Qeveria e pas 11 qershorit do tė jetė jetėshkurtėr

Bazuar nė lidhjet joserioze tė koalicioneve parazgjedhore qė po ndodhin kėto ditė nė Kosovė, para zgjedhjeve tė 11 qershorit, analistėt politikė konsiderojnė se edhe Qeveria e krijuar pas zgjedhjeve tė 11 qershorit, mund tė jetė e brishtė dhe mbase Qeveria akoma mė jetėshkurtėr nė historinė e Kosovės, e cila nuk do tė arrijė tė jetė as edhe 2 vjet nė pushtet pėr shkak tė divergjencave tė mėdha qė kanė pasur deri tani pozicionimet politike nė tė dyja blloqet.
Po ashtu konsiderohet se ėshtė vetėm lufta pėr tė marrė kėtė pushtet dhe tė gjitha kėto pazare politike vetėm interesi se kush do ta "msitnojė" tani sė fundi edhe 'Trepēa' si pasuria e vetme me vlerė qė ka mbetur nė vend, derisa pritet qė vendi tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme menjėherė pas arrestimeve tė para nga Gjykata Speciale.

Njė parashikim tepėr tė zymtė pėr koalicionin nė pritje e ka analisti politik Haki Abazi."Me bazė tė zhvillimeve ėshtė e pamundur qė tė ketė qeverisje tė qėndrueshme dhe me agjendė zhvillimore. Gjykata Speciale ėshtė si korb i zi mbi kokat e institucioneve, shkruan gazeta Kosova Sot
Gjithashtu janė Demarkacioni, Asociacioni qė e bėjnė programin qeverisės njė fletė tė pavlerė", potencoi ai.

Koalicione tė panatyrshme

se kjo qeveri e re eventuale, nga kushdo qoftė qė formohet dhe futet nė koalicion, ėshtė shumė e pritshme qė nuk do tė qėndroj gjatė, sepse edhe ashtu mund tė jetė koalicion i panatyrshėm. "Sė pari brenga ėshtė se a mund tė bėhet Qeveria nė kėtė raport tė forcave politike kush me kė dhe nuk dihet fare se a do tė mbahen premtimet dhe marrėveshjet private nė mes tė partive aktuale pėr koalicione qeveritare, premtime tė mėdha pėr asgjė fare, pa e parė akoma rezultatin zgjedhor. Kėto gjėra janė jo valide dhe jo tė besueshme, kuptohet se demokracia ka numra e jo qejfe dhe vullnete kush ēka po merr. Unė e kam pėrshtypjen qė PDK nė kėtė raport forcash politike mund tė jetė fare lehtė nė opozitė ose do ta kthejė postin e kryeministrit pas rezultatit zgjedhor, sepse nė kėtė marrėveshje nuk asnjė besim tė mundshėm", tha Burjani.
Sipas tij, gjasat janė qė edhe Qeveria qė del pas kėtyre zgjedhje tė ketė jetėgjatėsi tepėr tė shkurtėr pėr shkak tė rrethanave nė tė cilat gjendet Kosova. "Mund tė ndodhė qė shteti brenda njė viti tė shkojė nė zgjedhje, sepse edhe ashtu ka pazare tė ēuditshme politike tė pakuptimta qė janė sinjale se kėto zgjedhje mund edhe tė dėshtojnė. Janė disa formula tė koalicioneve tė ēuditshme qė shėrbejnė si argument i mjaftueshme pėr pritjen e vėshtirėsive qė do tė kemi nė formimin e institucioneve deri nė shtator, apo s'do t'i kemi fare kėto institucione para tetorit", u shpreh Burjani.

Zgjedhje tė paparashikueshme

Analisti Faton Mehmeti konsideron se skena politike nė Kosovė ndodhet nė njė katrahurė tė paparė ndonjėherė, e cila po sjell konfigurime tė koalicioneve konglomerat. "Demokracia e shėndoshė asnjėherė nuk arriti tė jetė e tillė nė Kosovė, ajo u pengua, u vra dhe po goditet ēdo ditė. Si pasojė e saj edhe skena politike nė vend vuan egot e pafundme tė politikaneve tė papėrgjegjshėm. Tanimė nė Kosovė po ndodhin formime tė koalicioneve tė inateve, pa asnjė tė pėrbashkėt mes partive nė koalicion, divergjenca tė thella mes njėra-tjetrės, divergjenca nė koncepte e nė mentalitet dhe 'vizion'", theksoi ai. "Kaosi i krijuar gjatė koalicionit tė fundit dhe pas mbarimit tė saj ėshtė pasojė e vėnies se interesave personale mbi ato kombėtare dhe shtetėrore. Kjo klase politike ka shitur tė gjithė pasuritė e kėtij vendi, tani qė ka mbetur edhe 'Trepēa' po bėjnė turr qė tė vijnė nė pushtet, pa pyetur se kush me kė, vetėm e vetėm qė tė shtojnė pasuritė e tyre me ca miliona. Prandaj, edhe ėshtė duke u zhvilluar betejė e madhe se si tė vijnė nė pushtet, me ēdo kusht dhe ēdo ēmim", tha Faton Mehmeti.

Ai thotė se kėto zgjedhje me kėtė mentalitet, pėrveē tė rrezikshme, pritet tė sjellin edhe institucione shumė jetėshkurtra. "Kėto zgjedhje pėrbėjnė njė rrezik tė madh pėr qytetarėt e vendit, nėse koalicioni i krahut tė luftės 'e sheh' se s'po arrin fitore mund edhe tė pėrdorin armėt qė tė 'mbrojnė' pushtetin. Aq sa janė tė rrezikshme kėto koalicione gjatė zgjedhjeve janė edhe jetėshkurtėr, pasi nė substancė pėrbėjnė interesa tė ngushta, miope dhe meskine, kėshtu qė nuk pritet tė ēojnė mandatin e tyre deri nė fund, kushdo qė e fiton atė", tha analisti Mehmeti./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma