​“Lista e zezė” si njė sfilatė me atlete

Nga Andi Bushati - Botimi i listės me 100 punonjėsit shtetėrorė, ku si margaritar kurore shkėlqente emri i mjekut tė njohur Mentor Petrela, ka ngjallur njė seri tė gjatė reagimesh qė nga mė indiferentėt e deri tek kundėrshtarėt mė tė fortė tė kryeministrit. Disa kthejnė kokėn pas pėr tė evokuar ngjashmėritė me veset e diktaturės hoxhiste, disa flasin pėr delirin qė buron nga pasja vetėm e timonit, tė tjerė pėr tė drejtat e njeriut dhe tė tjerė akoma pėr sėmundjen e vjetėr tė selektivitetit, nė njė listė ku nuk figurojnė korifejtė e korupsionit tė katėr viteve tė fundit.
Nė kėtė valė zemėrimi qė shpesh ėshtė komentuar si pėrpjekje pėr tė ringjallur fantazmat e regjimit tė pėrmbysur, kulmin e ariti gazeta e demokratėve “Rilindja Demokratike”, e cila nė faqen e saj tė parė e kishte vizatuar Ramėn si Hitleri dhe sė bashku me kėtė kishte shpallur fundin e demokracisė.

Por, sado e ulėt, meskine, e padenjė pėr njė kryetar qeverie tė jetė lista e publikuar nė Facebook, njė gjė duhet thėnė me gojėn plot: ajo nuk ėshtė as e frikshme, as e rrezikshme. Ajo ėshtė thjeshtė njė lėvizje ramiste.

Tė gjithė ata qė janė nxehur prej saj, kanė po aq tė drejtė sa ata qė janė indinjuar me paraqitjen e kryeministrit tė Shqipėrisė me patika “Adidas” nė samitin e Triestes. Edhe pėr kėtė shumėkush u revoltua, shumėkush ngriti zėrin duke thėnė se ai aty nuk pėrfaqėsonte veten, por sejcilin prej nesh, shumėkush u ndje i neveritur nga ky dendi qėllimi i vetėm i tė cilit ėshtė tė bjerė nė sy.

Njėsoj si sfilata nė Trieste pėrpara Merkelit, Macronit dhe Gentilonit dhe «lista e zezė» nuk duhet ekzagjeruar. Ajo ėshtė thjeshtė njė lėvizje pėr tė krijuar efekt momental. Ajo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė mėrrė vėmendje nė njė kohė kur mė shumė sesa lajmet e politikės lexohen ato pėr motin nė plazh dhe ēmimet e hoteleve.

Ajo i ngjan si dy pika uji premtimeve verore tė katėr viteve mė parė, kur kryeministri i sapo kurorėzuar betohej se do tė mbyllte lojrat e fatit, se do t’i jepte fund marrėzisė sė koncesioneve tė Berishės, se do tė vinte nė vend rendin pėr 100 ditė dhe do t’I thoshte jo importit tė plehrave.

Asgjė nga kėto nuk ndodhi. Kėshtu, bashkė me vapėn, do tė shuhet edhe fabula e tejfryrė e pastrimit tė administratės. Pėr faktin e thjeshtė se Edi Rama nuk di tė bėjė asgjė gjatė dhe me themel.

Pra, ata qė kanė frikė nga rikthimi i atavizmave tė diktaturės, mund tė qetėsohen. Asgjė e tillė nuk do tė ndodhė.

Por, nga ana tjetėr simptoma e “listės sė zezė, sado qė nuk ngjall rrezik dhe frikė, pėrsėri ėshtė shqetėsuese. Njėsoj si “atletet e Triestes”, ajo na tregon shumė pėr katėrvjeēarin qė na pret. Njė mandat ku do tė kemi pėrditė nė ekran njė kryeministėr aktor, qė do na kėnaqė me shfaqe, pėr t’iu shmangur bilanceve. Njė mandat qė s’do tė jetė asgjė mė shumė sesa fushata elektorale qė lamė pas, ku njė burrė pa premtime dhe pa program endej nė Shqipėri duke kėrkuar njė timon.

Dhe tani qė ėshtė i vetėm nė drejtim, as qė ka ndėrmend tė luftojė me tė koruptuarit. Prandaj nuk duhet marrė shumė seriozisht. Ai do vetėm tė tėrheqė vėmendjen si hartues listsh Faceboku. /Lapsi.al/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma