Pėrurohet vepra “Qėndrimi i Serbisė ndaj Lėvizjes Kombėtare Shqiptare" i Hivzi Ramadanit

Gjilan - Nė ambientin e KK tė Gjilanit, sot, para disa familjarėve, shokėve, miqve dhe kolegėve tė Shkollės fillore “Musa Zajmi”, u bė pėrurimi i veprės sė Hivzi Ramadanit, “Qėndrimi i Serbisė ndaj Lėvizjes Kombėtare Shqiptare (1878-1912”.
Fillimisht, Tahir Arifi, profesor tha se, sot po e pėrurojmė veprėn e Hivzi Ramadanit, profesor, e cila vepėr na sjell njė materie interesante pėr njė ta kaluar, tonėn, sa tė rėndė, po aq edhe tė rėndėsishme. “Vepra e H. Ramadanit na flet pėr kohėn e qėndresės sė popullit shqiptar, i cili popull qe nė zgrip tė zhdukjes nga faqja e dheut Serbia, Greqia e Mali i ZI. Prandaj, manifestimit kulturor tė sotėm, dritėn e gjelbėrt ia kanė dhėnė dy recensentė tė veprės, si janė: Fehari Ramadani dhe Qerim Dalipi. Kėta sot e kanė fjalėn”, tha T. Arifi, moderator.

Redaktori i veprės, Fehari Ramadani tha se, vepra nė fjalė e Hevzi Ramadanit ėshtė rezultat i punės sė tij hulumtuese-kėrkimore, disavjeēare pėr pėrgatitjen e tezės sė magjistraturės, tė cilėn e mbrojti me sukses nė Universitetin e Tetovės. Nė veprėn nė fjalė, autori trajton qėndrimin e shtetit serb ndaj Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė periudhėn nga Kriza Lindore e viteve ’70-ta tė shek. XIX e deri nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Po ashtu, autori nė veprėn e tij trajton politikėn ēnjerėzore qė Serbia e zhvilloi mbi popullsinė civile shqiptare, qė me aneksimine pjesės verilindore tė Vilajetit tė Kosovės (Nish, Kurshumli, Toplicė, Pirot, Leskoc dhe Vrajė), nga ku u dėbuan mbi 200.000 vetė dhe u shkretuan 740 vendbanime. Prandaj, shtoi ai- “ky studim monografik, me strukturė tė logjikshme e tė qėndrueshme, ėshtė rezultat i njė pune tė gjatė kėrkimore e shkencore tė autorit. Autori ka shfrytėzuar dokumente arkivore tė arkivave tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė, si dhe burimet e botuara qė janė shfrytėzuar nga autori, e bėjnė kėtė vepėr tė rezistueshme ndaj ēdo kritike shkencore. Tė shtoj edhe kėtė se, kjo vepėr e autorit duhet tė jetė njė literaturė e nevojshme pėr tė gjithė ata qė do tė merren me historinė shqiptare tė periudhės sė pėrmendur”.

Qerim Dalipi, recensent i veprės tha se, jam i nderuar sot qė marri pjesė nė kėtė pėrurim libri, ku mua mė bėn nder dhe e ndiej vetėn tė privilegjuar. “Monografia “Qėndrimi i Serbisė ndaj Lėvizjes Kombėtare Shqiptare (1878-1912 e magjistėr Hevzi Ramadanit, pėrbėn njė kontribut tė rėndėsishėm pėr historiografinė shqiptare tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare.

Siē dihet, gjatė viteve 1878-1912, qeveria serbe, me qėllim qė tė bindte opinionin e brendshėm dhe qendrat e vendosjes evropiane pėr zgjerimin e shtetit serb nė dėm tė trojeve tė tjera shqiptare, e pėrshkallėzoi edhe mė tej politikėn propagandistike kundėr Lėvizjes Shqiptare. Po kėshtu, nė shėrbim tė diplomacisė serbe u vunė edhe studiues serbė, tė cilėt nė studimet e tyre, ku mė shumė kishin prirje shoviniste sesa realitet shkencor, i paraqitėn shqiptarėt pa traditė shtetėrore. Nė vepėr, autori mė tej vė theksin mbi qėndrimin negativ tė diplomacisė serbe ndaj Lidhjes se Pejės, si dhe hedhė dritė pėr projektet e personaliteteve tė dalluara serbė kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Rrjedhimisht, monografia ėshtė ndėrtuar mbi ballafaqimin e argumenteve tė sjella dhe mbajtjes sė qėndrimit kritik ndaj problemeve tė caktuara. Veē kėsaj, monografia ėshtė shkruar pėrmes njė stili tė lehtė qė e bėnė atė tė qartė dhe tė kuptueshme, si pėr opinionin shkencor, ashtu dhe pėr opinionin e gjerė publik”.

Hysen Kėqiku, tha se, ky kontribut i pėrbashkėt me autorin e veprės nė fjalė, ėshtė njė rezultat qė e pa dritėn e botimit nė saje tė angazhimit tė Shtėpisė Botuese “Kurora” nė Gjilan, e cila ėshtė tejet e nderuar, sepse ka marrė si obligim botimin e njė vepre tė sajuar nė bazė tė hulumtimeve e tė dhėnave tė shumta nga periudhat mė tė rėndėsishme tė historisė se popullit shqiptar, qė nga betejat e mėdha qė nga koha e Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu.

Siē ėshtė e ditur, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, nga kjo periudhė historike, 1878-1912, dolėn me pėrfitime tė mėdha territoriale nga tokat shqiptare. Greqia fitoi 68% territor dhe 3% popullsi mė shumė. Mali i Zi fitoi 62% territor dhe 100% e popullsi mė shumė dhe, Serbia fitoi 82% territor popullsi mė shumė. Pra, vepra nė fjalė ngėrthen nė vete njė materie mjaft interesante me shumė prurje tė reja tė kėsaj periudhe. Ia vlen tė lexohet dhe tė vlerėsohet. Autorit shėndet dhe suksese tė tjera!”

Nė fund, Hevzi Ramadanit, autor, tha se, rreth veprės sime, nuk kam ēka t’ju flas. “Atė qė e kam planifikuar pėr ta shkruar si vepėr, e kam thėnė dhe ato fjalė, shėnime e mendime i kam mbarėshtuar nė vepėr. “Sot po e ndjej vetėn tė privilegjuar. Mė kuptoni. Dhe, kėto emocione, tė cilat i posedoj, dua t’i ndaj me ju. Ju sot mė nderuat, por nuk dua ta anashkaloj kryetarin e komunės, z. Haziri, i cili e ka ndihmuar botimin e veprės. Po ashtu e falėnderoj z. Ismet Dėrmakun, i cili mė ka furnizuar me literaturė. I falėnderoj tė gjithė qė, nė njė mėnyrė a tjetėr, mė kanė pėrkrahur. Ju faleminderit tė gjithėve!/tefik selimi/rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma