Pakėnaqėsitė me koalicionet

Krijimi i koalicioneve tė mėdha parazgjedhore shumė politikanė do t’i lėrė jashtė listave partiake pėr deputetė. Probleme mė tė mėdha nė kėtė drejtim kanė PDK-ja dhe LDK-ja pėr shkak tė koalicioneve tė tilla.
Koalicionet parazgjedhore kanė filluar tė krijojnė pėrēarje tė mėdha brendapartiake. Pėrpos disa zėrave kundėr koalicioneve tė caktuara, sidomos pėr shkak tė mospajtimeve ideologjike, pakėnaqėsitė mė tė mėdha kanė tė bėjnė me kėrkesat e militantėve partiakė pėr t’u futur nė lista pėr deputetė.

Partia mė e madhe nė vend (PDK) shumė zyrtarė tė lartė tė partisė do tė detyrohet t’i lėrė jashtė listave pėr deputetė pėr shkak tė koalicionit qė ka arritur me dy partitė parlamentare, AAK-“Nismė”, si dhe njė numėr tė madh tė partive jashtėparlamentare.

Me situatė tė njėjtė ballafaqohet edhe Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) pėr shkak tė koalicionit me AKR-nė dhe “Alternativėn” e Mimoza Kusarit, derisa lėvizja “Vetėvendosje” nuk ka telashe tė tilla, pasi qė ka vendosur qė tė garojė e vetme nė zgjedhjet e parakohshme tė 11 qershorit tė kėtij viti.

Xhavit Haliti, anėtar i kryesisė sė PDK-sė, ka thėnė pėr “Zėrin” se vendimin pėr koalicionin PDK-AAK-“Nismė” e kanė marrė kryetarėt e partive. Ai ka pranuar se ka mundur tė ketė edhe kundėrshtime pėr njė koalicion tė tillė, por nė fund vendimi ėshtė miratuar nga partia.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma