"Fillimi" fatal i Kadri Veselit

Debakli i madh zgjedhor, qė pėsoi PDK-ja nė zgjedhjet e 11 qershorit, nga kėndvėshtrimi i analistėve politikė po shihet si njė nisje tepėr e keqe e kreut tė ri tė PDKsė, Kadri Veseli, me atė projektin e tij pompoz "Fillimin e Ri", nė krye tė PDK-sė. Sipas analistėve, kėto zgjedhje dėshmuan se PDK-ja me Veselin nė krye ėshtė humbėsja mė e madhe nė zgjedhjet e 11 qershorit, gati duke e pėrgjysmuar numrin e deputetėve tė PDK-sė nė Kuvendin e Kosovės qė kishte nė mandatin e fundit, por edhe nė mandatet paraprake. Kėshtu nėse krahasojmė numrin e ulėseve tė kėsaj partie me vitin 2014, del se Partia Demokratike e Kosovės ka mė pak deputetė, madje me njė numėr gati tė pėrgjysmuar.
Siē dihet, koalicioni i PDK-sė i vitit 2014 arriti tė marrė 37 deputetė, ndėrkaq 2 prej tyre ishin tė Partisė sė Drejtėsisė, ndėrkaq 35 tė tjerė i takonin Partisė Demokratike tė Kosovės. Por, nė vitin 2017, sipas rezultateve jozyrtare, situata ka ndryshuar pėr tė keq nė PDK. Kėshtu edhe pse koalicioni PAN arriti tė marrė 39 ulėse nė Kuvendin e ri tė Kosovės, Partia Demokratike e Kosovės pėr herė tė parė pas vitit 2007, e madje pėr herė tė parė pas luftės, do tė pėrfaqėsohet nė Kuvendin e Kosovės me vetėm 21 deputetė tė saj.

Kjo rėnie e madhe e PDK-sė, sipas analistėve, po i bėhet faturė Kadri Veselit, pėr ēmimin qė duhet tė paguajė PDK-ja si rezultat i keqqeverisjes pėr njė kohė tė gjatė nga PDK-ja, nga klani 'Pronto', nga kėshilltari i tij, Baton Haxhiu, por edhe "aderimi" i disa figurave kontroverse, si Arbana Xharra, tė cilat lėre qė nuk i sollėn fare vota, por irrituan qytetarėt pėr tė mos e votuar mė kurrė PDK-nė definitivisht tė degraduar

Ndėshkim i arrogancės dhe banditizmit politik

Sipas njohėsit tė afėrt tė zhvillimeve politike, Naim Miftari, PDK-ja tash me tė drejtė po e paguan faturėn e qeverisjes kriminale. "Rezultati i PDK-sė ėshtė rezultat i arrogancės, keqpėrdorimeve, korrupsionit, banditizmit politik dhe ekonomik, ėshtė rezultat i izolimit dhe varfėrisė ekstreme qė e kanė sjellė udhėheqėsit e PDK-sė (me disa parti tė tjera nė pushtet), nė krye me Hashim Thaēin e Veselin nė hije, me Grabovcin e pastaj me kryeministrat e dėshtuar si Bajram Rexhepi, Bajram Kosumi, Agim Ēeku e Isa Mustafa. Pra, njė fjalė e popullit thotė se ēka ta mbjellėsh do ta korrėsh edhe kėta si janė sjellė edhe do tė shpėrblehen", tha Miftari. Ai mendon se me gjithė tentimet pėr ta ruajtur kinse rejtingun e partive, kinse shtetformues, siē e quajnė disa veten, e nė fakt janė parti shtetshkatėrruese, ku asnjė resurs jetik apo politik i Kosovės nuk ka rezultate politike as ekonomike."Tani nuk i sollėn asgjė as pėrforcimet kinse me individė kontroversė dhe njerėzit jo tė sinqertė, pėrforcimet me analistė, qė shumica janė tė anshėm dhe jo tė drejtė nė analizat e tyre, por opinionin publik, kėta analistė apo gazetarė i pėrdorin si trampolinė me hy nė politikė, por nuk u ndihmuan, madje as propaganda e 'Klan Kosovės' apo afėrsia e kreut tė PDKsė me Baton Haxhiun, dikur postier dhe emisar i besuar i Ivica Stanishiqit, krye shefit tė UDB-sė serbe, e sot "vėlla" me Thaēin, Veselin dhe Edi Ramėn...", ka potencuar Naim Miftari.

Llogaritė e gabuara tė kryetarit

Analisti politik, Florim Zeqa, pohon se llogaritė parazgjedhore tė kreut tė PDK-sė, Kadri Veseli, i dolėn gabim, pėrtej parashikimeve tė tė gjithėve, prandaj edhe dėshtoi kaq rėndė."Fillimisht u mashtrua nė lidershipin e tij tė paformuar nė parti pas zhvendosjes sė Thaēit nė postin e presidentit, duke harruar faktin se lidershipi nuk krijohet brenda natės. Kėshtu PDK-ja nė krye me Veselin e ekzaltuar pas pushtetit pėsoi humbjen mė tė rėndė nė historikun e saj. Mashtrimi tjetėr fatal Kadri Veselit i ndodhi nė llogaritė e gabuara nga koalicioni i gjerė me partitė minore dhe aderimin e disa figurave kontroverse, siē ishte rasti me Arbana Xharrėn e disa tė tjerė. Megjithatė, nė humbjen katastrofale si subjekt politik nė zgjedhje i ka ndikuar lidhja e koalicionit nė minutat e fundit me AAK-nė e NISMAn, tė cilat i ndikuan negativisht nė zvogėlimin e numrit tė deputetėve tė PDK-sė nė legjislaturėn e re tė Kuvendit. Kėshtu pėr dallim nga legjislatura e kaluar e Kuvendit, nė legjislaturėn e re PDK-ja do tė hyjė pothuajse me numėr tė pėrgjysmuar tė deputetėve", tha Zeqa.

Sipas tij, jo vetėm kaq, faturė e humbjes sė Kadri Veselit nė zgjedhjet e 11qershorit iu bė edhe keqqeverisja tetėvjeēare e klanit "Pronto" dhe kėshilltarėve me tė kaluar tė dyshimtė, elemente kėto qė irrituan nė masė tė madhe elektoratin tradicional tė kėtij subjekti politik, i cili kėsaj radhe votėn e vet e orientoi nė drejtim tė VV-sė. "Tani krahas rėnies drastike nė zgjedhje, dėshpėrues dhe tepėr i dhimbshėm pėr Kadri Veselin do tė mbetet fakti i humbjes sė rastit pėr tė qenė mandatar pėr krijimin e qeverisė, qė ishte si arsyeja e vetme e tij pėr prishjen e koalicionit qeverisės me LDK-nė", ka potencuar Zeqa.

Koalicioni me pasoja

Analisti Albrim Badallaj mendon se PDK-ja ėshtė dėmtuar nga lidhja e koalicionit parazgjedhor me subjektet e tjera, tė cilat PDK-sė i kishin vendosur mė parė edhe vija tė kuqe, kurse Veseli bėri kompromis tė madh kundrejt tyre. "Realisht, PDK-ja ka pėsuar nga koalicioni parazgjedhor me AAK-nė dhe NISMĖN, e kjo ėshtė reflektuar me pakėnaqėsi nga tė dyja taborret. Ndryshimi i qėndrimeve dhe vijave tė kuqe nga AAK-NISMA ka ndikuar qė votuesit e tyre tė mos u japin votė kandidatėve tė PDK-sė, nga ana tjetėr votuesit e PDK-sė kanė votuar edhe deputetė tė partive tjera", u shpreh ai./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: mu[email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma