"PAN"-i i ka siguruar votat pėr qeverinė'

I nominuari pėr kryeministėr nga koalicioni i 12 subjekteve politike, tė cilave u prijnė Partia Demokratike e Kosovės, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, dhe Nisma pėr Kosovėn, i njohur si koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tashmė ka siguruar numrin e nevojshėm tė deputetėve, tė cilėt do ta votojnė krijimin e qeverisė sė re tė drejtuar nga ai, thonė pėrfaqėsuesit e koalicionit PAN.
Pal Lekaj, nėnkryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se Haradinaj nuk iu ka bishtnuar marrėveshjeve me subjektet tjera politike pėr krijimin e njė koalicioni qeverisės, duke iu referuar Lėvizjes Vetėvendosje dhe koalicionit qė i prin Lidhja Demokratike e Kosovės, por, sipas tij, nuk ka arritur marrėveshje me to.

“Deri mė tash, fatkeqėsisht, ata qė ēdo herė janė thirrur qė janė pėr tė forcuar shtetin, se janė pėr tė mirėn e shtetit dhe tė qytetarėve, e kanė bojkotuar nė njėfarė forme PAN-in. Nė kėtė drejtim, nuk i ka mbetur tjetėr zoti Haradinaj, pėrveē qė marrėveshjeve me deputetė qė janė autonom dhe qė mendojnė ndryshe dhe pėr tė mirėn e vendit. Nė bazė tė asaj qė unė jam i njoftuar nga zoti Haradinaj, numrat janė tė sigurt dhe qeveria do tė formohet nė ditėt nė vijim”, deklaron Lekaj.

Drejtori i Institutit Demokratik tė Kosovės, Ismet Kryeziu, nė njė bisedė me Radion Evropa e Lirė, thekson qė nisur nga kundėrshtimet e Lėvizjes Vetėvendosje dhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės qė t’i bashkėngjiten Haradinajt dhe koalicionit PAN pėr krijimin e qeverisė sė re, e bėjnė tė komplikuar procesin e krijimit tė njė qeverie me njė bazė tė gjerė tė spektrit politik.

“Ai (Haradinaj) po e konfirmon, nė pėrditshmėri, nė publik se i ka numrat e mjaftueshėm pėr krijimin e institucioneve, por ėshtė duke tentuar qė ta garantojė njė formim tė qeverisė, me njė bazė mė tė gjerė tė spektrit politik, e qė normalisht ėshtė proces i komplikuar”, thotė Kryeziu.

Nė anėn tjetėr, lideri i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, e ka quajtur tė mjerė qeverinė “e cila mbetet peng i dy, tre apo katėr deputetėve ose peng i 10 deputetėve tė Listės Serbe”.

“Ne jemi nė gjendje qė tė bisedojmė me AAK-nė, por kur ata tė mos jenė nė koalicion me PDK-nė”, ka thėnė Mustafa.

Por, Lekaj ka hedhur poshtė mundėsinė qė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, lider i sė cilės ėshtė zoti Haradinaj, tė tėrhiqet nga koalicioni me Partinė Demokratike tė Kosovės.

“Aleanca ka treguar gatishmėri qė tė komunikojė dhe bashkėpunojė edhe me subjektet tjera, por nė asnjė mėnyrė nuk do tė tėrhiqet nga koalicioni parazgjedhor - nė kėtė rast nga PDK dhe Nisma - pėr t’iu ofruar dikujt tjetėr, sepse atėherė ėshtė joserioze dhe ne do tė dilnim jashtė kornizave tė marrėveshjes. Zoti Haradinaj ēmohet nė Kosovė pėr fjalėn e mbajtur pėr premtimet qė i jep. Prandaj, nė kėtė drejtim, as qė ėshtė diskutuar dhe as qė do tė diskutohet qė ne tė largohemi nga PAN-i”, thekson Lekaj.

I nominuari pėr kryeministėr nga koalicioni PAN, Haradinaj, ka deklaruar se gjatė javės sė ardhshme pritet qė tė konstituohet Kuvendi i Kosovės dhe se brenda pak ditėsh mė pas tė formohet edhe qeveria e re e Kosovės. /REL/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma