“Mashtrimet” e qeverisjes Kamberi me buxhetin e informimit prej 7 milion dinarėve

Nė webfaqen zyrtare tė komunės sė Bujanocit ėshtė publikuar procesverbali i komisionit mbi realizimin e konkursit pėr bashkėfinancim tė projekteve pėr realizimin e interesit publik nė fushėn e informimit publik nė territorin e komunės sė Bujanocit pėr viti 2017.
Nė bazė tė kėtij procesverbali komisioni ka vendosur t’i ndaj mjete 17 mediave me vlerė prej 7 milion dinarė.

Nga ajo qė shihet se qeverisja e Shaip Kamberit (pėrmes komisioni) i ka ndarė mjete tė kėnaqshme mediave tė cilat nuk kanė prodhim tė mjaftueshėm por janė tė lidhur ngusht me klanin e tij tė promovimit dhe marketingut tė kinse tė qeverisjes sė mirė me komunėn e Bujanocit.

Portali Informativ Tituli.com ka hulumtuar se buxhet nė dy pozicione u janė ndarė tė tė njėjtave mediave dhe 40% e buxhetit u ėshtė ndarė njė mediumi lokal elektronik qė shumicėn e prodhimit medial tė programit e ka tė huazuar dhe nuk pėrputhet me interesat e informimit publik nė komunėn e Bujanocit.

Mė poshtė disa fakte tė dyshimit pėr “mashtrim” nga qeverisja e Shaip Kamberit lidhur me ndarjen e mjeteve pėr informim pėr njė organizatė nė dy forma tė ndryshme nė komunėn e Bujanoci, njė medium qė nuk ekziston fare dhe njė medium elektronik me 40% tė buxhetit.

Jetapress: 150. 000 dinarė (themelues : Bashkėsia Kulturore Shqiptare-Perspektiva”)
Perspektiva: 300.000 dinarė (themelues : Bashkėsia Kulturore Shqiptare-Perspektiva”)
Info 017 : 200.000 dinarė (themelues: Qendra pėr Demokraci dhe Zhvill-Lugina)
LuginaLajm: 150.000 dinarė (themelues: Qendra pėr Demokraci dhe Zhvill-Lugina)
Alternativa Internacionale 100.000 dinarė (Alternativa Internacionale- ueb faqe qė nuk ekziston)
TV Spektri : 2.800.000 dinarė (40 % tė buxhetit total)


Ky ėshtė procesverbali i publikuar nė webfaqen e komunės pėr ndarjen e buxhetit pėr mediat: DOKUMENT

Portali Informativ Titulli.com ka kontaktuar kryeshefin pėr veprimtari shoqėrore pranė administratės komunale Agim Hasanin pėr tė kuptuar se nė bazė tė ēfarė kriteri u janė ndare mjetet pėr TV “Spektri” 40% tė buxhetit total dhe a ka bazė ligjore pėr ndarje tė mjeteve pėr tė njėjtėn organizatė nė dy forma tė llojit tė medias.

Hasani i tha Titulli.com se ai nuk ka marrė pjesė nė mbledhje tė komisionit dhe se pėrgjegjės janė anėtarėt e komisionit pėrkatės.

Mediumi jonė provoi gjithashtu tė kontaktoj edhe sekretarin e komisionit pėr ndarjen e mjeteve pėr Rilind Ramani por ai ishte nė pushim veror ndėrsa edhe anėtarėt tjerė nuk mundi ti marrė nė telefon pėr tė sqaruar kriteret e ndarjes se mjeteve.

Nė historinė e ndarjes se mjeteve pėr mediat nė komunėn e Bujanocit nuk ka ndodhė qė buxhetin mė tė madh ta marrė njė medium elektronik dhe mjetet tė ndahen pėr njė organizatė nė dy forma tė ndryshme.

Shqetėsimet pėr ndarjen e mjeteve pėr informim publik nė komunėn e Bujanocit do t’i pėrcjellė edhe nė organizatat e ndryshme tė medias.

Portali Informativ –TITULLI kėrkon rishikimin e ndarjes sė buxhetit nga administrata komunale sepse nuk pėrkon me interesat e pėrgjithshme tė informimit tė qytetarėve nė komunėn e Bujanocit./Titulli.com/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma