Diplomatėt austro-hungarezė mė 1914: Idriz Seferi po pengon eksodin masiv tė shqiptarėve drejt Perandorisė Osmane

Gjilan – Nė kėto dokumente del nė pah se qytetet kryesore dhe fshatrat pėrreth tyre, ku emigrimi u pėrditėsua, ishin: Shkupi, Prishtina, Pazari i Ri, Peja, Mitrovica, Vushtrria, Gjilani, Kumanova, Presheva, Tetova, Gostivari etj., ndėrsa viset e rrethinės sė Prizrenit e Gjakovės, sipas konsullit austro-hungarez nė Prizren, Kohlrus, i pėrgjigjeshin relativisht procesit tė emigrimit, sepse duke qenė nė kufi me Shqipėrinė shpresonin se situata politike nė Ballkan do tė ndryshonte nė favor tė bashkimit tė tyre me shtetin shqiptar ka shkruar Fitim Rifati nga Instituti i Historisė nė Prishtinė.
Shkrimi i plotė i Fitim Rifatit

Viti 1914 shėnon njė fazė tė re nė procesin e emigrimit nė masė tė shqiptarėve nga Kosova, veēanėrisht atyre qė i pėrkisnin shtresės fetare myslimane. Drejtimi kryesor i emigrimit tė tyre ishte Perandoria Osmane, pjesėrisht Shqipėria e ndonjė vend tjetėr. Ai realizohej pėrmes rrugės tokėsore: Pazar i Ri - Mitrovicė - Shkup - Selanik - Edrene - Stamboll; dhe pėrmes rrugės detare nga porti i Tivarit. Kjo dukuri ndiqej me interes tė madh prej agjencive konsullore tė Austro-Hungarisė tė akredituara nė Shkup, Prizren e Mitrovicė. Ato, me anė tė telegrameve, relacioneve, raporteve e referateve shpeshherė konfidenciale, e njoftonin Vjenėn zyrtare me shqetėsim dhe nė mėnyrė tė hollėsishme pėr shkaqet e emigrimit tė shqiptarėve, numrin e familjeve, numrin e pėrgjithshėm tė tė emigruarve, vendbanimet dhe qendrat e Kosovės nga ata emigronin, peripecitė e tyre gjatė tėrheqjes sė pasaportave dhe rrugės sė emigrimit.

Sipas dokumenteve austro-hungareze, shkaqet e emigrimit nė masė tė shqiptarėve, nė gjysmėn e parė tė vitit 1914, kishin tė bėnin me reprezaljet shtetėrore, administrative, ushtarake e civile serbo-malazeze ndaj shqiptarėve, pas pėrfundimit tė Kryengritjes sė vitit 1913 dhe Kryengritjes sė mars-prillit tė vitit 1914. Faktorė tė kombinuar, qė u manifestuan me plaēkitje, gjoba, taksa e tatime tė papėrballueshme; rekuizime, sekuestrime, punė tė detyrueshme dhe angari; cenim tė besimit fetar dhe nderit nė familje; ekspedita ushtarake ndaj shtėpive dhe vendbanimeve, shpėrfillje tė ankesave tė shqiptarėve nga organet e administratės dhe qeverisė; keqtrajtime, tortura, burgosje, internime, djegie me pretekst tė shtėpive dhe vendbanimeve, vrasje e masakra; mosgjykim e mosndėshkim tė krimeve etj., i detyruan shqiptarėt tė zgjedhnin rrugėn e emigrimit, pėr t’i shpėtuar shtypjes, asimilimit e likuidimit.

Emigrimi pėrfshiu tė gjitha shtresat shoqėrore, tė organizuara nė grupe familjare dhe fisnore. Mirėpo, ai nuk mund tė realizohej pa siguruar dokumentet e nevojshme; certifikata dhe pasaporta emigrimi. Kėto dokumente i lėshonin organet e administratės, duke zbatuar procedura arbitrare, nga tė cilat shqiptarėt paguanin taksat e prapambetura, shisnin pronat dhe pasurinė pėr tė siguruar dokumentin pėrkatės. Shuma e njė pasaporte ishte 15 dinarė, por ēmimi i saj rritej e zbritej hėpėrhė. Nė kėtė kontekst, mė 20 prill tė vitit 1914, konsulli austro-hungarez nė Shkup, Jeliēka, konstatonte: “Megjithėkėtė, myslimanėt (shumica prej tyre shqiptarė, F.R) i durojnė tė gjitha kėto fatkeqėsi, me qėllim qė tė kenė mundėsi tė largohen nga ky vend dhe shpesh gėzohen, kur si ēmim tė shitjes sė shtėpive tė tyre marrin me vete shumėn e njė qiraje vjetore”. Ata, kur arrinin nė Shkup, prisnin nė stacionin e trenit dhe kalonin natėn nė tė ftohtė, duke qėndruar mbi vagonė dhe pa kurrfarė ndriēimi.

Nė kėto dokumente del nė pah se qytetet kryesore dhe fshatrat pėrreth tyre, ku emigrimi u pėrditėsua, ishin: Shkupi, Prishtina, Pazari i Ri, Peja, Mitrovica, Vushtrria, Gjilani, Kumanova, Presheva, Tetova, Gostivari etj., ndėrsa viset e rrethinės sė Prizrenit e Gjakovės, sipas konsullit austro-hungarez nė Prizren, Kohlrus, i pėrgjigjeshin relativisht procesit tė emigrimit, sepse duke qenė nė kufi me Shqipėrinė shpresonin se situata politike nė Ballkan do tė ndryshonte nė favor tė bashkimit tė tyre me shtetin shqiptar.

Gjatė muajve janar, shkurt dhe gjysmės sė parė tė marsit, nė dokumentet e kėtyre agjencive konsullore, sidomos nga Shkupi dhe Mitrovica, theksohet emigrimi i dhjetėra e qindra familjeve shqiptare nė drejtim tė Perandorisė Osmane. Mirėpo, nė gjysmėn e dytė tė muajit mars, kur kushtet klimatike ishin mė tė pėrshtatshme, procesi i emigrimit mori pėrmasa alarmante. Nė bazė tė llogaritjeve statistikore pėr muajin mars e prill, qė hartonte konsullata austro-hungareze nė Mitrovicė, vlerėsohej se vetėm nga ky rreth administrativ kishin emigruar 1.200 familje. Raportohet po ashtu se emigrimi nė kėtė kohė pėrfshiu nė masė edhe shqiptarėt e bajrakut tė Astrazupit, gjatė dhe pas Kryengritjes sė mars-prillit, tė cilėt, sipas konsullit austro-hungarez nė Prizren, Lejhanec, u detyruan tė shpėrnguleshin nė Shqipėri.

Mirėpo, shkalla mė e lartė e emigrantėve shqiptarė kishte destiancion Perandorinė Osmane. Nė bazė tė informacioneve tė pėrditshme qė siguronte konsullata e pėrgjithshme austro- hungareze nė Shkup, fluksi i emigrantėve nga Kosova ishte aq i lartė sa rrezikonte zbrazjen e saj nga popullsia vendėse. Nė njė raport tė hollėsishėm tė saj dėrguar tė gjitha qendrave diplomatike tė Austro-Hungarisė nė Evropė e mė gjerė, mė 19 mars 1914, nėnvizohet: “Sipas lajmeve qė vinė ēdo ditė nė zyrė, nėpėrmjet Shkupit emigrojnė nė muaj rreth 1.000 familje (shqiptare, F.R), tė cilat kryesisht vinė nga krahinat e Tetovės, Ferizajt, Prishtinės, Jenipazarit, Mitrovicės dhe Vuēitėrnit... Nėse themi se ēdo muaj emigrojnė krejtėsisht 3.000 familje, nė tė vėrtetė ky numėr mund tė jetė mė i lartė. Pasi njė familjeje i pėrkasin mesatarisht 5 vetė, do tė rezultonte njė numėr mujor emigrantėsh prej 15.000 vetė, respektivisht njė numėr vjetor prej 180.000 vetash”. Ajo vinte nė pėrfundimin se nė rast qė emigrimi do tė vazhdonte me kėtė vrull “Kosovės mund t’i heqė 70% tė banorėve” nga 1.490.000 frymė sa kishte nė kėtė kohė nė “Serbinė e Re”.


Emigrimi i shqiptarėve tėrhoqi me entuziazėm vėmendjen e qeverisė serbe. Kryeministri Nikolla Pashiq dhe ministra tė tjerė, gjatė muajit prill realizuan vizita nė Kosovė, qėllimi kryesor i tė cilave ishte uzurpimi i pronave dhe pasurive tė shqiptarėve tė emigruar, si dhe ridizajnimi i tyre pėr nevoja tė kolonizimit. Konsulli austro-hungarez nė Shkup, Jeliēka, nė raportin e datės 19 mars 1914, konstatonte: “Natyrisht, serbėt, deri ku ėshtė e mundur, heshtin ose e mbajnė tė fshehtė kėtė lėvizje tė madhe emigrimi”. Sipas tij, ky eksod nuk mund tė fshihej nė arenėn ndėrkombėtare, por diskreditonte regjimin serb e malazez nė Kosovė dhe ndikonte nė rėnien e mėtejshme tė ekonomisė sė saj, sepse i sillte Kosovės humbje tė trefishtė: nga ana e prodhuesve, konsumatorėve dhe taksapaguesve. Pėr mė tepėr, administrata serbe pėrmes tellallit u bėnte thirrje shqiptarėve myslimanė pėr tė emigruar, duke u dhėnė pasaporta me ēmime tė ulėta dhe duke u bėrė zbritje udhėtimi prej 50% me trenat e Serbisė. Nė muajin maj, sipas raporteve tė konsullatės austro-hungareze nė Mitrovicė, zyrtarėt dhe serbėt lokalė nė Drenicė ushtronin trysni ndaj popullsisė shqiptare pėr tė emigruar sa mė shpejtė, sepse autoritetet administrative dhe elementi serb nuk do tė mund tė duronin bashkėjetesėn me shqiptarėt.

Emigrimi i popullsisė shqiptare shqetėsoi jashtėzakonisht krerėt popullorė dhe ata fetarė. Nė trevat lindore, Idriz Seferi, Mehmet Agė Doda nga Presheva, Hoxhė Myslim Efendiu e tė tjerė, nė prill dhe nė maj pėrpiqeshin tė pengonin procesin e emigrimit tė shqiptarėve nga viset e Gjilanit, Preshevės e Kumanovės. Mirėpo, sipas rezervatit tė konsullit austro-hungarez nė Shkup, dėrguar Vjenės zyrtare mė 2 maj 1914, ata “...po orvaten mė kot tė pengojnė eksodin masiv tė popullsisė...”.

Pėr tė parandaluar emigrimin e shqiptarėve nė drejtim tė Perandorisė Osmane, Hasan Prishtina, si ministėr i Postės dhe Telegrafeve nė Qeverinė e Turhan Pashė Pėrmetit, sipas raportit tė tė dėrguarit austro-hungarez nė Durrės, Lovental, dėrguar Bertoldit mė 25 prill 1914, i propozoi Qeverisė shqiptare, ndėrkohė edhe Austro-Hungarisė, ndarjen e njė kredie pėr strehimin dhe sistemimin e shqiptarėve tė Kosovės nė vise tė Shqipėrisė.

Megjithatė, propozimi i Hasan Prishtinės nuk u mirėprit nga Qeveria dhe as nga Vjena zyrtare, sepse realizonte praktikisht shpopullimin shqiptar tė Kosovės dhe triumfonte ambiciet serbo-malazeze pėr transformimin kombėtar dhe kulturor tė Kosovės.

Pėr shkak tė fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 28 korrik tė vitit 1914, pėr fatin e mirė tė shqiptarėve, emigrimi masiv pėsoi njė ulje, por nuk u ndal plotėsisht./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma