Bandat e drejtėsisė tė pėrballen me ligjin

Analistėt dhe njohėsit e fushės sė drejtėsisė kanė thėnė se deri mė sot askush nė Kosovė nuk ka marrė pėrgjegjėsinė pėr dėshtimin e sistemit tė drejtėsisė, ngase, sipas tyre, kėtė nuk mund ta marrin pėrsipėr ata, pra autorėt e rrėnimit tė sistemit tė drejtėsisė, ata tė cilėt e kanė kapur dhe personalizuar tė drejtėn shtetėrore dhe atė publike, politikėn, pushtetin dhe drejtėsinė, derisa ata thonė se ajo e cila e ka bėrė kėtė dėshtim dhe kėtė zymti nė Kosovė ėshtė politika e tė gjitha partive politike, e lidershipeve dhe elitave tė saj.
Dikush duhet ta marrė pėrgjegjėsinė pėr degradimin e madh

Analistėt dhe njohėsit e fushės sė drejtėsisė kanė thėnė se deri mė sot askush nė Kosovė nuk ka marrė pėrgjegjėsinė pėr dėshtimin e sistemit tė drejtėsisė, ngase, sipas tyre, kėtė nuk mund ta marrin pėrsipėr ata, pra autorėt e rrėnimit tė sistemit tė drejtėsisė, ata tė cilėt e kanė kapur dhe personalizuar tė drejtėn shtetėrore dhe atė publike, politikėn, pushtetin dhe drejtėsinė, derisa ata thonė se ajo e cila e ka bėrė kėtė dėshtim dhe kėtė zymti nė Kosovė ėshtė politika e tė gjitha partive politike, e lidershipeve dhe elitave tė saj.

Ndaj ėshtė shtruar edhe ēėshtja se a do duhej qė qeveria e re ta kishte prioritet sundimin e ligjit, dhe ēfarė do duhej tė bėnte kryeministri i ardhshėm dhe ministri i Drejtėsisė nė kėtė drejtim?. Po ashtu a do ta trondiste nė themel sistemin e drejtėsisė njė proces i 'Vettingut' edhe nė Kosovė. Pėr kėtė dhe atė se a do mund tė kthehej shpresa e qytetarėve tek drejtėsia e re vetėm atėherė kur tė pastrohet gjyqė- sori e prokuroria si dhe institucionet e tjera tė shtetit pa dallim, flet shkrimi nė vijim.

Analisti Skender Kapiti, nė njė prononcim pėr gazetėn "Kosova Sot", ka thėnė se deri mė sot askush nė Kosovė nuk ka marrė pėrgjegjėsinė pėr dėshtimin e sistemit tė drejtėsisė, sepse siē tha kėtė nuk mund ta marrin pėrsipėr ata, pra autorėt e rrėnimit tė sistemit tė drejtėsisė, ata tė cilėt e kanė kapur dhe personalizuar tė drejtėn shtetėrore dhe atė publike, politikėn, pushtetin dhe drejtėsinė.Sipas tij, ajo e cila e ka bėrė kėtė dėshtim dhe kėtė zymti nė Kosovė ėshtė politika e tė gjitha partive politike, e lidershipeve dhe elitave tė saj.

Tė denoncohen zyrtarėt abuzivė

Kapiti thotė se populli shqiptar nė Kosovė e ka humbur besimin tek politika, politikanėt dhe te drejtėsia. "Ndėrkaq, 'VETTING'-u nė Kosovė ėshtė i vetmi mjet dhe e vetmja mėnyrė pėr ta pastruar drejtėsinė dhe politikėn nga prangat e krimit dhe korrupsionit, ėshtė e vetmja mėnyrė e duhur pėr ta vėnė nė funksion ligjin, shtetin dhe demokracinė. 'VETTING'- u, i cili duhet tė shtrihet nė tri dimensione pėr gjyqtarėt dhe pėr politikėn: nė atė se si e kanė krijuar ata pasurinė marramendėse, nė hetimin dhe zbulimin e lidhjeve tė tyre me krimin, si dhe me aftėsimin e tyre profesional. Vetėm kėshtu pastrohet gjyqėsori dhe politika nga individėt e korruptuar dhe me rekorde kriminale", u shpreh ai. "Ndėrsa, kryeministri i ardhshėm i Kosovės duhet tė veprojė guximshėm, ashtu sikurse ka filluar tė bėjė kryeministri i Shqipėrisė, Edi Rama, tani sė fundmi pas zgjedhjeve tė 25 qershorit 2017, i cili ka nxjerrė dhe publikuar si fillim njė " listė tė zezė" tė gjyqtarėve, prokurorėve, politikanėve, drejtorėve dhe punonjėsve tė korruptuar tė administratės shtetėrore tė denoncuar nga publiku, tė cilėt fillimisht duhet tė largohen nga puna, por edhe duhet tė pėrgjigjen penalisht para drejtėsisė. Andaj, nėse veprohet kėshtu seriozisht dhe jo sa pėr pastrim politik tė administratės, kjo do tė ishte njė risi mjaft pozitive dhe duhet pėrshėndetur", potencoi Kapiti.

Dėshtimi i ligjit favorizon kanunin

Analisti tjetėr, Florim Zeqa, thotė se mosmarrja e pėrgjegjėsisė nga askush pėr dėshtimin e drejtėsisė pėrgjatė kėtyre viteve tė pasluftės, nėnkupton pėrveē involvimit nė kėtė dėshtim edhe dėshirėn e politikanėve pėr njė situatė tė tillė. Sipas tij, pothuajse tė gjitha partitė politike kanė dėshtuar nė drejtimin e shtyllės mė tė rėndė- sishme tė shtetit, qofshin ata ministra apo zv.ministra, paanashkaluar tė gjithė kryeministrat, e nė veēanti siē tha ish-kryeministrin Thaēi (tani president i vendit), i cili qeverisi mė sė gjati dhe e katandisi mė sė keqi shtetin e Kosovės. "Sundimi i ligjit nė Kosovė, pėrveēse brengė dhe shqetėsim i qytetarėve, ėshtė bėrė pikė e zezė nė tė gjitha raportet ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Pėr ēka njė 'VETTING' nėn monitorimin ndėrkombė- tar do ta trondiste nė themel drejtėsinė e stėrkequr kosovare, gjegjėsisht prokurorėt dhe gjykatėsit me pasuritė e tyre milionėshe tė krijuara pėrmes procesit tė korruptimit permanent e tė pandalshėm ndėr vite sė bashku me drejtuesit shtetėrorė", tha ai. "Ndėrsa pavarėsisht faktit se kush do tė vijė nė kreun e ekzekutivit, qeveria e re duhet ta ketė prioritet sundimin e ligjit, gjegjėsisht depolitizimin e plotė tė sistemit tė drejtėsisė, ngase vetėm emėrimi i gjyqtarėve dhe prokurorėve me duar tė pastra dhe pa ngarkesa partiake apo ideologjike, do tė kthente shpresėn e qytetarėve tek drejtėsia vendore. Nė tė kundėrtėn qytetarėt drejtėsinė do ta kėrkojnė pėrmes ligjeve tė vjetra zakonore (Kanunit), ndėrsa sa tė tjerė do tė mbeten nė pritje tė drejtėsisė ndėrkombėtare", potencoi Zeqa.

Duhet reformė e thellė

Profesori i sė drejtės, Riza Smaka, ka konsideruar se qeveria qė pritet tė themelohet sė shpejti nė qoftė se nuk e realizon me pėrkushtim 'Vetting'-un, pra riorganizimin esencial dhe substancial tė sistemit tė drejtėsisė dhe nėse nuk e vė nė fokus, nė rendin e parė tė agjendės politike fuqizimin funksional tė sistemit tė drejtėsisė apriori do tė ishte dėshtake dhe nė anėn tjetėr do tė ishte zhgėnjim i madh pėr qytetarėt tanė ngase siē tha "pa funksionuar sistemi i drejtėsisė nuk mund tė flitet pėr ēfarėdo progresi nė vendin tonė, sepse pa sistemin e drejtėsisė u kuptua se nuk ka dhe nuk mund tė ketė ligjshmėri dhe rregullsi, por as rend, qetėsi e as disponim pėr punė dhe as politikė normale, prandaj kjo do duhej tė ishte detyra parėsore e qeverisė", spikati pėr gazetėn "Kosova Sot" profesori i sė drejtės Riza Smaka.


Eksperti i ēėshtjeve tė drejtėsisė, Blerim Burjani, ka nėnvizuar se askush nuk mori pėrgjegjėsin pėr dėshtimin edhe tė qėllimshėm tė sistemit tė drejtėsisė pėr gjithė kėto vite tė (mos) funksionimit tė pas luftės. Pėr mė kaq, sipas tij, po ashtu askush nuk u mor as seriozisht me kėtė sistem, derisa e tėra kjo pėr shkaqe tė ndryshme, por, siē tha, mė sė shumti duket tė jetė shkak politika dhe qeverisja me shtetin, ngase askujt nuk i interesojė, qė ky sistem tė funksionoj nė parametrat e kėrkuar kushtetues. "Pėrndryshe nė parim drejtėsia ėshtė e pavarur, por qė politika kryesisht ėshtė marrė nė drejtim tė saj, nė mėnyrė qė tė plotėsojė disa kritere dhe kushte pėr organet e drejtėsisė, sepse drejtėsia ėshtė e pavarur gjersa mė vonė duket se njė gjė e tillė ka ndodhur nė vazhdimėsi, pra me kontrolle ndaj kėtij sistemi, por edhe tė disa institucioneve kyēe tė drejtėsisė e qė mund tė jenė KPK dhe KGJK", theksoi ai. "Ndonėse, realisht kėto vėshtirė mund tė argumentohen sepse kėtė mund ta argumentojnė vetėm organet e sipėrpėrmendura me kushtin se nėse veē dėshirojnė t'i kontribuojnė sistemit tė drejtėsisė", ka thėnė Burjani./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma