Komiteti pėr Urbanizėm miraton raportin e punės sė drejtorisė sė linjės

Gjilan - Komiteti pėr Planifikim Urban dhe Mbrojtje tė Mjedisit ka miratuar tė premten raportin e punės sė drejtorisė sė linjės pėr 6-mujorin e parė tė kėtij viti, ku nėnvizohen tė gjitha aktivitetet e kryera gjatė kėsaj periudhe. Fadil Sherifi, shef i Sektorit tė Planifikimit nė kėtė drejtori ka thėnė se gatishmėria e qytetareve pėr tė legalizuar ndėrtimet e reja, duke u pajisur me leje ndėrtimore, ka qenė mė e madhe se asnjėherė mė parė.
Janė shqyrtuar, analizuar, reviduar dhe proceduar parcelime tė trojeve, tė infrastrukturės si dhe propozim zgjidhjet e hapėsirave tė ndryshme publike pėr 22 raste, ndėrkaq qė 52 tė tjera janė nė procedurė.

Pėrndryshe, gjatė kėsaj periudhe, janė pranuar gjithsej 348 kėrkesa tė ndryshme pėr parcelim tė truallit, kushte ndėrtimi, leje ndėrtimi, leje pėrdorimi, leje rrėnimi, ankesa dhe 292 prej tyre janė shqyrtuar, kurse 56 tė tjera janė nė procedurė.

Janė realizuar tė hyra tė pėrgjithshme prej 451 mijė euro dhe vetėm nga lejet e ndėrtimit janė 417.235 euro, kurse nga legalizimet – 5668 euro.

Gjatė kėsaj periudhe ka pasur edhe aksione pėr rrėnimin e objekteve, me ē`rast janė rrėnuar 4 objekte, dy nga kėto objekte tė banimit kolektiv, njė depo dhe njė motel.
Gjithashtu ka vazhduar procesi i legalizimit pėr tė gjitha ato objekte tė cilat kanė qenė nė procedurė dhe do tė vazhdohet mė tutje pas miratimi tė ligjit Kuvend, meqė ka ndryshime, ka thėnė Sherifi.

Sipas Sherifit, interesimi i qytetarėve ėshtė ēdo ditė e mė i madh. Gjate kėsaj periudhe janė shqyrtuar dhe miratuar 22 kėrkesa tė cilat kanė qenė nė proces, pėr 6794.64 m2, qė shprehur nė mjete financiare janė 5668 euro.

Nė raport pėrmenden edhe objektivat me prioritet tė Drejtorisė sė Urbanizmit pėr periudhėn e ardhshme.

Florina Zymberi (PDK) ka thėnė se raporti ėshtė pėr t`u pėrshėndetur nėse merret parasysh fakti se drejtoria punon me staf tė reduktuar. Sipas saj, numri i lėndėve tė zgjidhura ėshtė i vogėl, nė krahasim me numrin e lėndėve qė procedurė.

Edhe Arton Hoxha, kryesues i Komitetit, ka thėnė se nė raport do tė duhej tė nėnvizohej mungesa e stafit, meqė dihet se njė numėr i zyrtarėve janė pezulluar pėrkohėsisht nga puna, si pasojė e aktakuzės qė ka ngritur prokuroria, nėn dyshimin pėr keqpėrdorim tė detyrės, prandaj edhe ka ngecje nė realizimin e lėndėve.

Fadil Sherifi (DUMM) ka thėnė se ėshtė e vėrtetė qė mungesa e stafit reflekton nė efikasitetin e punės, por ka sqaruar se kėrkesat qė ende nuk kanė marrė pėrgjigje, janė kryesisht tė natyrės sė lehtė.

Njėherėsh, KPUMM ka pėrkrahur rekomandimet e Drejtorisė sa iu pėrket disa kėrkesave tė qytetarėve dhe iniciativave qytetare qė kishin tė bėnin kryesisht me ndėrrim tė destinimit tė parcelave nė lagjet “Ēezma e Pedigocit”, “Livadhet e Arapit” dhe “Dheu i Bardhė 2”, shumica prej tė cilave janė refuzuar.

Florina Zymberi (PDK) ka abstenuar nė shqyrtimin e kėsaj pike, me arsyetim se materiali ėshtė dėrguar me vonesė dhe nuk ka mundur t`i analizojė kėrkesat, ndėrkohė qė Bajram Hasani (Nisma) e ka braktisur takimin pas kėrkesės sė tretė, duke kėrkuar nga opozita (PDK e VV) qė t`i bashkohen atij, me qėllim qė tė pamundėsojnė mbajtjen e Komitetit, pėr mungesė tė numrit tė nevojshėm minimal tė anėtarėve, por nuk ėshtė pėrkrahur.

Nė tė vėrtetė, Hasani ka insistuar qė kėrkesa e Fatmir Dakut pėr ndėrrim tė destinimit tė parcelės nė zonėn e quajtur “Livadhet e Arapit”, tė cilėn DUMM e ka refuzuar, tė kthehet nė rishqyrtim, por nuk ėshtė miratuar nga Komiteti./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma