Tanja Fajon: Mos premtoni data pėr liberalizim tė vizave

Eurodeputetja Tanja Fajon u kėrkoi politikanėve tė Kosovės qė tė ndėrmarrin veprime vendimtare nėse duan qė qytetarėt e tyre tė gėzojnė udhėtimin pa viza nė zonėn Shengen.
Tanja Fajon, raportuese pėr Kosovėn nė Parlamentit Europian pėr procesin e liberalizimit tė vizave, nė njė intervistė pėr BIRN ka thėnė se koha kur qytetarėt e Kosovės do tė jenė nė gjendje tė udhėtojnė lirshėm nė zonėn Shengen varet nga faktorė tė ndryshėm.

Ajo tha se Kosova e cila duhet ta pėrfundojė marrėveshjen e diskutueshme tė demarkacionit tė kufirit me Malin e Zi dhe ta luftojė korrupsionin – tė gjitha nė njė kohė kur atmosfera nė anėn europiane ėshtė shumė mė pak inkurajuese sesa dikur kur ishte fjala pėr hapjen e kufijve.

“Ne kemi shumė probleme qė vijnė si pasojė e krizave tė ndryshme, si kriza e fundit e emigracionit dhe disa kontrolle tė kufijve tė brendshėm qė janė futur, duke kufizuar lirinė e lėvizjes nė Europė”, vuri nė dukje ajo.

“Nė rrethana tė tilla, ėshtė sigurisht mė e vėshtirė pėr tė marrė vende tė reja brenda regjimit pa viza”, tha Fajon.

Megjithatė, ajo tha se tė gjithė presin qė politikanėt e Kosovės tė fillojnė tė punojnė nė kriteret mė tė rėndėsishme tė pėrcaktuara nga BE-ja si kushte pėr tė ecur pėrpara.

“Nėse Kosova sjell njė nga ēėshtjet qė janė nė tavolinė, ne mund tė shkojmė hap pas hapi. Ndoshta kjo nuk do tė ndodhė sė shpejti, por ėshtė koha pėr tė ecur. Nuk shoh ndonjė rrugė tjetėr nė kėtė situatė komplekse”, tha ajo.


Eurodeputetja sllovene gjithashtu tha se mund tė gjenden zgjidhje alternative pėr ēėshtjen e nxehtė tė demarkacionit tė kufirit me Malin e Zi, edhe pse politikanėt e Kosovės do tė duhej tė kėshilloheshin pėr tė gjetur njė qėndrim tė pėrbashkėt pėrpara se tė vendosnin pėr kėtė.

“Unė nuk jam njė eksperte nė ēėshtjet e kufirit, por nėse nuk ėshtė e mundur tė bėhet kjo marrėveshje pėr demarkacionin e kufirit, atėherė ėshtė e nevojshme tė gjendet njė alternativė – por konsensusi duhet tė vijė nga Kosova, nga tė gjithė”, tha ajo.

Fajon gjithashtu tha se nė Europė ka pasur njė “ndjenjė se ky [kufiri i ndarjes] ėshtė gjithashtu pjesė e lojės politike nė Kosovė.

“Dua tė dėrgoj njė mesazh: ju lutemi tė punoni pėr qytetarėt nė Kosovė, sepse kjo ėshtė diēka qė ne tė gjithė duam dhe ata presin qė ne tė punojmė pėr kėtė”, tha ajo.

Fajon tha se po shpreson qė, brenda dy viteve tė ardhshme, derisa ajo tė ketė rolin e raportueses pėr liberalizimin e vizave, lėvizja e lirė mund tė bėhet e mundur.

Por ajo pėrshkroi deklaratat e ndryshme nga politikanėt e Kosovės, duke vendosur datat pėr heqjen e kufizimeve tė vizave, si tė papėrgjegjshme.

“Premtimi i datės mė duket… shumė i papėrgjegjshėm … dhe do t’u thosha politikanėve tė Kosovės qė tė pėrmbahen nga premtime tė tilla, sepse kur bėjmė premtime si politikanė, njerėzit presin qė ne t’i mbajmė ato dhe ata do tė na gjykojnė pėr atė”, tha ajo. /kallxo.com/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma