Lirohet kosovari qė vrau polakun: Videot tregojnė se ishte nė vetėmbrojtje

Ėshtė liruar pasi ėshtė shpallur i pafajshėm pėr rastin e vrasjes me thikė tė njė polaku nga ana e njė shqiptari tė Kosovės, nė Vjenė. Gjyqtarėt porotė tė Gjykatės sė Landit nė Vjenė i kanė falur besimin deklaratės sė kosovarit se vrasjen e ka bėrė nė vetėmbrojtje.
E veēantė pėr kėtė proces gjyqėsor ka qenė rrethana se kamera vėzhguese e ka filmuar tė gjithė zhvillimin e ngjarjes nė barin e Vjenės

Ėshtė liruar pasi ėshtė shpallur i pafajshėm pėr rastin e vrasjes me thikė tė njė polaku nga ana e njė shqiptari tė Kosovės, nė Vjenė. Gjyqtarėt porotė tė Gjykatės sė Landit nė Vjenė i kanė falur besimin deklaratės sė kosovarit se vrasjen e ka bėrė nė vetėmbrojtje.

Plot pesė orė u janė dashur gjyqtarėve porotė (laikė) qė me 7 vota pro dhe 1 kundėr tė lirojnė kosovarin 34 vjeēar nga akuza pėr vrasje. Ndėrsa 5 me 3 kanė qenė votat e tyre sa i pėrket cilėsimit tė kėtij akti si vrasje nė vetėmbrojtje, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.

Rasti tragjik ka ndodhur mė 8 dhjetor tė vitit tė kaluar nė njė bar tė lagjes Favoriten tė Vjenės, transmeton albinfo.ch mediat austriake. Kosovari kishte vrarė moshatarin e tij polak dhe kishte plagosur rėndė edhe njė bashkatdhetar tė polakut.

Duke qenė se prokurorja e rastit nuk ka dhėnė asnjė deklaratė pas pėrfundimit tė procesit, konsiderohet se vendimi i trupit gjykues ende nuk ėshtė i plotfuqishėm.

Sidoqoftė, i akuzuari ėshtė liruar aty pėr aty dhe i ėshtė dhėnė mundėsia qė menjėherė tė dalė nga ndėrtesa e gjyqit si njeri i lirė.

E veēantė pėr kėtė proces gjyqėsor ka qenė rrethana se kamera vėzhguese e ka filmuar tė gjithė zhvillimin e ngjarjes nė barin e Vjenės. Dhe ky xhirim ėshtė emetuar edhe nė sallėn e gjyqit, pėrcjell albinfo.ch. Dy polakėt kishin pirė shumė atė mbrėmje. 34 vjeēari tashmė i ndjerė ka pasur 2.5 promilė alkool nė gjak ndėrsa bashkatdhetari i tij 37 vjeēar madje, 4 promilė. Ata dy kishin treguar sjellje shumė agresive, siē ėshtė parė edhe nė video. Aty dėgjohet po ashtu polaku duke i thėnė kamerieres qė u shėrbente (e cila ishte nė lidhje me kosovarin) se do ta vriste tė dashurin e saj. Ajo ndėrkaq ka bėrė pėrpjekje pėr ta qetėsuar.

Megjithatė, siē tregon videoxhirimi, kosovari e ka qėlluar me thikė pa qenė i sulmuar mė parė. Pasi e ka goditur shtatė herė, ai ka vdekur nė vendin e ngjarjes, transmeton albinfo.ch.. Pastaj ai ka goditur edhe polakun tjetėrnė shpinė dhe nė krahun e djathtė.

Para gjyqit ai ka deklaruar se i ka sulmuar ata nga frika qė ka pasur prej tyre.

http://www.albinfo.ch/lirohet-kosovari-qe-vrau-polakun-videot-tregojne-se-ishte-ne-vetembrojtje/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma