Albin Kurti, njė manipulator i madh

Nga Reshat Sahitaj - Portreti i njė politikani. Albin Kurti ėshtė figura politike shqiptare mė kontroverse, i cili i gjen mėnyrat dhe arsyetimet pėr ndryshimin e deklaratave dhe qėndrimit tė tij ndaj kundėrshtarėve. Pėr tė arritur majat e politikės, Albin Kurti e ka pėrdorur ideologjinė duke u thirrur nė padrejtėsitė nacionale qė qeveritė tona i bėnin njėra pas tjetrės. Rritja e VV-sė nė zgjedhjet e 11 qershorit, Albin Kurtin e ka ngritur nė shkallėn e liderit rebel mė tė votuar. Rritja e Albinit, respektivisht e LVV-sė, na tregon se nė Kosovė vlerėsohen aktet vandaliste e jo menēuria, intelektualizmi dhe diplomacia politike. Rritja e VV-sė nė njė tė ardhme tė afėrt do tė krijojė pakėnaqėsi dhe separatizėm brendapėrbrenda tyre. Sa mė shumė qė do tė rritet partia, aty do tė ketė forca edhe intelektuale progresiste, tė cilėt besojnė qė VV-ja nuk do ta votojė demarkacionin, do t'i ndėrpresin bisedimet me Serbinė dhe nuk do ta lejojnė formimin e Zajednicės.
Albin Kurti, figurė emblematike

Albin Kurti aktualisht ėshtė njė ndėr figurat mė emblematike shqiptare, i cili pėr t'ia arritur qėllimit tė tij i ka pėrdorur tė gjitha mjetet dhe format makiaveliste vetėm e vetėm tė krijojė imazhin e njė figure kryesore e tė dalė nga hija e bashkėpunėtorėve, sepse nė ndėrdijen e tij veten e ka pozicionuar nė plan tė parė e jo tė dytė. Qė nė fillim tė karrierės sė tij, Albini ishte nėn hijen e Bujar Dugollit, Driton Lajēit dhe Muhamet Mavrajt. Ky ekip ishte solid, ku secili ishte mė i guximshėm se tjetri, mirėpo Bujari e pėrfaqėsonte trurin e kėtij ekipi, ndėrsa tė tjerėt gjymtyrėt. Nė ēdo ekip, sado qė ai tė jetė solid, ėshtė krejt e natyrshme qė ekzistojnė xhelozitė e brendshme tė pashprehura ku zhvillohet njė garė e fshehur pėr tė treguar shkathtėsitė individuale qė kontribuojnė nė afirmim tė individit dhe ekipit. Mė daljen e UĒK-sė nė skenė, Albini i bashkohet pėrfaqėsuesit politik, z.Adem Demaēi, ku Albini u shndėrrua nė zėdhėnės politik i UĒK-sė, me ē'rast karriera politike e tij po forcohej dhe kompleksi i inferioritetit po i shndėrrohej nė kompleks tė superioritetit. Gjatė kohės sa ishte nė zyrėn e UĒK-sė e dinė Albini si e kaloi mė Adem Demaēin. Arrestimi i Albinit po ia shtonte famėn, e posaēėrisht intervista e tij dhėnė nga burgu diku nė Serbi. Tani shokėt e Unionit tė Studentėve, Albini i kishte lėnė nėn hije tė tij, sepse tanimė me ēėshtjen e lirimit tė tij merreshin Brukseli dhe Nju-Jorku. Menjėherė pas lirimit nga burgu, Albinin e pėrkrahu Adem Demaēi, sepse pėr partitė ekzistuese tė asaj kohe Albini ishte i padėshirueshėm dhe rrezik pėr karrierat e liderėve, pėrveē Ibrahim Rugovės, i cili nuk frikėsohej pėr karrierėn e tij. Deri nė themelimin e Vetėvendosjes si parti politike, Albin Kurti i shfrytėzoi, i pėrdori dhe i manipulojė tė gjithė figurat politike qė mė vonė i hidhte si limonin e shtrydhur.

Albin Kurti figura mė kontroverse shqiptare

Albin Kurti ėshtė figura politike shqiptare mė kontroverse, i cili i gjen mėnyrat dhe arsyetimet pėr ndryshimin e deklaratave dhe qėndrimit tė tij ndaj kundėrshtarėve. Pėr tė arritur majat e politikės, Albin Kurti e ka pėrdorur ideologjinė duke u thirrur nė padrejtėsitė nacionale qė qeveritė tona i bėnin njėra pas tjetrės. Ēdo kolektivitet nacional apo etnik kėrkojnė tė dinė fatin dhe identitetin e tyre, e partia qė thirret nė ideologjinė nacionaliste shėrben pėr tė sqaruar identitetin kombėtar qė nė planin sociologjik implikon definicionin e njė etnitetit kolektiv, ndėrsa nė planin psikologjikė ėshtė thirrje e individėve qė identifikohen me NE. Albini ka vepruar me tri shpejtėsi: e para, afrimin e figurave tė njohura kombėtare tė zhgėnjyera nga politika e partive politike, e pastaj i ka gjuajtur si tė padėshirueshėm nga frika e rrezikut tė postit tė tij; e dyta, afrimin e gjeneratės sė re, duke dhėnė shembullin e sakrificės gjatė pėrleshjeve me policinė tonė, tė cilėt po ashtu i ka hedhur vetėm para opinionit tonė si tė padėshirueshėm, por nė fakt njė pjesė e tyre e madhe janė mercenarė qė paguhen pėr akte vandaliste kurdo qė paraqitet nevoja; shpejtėsia e tretė ėshtė forca motorike pėr mbrojtje dhe sulme tė nevojshme, ku Albini e ka afruar njė pjesė tė krahut tė luftės, tė cilėt sigurojnė kutitė e votimeve, sigurojnė blerjen, vjedhjen dhe ruajtjen e votave nga tė tjerėt. Nė kėtė mėnyrė, Albini e ka pėrvetėsuar gjeneratėn e re, tė cilėt nė moshėn qė janė ata sot e ndjejnė nevojėn e tyre pėr identitet dhe afirmim. Kjo gjeneratė tėrė kohėn e kalojnė duke u argėtuar me rrėfimet e tyre se si i kanė sfiduar forcat e rendit, si i kanė rrotulluar veturat e akte tė tjera vandaliste, por qė ata i konsiderojnė akte kombėtare dhe krenarie. Qė rinia tė nxitet edhe mė me akte tė tilla, VV-ja i organizon deputetėt qė tė hedhin gaz lotsjellės, njė akt qė secili i ri do ta konsiderojė akt burrėrie dhe madje pėr fatin mė tė keq edhe gratė deputete tė VV-sė, kryetari i tyre, Visar Ymeri publikisht Donika Kadėn e quan Shota Galica. Turpi mė i madh historik i VV-sė ! Shota e ka vrarė komandantin serb nė shenjė hakmarrjeje pėr vrasjen e nėnės sė Azemit, kurse Donika deputete e ka fshehur gazin nė ndonjė pjesė tė trupit qė rojat e Kuvendit nuk kanė tė drejtė ta kontrollojnė dhe ky akt i saj quhet patriotizėm. Turp mbi turp! Rritja e VV-sė nė zgjedhjet e 11 qershorit, Albin Kurtin e ka ngritur nė shkallėn e liderit rebel mė tė votuar. Rritja e Albinit respektivisht e LVV-sė, na tregon se nė Kosovė vlerėsohen aktet vandaliste e jo menēuria, intelektualizmi dhe diplomacia politike. Rritja e VV-sė nė njė tė ardhme tė afėrt do tė krijojė pakėnaqėsi dhe separatizėm brendapėrbrenda tyre. Sa mė shumė qė do tė rritet partia, aty do tė ketė forca edhe intelektuale progresiste, tė cilėt besojnė qė VV-ja nuk do ta votojė demarkacionin, do t'i ndėrpresin bisedimet me Serbinė dhe nuk do ta lejojnė formimin e Zajednicės.

Nga dy tė kėqija zgjidhet e keqja mė e vogėl

Nėse Albini do ta krijojė qeverinė, do tė sfidohet me tė gjitha kėto probleme tė cilat i ka shkaktuar vetė dhe i ka shfrytėzuar pėr tė krijuar panik qė mė vonė tė dalė mbi sipėrfaqe si shpėtimtar i moscopėtimit tė tokave tona. Si do tė veprojnė deputetėt kur do tė votohet demarkacioni ndoshta me njė ndryshim tė disa hektarėve e hiē mė shumė? Si do tė reagojnė deputetėt kur tė votohet aplikimi i Zajednicės me pak ndryshime, e cila pėrsėri do tė jetė mė qėndrime antishqiptare? Si do tė arsyetohet Albini? Nė fakt, Albini do tė deklarohet se u detyruam nga presioni i ndėrkombėtarėve siē thoshin tė gjithė zyrtarėt tanė. Albin Kurti e di shumė mire se populli ynė nuk ka pasur alternativė tjetėr dhe nga dy tė kėqijat e ka zgjedhur njė tė keqe mė tė panjohur, ose pėr inati tė resė mė vdektė djali, thoshte populli dikur. Nė mungesė tė njė force politike kombėtarisht tė pastėr, votuesit e kanė zgjedhur VV-nė, siē shprehen tė gjithė: " Tė tjerėt i provuam, tash t'i provojmė edhe kėta". E njėjta thėnie mė kujtohet kur e kritikova Bujar Bukoshin (asokohe kryeministėr nė ekzil Edita Tahirin), se pse ai e paguante me para tė qeverisė sonė njė serb tė quajtur Gorazhd Cvetiq, kur ne tė tjerėt ishim tė pėrhershėm nė Parlamentin Evropian pa u paguar nga askush. Bujar Bukoshi u pėrgjigj: "Ta provojmė njė herė, bre Reshat". Unė reagova duke i thėnė se me serbėt e kishte provuar Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha, por nuk ua kemi pa hairin". Nė kėtė kontekst nuk duhet bėrė krahasimin nė mes Bujar Bukoshit, i cili ka paguar serb pėr tė lobuar pėr ēėshtjen e Kosovės e nuk ka bėrė asgjė veē ka dėmtuar, ndėrsa populli ynė e ka zgjedhur Albinin si shqiptar e duke besuar qė ėshtė kundėrshtar i Isa Mustafės, tė cilin e akuzonte si hajn, si kundėrshtar tė Ramushit, tė cilin e akuzonte po ashtu dhe si kundėrshtar tė pakontestueshėm tė Hashim Thaēit e Kadri Veselit pėr tė cilėt hidhte akuza tė rėnda. Pra, populli ka dėshirė t'i ndėrrojė dhe kanė bėrė mirė, ngase shumė shpejt populli do tė zhgėnjehet nga Albini, qė gjer mė tani VV-ja ka kundėrshtuar e kurrė nuk ka qenė nė pozitė pėr tė vendosur dhe pėr t'u pėrballur me sfida ndėrkombėtare.

Nga cili shtet u financua LVV?

Albini dhe ekipi i tij i pesėshes kanė krijuar rregulla strikte qė tė mbajnė qėndrueshėm vijėn e tyre centraliste, nė mėnyrė qė t'i ruajnė "donatorėt " financuesit sekretė pėr ngritjen dhe zgjerimin e VV-sė. Asnjė parti politike nuk mund tė krijohet pa financues sekretė, tė cilėt japin buxhete tė majme pėr t'i realizuar qėllimet e tyre ose pėr t'i mbrojtur bizneset e tyre. Zakonisht, partitė politike i themelojnė shtetet tė cilat e kanė humbur pushtetin nė kolonitė e tyre dhe pėr t'i mbrojtur interesat e veta nė territorin e humbur krijojnė parti pėr destabilizim tė situatės dhe vazhdueshmėrisė sė eksploatimit tė pasurisė natyrore si dhe mbrojtjen e pakicės sė mbeturinave tė kolonizatorėve. Kolonizuesit e ndjejnė para kohe humbjen e pushtetit mbi koloninė e pushtuar dhe ata krijojnė dhe fabrikojnė figurat e reja politike e qė nė tė gjitha rastet janė ish- tė burgosur politikė, nė tė cilėt populli ka besim. Kėshtu ka vepruar Franca nė Algjeri dhe koloni tė tjera, kėshtu ka vepruar Belgjika nė koloninė e tyreKongo, kėshtu veprojnė amerikanėt dhe ēdo shtet tjetėr.

Biografia e liderėve tė tillė ėshtė e pastėr pėr opinionin e brendshėm i posaēliruar, ndėrsa pjesa e marrėveshjeve sekrete tė nėnshkruara mbeten tė mbyllura pėr dekada tė tėra. Shtrohet pyetja, cili shtet ėshtė i interesuar pėr themelime tė partive tė reja nė Kosovė? Mendoj se amerikanėt dhe evropianėt nuk kanė nevojė tė financojnė asnjė forcė tė re politike, sepse ata i pėrkrahin partitė ekzistuese nė tė cilat kanė qasje tė lirshme dhe mundėn qė me pak pėrkrahje morale t'i orientojnė sipas nevojave tė tyre. Pėr themelimin e partive tė reja janė tė interesuar nė plan tė parė Serbia me ndihmėn e Rusisė dhe Greqisė, po ashtu tepėr tė interesuar janė Turqia dhe vendet arabe, tė cilat dėshirojnė ta shtrijnė ekspansionizmin e tyre nė emėr tė religjionit. Andaj, nga kjo rezulton se mund tė krijojmė parti politike, por na duhet pėrkrahje materiale nga njė shtet qė ka qėllime tė caktuara nė Kosovė dhe automatikisht na lind dyshimi se cili nga kėto shtete e financon Albinin. Natyrisht Albini dhe ekipi i tij kurrė nuk do pranojnė se janė tė ndihmuar nga ndonjė vend i huaj, e para opinionit mund tė dalin se varen nga buxheti i Kosovės, mirėpo partia fiton nga buxheti vetėm para se tė kalojė pragun e 5% e jo mė herėt. Mė kalimin e pragut dhe zgjerimin e partisė shtohen edhe financuesit e firmave private, siē e kemi rastin e kompanisė "Devolli", e cila e ndihmon VV-nė pėr realizimin e interesave tė tyre.

Nė mes elektoratit tė VV-sė dhe i partive tė tjera

Kėto ditė liderėt e partive politike janė nė fluksin e problemeve mė tė vėshtira, tė cilėt kurrė mė parė nuk e kanė pėrjetuar njė krizė tė tillė, sepse tanimė nuk varet vetėm te fjala e liderit, por elektorati ėshtė mė i vetėdijėsuar dhe i kėrkon llogari liderit. Elektorati i LDK-sė ėshtė mė i vetėdijshėm se i partive tė tjera. Degėt dhe nėndegėt e LDK-sė kanė mbajtur mbledhjet e tyre dhe nė ēdo kryesi tė tyre ėshtė vendosur qė mos tė bėhet koalicion paszgjedhor mė PDK-nė. Pra, LDK-ja e ka njė elektorat qė marrin vendime demokratike dhe ia diktojnė shefit tė tyre orientimin.

Nė anėn tjetėr, elektorati i VV-sė nuk ka asnjė tė drejtė tė konsultohet e tė marrin vendime, pavarėsisht se nė statusin e tyre thuhet se pėr ēdo gjė vendimet merren nga poshtė- lart. Po tė ishte kėshtu, atėherė votuesit e VV-sė nuk do ta lejonin Albinin tė bėnte koalicion me Isa Mustafėn, e as me Ramush Haradinaj, e as me Fatmir Limajn, pasi VV-ja me vite tė tėra ka hedhur akuza nga mė tė paskrupullta kundėr kėtyre. Si ka mundėsi tė krijojnė qeveri me Isa Mustafėn, kur vetė Albini e ka akuzuar si njeri tė Serbisė? Si ka mundėsi tė bėjė koalicion me Ramushin, kur vetė Albini e ka akuzuar AAK-nė pėr mbledhje tė haraēit? Mirėpo, Albini nuk e pyet elektoratin e tij dhe ata nuk janė ende tė pjekur politikisht pėr zhvillimet dhe vendime demokratike. Nėse dikush nga kryesia e ndonjė nėndege do tė ngritėt tė kundėrshtojė ai do tė pėrjashtohet ose do tė distancohet partia nga ai individ, siē ishte rasti i Sadri Ramabajės. Distancimi i partisė nga Sadri Ramabaja ėshtė shenjė se VV-ja financohet nga njė shtet i huaj dhe Sadriu me deklaratėn e tij i ka dėmtuar interesat e atij shteti, pa qenė i vetėdijshėm se me deklaratėn e tij, shteti financues i kėrkon Albinit tė distancohet. Pse Albin Kurti nuk distancohet ndaj deklaratave tė pista tė Fisnik Ismailit?! Deklarata e Fisnik Isamilit kundėr Ganimete Musliut ėshtė akt qė partia duhet tė marrė masa rigoroze, pėrveē distancimit, ndėrsa Fisnik Ismaili duhet tė ndiqet penalisht pėr fyerje publike, pėr njollosje tė moralit … Sistemi i organizimit hermetik e ndihmon Albin Kurtin qė vetė tė vulosė e vetė tė vendosė, ndėrsa elektorati ėshtė i manipuluar e pėr kėtė vite mė vonė do ta kuptojnė.

Pse VV-ja u ka dhėnė hapėsirė bijve dhe bijave tė spiunėve?

Dihet qė Kosova ishte koloni e Serbisė, dhe gjatė kohės sė okupimit shumė individė kanė punuar nė shėrbim tė pushtuesit. Shtresa e atyre qė i kanė ndihmuar pushtuesit, kanė pasur mundėsi t'i shkollojnė fėmijėt e tyre, kurse shtresa e varfėr pa asnjė rrugėdalje u detyruan tė fillonin luftėn kundėr Serbisė. Me pėrfundimin e luftės, fėmijėt e spiunėve, shumica tė shkolluar, u futėn nė shėrbim tė UNMIK-ut, ndėrsa fėmijėt e luftėtarėve mbetėn tė papunė e pa kushte pėr tė vazhduar shkollimin. Fillimisht, Albin Kurti e themelon partinė me figura tė luftės dhe figura tė njohura, tė cilėt me forcimin e tij do t'i largojė, pėr ta stėrmbushur VV-nė me bij e bija tė spiunėve. Pėr tė qenė mė kredibilė nė sy tė popullit, Albini i ka ruajtur disa figura patriotike, si Salih Zybėn, Alban Krasniqin, Albulenėn e disa tėtjerė, mirėpo i ka sforcuar ata qė nuk duhet tė ishin as anėtarė tė thjeshtė tė partisė. Forcimi i bijve tė spiunėve nė VV ėshtė i detyrueshėm, sepse baballarėt e tyre kanė informata tė shumta mbi liderėt, dhe nėse nuk i sigurojnė fėmijėt e tyre ata mund tė flasin pėr gjėra sekrete tė panjohura pėr opinionin tonė. Duke e pozicionuar fėmijėn e tyre liderėt e sigurojnė pozitėn e tyre, ndėrsa baballarėt e sigurojnė vazhdimėsinė e pushtetit tė tyre dhe i mbrojnė interesat e kolonizatorit tė dikurshėm.

Albin i kėrkon dėmshpėrblim Adem Demaēit

Fushata pėr zgjedhjet e 11 qershorit ishte njėra nga fushatat mė tė qeta qė u bėnė nga paslufta e kėtej. Koalicioni PAN ishin tė sigurt qė do ta fitonin shumicėn dhe pėr kėtė fjetėn nė rehatinė mė tė madhe. Liderėt e tyre ishin tė bindur qė populli do t'i votonte, duke pasur parasysh se tani ishin bashkuar krahu i luftės, gjė qė kurrė mė parė nuk u bashkuan.

PAN-i nuk e freskoi partinė me figura tė reja dhe as qė mendonte pėr kėtė gjė, sepse me vete tani kishin elefantėt e moēėm dhe emrat legjendarė. Nė anėn tjetėr, plasaritjet e brendshme tė LDK-sė duke u identifikuar si krahu i Isės dhe krahu i Vjosės, u dobėsua partia. LDK-ja kishte larguar nga lista pėr kandidatė, emra tė shquar tė partisė, e nė mungesė tė njė lideri tė pakontestueshėm e tė pakomprometuar kėta pėsuan humbje. Krejt ndryshe qėndronte Albin Kurti dhe VV-ja e tij, tė cilėt bėnin pėrpjekje tė vazhdueshme pėr ta shtuar numrin e votuesve edhe nė pjesėn mė tė lėnė tė vendit. Albin Kurti dhe stafi i tij i shfrytėzuan tė gjitha mundėsitė, edhe ato mė radikale vetėm e vetėm qė tė dalin fitues. Mobilizimi i tyre ishte i gjithanshėm plus nė favorin e tyre shkonte edhe keqmenaxhimi i qeverisė sė mėparshme, ku tė gjitha figurat qė akuzoheshin ishin bartės tė listave.

Albin Kurti nuk u mbėshtet vetėm nė shpresa, por edhe veproi qė shpresat t'i realizonte, andaj pėr tė mos ia lėnė ēdo gjė fatit, VV-ja kėrkonte tė depėrtonte te ēdo shtresė e popullsisė sonė. Pak ditė para qetėsisė elektorale, Albin Kurti do ta angazhonte babanė e tij, qė tė bisedonte me simbolin e rezistencės sonė kombėtare Adem Demaēin, qė djali i tij tė bėnte njė fotografi me tė, qė t'i prekte edhe masėn popullore patriotike tė zhgėnjyer nga qeveria e kaluar. Babai i Albin Kurtit i thotė Adem Demaēit qė gjatė kohės sė luftės ta kam dhėnė djalin e tash ėshtė koha qė ti djalin tim ta shpėrblesh duke e pranuar nė shtėpi pėr tė bėrė foto. Takimi i Albinit me Adem Demaēin dhe Rexhep Qosjen bėri bujė nė opinionin tonė, sepse publiku mendonte se Albini kujdesėt pėr shėndetin e simbolit tė rezistencės. Po tė ishte se Albini kujdeset vėrtet pėr figurat patriotike kombėtare, Adem Demaēin do ta kishte vėnė nė listė pėr deputet. Po tė ishte se kujdeset pėr figura patriotike, Adem Demaēin do ta kishte propozuar pėr kryetar tė shtetit e jo Atifete Jahjagėn. Ka edhe shumė gjėra tė tjera gjatė kohės kur Albini ka qenė zėdhėnės i UĒK-sė, por ato i di Albini dhe pakkush nga ne.

Nėse babai i Albinit dhe Albini paskan tė drejtė tė kėrkojnė tė shpėrblehen pėr kontributin e tyre gjatė luftės, atėherė unė personalisht po ia shtroj Albinit njė pyetje: A kam tė drejtė unė tė kėrkoj shpėrblim nga Albin Kurti, pėr punėn time qė kam lobuar dhe kam vepruar pėr lirimin e tij? Lexuesve po ua pėrkujtoj se Albin Kurti u lirua nga burgu i Serbisė nga presioni i ndėrkombėtarėve. Qė tė bėhet njė presion nga ndėrkombėtarėt, unė, Reshat Sahitaj jam njėri nė mesin e atyre qė kam vepruar. Qė shkrimi im tė ketė peshė dhe tė mos merret vetėm si fjalė, kėtė po e dokumentoj pėrmes letrave dhe dokumenteve tė asaj kohe. Nė kohėn kur Bujar Dugolli dhe Albin Kurti ishin liderė tė Unionit Studentor, i ftova kėta dy liderė pėr takime nė institucionet evropiane dhe ua lehtėsova marrjen e vizave nė Ambasadėn belge nė Beograd dhe nė qeverinė belge nė Bruksel. Ja faksi dėrguar Ambasadės belge nė Beograd mė 23.12.1997 Nė kėtė letėr i kėrkojmė ambasadorit belg, qė ekipit tė Unionit Studentor t'ia lėshojnė vizat, pasi ata do tė vijnė pėr sensibilizimin e dramės kosovare nė institucionet belge dhe evropiane. Mė vonė, posa Albini tė arrestohet, unė, Reshat Sahitaj dhe ekipi im, kemi kontaktuar njė numėr tė madh deputetėsh tė Parlamentit Evropian dhe personalitete belge pėr lirimin e Albinit. Aktualisht, duke e parė situatėn, po shkruaj pa asnjė modesti dhe po ia sqaroj Albinit, e veēmas lexuesve, se ēėshtja e Albin Kurtit ėshtė ngritur edhe nė OKB, nė Nju- Jork, jo nga dikush tjetėr, por falė intervenimeve dhe takimeve tė mia me personalitete evropiane. Pėr ilustrim ja letra e dėrguar nga Senati Belg pėr mbajtjen padrejtėsisht tė Albin Kurtit nė burgun e Pozharevcit dhe pėr lirimin e tij tė menjėhershėm: Pėrpjekjet e mia dhe tė ekipit tim nė Bruksel pėr lirimin e Albin Kurtit janė tė shumta ku kemi intervenuar edhe te administratori i asaj kohe, Bernard Kushneri. Ja letra dėrguar Kushnerit nga i cili ėshtė kėrkuar qė tė intervenojė pėr lirimin e Albinit nga burgu. Letrat janė dėrguar nga mikja jonė Anne Marie Lizin qė ishte kryetare e Senatit pėr njė kohė tė gjatė si dhe kryetare pėr politikė tė Jashtme dhe kryetare pėr tė drejtat e njeriut nė OKB. Albin Kurti i di kėto si dhe takimet nė Bruksel e po ashtu konferencėn pėr medie nė Internacional Press Centre, ku nė panel ishte Bujar Dugolli dhe Albin Kurti tė shoqėruar nga zonja Anne Marie Lizin. Nėse i ka harruar, unė i posedoj vide -incizimet pėr t'i dokumentuar.

Andaj, pse Albini kėrkon tė shpėrblehet, e unė ende kurrė nuk jam shpėrblyer nga Albin Kurti, i cili ka pasur mundėsi tė ma sigurojė njė post tė kėshilltarit pa rrogė, por nuk jam shpėrblyer nga asnjė qeveri e jonė e pasluftės, sepse tė gjithė janė njėlloj-njė brumė. Pėr vete dinė tė kėrkojnė shpėrblime e pėr ata qė kanė vepruar asgjė, kurse pėr bijtė e bijat e spiunėve ka shpėrblime me medalje, me dekorata, me ngritje, me poste tė rėndėsishme…

(Kosova Sot)

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma