Diplomacia e skandaleve po e nxin imazhin e Kosovės

Shėrbimi diplomatik i shtetit tė Kosovės ėshtė bastarduar pothuajse nė tė gjitha ambasadat dhe konsullatat, kudo qė ato janė prezentė? Duke iu referuar rastit tė fundit tė skandalit tė Albert Veliut nė SHBA, njė rast qė u bė publik falė DEA-s amerikane, analistėt politikė nė vend theksojnė se nė vend qė diplomacia e re kosovare tė zhvillohet e tė konsolidohet, ajo gjithnjė e mė shumė, rast pas rasti tė incidenteve qė po ndodhin, vetėm sa po vjen e po bastardohet.
KRIMINELĖT KANĖ GJETUR "KONAK" PĖR INTERESAT E POLITIKANĖVE TĖ FORTĖ NĖ KONSULLATAT DHE AMBASADAT KOSOVARE

Zeqa: Ėshtė mė se i nevojshėm tė bėhet njė "rifresh" gjeneral nė pėrfaqėsitė diplomatike tė shtetit
"Skandali mė i ri kriminal, nė Ambasadėn e Kosovės nė SHBA, nga Albert Veliu, pėr momentin ėshtė maja e ajsbergut.

Ai e ktheu shėrbimin diplomatik tė Kosovės nė pasqyrėn mė tė keqe tė shtetit tonė tė ri nė botė dhe nė njė vend mik si Amerika, fakt i cili vėrteton katėrēipėrisht edhe keqqeverisjen e vazhdueshme kriminale brenda vetė Kosovės", theksoi analisti Gani Qarri

Shėrbimi diplomatik i shtetit tė Kosovės ėshtė bastarduar pothuajse nė tė gjitha ambasadat dhe konsullatat, kudo qė ato janė prezentė? Duke iu referuar rastit tė fundit tė skandalit tė Albert Veliut nė SHBA, njė rast qė u bė publik falė DEA-s amerikane, analistėt politikė nė vend theksojnė se nė vend qė diplomacia e re kosovare tė zhvillohet e tė konsolidohet, ajo gjithnjė e mė shumė, rast pas rasti tė incidenteve qė po ndodhin, vetėm sa po vjen e po bastardohet.

Madje konsiderohet se rasti Veliu ėshtė tregues i saktė se si kriminelėt janė strehuar dhe kanė gjetur "konak" pėr interesat e politikanėve tė fortė nė konsullatat dhe ambasadat kosovare. Kjo flet mė sė miri se edhe njė numėr i madh ambasadorėsh dhe konsujsh, por edhe dhe stafi pėrcjellės, zgjidhen nga "nėntoka" kosovare, nė bashkėpunim me figura tė larta politike e vendimmarrėse, duke deleguar bashkėpunėtorė tė krimit tė organizuar si dhe femra qė i "fusin" nė krevatet e zyrtarėve tė lartė tė atyre shteteve ku janė vendosur, pėr tė raportuar pastaj pėr shefat e tyre. Ndryshe dėmi qė po i shkaktohet shtetit tė Kosovės nga punėsimet e tė inkriminuarve nė punė tė pista ėshtė i pariparueshėm, si rasti i Albert Veliut, i cili, siē thotė Departamenti amerikan i shtetit, nė bashkėpunim me COSA NOSTRA-n, ka pastruar mbi 800 mijė USD?! Tani pikėpyetje madhe mbetet se sa Alberta tė tillė ka jo vetėm nėpėr ambasada tė Kosovės jashtė vendit, por edhe sa tė tillė ekzistojnė dhe papendueshėm punojnė nė institucionet e shtetit, brenda shtetit tė Kosovės. Rreth kėsaj ēėshtje gazeta i ka dėrguar pyetje MPJ-sė, por nuk ka marrė pėrgjigje. Komentet dhe shqetėsimet dalin vetėm nga analistėt politikė.

Zeqa: Rasti i fundit, i zbuluar nga DEA amerikane, duhet tė shėrbejė si alarm ndėrgjegjėsimi pėr Qeverinė

Analisti Florim Zeqa theksoi pėr "Kosova Sot" se rasti i Albert Veliut, i bėrė publik nga DEA amerikane, ėshtė sa shqetėsues po aq tregues i saktė pėr bastardimin dhe degradimin e skajshėm tė konsullatave dhe ambasadave kosovare nė botė. "Rasti i fundit, i zbuluar nga DEA amerikane, duhet tė shėrbejė si alarm ndėrgjegjėsimi pėr Qeverinė apo mė mirė tė themi pėr qeveritė e ardhshme, (ngase akoma nuk e kemi tė qartė, nėse do tė kemi qeveri tė re apo vazhdimėsi tė asaj paraprake), gjegjėsisht MPJ-nė, qė tė verifikojė me saktėsi veprimtarinė e stafeve diplomatike tė Kosovės, qė tė mos pėrsėriten raste tė tjera akoma mė tė rėnda se ai nė SHBA. Ngase supozohet se ekzistojnė edhe raste tė tjera nė disa shtete evropiane, ku pjesėtarė tė stafeve diplomatike, gjegjėsisht konsuj dhe ambasadorė, pėrmes sekserėve tė tyre nė Diasporė, bėjnė shpėlarjen e parave tė pista gjoja nė emėr tė "mbėshtetjes sė aktiviteteve tė mėrgatės sonė. E mendoj se ėshtė pak mė tepėr se krim shfrytėzimi i mjeteve tė taksapaguesve tė varfėr kosovarė pėr aktivitetet e mėrgatės, pavarėsisht natyrės dhe vendit ku shfrytėzohen ato", theksoi Zeqa pėr "Kosova Sot". Sipas tij, ėshtė mė se i nevojshėm tė bėhet njė "rifresh" gjeneral nė pėrfaqėsitė diplomatike tė shtetit tonė, jo thjesht si njė rotacion (zhvendosje nga njė konsullatė nė tjetrėn), por pėr t'iu prerė rrugėn njėherė e mirė rrjeteve kriminale dhe mafioze. "Kur jemi nė kėtė segment, duhet theksuar se kemi edhe ambasadorė dhe konsuj tė shkėlqyeshėm tė Republikės sė Kosovės, qė me devotshmėri e kryejnė punėn e tyre diplomatike, tė cilėt janė 24 orė nė shėrbim tė shtetit dhe mėrgimtarėve, andaj mos tė lejojmė tė na "digjen" lisat e shėndoshė nėn hijen e lisave tė shkrumbėzuar nga flakėt e korrupsionit dhe krimit tė organizuar ekonomik dhe politik", thotė Zeqa pėr "Kosova Sot".

Qarri: Pėrfaqėsitė tona shtetėrore janė kthyer nė fabrikė pėr punėsimin e familjarėve e militantėve partiakė

Edhe analisti Gani Qarri pohon se Kosova, megjithėse shtet i ri dhe ani pse vetėm pėr pak vite zhvillon diplomaci tė pavarur, as kjo periudhė e shkurtėr nuk e ka penguar stafin e saj diplomatik, qė tė bėjė skandale nga mė tė ndryshmet, nė shėrbimet e jashtme tė shtetit tonė. "Pėrfaqėsitė tona shtetėrore janė kthyer nė fabrikė pėr punėsimin e familjarėve, militantėve partiakė dhe pjesėtarėve tė koalicioneve, tė cilėt jo rrallė me sjelljet e tyre joprofesionale e skandaloze po dėshmohen si karagjoz tė pėshtirė dhe kriminelė e mafiozė tė vėrtetė. Nė ēdo vend serioz shėrbimi diplomatik i vendit konsiderohet pasuri kombėtare. Vetėm kur ėshtė fjala pėr Kosovėn, shėrbimi i jashtėm i saj shėrben pėr punėsimin e familjarėve dhe militantėve partiakė, ndaj dhe vuan mė sė tepėrmi nga politizimi i skajshėm, nepotizmi, klientelizmi, mungesa e transparencės dhe eliminimi i tėrėsishėm i kriterit tė meritės. Kėtė e vėrteton mė sė miri edhe rasti i ish-diplomatit skandaloz, Urtak Hamiti, djalit tė Sabri Hamitit, i cili nė njė mbrėmje vere tė vitit 2013 u kap nga policia kroate, duke bėrė xhiro i dehur, derisa godiste me radhė makinat e parkuara tė banorėve kroatė me veturėn zyrtare tė ambasadės sė Kosovės nėpėr rrugėt e qendrės sė Zagrebit", tha Qarri pėr "Kosova Sot". Mirėpo, ai thotė se tani, pėr tė qenė trishtimi edhe mė i madh, mu ky "diplomat" qė asokohe kishte mbushur ballinat e medieve vendore e tė huaja me pamje tė skandalit diplomatik, pa kaluar shumė kohė nga shkarkimi i tij, u angazhua nga Universiteti Publik "Kadri Zeka" i Gjilanit si profesor pėr tė ligjėruar pikėrisht lėndėn "E tė drejtės diplomatike dhe konsullore", dije qė studentėt e Juridikut nė Universitetin e Gjilanit detyrohen ta marrin tash e atėherė nga njė ishdiplomat i sprovuar me skandale diplomatike si Urtak Hamiti. Ai rikujton se si edhe njė diplomat tjetėr i Kosovės nė Slloveni i fyente palėt qė guxonin t'i kėrkonin shpjegime, kurse zyrtarja e Ambasadės sė Kosovės nė Zvicėr shėrbente klientėt duke mbajtur kėmbėt mbi tavolinėn e punės."Kurse, skandali mė i ri kriminal, nė Ambasadėn e Kosovės nė SHBA, nga Albert Veliu, pėr momentin ėshtė maja e ajsbergut. Ai ktheu Shėrbimin diplomatik tė Kosovės nė pasqyrėn mė tė keqe tė shtetit tonė tė ri nė botė dhe nė njė vend mik si Amerika, fakt i cili vėrteton katėrēipėrisht edhe keqqeverisjen e vazhdueshme kriminale brenda vetė Kosovės", theksoi analisti Gani Qarri.



“Njerėzit e PDK-sė mbajnė pėrgjegjėsinė kryesore”

Po aq i zhgėnjyer me kėtė segment tė institucioneve tė reja tė shtetit tė Kosovės ėshtė edhe njohėsi tjetėr i kėsaj fushe, Ymret Reshiti."Mendoj se jo qė ėshtė bastarduar, por ėshtė tejet i kriminalizuar dhe rasti i fundit e pasqyron Kosovėn si shtet mafioz. Nuk do tė thosha se nėpėr tė gjitha ambasadat dhe konsullatat e Kosovės janė emėruar njerėz si Arben Veliu, por mund tė themi se pothuajse nė asnjė rast nuk ka ardhur nė shprehje merita. Ambasadorėt dhe konsujt e Kosovės nuk kanė kapacitete qė duhet t'i kėtė njė zyrtar i tillė qė detyrė ka mbrojtjen apo pėrfaqėsimin e shtetit tė Kosovės. Kam dėgjuar edhe pėr keqpėrdorime tė stafit tė ambasadave dhe konsullatave tė Kosovės dhe kjo bie barrė e ambasadorėve dhe konsujve. Realisht "nėntoka "e Kosovės tani ėshtė "dalė mbi tokė" dhe si shembull mė i mirė njeriu nėntokės drejton Kuvendin e Kosovės dhe drejton partinė mė tė madhe nė Kosovė. Sot nėntoka ėshtė zyrtarizuar si udhėheqje e "ligjshme" dhe e pranueshme nga pjesa mė e madhe e qytetarėve. Mėnyra e emėrimit tė ambasadorėve, konsujve dhe stafit diplomatik bėhet pa asnjė kriter ligjor nga klani i mafisė politike qė drejton shtetin dhe kontrollon aktivitetet kriminale pėrmes njerėzve tė emėruar nė segmente tė shtetit dhe nė kryetar tė bandave kriminale, qė kontrollojnė tregun e drogės, armėve, naftės, prostitucionit, pastrimin e parave dhe deri te skuadrat e vrasjeve me porosi", tha Ymret Reshiti pėr "Kosova Sot". Sipas tij, ky klan mafioz qė e ka kapur shtetin e Kosovės ėshtė koka e krimit qė kalon kufijtė e Kosovės, duke kėrkuar lidhje dhe treg ndėrkombėtar, pėr tė krijuar lidhje me organizatat mafioze ndėrkombėtare. E sipas analistit Blerim Burjani, shėrbimi diplomatik i shteti tonė ėshtė i tillė, sepse ėshtė shėrbim vetėm pėr partiakėt, kryesisht pėr tė afėrmit e PDK-sė dhe LDK-sė. "Kuptohet se njerėzit e PDKsė mbajnė pėrgjegjėsinė kryesore pėr degradimin e plotė tė njė shėrbimi pėr qytetarėt e Kosovės, ky shėrbim familjar i njė subjekti politik dominon plotėsisht nė shėrbimin e jashtėm tė shtetit. Pėrplot njerėz familjarė sikur kryejnė punė...!!!! nė fakt pothuajse nuk kryejnė fare punė nė kėto shėrbime diplomatike. Ėshtė e domosdoshme qė ky shėrbim plotėsisht duhet depolitizuar dhe duhet profesionalizuar", tha Burjani pėr "Kosova Sot".

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma