qasjen e lirė nė pronat e kėtyre qytetarėve.

Kisha ortodokse e Millosheviqit po qėndron nė hapėsirat e Universitetit tė Prishtinės, po rinovohet ilegalisht dhe askush nuk po nėnshkruan peticion pėr rrėnimin e saj sepse , prapa kėsaj qėndrojnė ndėrkombėtarėt ndėrsa nėnshkruesit e peticionit nuk janė tė gatshėm tė pėrballen me ndėrkombėtarėt.

Nė lokacionin mė tė mirė tė Prishtinės, pa asnjė debat publik u ndėrtua Katedralja vetėm nė saje tė vendimit tė njė personi, Ibrahim Rugovės. Nuk pati peticion kundėr kėtij vendimi ndonėse mijėra e mijėra nxėnės tė gjimnazit Eqrem Qabej u bėnė refugjatė tė brendshėm duke u zhvendosur nga njė shkollė nė tjetrėn , deri sa pėrfunduan punimet pėr ndėrtimin e shkollės nė lagjen Lakrishtė qė ishte vendi mė i keq pėr ndėrtimin e shkollės.

Nė fshatin Llapushnik u ndėrtua njė kishė katolike gjigante, nė njė lokacion tė paraparė pėr destimin tjetėr dhe nė shpėrputhje tė madhe me nevojat reale tė komunitetit katolik tė asaj ane. Kjo i bjen sikur tė ndėrtoni njė shkollė pėr 1000 nxėnės nė kohėn kur i keni vetėm 30 – 40 nxėnės. Kėshtu ėshtė vepruar me Kishėn Katolike tė Lapushnikut dhe ēdo kundėrshtim ėshtė neutralizuar me arsyetimin se e kanė pėrkrahjen e ndėrkombėtarėve.

Xhamia e rrafshuar pėrtokė nė veriun e Mitrovicės nuk po ndėrtohet sepse po kundėrshtohet nga serbėt e veriut dhe ndėrkombėtarėt dhe askush nuk po nėnshkruan peticion nė favor tė ndėrtimit tė xhamisė mbi themelet e mėparshme. Pėrfaqėsues tė kishės ungjillore me vite tė tėra kėrkojnė lokacion pėr varrrezat sikur edhe leje pėr ndėrtimin e njė tempulli fetar ( me paratė e tyre) mirėpo kjo e drejtė u mohohet padrejtėsisht nga autoritetet komunale dhe ato qendrore.

KMDLNj i pėrkrah tė drejtat dhe liritė fetare, pa bėrė dallime ne besimin e tyre si tė drejta elementare tė njeriut dhe si tė tilla janė tė rrregulluara me ligjet nė fuqi nė Kosovė dhe kundėrshton ēdo formė tė diskriminimit nė baza fetare sikur edhe pengimin e ndėrtimit tė objekteve tė kultit kur janė tė lejuara me ligj dhe nė kėtė kontekst e pėrkrah ndėrtimin e xhamisė nė lokacionin e ndarė nga Komuna e Prishtinės.

Nė kontekstin e zhvillimeve lokale, rajonale dhe globale kur tė drejtat dhe ndjenjat fetare manipulohen pėr qėllime politike e tė tjera, besimtarėve tė besimit islam nė Kosovė po iu shkilen tė drejtat e njeriut shkaku se ēdo kėrkesė e tyre lehtėsisht refuzohet me arsyetimin se po e forcojnė radikalizmin islamik.

Ndėrkaq , sa i pėrket pėrzgjedhjes sė projektit se si do tė duket xhamia ėshtė pėrgjegjėsi e komisionit vlerėsues dhe pėrzgjedhės brenda BIK – ut.

Nėse ka diēka qė ėshtė nė kundėrshtim me ligjet e Kosovės janė organet kompetente qė merren me kėtė ēėshtje siē janė marrė deri mė sot.

Sa i pėrket lokacionit ku do tė ndėrtohet xhamia, krahasuar me lokacionet ku janė kisha ortodokse dhe katedralja nė Prishtinė, lokacioni pėr xhami ėshtė nė shpėrputhje me pozitėn qė e meriton dhe nuk do tė jetė nė gjendje t’i pėrmbushė nevojat e besimtarėve tė besimit islam. Ky peticion nuk duhet tė pėrfillet sepse ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat fetare tė njė komuniteti fetar tė cilit i shkilen nė mėnyrė flagrante kėto tė drejta. Standardet e pėrcaktuara me ligj nė fushėn e tė drejtave fetare, si tė drejta tė njeriut nuk mund tė zbatohen me kritere tė dyfishta duke diskriminuar njė komunitet dhe duke favorizuar tė tjerėt. Pėr fat tė keq nė Kosovė po ndodhė zbatimi i standardeve tė dyfishta edhe nė fushėn e tė drejtave dhe lirive fetare nė kohėn kur po flasim pėr universalitetin e tė drejtave tė njeriut si parakusht pėr njė shoqėri demokratike. /Telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma