Mesazhi i qartė i zyrtarit tė lartė: Mos rrezikoni bashkėpunimin me NATO-n, Ushtria vetėm sipas Kushtetutės

Institucionet e Kosovės nuk duhet tė nxitojnė me transformimin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės nė Forca tė Armatosura ka deklaruar tė hėnėn nė Prishtinė, zėvendės-ndihmės Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s pėr Operacione, John Manza.
Kėto komente ai i ka bėrė gjatė njė ligjėrate me temėn, “NATO dhe Ballkani Perėndimor”, tė organizuar nga Qendra Kosovare pėr Studime tė Sigurisė.

Manza tha se Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s e ka bėrė tė qartė qė transformimi i FSK-sė nė Forca tė Armatosura duhet tė kaloj pėrmes ndryshimeve kushtetuese.

“Kėshilla ime ėshtė qė mėnyra mė e mirė pėr tė garantuar transformimin e FSK-sė nė Forca tė Armatosura ėshtė transformimi i matur, hap pas hapi, dhe jo vendimet e shpejta”, ka theksuar Manza.

Kėto komente ai i ka bėrė duke aluduar nė nismėn e Presidentit tė Kosovės, Hashim Thaēi pėr transformimin e FSK-sė nė Ushtri tė Kosovės pėrmes ligjit, por i cili mė pas ishte tėrhequr nga agjenda e Kuvendit, pėr shkak tė vėrejtjeve nga NATO dhe vendet perėndimore.

“Lėvizjet e shpejta nė kėtė proces, siē u tentua muaj mė parė, mund tė rrezikojnė bashkėpunimin e vendosur pėr njė kohė tė gjatė dhe NATO kėrkon qė ky proces tė zhvillohet nė harmoni me Kushtetutėn”, ka thėnė ai.

“Nėse transformimi nuk bėhet nė mėnyrė tė drejtė, mund tė rrezikohet gjithė bashkėpunimi”, tha Manza, duke deklaruar se nuk e di as vet se si ta thotė kėtė mesazh mė qartė se kaq.


Manza tha se gjatė kėsaj vizite nė Kosovė ka diskutuar me liderėt politik, pastaj me pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, qytetarėt, pėrfshi edhe studentėt, pėr tė parė se si shihen NATO dhe roli i saj nė Kosovė. /rel/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma