Quni: Nuk mund tė punojmė me PDK-nė

Lidhja Demokratike e Kosovės nuk mund tė bashkėpunojė mė me Partinė Demokratike tė Kosovės, pasi qė kjo e fundit vendosi ta lėrė nė gjysmė qeverisjen, pavarėsisht marrėveshjes qė kėto dy parti kishin mes vete.
Kėshtu ka deklaruar deputeti i LDK-sė, Anton Quni, i cili nė njė intervistė pėr gazetėn “Zėri” ka vlerėsuar se rezultati i LDK-sė nė zgjedhjet e 11 qershorit ka ardhur si pasojė e koalicionit me PDK-nė.

Por megjithatė, pavarėsisht rezultatit qė LDK-ja mori nė zgjedhje, Quni ka konsideruar se ky subjekt nuk ka shėnuar rėnie, porse ka qėndruar aty ku ka qenė gjithmonė.

Ndėrkaq sa i pėrket njė koalicioni tė mundshėm me “Vetėvendosjen” ai nuk ka dashur tė japė detaje, porse ka theksuar se LDK-ja ka parimet e veta, tė cilat do t’i pėrfillė nė rast tė njė koalicioni tė mundshėm me kėtė subjekt, transmeton zeri.info.

Kurse, nė rast se asnjėra palė nuk do tė arrijė ta sjellė zgjidhjen dhe ta formojė Qeverinė, sipas Qunit, zgjedhjet do tė jenė tė pashmangshme. Por megjithėkėtė deputeti i LDK-sė ka konsideruar se nėse njė gjė e tillė ndodh do tė jetė mjaft e mundimshme dhe me kosto tė lartė.

Rezultati i LDK-sė, si pasojė e koalicionit me PDK-nė

Deputeti i LDK-sė, Anton Quni, duke folur pėr koalicionet paszgjedhore, ka thėnė se LDK-ja nuk mund tė bashkėpunojė me Partinė Demokratike tė Kosovės, pasi qė kjo e fundit, siē Quni ėshtė shprehur, vendosi ndryshe pavarėsisht marrėveshjes qė ekzistonte.


“Mendoj qė nuk mund tė shkojmė bashkė me ata qė kishim marrėveshje tė rrugėtojmė bashkė dhe njė mėngjes vendosėn ndryshe”, ka deklaruar ai. Por, pavarėsisht rezultatit tė zgjedhjeve, ku LDK-ja si partia e dytė qė ishte u rėndit e treta, Quni ka konsideruar se Lidhja Demokratike e Kosovės nuk ka pėsuar rėnie, por ka ruajtur votat qė kishte, transmeton zeri.info.

“LDK-ja nuk ka shėnuar rėnie, por ka ruajtur pak a shumė votėn qė ka pasur nė zgjedhjet e fundit. Natyrisht qė prisnim rezultate shumė mė tė mira. Sidoqoftė, bazuar nė numrin e deputetėve nė Parlament, ne mbesim faktor i rėndėsishėm politik”, ka shtuar ai.

Megjithatė Quni ka thėnė se rezultati i LDK-sė mė 11 qershor erdhi pėr shkak tė koalicionit qė ky subjekt pati me Partinė Demokratike tė Kosovės. Ai pos kėsaj fajėson edhe kohėn e shkurtėr tė organizimit tė zgjedhjeve me ē’rast thotė se nuk pati kohė qė tė prekej i tėrė elektorati.

“E mendoj se ishte njė zhgėnjim pėr shkak tė koalicionit LDK-PDK. LDK-ja ėshtė e pėrtėrirė dhe e rimėkėmbur edhe sot. Zgjedhjet ndodhėn papritur dhe nė njė afat tė shkurtėr. Nuk mjaftonte koha ta preknin elektoratin mė pėr sė afėrmi, gjė qė do t’i nxirrte tek kutitė e votimeve nė numėr mė tė madh qė do tė na sillte njė rezultat mė tė mirė”, ėshtė shprehur ai gjatė bisedės pėr “Zėrin”.

Me gjithė kėto ai ėshtė shprehur optimist se pas rezultateve zyrtare do tė analizohet ēdo gjė dhe nė LDK do tė ndėrmerren masat dhe hapat e nevojshėm. Ndėrkaq, duke folur pėr deklaratat e PAN-it pėr formim tė Qeverisė, Quni ka thėnė se nuk e di se ēka kanė nė mendje pėrfaqėsuesit e kėtij koalicioni kur flasin pėr njė gjė tė tillė. “Tė presim se si do tė rrjedhin proceset mė tutje. Nuk e di se si dhe ēfarė kanė nė mendje kur shprehen pėr lehtėsinė e formimit tė Qeverisė. Ėshtė mirė t’i pyesni ata”, ka shtuar deputeti i LDK-sė.

Zgjedhjet, tė pashmangshme nėse nuk gjendet njė zgjidhje

Kurse nuk ka dashur tė flasė pėr njė koalicion tė mundshėm paszgjedhor me “Vetėvendosjen” sado qė pėr njė gjė tė tillė ka pasur deklarata tė shumta ditėve tė fundit nga tė dyja palėt.

“Nuk mund tė them asgjė sepse nė LDK janė organet ato qė vendosin pėr vendime tė rėndėsisė sė lartė”, ka potencuar ai. Pavarėsisht kėsaj Quni ka thėnė se nė rast bashkėpunimi me lėvizjen “Vetėvendosje” LDK-ja padyshim se do t’i ketė parimet e saja mbi tė cilat do tė lidhė marrėveshje.

“Nė rast tė marrėveshjeve pėr bashkėqeverisje normalisht janė finesat qė pėrcaktojnė parimet nė bazė tė sė cilave vihen kornizat e saj. LDK-ja ėshtė parti institucionaliste dhe mbi kėtė parim punon dhe vepron nė politikė tash e 27 vjet”, ka nėnvizuar ai, transmeton zeri.info.

Kurse sa i pėrket postit tė kryeministrit se kujt duhet t’i takojė nė rast tė bashkėpunimit me VV-nė, Quni ka thėnė se janė subjektet politike ato qė do tė vendosin pėr ata emra qė mendojnė se e bėn Qeverinė tė punojė suksesshėm.

“Unė nuk mund tė lėshohem nė detaje, sepse nuk kemi asgjė konkrete, nuk kemi ende as rezultate zyrtare. Nė rast tė njė vendimi pėr bashkėpunim janė subjektet politike ato qė vendosin pėr kushte e emra qė mendojnė se e bėn njė qeveri tė punojė suksesshėm”, ka shtuar ai. E nė rast se nuk do tė gjendet njė rrugė pėr formimin e Qeverisė nga asnjėra palė, sipas Qunit, zgjedhjet e sėrishme do tė jenė tė pashmangshme, sado qė njė gjė e tillė do tė ishte e mundimshme.

“Vendi sapo pėrmbylli ciklin zgjedhor. Do tė ishte e mundimshme, me kosto tė lartė dhe joserioze mbajtja e zgjedhjeve, qė mendoj qė do tė prodhonin rezultat pak a shumė tė pėrafėrt. Por, gjithsesi zgjedhjet janė te pashmangshme nėse nuk gjenden rrugė tė tjera pėr krijimin e Qeverise, e qė unė besoj se janė tė mundshme”, ka nėnvizuar Quni./Zeri/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma