Qemajl Mustafa komenton humbjen e PDK-sė nė Gjilan: Tupani bie pėr ata qė kanė veshė

Gjilan - PDK nė Gjilan nė zgjedhjet 2014 i kishte jo mė shumė se 8000 vota (bashkė me tė tjerėt i kishte nėn 10000) e tani, nė kėto zgjedhje ka rėnė nėn 6000 vota qė ėshtė pėr brengosje edhe pėr ata qė nuk ia duan tė mirėn. PDK po shkon drejtė njė katarsisi. Drejtė njė fundi tė dhimbshėm. Me fajin e saj, natyrisht. Atė e shpėton vetėm ikja nė opozitė dhe bėrja e njė bilanci tė sinqertė dhe profesional pėr gjendjen aktuale dhe pėr shkaqet qė kanė sjellė deri kėtu. Ajo duhet tė nisė me korrigjimin e gabimeve dhe tė padrejtėsive qė i ka bėrė. Ajo duhet tu kėrkojė falje individėve, komunave e rajoneve pėr kėto padrejtėsi. Ajo duhet tė nisė reformė tė thellė brenda saj dhe pėrmes njė procesi zgjedhor brilant e tė hapur, tė mbushet me energji tė reja, qė kanė dije botėrore dhe qė kanė vizion pėr pozitėn e vendit tė tyre nė mesin e shoqėrive evropiane dhe nė rajon. PDK ka qenė dashtė tė shkojė nė opozitė qysh pas zgjedhjeve tė vitit 2014 dhe t`i qelė rrugė demokracisė e zhvillimit tė vendit. Nėse nuk e bėri atėherė, ajo kėtė duhet ta bėjė tani, menjėherė. Ēdo tentativė qė ajo tė mbetet edhe mė tutje nė pushtet, asaj i bėn dėm tė pakthyeshėm. Koha e PDK-sė dhe e LDK-sė (ashtu ēfarė janė sot), ka perėnduar. Atyre (e sidomos PDK-sė), u duhet njė "pensionim" disavjeēar pėr rikonsolidim ka thėnė Qemajl Mustafa.
Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit dhe ish kryetar i degės sė PDK-sė ka dhėnė njė rrėfim tė gjatė pėr rajonipress pėr zhvillimet e fundit nė PDK dhe humbjen e saj. Mustafa ka folur e shkruar edhe pėr shumė kronologji e zhvillime interesante qė e kanė pėrcjellur degėn e PDK-sė nė Gjilan.

Lexojeni tė plotė rrėfimin e Qemajl Mustafės.

I pyetur nga Rajonipress se ēfarė mendoj unė pėr aktualitetin nė PDK-nė e Gjilanit, u mundova, qė t`i jap formė tregimit duke e sjellur historikun qė i priu ardhjes sė kėtij subjekti politik nė gjendjen aktuale dhe duke e sugjeruar mundėsinė e daljes nga kjo situatė. I gjithė ky rrėfim, pėr qytetarin dhe anėtarin e zakonshėm tė partisė ndoshta ėshtė edhe paksa i mėrzitshėm. Megjithatė, gjėrat duhet tė thuhen hapur dhe troē sepse ndryshe nuk dilet nga bataku nė tė cilin kemi rėnė. Ky rrėfim mbetet e vėrteta ime, pėrderisa nuk bėhet pjesė e diskutimit dhe (eventualisht) e ndonjė vendimi nė strukturėn e partisė ose kudo tjetėr nė shoqėri.

Partia Demokratike e Kosovės, si subjekt politik "i dalur nga lufta", garoi pėr herė tė parė nė zgjedhjet pėr pushtet lokal nė vitin 2000 dhe i humbi ato. Ishte kjo koha kur rreth kėtij subjekti politik, nė shumicė ishin mbledhur ish luftėtarėt e UCK, tė burgosurit politikė dhe aktivistėt e ilegales por edhe tė gjithė ata qė besonim nė kauzėn e drejtė pėr ēlirim e pėr pavarėsi tė Kosovės. Dhe, numri i neve qė nuk kishim qenė drejtpėrdrejtė nė luftė por qė me tėrė qenien e admironim lidershipin e PDK, nuk ishte i vogėl. Besonim pa rezervė nė guximin, nė vizionin dhe nė pėrcaktimin e pastėr kombėtar tė kėtij lidershipi.

PDK nė kėtė kohė, ishte rivali i vetėm serioz i vazhdimėsisė politike tė lėvizjes paqėsore tė Ibrahim Rugovės (LDK-sė) e cila e gėzonte besimin absolut tė popullit tė Kosovės. Pėr ne, qė e admironim pa hile dhe pa rezervė "krahun e luftės", kjo ishte e pashpjegueshme por, realiteti kosovar i tillė ishte. E shkaqet, as i dinim dhe as nuk kishte pėrpjekje qė tė hulumtoheshin, pasiqė Kosova dhe e tėrė hapėsira shqiptare gjendeshin nė njė kaos informativ (pas ngjarjeve tė vitit 1997 nė Shqipėri, luftės sė UĒK nė Kosovė dhe vazhdimit tė konflikteve tė armatosura nė Luginė tė Preshevės dhe nė Maqedoni). Thjeshtė, ne besonim nė idhujt tanė, tė dalur nga lufta e armatosur pėr liri, tė cilėve u printe Hashim Thaēi, e ana tjetėr, qė ishte shumicė absolute, besonte nė liderin e tyre karizmatik paqėsor, dr Ibrahim Rugovėn mbi tė cilin ne gjuanim "gurė e dru" secilėn ditė tė zotit. As ata nuk na e lenin keq duke e "dėmkosur" pėrditė e mė shumė krahun e dalė nga lufta.

Pluhuri i viteve nė vazhdim, mbuloi "tė palarat" e njėrit dhe krahut tjetėr. Pėrbri garės demokratike pėr pushtet koha shėroi shumė plagė dhe falė prezencės sė SHBA dhe komunitetit tjetėr ndėrkombėtar, jazi nė mes tė dy subjekteve tė mėdha po zvogėlohej. Ky jaz, u bė gati i pahetueshėm pas vdekjes sė presidentit tė parė tė Kosovės, dr Ibrahim Rugovės (qė u pasua me dobėsim tė skajshėm tė LDK) dhe pas fitores sė PDK nė vitin 2007. PDK dhe LDK bėnė koalicion pėr qeverisje nė kėtė periudhė. Me insistimin dhe pėrkrahjen e SHBA dhe tė BE, u muar vesh.

Tė kthehemi nė fillim. Nė garėn e vitit 2000 pėr pushtet lokal (tė parėn garė demokratike nė Kosovėn e lirė), PDK nė Gjilan mori 10398 vota (26.6%, e qė ishte tepėr prapa konkurrentit kryesor, LDK-sė, e cila kishte fituar rreth 24000 vota ose 62% tė votuesve tė Gjilanit. Kėtė rezultat PDK e kishte edhe nė nivel tė vendit. PDK ishte tepėr larg pėr ta mundur rivalin e madh.

Pasoi njė tendencė e PDK pėr hapje ndaj qytetarisė sė Kosovės, ku mė shumė e ku mė pak, por ende kjo fazė (deri tė zgjedhjet e vitit 2005 nė parti), dominohej nga fryma e madhėshtisė sė luftės pėr heronjtė tanė tė rėnė pėr liri e mė shumė, pėr heronjtė e gjallė qė tani na prinin nė organizatėn politike sė cilės i takonim. Thjeshtė, nė kėtė periudhė, nė PDK kishte tepricė patriotizmi e meritokracie pėr liri e nė anėn tjetėr, te krahu paqėsor, kishte deficit tė madh tė tė dyjave (sė paku kėshtu rezononte lidershipi dhe elektorati i PDK). Gara pėr pushtet politik vazhdoi tė bėhej nė kėtė frymė.

Qė nga themelimi e deri nė vitin 2005 njeriu mė meritor (por qė trajtohej goxha i mbyllur dhe i fortifikuar nė frymėn e lidershipit tė PDK) pėr ruajtjen dhe pėr rritėn e substancės sė degės ishte z. Ismajl Kurteshi. Ky ishte njeri i pėrkushtuar sinqerisht nė avancimin e degės dhe falė hapjes sė tij tė pjesshme, nė degė gravituam shumė njerėz tė profileve tė ndryshme dhe i dhamė nxitje rritės sė saj. Kjo hapje e degės u bė menjėherė pas humbjes sė parė nė vitin 2000 dhe rėnies "nė tokė" tė udhėheqėsisė sė degės dhe tė qendrės nė Prishtinė. Ne qė erdhėm nė degė, pas humbjes sė vitit 2000, bashkė me strukturėn e degės, e krijuam njė front tė madh tė punės dhe bėmė ēmos nė kėtė periudhė qė PDK tė rritet. Kjo punė e harmonishme e degės, pati sukses.

Nė vitin 2005 i kishim zgjedhjet e rregullta nė parti dhe me pajtim tė plotė tė degės dhe tė qendrės e me pėrkrahje tė shumicės, unė u zgjodha kryetar i degės. Ismajl kurteshi, kryetari i deriatėhershėm i saj, i cili nė strukturė e gėzonte njė pėrkrahje tė veēantė, me vetėpėrcaktim e me dėshirė u vu nė pėrkrahjen time pėr kryetar. E kishte bėrė kėtė sa pėr tė mirėn e degės sepse besonte nė mua, po aq nė koordinim me qendrėn e partisė, e cila si duket, i kishte premtuar favore nė tė ardhmen pėr kėtė koncesion qė po e bėnte nė kėto zgjedhje. Asnjėherė nuk e mėsuam tė vėrtetėn se cili ishte "pazari" i Kurteshit me bosėt e partisė nė qendėr (nėse diēka e tillė ka ekzistuar) por, e dijmė tashmė qė ai asnjėherė dhe nė asnjė mėnyrė nuk e pranoi kandidimin tim pėr kryetar as nė vitin 2007 po as nė vitin 2009. Bile nė raundin e parė tė zgjedhjeve nė vitin 2009 e tha hapur qė ai dhe adhuruesit e tij nuk e kanė votue Qemajl Mustafėn por, pėr raundin e dytė tha qė do ta votojmė.
Pas kėsaj fitore tė degės, Ismajl Kurteshi i pakėnaqur me trajtimin e tij nga partia (edhepse ndėrkohė i erdhi radha dhe u bė deputet), nė vitin 2010 e lėshon partinė dhe shkon nė Lėvizjen qytetare tė Albin Kurtit.

Ikim sėrish prapa nė kohė. Nė garėn e vitit 2002 pėr pushtet lokal nė Gjilan, PDK mori 12167 vota e qė ishin rreth 2000 vota mė shumė se nė zgjedhjet e para. Me kėto zgjedhje u pa qė ne po rritemi e LDK, rivali ynė kryesor dhe tepėr i madh, po binte ngadalė. U hoqėn iluzionet se do tė fitonim shpejtė dhe u mobilizuam pėr njė garė maratonike nė shtigje mė tė gjata. Unė u votova pėr kėshilltar nė kuvendin e komunės dhe pėr pesė vite rresht e kryesova grupin e kėshilltarėve tė PDK nė kuvend. Ishte kjo periudha qė e "poqi" ngadalė e mirė degėn e PDK, pėr tu fuqizuar pastaj nė qeverisje me 2007.

Degėt e PDK nėpėr komuna, nė kėtė fazė, pėrfaqėsoheshin nga njerėzit qė trajtoheshin mė meritorė pėr lirinė e Kosovės dhe kjo nuk diskutohej. Ishte koha kur kėta njerėz gėzonin simpatinė dhe admirimin e publikut tė partisė. Me kalimin e kohės u pa qė shumėēka nuk ėshtė nė rregull me kėto pėrfaqėsime. Ato u fortifikuan nė Prishtinė dhe nuk lėshonin hapėsirė pėr forcat e reja nė parti. Thėnė ndryshe, kėto "elita" i mbanin degėt nė pronėsi dhe si peng tė patjetėrsueshėm tė tyre. Nė kryesinė e Partisė Demokratike tė Kosovės u ėshtė qelur dera vetėm tė preferuarve tė kryetarit dhe tė njė qarku tė ngushtė rreth tij. Me tė drejtė, Jakup Krasniqi, tė tillėt i quante parashutistė. Ardhjet e tilla pa vendim tė forumeve tė partisė i bėnė dėm shtesė PDK-sė.

Siē e thashė, pas vdekjes sė liderit paqėsor tė LDK nė vitin 2006, ky subjekt katandiset nga grindjet dhe pėrplasjet brenda tij. Kėto pėrplasje kulmuan nė njė kongres zgjedhor tė LDK tė po kėtij viti. LDK-ja e madhe ndahet nė dy degė. Nė LDK si vazhdimėsi e sė madhes, tė udhėhequr nga dr. Fatmir Sejdiu dhe nė derivatin e saj LDD, tė cilėn e udhėhiqte akademiku Nexhat Daci. LDK, pas kėtyre thyerjeve, dobėsohet skajshėm. Hashim Thaēi e nisė transformimin e tij rrėnjėsor duke u "moderuar" nė njė lider tė urtė, lideri qė i pranonte vlerat e tė tjerėve, deri edhe te pranimi i vlerave dhe politikės sė urtė tė dr Rugovės. Bile, Thaēi mundohej qė ta lunate disi rolin tashmė tė munguar tė ish presidentit. Rrethanat e tilla tė krijuara dhe sjellja e tillė e liderit tė PDK, bėnė qė ajo tė del e para nė zgjedhjet e ardhshme.

Ishte ky viti 2007, kur tė dy palė zgjedhjet u mbajtėn nė njė datė. PDK nė Gjilan del e para me 11623 vota ose 34.26% e qė ky rezultat fitues u pėrkthye nė 14 vende nė asamblenė komunale tė atėhershme. LDK pas ndarjes e pėrēarjes kishte rėnė nė vetėm 9 vende. Pėr kuvendin e Kosovės PDK fitoi 34 mandate e qė ishte sukses kulminant i njė subjekti pas rėnies sė LDK.

Fitorja e PDK nė shumė komuna dhe nė nivel tė vendit (pėr ne qė nuk i njihnim prapaskenat dhe historikun e saj), ishte njėri nga momentet mė mbresėlėnės, ishte momenti mė shpresėdhėnės dhe pėrcaktues pėr tė ardhmen e shtetit tė Kosovės. Ishte punuar disa vite nė pėrmbushjen e "standardeve para statusit" dhe pritej kurorėzimi i asaj pune me shpalljen e vonuar por aq shumė tė pritur e tė dėshiruar nga kosovarėt - me shpalljen e Kosovės Shtet i Pavarur e Sovran.

Pas fitores sė PDK, kryesia e saj qendrore na kishte ftuar nė njė drekė falėnderuese nė "Villa Gėrmia" nė Prishtinė. Asnjėherė nė jetė nuk jam ndier mė i entuziazmuar dhe mė i motivuar pėr punė dhe pėr kontributin qė duhej ta jipja unė (me tėrė strukturėn nė Gjilan) pėr shtetėndėrtimin e vendit tim se sa gjatė kėtij takimi solemn. Ishte njė fjalim i thjeshtė por aq mbresėlėnės i kryeministrit tė ardhshėm tė Kosovės z. Hashim Thaēit.
Po e rikonstruktoj sa mė mirė qė ėshtė e mundur pjesėn mė pėrmbajtėsore tė fjalės sė tij:
"Ju falėnderoj nė emrin tim dhe nė emėr tė kryesisė e tė kėshillit drejtues, thellė dhe sinqerisht tė gjithėve juve qė me punėn tuaj meritore tashmė jeni deputetė tė Kuvendit tė Kosovės dhe juve qė tashmė jeni kryetarė tė shumicės sė komunave tė Kosovės. Ju falėnderojmė pėr punėn e bėrė kaq mirė. Fitorja jonė ishte fitore brilante. Ishte fitore qė ne e bėmė nė njė garė demokratike, tė hapur dhe fer. Qėndruam gjatė nė opozitė dhe ishim konstruktiv pėrgjatė tė gjithė kėtyre tetė viteve por, tashmė jemi bindur se ia ka vlejtur.
Na presin punė tė mėdha nė ndėrtimin e shtetit, tė cilat punė, patjetėr qė do ti kryejmė me ndėrgjegje e pėrkushtim tė veēantė atdhetar, kombėtar e shtetėror. Pėr kėtė edhe e kemi bėrė me sukses luftėn ēlirimtare dhe tani po e bėjmė poashtu me sukses, luftėn politike.
U them qysh sot qė ju tė gjithė keni merita tė veēanta pėr fitoren por, mos harroni qė garėn nuk e keni fitue vet. Fitorja i takon Partisė Demokratike tė Kosovės.
Nėse dikush mendon qė ka fitue vet, gabon...
Nėse dikush mendon me i grahė shah n'veti pa koordinim me strukturėn e degėve dhe pa koordinim me ne nė qendėr dhe me mua personalisht, qysh sot le tė kthehet nė shtėpi dhe le tė heqė dorė nga kjo punė...
Nėse dikush mendon me e shkelė ligjin, me u korruptue dhe me u bė keqpėrdorues i pozitės zyrtare, i them qysh sot, le tė shkojė nė shtėpi dhe mos tė merret me kėtė punė sepse nuk do ta lejojmė...
Nė arkėn e shtetit kemi financa tė mjaftueshme sepse e kemi gjetur njė suficit tė madh nga mandati LDK-AAK dhe zgjidheni ju tė gjithė nėpėr komuna nga njė projekt tė madh sepse unė, me qeverinė zotohem qė do t'ua financoj deri nė fund ... "
A nuk ishte kjo e mjaftueshme qė tė bindem edhe njėherė qė isha nė frontin mė tė duhur tė mundshėm tė shtetndėrtimit?! Patjetėr qė po.
A nuk ishte kjo e mjaftueshme qė tė isha maksimalisht i lumtur qė i takoja njė strukture tė tillė tė njerėzve tė cilėt kishin dalur pėr t`i dhėnė tė gjitha pėr lirinė e atdheut tė tyre dhe tashti po e ndėrtonim bashkė tė ardhmen tonė tė mirė nė shtetin e dytė tė shqiptarėve qė po ndėrtohej?! Patjetėr qė ishte.
A nuk ishte ky momenti prej nga duhej ta vulosja nė mendjen time se ky dhe vetėm ky formacion ėshtė ai qė bashkė me mua, ka me i dhėnė Kosovės krejt ēka mundet, krejtė ēka din e krejtė ēka ka pėr me e bė shtet tė fortė qė u shėrben tė gjithėve dhe i lumturon tė gjithė. Tė varfėrit e tė vuajturit e deritanishėm posaēėrisht dhe me prioritet. Po, saktė. Ky ishte ai moment dhe s`kishte tjetėr.
Unė kėtė edhe e bėra gjatė gjithė atyre viteve sa isha nė qeverisje nė Gjilan. I udhėhequr pėrherė nga edukata ime nga familja, nga edukimi nė shkollė dhe nga pėrcaktimet programore tė PDK dhe fjalimi mė lartė.
Shpallja e pavarėsisė ndodhi mė 17 shkurt 2008 dhe komuniteti ndėrkombėtar ishte pėrkujdesur qė njė akt i tillė ti gjej kosovarėt e bashkuar dhe tė gjitha bashkė ti ndajnė meritat pėr kėtė akt sublim tė shqiptarėve tė Kosovės por edhe tė tjerėve qė e pranonin atė si shtet tė tyre.
Gjatė dy viteve tė ardhshme (2008 dhe 2009), Kosova u shndėrrua nė kantier tė madh tė ndėrtimit tė infrastrukturės publike. Duhej tė harxhoheshin mbi 300 milionė euro suficit qė na i kishte "trashėguar" pėrēarja e LDK dhe gati po aq milionave qė vinin tė freskėta nga taksapaguesit e vendit pėr secilin vit fiskal pėr infrastrukturė. Kurrė mė parė qytetari i thjeshtė i Kosovės nuk ka pa mė shumė zhvillim nė lagjen e tij, na fshatin e nė qytetin e tij. Ishin kėto dy vite tė ngjalljes sė vėrtetė tė shpresės se Kosova po bėhej shtet dhe shpejtė, na priste njė e ardhme e mire tė gjithėve, pa dallim.

Nė Gjilan, i fituam bindshėm edhe zgjedhjet lokale tė vitit 2009 sepse kishim bėrė shumė punė pėr ato dy vite tė shkurta sa zgjati ky mandat. Qytetarėt e Gjilanit e kishin besimin maksimal nė mua si kryetar i komunės por, e kishin rritur dukshėm besimin edhe te PDK si strukturė qė e qeveriste komunėn. Ishim plotėsisht nė rrugė tė mbarė.
Kėtu, pėrgjatė vitit 2010 dhe sidomos pas fitores nė nivel nacional nė vjeshtėn e vitit 2010, nisė dhe del nė shesh lazdrimi i PDK dhe ēarjet brenda saj. Ē'ėshtė e vėrteta, kjo dukej qė nga ditėt e para tė ardhjes nė pushtet nė vitin 2008 por, ne ishim fillestar nė qeverisje dhe shumė tė zėnė me punėn e investimeve nė komunė prandaj, disa gjėrave nuk u kushtonim rėndėsi e qė pastaj, me shumė vonesė, konstatuam qė kemi bėrė gabime. Ishim neglizhentė ndaj interesave tona nė qendėr dhe aq tolerantė ndaj padrejtėsive qė na bėheshin.

Po e filloj me radhė kronologjike qė tė kuptohet esenca e rėnies kaq tė madhe tė PDK nė Gjilan por edhe nė nivel tė vendit.
1. Ismajl Kurteshi e nisi "belanė" i pari sepse nuk pajtohej nė asnjė mėnyrė qė unė tė isha kryetari i komunės e ai tė ishte njeriu i dytė pėr nga rėndėsia edhe nė degė, edhe nė komunė. U pa me kėtė rast qė Kurteshi e kishte pėrkrahur zgjedhjen time pėr kryetar tė degės pėr me e plotėsue kriterin e reformimit tė degės dhe me e rritė degėn sa mė shumė qė ėshtė e mundur por, kandidimin pėr tė parin e komunės e kishte tė rezervuar pėr vehten e tij. Kjo nuk ndodhi sepse sondazhet e bėra (siē na thoshte qendra), e tregonin se unė isha favorit pėr fitore e jo ai.

Kėtu nisė plasaritja dhe komunikimi i dobėt nė parti. Pa miratimin e kėshillit tė degės dhe derisa unė ende isha kryetar i degės, Kurteshi, me vartėsit e tij, e kurdis vendosjen e Izmi Zekės nė vendin tim kah mesi i vitit 2008. Kėtė e bėjnė pa procedurė dhe me shkelje statutare. Krijohet njė klimė e mosbesimit dhe hyn pėrēarja nė degė. Pavarėsisht kėsaj unė punoj shumė nė komunė me tė gjithė strukturėn komunale dhe e mbajmė lartė imazhin e PDK.
Mua mė kandidojnė edhe njėherė pėrkundėr klimės sė dobėt nė parti dhe ne i fitojmė edhe kėto zgjedhje. Kurteshi nuk e pėrballon kėtė gjendje dhe pėrfundimisht ikė nga partia me pretekstin se PDK ėshtė bė parti e padrejtė, parti qė e dėmtoi Kosovėn me decentralizim, parti e njerėzve tė korruptuar etj. Ishte kjo koha kur pat plasur skandali me MTPT-nė e Fatmir Limės. Qendra nuk e bėri as pėrpjekjen minimale qė ta ndalte ikjen e tij dhe ta sanonte gjendjen nė degė. Ky ėshtė dėmi i parė i madh qė iu bė degės nė Gjilan. Njė numėr i aktivistėve ikėn nė LVV me Kurteshin dhe fillon njėfarė derdhje e heshtur e degės sepse tashmė nė majė tė degės nuk ishte njė njeri qė kishte afinitetet ta mbante atė tė bashkuar dhe ta forconte e ta rriste.
2. Investimet nė komunė filluan tė mungonin dhe viti 2010 ishte vit i varfėr pėr komunėn e Gjilanit. I shkova sė paku dhjetė herė brenda njė viti kryeministrit e ministrave me listėn e projekteve tė nisura pėrgjatė viteve 2009 dhe 2010, sipas miratimit verbal tė tyre. Kah fundi i vitit 2010 filluan me investimin e dy milionėve pėr kėto projekte e qė kapnin shumėn mbi gjashtė milionė euro. Mė lanė nė qerek tė rrugės sepse pas kėtyre dy milionėve nuk mė lėshuan investime dhe projektet filluan tė "dergjen" nė terren. Nisi pakėnaqėsia (dhe revolta) e qytetarėve qė ishte njė reaksion fare i natyrshėm i tyre. Pėrherė u dola nė takime dhe i prita nė zyrė dhe pėrherė mė mirėkuptuan sepse tashmė e dinin qė unė e kisha vullnetin maksimal pėr punė por kisha probleme me qendrėn e cila nuk mė lėshonte investime.
A thua pse ndodhte kjo? A ishte kjo vetėm pėr shkak tė orekseve irracionale tė komandantėve tė luftės e tė shėrbyesve tė liderit, qė tė bėnin sa mė shumė investime nėpėr rajonet dhe komunat e tyre apo kishte kėtu edhe diēka tjetėr nė tė cilėn unė besoj sot e kėsaj dite. Unė besoj nė pėrcaktimin e pėrfaqėsimit tė degės (nė qendėr), qė tė mos lėshojnė investime pėr Gjilan sepse imazhi im dhe i degės rritej nė vazhdimėsi e kjo dikuj i pengonte poashtu nė vazhdimėsi. Donin ta mbanin kontrollin e plotė
mbi zhvillimet nė komunė dhe nė degė. Kjo u pa pastaj me zgjedhjet nė parti nė vitin 2012 dhe me sjelljen neglizhente ndaj kryetarit tė komunės dhe ndaj komunės.
3. Paraqitjet e mia publike pas mungesės sė investimeve nė komunė, e acarojnė edhe mė shumė punėn. Zotėri Hashim Thaēi, "lartėmadhėria e tij", dhe vartėsit e tij besnikė, nuk mund e imagjinonin se si njė kryetar i vogėl i njė komune mund tė del e ta kritikojė aq publikisht shefin e tyre pėr trajtim diskriminues tė komunės sė Gjilanit dhe tė disa komunave tjera. E ku ka diskriminim tė dikujt, dihet qė patjetėr ka favorizim tė tjetrit. Kėtė unė edhe e thash hapur. Jo njėherė, disa herė.
4. Nuk u pajtova publikisht me vendosjen e njė "outsideri" nė krye tė ATK-sė nė Gjilan dhe nuk pajtohem as sot qė tė ndodhė njė gjė e tillė. E bėri kėtė kreu i partisė nė Prishtinė pėr nevojat e tij dhe kėtė akt e pat pėrkrahur hapur zotėri Zenun Pajaziti. Nuk u pajtova as me ardhjen ekskluzivisht tė punėkryesve tė huaj nė projektet e qeverisė nė komunėn tonė si rasti si shkollave, gjykatave, qendrės pėr aftėsim profesional etj. Nuk u pajtova as kur silleshin kuadro me marrėveshje tė klaneve e individėve nė qendėr sikur nė rastin e PTK, nė zyrėn rajonale tė AKP, nė sektorėt e MPMS e gjithandej nėpėr zgjatimet e qeverisė nė komunė e rajon. Klientelizmi e nepotizmi e ngulfatėn keq qeverisjen e PDK-sė.
5. Nuk u pajtova me sjelljen aq neglizhente tė lidershipit tė partisė ndaj degės nė Gjilan sa i pėrket pėrfaqėsimit nė parti dhe nė institucione. As edhe pas katėr fitoreve tė mėdha e tė mira nė Gjilan, as mua dhe as ndonjė tjetri qė argatonim mė shumė se dymbėdhjetė vite nė degė, nuk na u hap dera pėr nė kryesinė e qendrės sepse ajo ishte e rezervuar pėr pronarin e degės, pėr klanin e Gjilanit nė qendėr tė partisė. Nė fakt, shumica prej tyre janė me prejardhje nga Kamenica e nga Bujanovci po qė thirren nė emėr tė Gjilanit e besa edhe nė emėr tė Kamenicės e Vitisė. Kėta njerėz, thirren me tė madhe nė vlerėn e shokėve e tė familjarėve tė tyre tė rėnė nė luftėn pėr liri por, nėse flasim “kah del shpirti”, ata kanė deficit tė dukshėm tė vlerave edhe politike, edhe akademike e menagjeriale.
Pėrfaqėsimi ynė nė institucione ishte fyes. Ne i dėrgonim nė parti rreth 12000 vota pėrherė e partia dhe shteti udhėhiqej nga njerėzit tė cilėt nuk kishin besim as nė lagjet e tyre. Udhėhiqej nė shumicė nga Pejanėt qė nuk sillnin vota kurrė dhe nga ata qė jetonin nė Prishtinė e qė e kishin rrėnue PDK-nė nė kryeqytet. E dinte shefi saktė qė nuk ka hajr prej tyre nė parti por ishin tė dėgjueshėm dhe nuk ia prishnin pėr asgjė. Ia miratonin secilin akt derisa nuk ia thyen qafėn me prishje totale tė shtetit e me getoizim tė qytetarėve tė tij. Po del qė vet shefi paska pasė qef me u manipulue prej tyre. Ndryshe s`ka si bėhet kjo punė. "Akademikėt" ia prishėn drejtėsinė, edukimin e shėndetėsinė, "komandantėt" ia prishėn administratėn, policinė, AKI-nė, tenderomaninė e "urbanėt" ia prishėn kulturėn, bujqėsinė e zhvillimin ekonomik. E si tė jetė aktivisti dhe qytetari i Gjilanit i kėnaqur me degėn e PDK nė Gjilan? Pse? Pėr cilat arsye? Gjilani nuk ishte as minimalisht i pėrfaqėsuar nė strukturėn shtetėrore.
6. Pavarėsisht qė unė dola i pari me votė nė zgjedhjet nė parti, askush nga qendra nuk mė ofroi qė ta marr e ta udhėheq degėn edhe pėr njė mandat. Ata me kohė e kishin ndarė mendjen qė ta sillnin Zenun Pajazitin nė degė. Nuk e donin mė Izmi Zekėn pėr kryetar, mua jo se jo. Bėnė e si e bėnė dhe Thaēi, me lojalėt e pakusht tė tij, e vendosėn Zenunin nė majė tė degės. Do theksuar se Pajaziti kishte dalė nga mė tė votuarit nė parti nė qendėr dhe hiē mė pak se njeriu i tretė pas Kadri Veselit e Hajredin Kuqit. E para pyetje (dhe shumė tjera) qė ēdo njeriu normal nė kėtė parti do t`i shkonte ndėr mend ta bėnte, do tė
ishte: Pse? Me ēfarė merite? Ēfarė tė mira tė mėdha ky njeri i paska sjellur partisė e kėtij vendi e qė ne nuk i paskim ditur? Roli i tij mbetet enigmatik pėr mua sot e kėsaj dite por njė gjė dihet botėrisht, ai ka dorė nė prishjen dhe rrėnimin e degės nė Gjilan dhe kjo degė nuk besoj qė ka me ia falė. Me mjete demokratike, u muar vesh.
A thua ēfarė do tė mendonte pas kėtij akti njė qytetar i thjeshtė i cili do tė duhej nė tė ardhmen ta votonte degėn e PDK nė Gjilan? Tė votohej njė parti e cila tashmė ishte pronė e njė familje? Tė votohej njė parti e cila tashmė i takonte vetėm njė grupi tė ngushtė tė njerėzve nė Prishtinė me njė dorė tė zgjatur nė Gjilan? Jo kurrė. Prandaj edhe dega shkonte duke u rrudhur e duke u tkurrur nė vazhdimėsi.
7. Pasiqė nuk u shkoi puna mirė me sondazhet pėr Pajazitin pėr kryetar komune, mua mė bėnė "kurban" dhe thjeshtė mė bėnė kandidat dhe ma kurdisėn humbjen. Ai nė shenjė revolte e la edhe degėn. Unė e pranoj botėrisht qė nuk isha syēelė dhe nuk isha boll i zgjuar nė kėtė periudhė. Unė nuk do tė duhej tė isha kandidati pėr kryetar nė kėto rrethana. Mora shumė pėrgjegjėsi nė rrethanat tė cilat ishin turbulente dhe tė jashtėzakonshme nė degė. E pėsova personalisht, por kolektivisht jo. Dega ende mund tė riparohej dhe tė forcohej pėr pak muaj nė vijim. Edhe kur i humbėm zgjedhjet (me ndihmėn e krerėve tė partisė qė tėrthorazi e ndihmuan Lutfi Hazirin dhe pėr kėtė kemi dėshmi), dega i kishte 10633 vota e unė kandidati i saj mbi 12000 vota. Pra, ne ishim mirė me votėn tonė tradicionale por e keqja na kishte mundur nga jashtė, nga qendrat e vendosjes nė parti dhe jashtė saj.

Pėrkundėr insistimit tim qė tė analizohen rrethanat dhe shkaktarėt qė na quan nė humbjen e zgjedhjeve asnjėri nė kryesinė e degės nuk u angazhua sinqerisht qė kjo tė ndodhė. Pėrkundrazi, i dhanė pikė kėsaj pune me konstatimin se unė isha fajtori kryesor dhe se qendra e partisė ėshtė duke bėrė "analizėn" e shkaqeve tė humbjes. Ata u lėnduan edhe mė shumė sepse unė kisha kėrkuar votėbesimin e kryesisė aktuale tė degės. Ata nuk e donin njė akt tė tillė sepse shumica i trembeshin atij. E dėgjova pastaj (por kurrė nuk e pashė tė shkruar) njė analizė qesharake nė kėshillin drejtues tė partisė nė qendėr, nga njė komision, pjesė e tė cilit ishte edhe Zenun Pajaziti e qė sipas bindjes time, ishte njėri nga shkaktarėt kryesorė tė pėrēarjes dhe tė humbjes sė degės nė Gjilan. Sa ironike apo jo?
Pas humbjes nė Gjilan dhe nė shumė komuna tjera, nė vend qė tė nisė rikonsolidimi i degėve, PDK e vazhdon pėrēarjen dhe orkestrimi i pėrēarjes bėhet nga qendra. Nisė njė luftė e pakompromis e Pajazitit pėr ta bindur degėn nė Gjilan se Qemajl Mustafa ėshtė kryefajtori pėr humbjen e zgjedhjeve dhe e krijon njė klimė tė mosdurimit ndaj meje sa qė e vetmja rrugė qė mė mbeti ishte ngrirja e marrėdhėnieve me degėn dhe ikja prej kryesisė dhe prej aktivitetit nė tė. Kjo gjendje e amullisė vazhdoi pastaj pėr mė shumė se njė vit e gjysmė, derisa ky zotėriu qė ia kishte mėsyrė tė rikthehej nė kryesim tė degės (pa asnjė meritė pėr kėtė degė), e bind shumicėn e anėtarėve tė kėshillit tė degės qė njė ditė ta votojnė pėr kryetar. E bėri kėtė me shkelje statutare (me votė tė hapur). Nuk dij kujt i frikohej, por assesi nuk pranoi qė tė respektohej statuti i partisė dhe tė votohej me votė tė lirė e tė fshehur. Injoranca dhe medokriteti i kėsaj strukture e ngriti dorėn dhe e votoi Pajazitin pėr kryetar tė degės. Ndonjėri nga butakėt abstenoi e fare pak (unė dhe dy ose tre tė tjerė) votuam kundėr zgjedhjes sė tij pėr kryetar. Thjeshtė nuk i besoja qėllimit tė tij, edhe po ti kishte shkathtėsitė e botės pėr ta rikthyer kėtė degė nė binarėt e duhur.
8. Pėr zgjedhjet nacionale tė vitit 2014 u luajt me emrin tim nė listė. Pėr njė javė, unė isha nė numrin 47 nė listė e pastaj ma ndėrruan dhe mė vendosėn te numri 59. I favorizuari i tyre nga Gjilani sėrish ishte z. Pajaziti me numrin 17. Unė as nuk e kisha minimumin e financave qė tė bėj fushatė pėr kėto zgjedhje por pavarėsisht prej saj unė i prisja sė paku 6000 deri 8000 vota nga ato 12000 votat qė i kisha pėr kryetar. Edhe sot e kėsaj dite e kam bindjen e plotė qė votat brenda partisė na janė vjedhur pamėshirshėm, ashtu sikur ka ndodhur edhe nė zgjedhjet nė parti nė vitin 2012/13.
9. Zgjedhja e H. Thaēit pėr kryetar tė vendit ishte njė skenar i njohur publikisht, me sė paku tri pasoja tė mėdha e tė dėmshme pėr partitė dhe pėr shoqėrinė e Kosovės. E para, sepse ai nuk ishte dhe nuk mund tė jetė figurė unifikuese e qytetarėve tė Kosovės, e dyta sepse ia theu qafėn LDK-sė dhe e bėri parti tė stėrkequr dhe patericė tė tij personale e tė PDK-sė dhe e treta sepse me marrėveshje erdhi nė krye tė PDK z. Kadri Veseli i cili para pak kohėsh kishte aderue zyrtarisht e publikisht nė parti. Ardhja e tij nė majė tė partisė pėrmes njė konvente tė saj nuk u pėrjetua as nga partia si risi. Ishte vazhdimėsi e mentalitetit tė lidershipit tė deritashėm tė saj. Pavarėsisht qė nė zgjedhjet e fundit z. Veseli u mundua tė distancohej formalisht nga ky mentalitet me “fillimin e ri” tė tij. Ishte thjeshtė njė marrėveshje gjentile mes miqėsh (ose mes partnerėve politikė).
10. Margjinalizimi im nė parti, nisja e hetimeve disa herė me radhė dhe ngritja e njė akuze me 38 zyrtarė e afaristė tė komunės ėshtė edhe njėra nga goditjet qė i ėshtė bėrė PDK-sė nė Gjilan. Asnjėherė nuk mund tė mė bind askush qė kėtu nuk ka dorė vet partia pėr tė cilėn punova aq gjatė dhe aq mirė, lidershipi i saj. Ėshtė punue nė principin "pėr inat tė resė ishalla mė vdes djali" dhe kjo i ka ndodhur degės nė Gjilan po jo vetėm nė Gjilan. Ditėt qė vijnė edhe mė mirė do ta shpėrfaqin mė mirė kėtė pretendim timin. Fatkeqėsisht.
11. Premtimet boshe tė kreut tė PDK pėr liberalizim tė vizave qė nga fushata e vitit 2010 e qė nuk ndodhi kurrė deri sot si dhe premtimet pėr investim tė miliardave nė zhvillim tė ekonomisė dhe nė krijim tė qindra mijėrave vendeve tė punės qė nuk ndodhi kurrė, janė edhe njė aspekt tjetėr tepėr goditės pėr PDK e qė rezultoi me efekt tė vogėl nė zgjedhjet e vitit 2014 e sidomos tani, nė kėto zgjedhje.
12. Pasurimi i shpejtė dhe enorm i shumicės sė politikajve e nė tė njėjtėn kohė varfėrimi i njerėzve tė ndershėm nė politikė, ka bėrė qė pėrceptimi pėr korrupsionin tė jetė i lartė dhe tepėr irritues e fyes pėr qytetarin e Kosovės. Nėse kėsaj i shtohet besimi tepėr i ultė i qytetarėve nė sistemin e drejtėsisė dhe nė qeveri atėherė, lehtė konstatojmė qė njė reaksion i tillė, ēfarė ndodhi nė kėto zgjedhje, ishte i pritur. Me tė drejtė, nga shumė opinionistė dhe nga media, vota kaq shumė e shtuar pėr LVV u quajt votė e revoltės qytetare.
13. Heqja ime nga agjenda e PDK e qė rezultoi me mungesėn time nė aktivitet dhe nė listėn zgjedhore pėr deputet si dhe ngushtimi i asaj liste vetėm nė dy emra pėr dy komuna (Gjilan dhe Kamenicė) ishte edhe njė goditje e radhės qė i jipej Degės nė Gjilan dhe nė Kamenicė. E rėndėsishme pėr Zenun Pajazitin dhe klanin e tij nė Prishtinė e Gjilan ishte qė ai tė mbijetonte politikisht pavarėsisht qė dega fundosej pėrditė e mė shumė. Me njė politikė tė tillė meskine patjetėr qė nuk shkohet larg.
Ishin kėto aktet dhe veprimet kryesore qė e quan degėn e PDK-sė nė Gjilan dhe partinė nė tėrėsi nė gjendjen ēfarė e ka ajo sot. A e dinte kreu i PDK dhe kryesia e saj se kah po i shkonte partia? Sigurisht qė po.

Nė fakt, PDK ka filluar me i pa pasojat dukshėm, nė zgjedhjet nacionale 2014 por asnjėherė nuk i ra veti mbas. Ajo, nė vend se tė ndėrmerrte krejt ēka ėshtė e mundur pas asaj fitore tė Pirros, dhe tė niste njė reformė tė thellė e shumėdimensionale brenda saj, e bėri tė kundėrtėn, u akomodua nė pushtet edhe njėherė po mė shumė pėr tė zezėn e kresė sė vet. Asnjė hajr kjo parti dhe Kosova nuk e ka pa nga tė qenit nė pushtet pėr kėto dy vite e gjysmė. Janė vite tė humbura tė PDK-sė dhe tė Kosovės. Kemi pa vetėm bllokim tė tė gjitha segmenteve tė jetės pėr kėtė periudhė dhe asgjė mė shumė. Qytetarėt aq keq janė irritue nga sjellja e lidershipit kosovar, i cili mundohej qė krejtė tė kėqiat t'ia faturojė opozitės dhe vet tė mbetej nė "tė terun" po publiku kėtė nuk e hėngri. Reagimin tanimė po e shohim tė gjithė me rezultatin e zgjedhjeve tė fundit.

I vetmi aspekt i ndritshėm brenda kėtyre dy e mė shumė viteve, ishte suksesi i sportistėve dhe i kulturės tonė nė botė. Ata, sadopak na e mbushėn atė boshllėk aq tė madh tė krijuar nga politika.
Thonė, pej harami s`ka hajr. Heret a vonė ai ta zė frymėn dhe tė del jashtė pėr ledinė. E fatkeqėsisht, PDK-sė dhe LDK-sė u ka ardhur dakiku kur duhet tė ballafaqohen me tė bėmat e tyre 18 vjeēare, respektivisht 28 vjeēare.
Sa i kanė bėrė hajr kėtij vendi, aq mė shumė i kanė bėrė sherre tė cilat vėshtirė se riparohen. S'mund tė ndreqen mė gabimet e pasluftės qė quan nė trazimet e vitit 2004 tė cilat pastaj e sollėn decentralizimin deri te asociacioni qė sot na ka mbetė nė fyt. Nuk mund tė reformohet lehtė administrata as edukimi e shėndetėsia sepse e patėm rastin ti bėjmė mirė po nuk i bėmė. e bėmė tė kundėrtėn, i prishėm. Nuk mund tė ndreqet lehtė drejtėsia sepse asaj i kemi shkaktue aq shume padrejtėsi pėr krejtė kėto vite. Nuk mund tė kompensohen lehtė vitet e humbura nė ngritjen e ekonomisė dhe sidomos nuk mund tė kompensohen vuajtjet e familjeve nė skamje dhe tė atyre qė e morėn botėn nė sy nga kjo skamje.

Kosova nuk lėviz mė pėrpara me parti dinosaurė tė cilat nuk reformohen asnjėherė. Liderėt e tyre e kanė gojėn plotė reformė por kur ajo nisė, bėhet sa pėr sy e faqe me po tė njėjtit liderė nė krye tė tyre.

PDK nė Gjilan nė zgjedhjet 2014 i kishte jo mė shumė se 8000 vota (bashkė me tė tjerėt i kishte nėn 10000) e tani, nė kėto zgjedhje ka rėnė nėn 6000 vota qė ėshtė pėr brengosje edhe pėr ata qė nuk ia duan tė mirėn. PDK po shkon drejtė njė katarsisi. Drejtė njė fundi tė dhimbshėm. Me fajin e saj, natyrisht. Atė e shpėton vetėm ikja nė opozitė dhe bėrja e njė bilanci tė sinqertė dhe profesinoal pėr gjendjen aktuale dhe pėr shkaqet qė kanė sjellė deri kėtu. Ajo duhet tė nisė me korrigjimin e gabimeve dhe tė padrejtėsive qė i ka bėrė. Ajo duhet tu kėrkojė falje individėve, komunave e rajoneve pėr kėto padrejtėsi. Ajo duhet tė nisė reformė tė thellė brenda saj dhe pėrmes njė procesi zgjedhor brilant e tė hapur, tė mbushet me energji tė reja, qė kanė dije botėrore dhe qė kanė vizion pėr pozitėn e vendit tė tyre nė mesin e shoqėrive evropiane dhe nė rajon.

PDK ka qenė dashtė tė shkojė nė opozitė qysh pas zgjedhjeve tė vitit 2014 dhe t`i qelė rrugė demokracisė e zhvillimit tė vendit. Nėse nuk e bėri atėherė, ajo kėtė duhet ta bėjė tani, menjėherė. Ēdo tentativė qė ajo tė mbetet edhe mė tutje nė pushtet, asaj i bėn dėm tė pakthyeshėm. Koha e PDK-sė dhe e LDK-sė (ashtu ēfarė janė sot), ka perėnduar. Atyre (e sidomos PDK-sė), u duhet njė "pensionim" disavjeēar pėr rikonsolidim ka thėnė Qemajl Mustafa./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma