Jo me votėn time!

Nga Imer Mushkolaj - Pėrtej rezultatit tė zgjedhjeve, njė fitore shumė mė e madhe pėr qytetarėt do tė jetė dhėnia e besimit pėr t’i pėrfaqėsuar atyre qė nuk kanė probleme me ligjin, njerėzve qė vėrtet e meritojnė. Mos i votoni kandidatėt e korruptuar e tė kriminalizuar mė 11 qershor. #AsUne nuk do t’i votoj. Jo me votėn time, jo me votat tona tė tillėt deputetė.
Njė garė e paparė ndonjėherė pritet tė jetė ajo pėr tė fituar njė ulėse deputeti nė Kuvendin e Kosovės. Koalicionet parazgjedhore kanė bėrė qė partitė tė mos i kenė listat e plota nė dispozicion, por t’i ndajnė ato me partnerėt. Kjo nėnkupton se pėr zyrtarė partish politike, njė fitore e vogėl mund tė jetė madje edhe futja e emrit nė listė.

Por, pėrtej rezultatit tė zgjedhjeve, njė fitore shumė mė e madhe pėr qytetarėt do tė jetė dhėnia e besimit pėr t’i pėrfaqėsuar atyre qė nuk kanė probleme me ligjin, njerėzve qė vėrtet e meritojnė, njerėzve tė pakriminalizuar e tė pakorruptuar.

Nė tė gjitha pėrbėrjet e kaluara tė legjislativit ka pasur deputetė qė kanė shkelur ligjin, por qė janė bėrė pjesė e Kuvendit. Pak duke pėrdorur marifetllėqe tashmė tė njohura, por mė sė shumti me votėn tonė.

Nė kėtė mėnyrė, nė vend qė t’i pėrfaqėsojnė qytetarėt, ata e kanė shfrytėzuar karrigen e fituar si njė lloj imuniteti ndaj veprimeve tė tyre tė paligjshme, duke gėzuar privilegjet qė sjell tė qenit deputet. Pėr mė tepėr, me mėnyrėn e veprimit tė tyre, kanė fyer edhe ata qė i kanė votuar.



* * *

Subjektet politike e kanė shansin qė nė listat zgjedhore tė pėrfshijnė emra qė nuk kanė probleme me ligjin. Nė kėtė mėnyrė do tė dėshmonin se i kanė seriozisht premtimet pėr shtet tė sė drejtės.

Kandidimi, e mė pas zgjedhja e njerėzve me precedentė penalė prodhon pasoja tė rėnda. Kėta njerėz e kanė nė dorė rregullimin e jetės sonė, e kanė nė dorė tė ardhmen tonė. Kėta njerėz votojnė ligjet, kėta njerėz zgjedhin qeverinė. Kėta njerėz vendosin kah ta ēojnė atdheun tonė.

Subjektet politike duhet tė mos iu japin shans tė tillėve, ndonėse e kanė tė vėshtirė tė veprojnė kėshtu. Thuajse nė tė gjitha partitė njerėzit e fortė, njerėzit qė nuk njohin rend as ligj pėrbėjnė njė masė tė konsiderueshme. Ata sigurojnė shpesh mjete financiare pėr parti, ata kanė ndikim nė parti, ata duan tė jenė nė lista, ata duan tė zgjedhen. Andaj, tė mos iu krijosh hapėsirė nė lista tė tillėve, pėr partitė do tė thotė tė presin degėt qė i mbajnė.

Pėrbėrja e kaluar e Kuvendit nė masė tė madhe ka qenė e turpshme - me njerėz nėn hetime, njerėz tė paedukuar a tė paedukatė, njerėz tė pafytyrė e me shumėfytyrėsha, njerėz qė ta fyejnė inteligjencėn kur i dėgjon tek pėrpiqen tė thonė diēka nė foltore. Institucioni qė do tė duhej tė ishte tempull i pėrfaqėsimit e i demokracisė jo rrallė kthehej nė tempull tė turpit. Turp ky, tė cilit i kemi ndihmuar vetė ne, duke ua dhėnė votėn atyre qė t’i pėrfaqėsojnė interesat tona. Por, ēfarė bėnė atė nė tė vėrtetė?

Ata nuk na pėrfaqėsuan ne, vetėm u paguan me paratė tona. Ata pėrfaqėsuan veten dhe klanet e veta, si dhe i shfrytėzuan tė mirat e privilegjet qė ne ua mundėsuam. Ata me siguri na shohin budallenj qė ua kemi dhėnė votėn. E rastin e kemi qė tė mos na konsiderojė askush mė, asnjėherė tė tillė.

* * *

Mė kanė kėrkuar kėto ditė kolegė gazetarė qė ta komentoj thirrjen e ndėrkombėtarėve pėr dekriminalizim tė listave zgjedhore. Iu kam thėnė dhe vazhdoj tė mendoj se pėrpara se tė jetė punė e ndėrkombėtarėve, ambasadorėve e kujdoqoftė tjetėr, kjo ėshtė punė e jona, ėshtė obligim yni.

Ambasadorėt, pėrfaqėsuesit e institrucioneve ndėrkombėtare nuk do tė na o pastrojnė listat. Listat mund dhe duhet t’i pastrojmė ne. Edhe nėse partitė politike zgjedhin tė na ofrojnė kandidatė tė kriminalizuar, tė korruptuar, tė pazot, ne duhet t’i ndėshkojmė ata me votėn tonė, me fuqinė tonė.

Kandidatėt pėr deputetė duhet tė jenė shembull pėr tė mirė. Ėshtė koha e fundit qė tė pamerituarit tė mbeten jashtė Kuvendit, ndėrkaq ata qė vlejnė dhe qė na pėrfaqėsojnė denjėsisht, t’i ndihmojmė me votė. Vetėm kėshtu vendosim qartė pėr tė ardhmen tonė.

Mos i votoni kandidatėt e korruptuar e tė kriminalizuar mė 11 qershor. #AsUne nuk do t’i votoj. Jo me votėn time, jo me votat tona tė tillėt deputetė.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma