Nuk trembet ariu me shoshė!

Nė Komunėn e Bujanocit, kanė filluar tė ulen temperaturat e larta klimatike, e bashkė me to edhe ato politike. Qarshija e Bujanocit, e cila deri dje ishte nė fokus tė kėtyre temperaturave klimatiko-politike, ngadalė po i kthehet freskisė verore, me projekte tė ndryshme nė fushėn e bujqėsisė, bizneseve, infrastrukturės etj, tė mbėshtetura nga qeverisja lokale, nė prag tė ardhjes sė mėrgimtarėve pėr pushime nė vendlindje, tė cilėt edhe mė shumė i sjellin gjallėri, freskime dhe hijeshi kėtij vendbanimi tė lashtė dardan.
Zhvillimi i kėtyre aktiviteteve nė shumė drejtime, i pushtetit vendor, po krijon kushte pėr tė vėnė nė lėvizje shumė nisma qytetare, tė ngelura nga mandati i kaluar pėr ta joshur bujqėsinė e bizneset e vogla pėr njė jetė mė tė mirė tė qytetarėve tanė.

Politikat (jo) reale

Po kėto zhvillime sa do modeste nė shikim tė parė, ato po ua ngushtojnė hapėsirėn gojėkėqinjve, manipulatorėve, shantazhuesve, sejrbazėve e telallve tė ndryshėm, tė cilėt me vaj nė buzė e shohin komunėn e subvencioneve tė Bujanocit. Kėta sojsėz, tė prirė pėr fabrikimin e gėnjeshtrave dhe sajimin e aferave, as vet nuk po u besojnė “magjive” tė zeza, tė cilat, me kalimin e kohės, nuk po pijnė ujė, e madje po rrėshqasin si mbi lėvore tė kungullit.

Ndjenja e shkatėrrimit nga politikat e dėshtuara tė ish pushtetit, ngadalė po ia lėshon vendin ndjenjės sė zhvillimit dhe ndėrtimit, e kjo u vėrtetua me seancėn e fundit tė Kuvendit Komunal tė Bujanocit.

Edhe skeptikėt mė tė mėdhenj u bindėn se institucionet e ngritura me votėn e qytetarėve, nuk shemben aq lehtė si kullat nė erė. Kushdo e nga do, qė vijnė iniciativa pėr tė prishur koalicione qeverisėse, nė stilin si ato tė Preshevės, qoftė nga individė tė caktuar, apo ndonjė krah opozitar, do tė ngelin boshe, tė zbehta e qyqare.

Bujanoci, nuk i duhet qytetarėve, me probleme nė fushėn e qeverisjes lokale, pėr inate partiake, grupore e klanore. Njė komunė, si kjo e Bujanocit, duhet tė vazhdojė kėshtu e konsoliduar drejt realizimit tė projekteve me interes qytetar, duke thithur donacione edhe nga organizatat ndėrkombėtare tė pranishme nė Luginė tė Preshevės.

Shembulli i keq

Po qe se kėto tė mira, qė vijnė me rrugė institucionale dhe profesionale, prishen pėr qejfin e opozitės dhe disa grupe tė caktuara politike, Bujanocin do ta kemi tė zhytur nė ngėrē politik e kolaps ekonomik. Merrene si shembull Preshevėn, e cila po pėrballet me ngecje tė mbarė nė fushėn e qeverisjes lokale si pasojė e prishje-ndreqjes sė koalicioneve qeverisėse, tė cilat po shoqėrohen me mungesė tė fondeve pėr realizimin e projekteve dhe disa probleme edhe mė tė thella nga fusha e sistemit gjyqėsor e prokurorial.

Duke i marrė parasysh kėto tė kėqija, qė vijnė nga ndjenja e prishjes sė koalicioneve qeverisėse, Bujanoci, po ec nė binarė tė duhur drejt njė pėrparimi, tė cilin do t’ia kenė lakmi edhe vendet me demokraci mė tė zhvilluara.

Njė koalicion qeverisės i ndėrtuara mbi baza dhe parime tė shėndosha, nuk i friksohet llomotitjeve tė zėrave politikė propagandistikė, tė ushqyer nga qarqe tė ndryshme, pėr interesa tė ulėta.

Nuk ėshtė thėnė rastėsisht nga kėndi i popullit se: “Ariu nuk trembet me shoshė!” /jetapress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma