Degradimi i shprehjes poetike

Nga Sinan Sadiku - Shefik Shkodra: “Zjarri poetik” (antologji) - botoi SH.B. “Sogjetime”, Gjilan 2017. Kėto ditė doli nga shtypi libri “Zjarri poetik” (antologji), i hartuesit Shefik Shkodra, njė pėrzgjedhje me pretendime antologjike me poezi tė krijuesve qė jetojnė ose e kanė origjinėn nga komuna e Dardanės.
Zakonisht hartuesit e antologjive nė antologji nuk i pėrfshijnė poezitė e veta. Shembull konkret e kemi Agim Vincėn i cili i ka hartuar disa antologji dhe nė asnjėrėn prej tyre nuk i ka pėrfshirė poezitė e veta. Krejtėsisht ndryshe ka vepruar hartuesi i “antologjisė” pėr tė cilėn jam duke shkruar, i cili jo vetėm qė ka pėrfshirė poezitė e veta, por nėse i besojmė pėrzgjedhjes sė tij, i njėjti del tė jetė poeti mė i mirė i komunės sė Dardanės! Mė i mirė se Halil Matoshi, se Bajram Kosumi... !

Tri ēėshtjet kryesore me tė cilat pėrballen hartuesit e antologjive janė: pėrzgjedhja e poetėve, poezitė e tė cilėve pėrfshihen nė antologji, numri i poezive me tė cilat pėrfaqėsohet secili poet dhe pėrzgjedhja e poezive mė tė bukura nga poetėt e prezantuar. Qė tė tri kėto ēėshtje hartuesi i “antologjisė” nė fjalė i ka zgjidhur keq, madje shumė keq.

Poetėt poezitė e tė cilėve janė prezantuar

Nė libėr janė prezantuar poezitė e 25 poetėve. Me nga 4 poezi janė prezantuar dy poetė: Ibrahim Ibishi dhe Muharrem Shahiqi; me nga 3 poezi janė prezantuar tetė poetė: Alketė Spahiu, Hysen Kėqiku, Mustafa Spahiu, Nebih Bunjaku, Nexhat Rexha, Shaban Cakolli, Shaip Krasniqi dhe Shefik Shkodra; me nga 2 poezi janė prezantuar nėntė poetė: Baki Krasnqi, Haki Bunjaku, Halil Matoshi, Hasije Selishta-Kryeziu, Mehmet Surdulli, Raif Gashi, Rrustem Geci, Sabile Keqmezi-Basha dhe Zymer Beshtica; Me nga 1 poezi janė prezantuar gjashtė poetė : Daut Maliqi, Gani Sadiku, Mehmetali Rexhepi, Mustafa Morina, Shpresė Ajvazi dhe Zeqir Fazliu. Pėrveē numrit tė poezive me tė cilat ėshtė prezantuar nė njė antologji, peshėn e njė poeti, rėndėsinė e tij, e pėrcakton edhe hapėsira, gjegjėsisht numri i faqeve qė zėnė poezitė e tij. Ta shohim renditjen e poetėve sipas hapėsirės, respektivisht sipas numrit tė faqeve qė zėnė poezitė e tyre nė librin e Shkodrės. Nga 5 faqe i zėnė poezitė e tre poetėve: Mehmetali Rexhepi, Shefik Shkodra dhe Zymber Beshtica; nga 4 faqe i zėnė poezitė e pesė poetėve: Alketė Spahiu, Hysen Kėqiku, Ibrahim Ibishi, Nexhat Rexha dhe Shaip Krasniqi; nga 3 faqe i zėnė poezitė e katėr poetėve: Muharrem Shahiqi, Mustafa Spahiu, Nebih Bunjaku dhe Shaban Cakolli; nga 2 faqe i zėnė poezitė e nėntė poetėve: Baki Krasniqi, Haki Bunjaku, Halil Matoshi, Hasije Selishta-Kryeziu, Mehmet Surdulli, Raif Gashi, Rrustem Geci, Sabile Keqmezi-Basha dhe Zeqir Fazliu; nga 1 faqe e zėnė poezitė e katėr poetėve: Daut Maliqi, Gani Sadiku, Mustafa Morina dhe Shpresė Ajvazi.

Sipas antologjisė, poeti mė i mirė, hartuesi i saj

Tė shohim si na del renditja e poetėve duke i marrė pėr bazė edhe numrin e poezive e edhe numrin e faqeve qė zėnė ato. Pėr vendin e parė janė nė konkurrencė Shefik Shkodra dhe Ibrahim Ibishi. Shefiku nė libėr ėshtė pėrfaqėsuar me tri poezi, porse tri poezitė e tij i zėnė pesė faqe tė librit, ndėrsa Ibrahimi ėshtė i pėrfaqėsuar me katėr poezi tė cilat i zėnė katėr faqe tė librit. Pra tri poezitė e Shefikut zėnė mė shumė hapėsirė se katėr poezitė e Ibrahimit.

Shihet qartazi se Shefiku mendon qė poeti mė i mirė i komunės sė Dardanės ėshtė ai vet dhe pikėrisht vetes ia ka rezervuar vendin e parė, duke e lėnė punėn pak si tė mjegulluar pėr ta maskuar narcisoizmin e tij dhe pėr t`u arsyetuar ndaj ndonjė kritike eventuale. Konkurrent tė drejtpėrdrejtė e ka lėnė Ibrahim Ibishin tė cilin e ka dėmtuar nė dy mėnyra. Sė pari duke mos i pėrzgjedhur poezitė e tij mė tė mira dhe sė dyti duke ia dėmtuar poezitė e zgjedhura deri sa ėshtė bind se tė njėjtat kanė rėnė nėn nivelin e poezive tė Shefikut.

Dėmtimin e poezive tė tij e ka bėrė duke ua hequr strofat. Ibrahimi ka qenė njė shkrimtar i talentuar me njė kulturė tė gjerė letrare qė pėrveē talentit tė lindur e ka njohur nė hollėsi edhe teorinė e letėrsisė, e ka njohur metrikėn, ka qenė njė mjeshtėr i sprovuar i fjalės dhe nuk i ka ndarė poezitė nė strofa veē pse ju ka tekė, por ndarjen e ka bėrė pėr t`i realizuar idealet e tij estetike. Heqja e stofave ua ka humbur vlerat artistike poezive tė tij. Nuk besoj qė Shefiku e ka bėrė kėtė pa njė qėllim tė caktuar, sepse disa nga poezitė e veta i ka tė ndara nė strofa. Pra e di pse poezitė ndahen nė strofa.

T`i kthehemi edhe njėherė renditjes sė poetėve duke i marrė pėr bazė numrin e poezive me tė cilat janė prezantuar dhe numrin e faqeve qė kanė zėnė ato nė librin nė fjalė. Poeti mė i mirė del tė jetė Shefik Shkodra i ndjekur nga Ibrahim Ibishi, pas tė cilit vijnė radhazi: Zymber Beshtica, 2 poezi, 5 faqe; Mehmetali Rexhepi, 1 poezi, 5 faqe dhe Muharrem Shahiqi, 4 poezi, 3 faqe. Pastaj vijnė poetėt e pėrfaqėsuar me nga 3 poezi tė cilat i zėnė nga 4 faqe. Janė kėta: Nexhat Rexha, Hysen Kėqiku, Alketė Spahiu dhe Shaip Krasniqi. Radha iu mbetet poetėve: Mustafa Spahiu, Nebih Bunjaku dhe Shaban Cakolli me nga 3 poezi qė i zėnė nga 3 faqe. Pasojnė : Baki Krasniqi, Haki Bunjaku, Hali Matoshi, Hasije Selishta-Kryeziu, Mehmet Surdulli, Raif Gashi, Rrustem Geci dhe Sabile Keqmezi-Basha, tė prezantuar me nga 2 poezi qė i zėnė nga 2 faqe. Mbėrrijmė te poeti Zeqir Fazliu, i pėrfaqėsuar me 1 poezi qė i zė 2 faqe. Tė fundit mbeten poetėt: Daut Maliqi, Gani Sadiku, Mustafa Morina, dhe Shpresė Ajvazi, tė pėrfaqėsuar me nga 1 poezi qė e zėnė nga 1 faqe tė librit.

Cilėt vėrtet janė poetėt mė tė mirė tė komunės sė Dardanės?

Kjo ishte renditja e poetėve nga komuna e Dardanės e realizuar nga Shefik Shkodra nė “antologjinė” “Zjarri poetik”, por tė shohim si qėndron puna nė realitet.
Prej poetėve qė jetojnė ose janė me origjinė nga komuna e Dardanės mė i miri dhe mė i afirmuari ėshtė Halil Matoshi. Matoshi ėshtė i prezantuar nė disa antologji tė nivelit kosovar dhe tė nivelit kombėtar, madje edhe nė antologjinė e poezisė shqipe tė shekullit XX “Zemra e qiellit”, tė hartuar nga: Bashkim Kuēuku, Basri Ēapriqi, Sadik Bejko dhe Sali Bashota, e botuar nga “PEN Qendra e Kosovės”, Prishtinė, 2015... Ėshtė nderuar me dhjetėra shpėrblime nė manifestime dhe nė konkurse tė ndryshme letrare. Nė librin e profesorit universitar Dr. Nysret Krasniqi “Letėrsia e Kosovės1953-2000”, 99-AIKD, Prishtinė, 2016, krijimtarisė letrare tė Halil Matoshit i janė kushtuar 9 faqe. Poezia e tij ėshtė e pėrkthyer dhe e prezantuar nė disa gjuhė tė huaja.

I dyti radhazi pėr nga afirmimi vjen Bajram Kosumi, pėr krijimtarinė poetike tė tė cilit nė mėnyrė afirmative kanė shkruar edhe dy njohėsit mė tė mirė tė poezisė bashkėkohore shqipe: Agim Vinca dhe Sabri Hamiti; krijimtaria e tė cilit ėshtė prezantuar nė disa antologji tė karakterit kombėtar . Pastaj vijnė: Ibrahim Ibishi, Nexhat Rexha, Hasije Selishta-Kryeziu, Emine Maliqi (Peso Pem’za), Sabile Keqmezi-Basha, Zeqir Fazliu etj.

Nuk mund tė gjendet ndonjė kritik letrar apo studiues i letėrsisė, qė i qaset vlerėsimit me objektivitet, i cili Shefik Shkodrėn do ta rendiste nė mesin e dhjetė poetėve mė tė mirė tė komunės sė Dardanės. Sado qė ka bėrė punė tė madhe pėr tė dalė mė i miri , qoftė duke mos i prezantuar fare nė “antologjinė” e tij disa nga poetėt mė tė mirė, qoftė duke i prezantuar me numėr tė vogėl tė poezive, qoftė duke mos i prezantuar me poezitė e tyre mė tė mira poetėt e prezantuar, qoftė duke ua dėmtuar poezitė, Shkodra as nė librin pėr tė cilin po shkruaj nuk ka dalė mė i miri. Kjo pėr shkak se duke mos e njohur nivelin e poezive tė veta ka besuar se ka mbetur mė i mirė se Ibrahim Ibishi pas dėmtimit qė ua ka bėrė poezive tė tija, por nuk ka ndodhė ashtu. Pėrsėri edhe me ato poezi me tė cilat e ka prezantuar, edhe pėrkundėr dėmtimi qė ua ka bėrė, Ibrahimi ka dalė mė i mirė se ai.

Ti kthehemi edhe njėherė hierarkisė sė rendit tė vlerave qė e ka prodhuar Shefiku . Halil Matoshin e ka prezantuar me dy poezi tė cilat i zėnė dy faqe tė librit, qė pėr nga renditja nuk bėn pjesė as nė mesin e 12 tė parėve! Bajram Kosumin nuk e ka pėrfaqėsuar fare, Ibrahim Ibishit ia ka dėmtuar poezitė, Hasije Selishta-Kryeziun e ka prezantuar me dy poezi (edhe ato tė dėmtuara) qė i zėnė dy faqe, Sabile Keqmezi-Basha e ka prezantuar me dy poezi qė i zėnė dy faqe tė librit, ndėrsa Zeqir Fazliun e ka prezantuar me vetėm njė poezi!

Gjymtimi i poezive

Nė kėtė “antologji” poezitė nuk i gjejmė ashtu si i kanė krijuar poetėt, autorėt e tyre, por i gjejmė tė ndryshuara, ndėrsa ndryshimet te disa janė kozmetike e nė disa tė tjera rrėnjėsore. Thuajse nuk ka mbetur asnjė poezi e pandryshuar! Te njė poezi qė nuk i ka pasur shenjat e pikėsimit janė vendosur ato, te poezia qė i ka pasur janė heq! Te pjesa dėrmuese e poezive hartuesi i “antologjisė” i ka hequr strofat, pastaj ka hequr ose ka shtuar fjalė, ua ka ndėrruar vendin fjalėve, e ka hequr njė varg, dy vargje, nė ndonjė rast ka shtuar vargje, i ka pėrzier vargjet pa i hequr fjalėt, duke i hequr fjalėt, ka bėrė “korrigjime” drejtshkrimore, sintaksore... Ka bėrė, ēka nuk ka bėrė?! Nuk ka lėnė gjė pa bėrė! Me njė fjalė ka ushtruar terror, i ka masakruar poezitė.

Shkojmė me shembuj konkret. Fillojmė me dy poezitė e Baki Krasniqit tė cilat i ka ndryshuar komplet.

ECJA NĖPĖR TEH TĖ SHPATĖS
u nisa drejt diellit
natėn pa dritė hėne
eca nėpėr teh tė shpatės
kalova Urėn e Siratės
synoja Parajsėn
mbeta nė Purgator
aty zhvillova jetėn
nė banesėn time tė thjeshtė
shpeshherė natėn vinte shpendkeqi
ndillte kob
s`pata pushkė as kmesė
e gjuajta me ēelės
nuk vritej dot
nė apartamentin tim tė thjeshtė
njė ditė sorrshkina lajmin solli
se Petriti e paska vrarė Pėrbindėshin
qė e pat zėnė Diellin

Kjo ėshtė poezia e Bakiut qė gjendet nė faqen 16 tė librit “Nė krah tė shqipes”, botues “Nositi”, Dardanė 2004.

Mė poshtė e keni poezinė qė ka mbet pas operacionit qė ia ka bėrė Shefiku. Ndodhet nė faqen 18 tė “antologjisė” sė tij.

ECJA NĖPĖR TEH TĖ SHPATĖS
U nisa drejt diellit
natėn e errėt pa dritė
eca nėpėr teh tė shpatės
kalova Urėn e Siratės
synoja Parajsėn
aty zhvillova jetėn
shpeshherė nė banesėn time tė thjeshtė
natėn vinte shpendkeqi
ndillte kob
e gjuajta me ēelės
s`pata pushkė as kmesė
nuk vritej dot...
nė apartamentin tim
sorrshkina pruri lajmin
se Petriti e paska vrarė Pėrbindėshin
qė e pat zėnė Diellin.

Operacion mizor, masakėr, qė fillon prej vargut tė dytė, pėr tė vazhduar te vargu i gjashtė “mbeta nė Purgator” i cili ėshtė hequr krejt, pastaj vazhdohet me vargun e tetė. Vargut tė njėmbėdhjetė dhe tė dymbėdhjetė ua ka ndėrruar vendet. Nė fund katėr vargje i ka ndarė nga poezia dhe e ka krijuar njė strofė, derisa vargut tė parė tė asaj strofe ia ka hequr fjalėt “tė thjeshtė”. Nė fund tė poezisė ka vendos njė pikė, ndėrsa rreshtin e parė tė saj e ka filluar me shkronjė tė madhe. Edhe poezia tjetėr e Bakiut “Flamuri – qefin” e cila nė variantin origjinal i ka pasur 14 vargje, ndėrsa nė librin pėr tė cilin po shkruaj i janė bėrė 17, nuk ka kaluar hiē mė mirė.

Gani Sadiku ėshtė pėrfaqėsuar me poezinė “E di ku je” , e cila gjendet nė faqen 29 tė librit “Strehim i qenies” , “Nositi” Dardanė, 2007. Edhe kjo poezi i ėshtė nėnshtruar operacionit, pas tė cilit ka dalė e masakruar. Vargu i gjashtė i saj “nė album edhe fotografinė tėnde” ėshtė transformuar “nė album edhe fotograrinė tėnde”. Pra jo fotografinė, por fotograrinė!

Menjėherė pas kėtij vargu Shkodra ia ka shtuar poezisė njė varg tė ri, pikėrisht vargun: “ nė letrat tua ngrohtėsinė tėnde” i cli varg e ka deformuar po aq shumė poezinė sikur qė do ta deformonte njeriun zhvendosja e hundės nga vendi i saj diku nė ballė apo nė kokė! Nė fund, ndoshta qė poezia t`i ketė 19 vargje, sa i ka nė origjinal, janė bashkuar vargu i fundit dhe i parafundit duke e hequr njė fjalė dhe duke i bashkuar dy fjalė qė rregullat gjuhėsore nuk e lejojnė tė bashkohen.

Dy poezitė e Halil Matoshit janė marrė nga libri “Udhėtim nėpėr ėndėrr tė keqe”. Poezia e parė “Ikari shqiptar” gjendet nė faqen 113 tė tij, ndėrsa poezia e dytė “1200 herė kufomė e gjallė” gjendet nė faqen 107. Te poezia e parė Halili nėn titullin e saj e ka tė shėnuar (Odė pėr Kullėn e Vraninės) , ndėrsa nė “antologji” ėshtė hequr fjala Odė dhe ka mbetur vetėm (Pėr Kullėn e Vraninės). Ka mundėsi qė hartuesi i antologjisė tė ketė menduar se fjala ėshtė pėr odėn si institucion tradicional shqiptar dhe t`i jetė dukur mė e arsyeshme heqja e saj! Edhe te poezia tjetėr “1200 herė kufomė e gjallė” nė variantin origjinal menjėherė nėn titull shkruan : -artistėve emigrantė- , shkrim ky qė mungon nė “antologji”.

Po i paraqes disa ndryshime qė i janė bėrė poezisė sė dytė. Vargu i katėrt i saj “mė shikoi e iku si Njeri Shiu drejt humbjes sė Tij” ėshtė ndryshuar nė “mė shikoi e iku Njeri shiu drejt humbjes sė Tij” , duke e hequr fjalėn si dhe duke e shkruar me shkronjė tė vogėl emrin shiu. Nė vargun e fundit tė strofės sė parė fjala humbja ėshtė bėrė humbje, ndėrsa nė vargun e dytė tė strofės sė dytė emri nostalgjinė, ėshtė bėrė nostalgji, duke iu hequr dy shkronjat e fundit. Strofės sė dytė i ėshtė bashkangjitur strofa e tretė, pėrveē vargut tė fundit “kufomė e gjallė... qė ėshtė ndarė nga strofa e tretė dhe i ėshtė bashkangjitur strofės sė fundit!

Fjalėt e pakuptimta dhe buzėqeshja seksuale

Edhe dy poezitė e poeteshės Hasije Selishta-Kryeziu janė masakruar . Poezisė sė parė “Kėmishė robėrie” e cila gjendet nė faqen 14 tė librit “Lule ajri” , “Brezi `81, Prishtinė 2009, i ėshtė deformuar strofa e fundit e cila nė origjinal ėshtė :

Nėn mollė kam ėndėrruar
Hėnėn e yjet
Nata duke i ruajtur
Por nuk e di
Pse nuk isha zgjuar
Nė “antologji” e gjejmė
Nėn mollė kam ėndėrruar
Hėnėn e yjet
Nata duke i ruajtur
Ēor nuk e diel Pse nuk isha zgjuar
Fjalia “Ēor nuk e diel” mbetet zbulim gjenial i Shefikut!

Edhe poezia tjetėr e Hasisė nuk ka kaluar mė mirė se e para.

Nebih Bunjaku, poet pedant qė shpesh e shkruan njė poezi tė lezetshme, sublime tė dashurisė, me rimė dhe varg tradicional,por me ndjeshmėri dhe figuracion tė kohės nė libėr prezantohet me tri poezi erotike. Poezia e dytė “Labirinteve tė shpirtit” gjendet nė faqen 22 tė librit “Prushimė buzėsh”, “Zef Serembe”, Prishtinė, 2008. Nė origjinal poezia i ka 4 strofa me nga 4 vargje, ndėrsa nė antologji i kanė mbetur 3 strofa, sepse strofa e parė dhe e dytė janė bashkuar. Strofa e tretė i ėshtė nėnshtruar njė ndryshimi interesant. Kjo strofė nė origjinal ėshtė si mė poshtė:
herė herė me shikime
e buzėqeshje sensuale
nė hartė zemre tė kėrkoj
edhe nė viset tropikale
Nė “antologji” ėshtė kėsisoj:
herė herė me shike
e buzėqeshje seksuale
nė hartė zemre tė kėrkoj
edhe nė viset tropikale

Kjo fjala “shike” ėshtė fjalė e re e krijuar nga antologjisti tė cilės nuk ia di kuptimin, ndėrsa te fjala e dytė nuk ėshtė bėrė kiameti, ėshtė ndryshuar vetėm njė shkronjė, nė vend tė n-sė ėshtė vendosur k-ėja. Tek e fundit a nuk ėshtė seksi i lidhur me ndjenjat?!
Shpresė Ajvazi, njė poete e talentuar, nė “antologji’ ėshtė prezantuar me vetėm njė poezi, me poezinė “Pritje nė shi” e cila gjendet nė faqen 13 tė librit “Kufij kam nė mes”, “Nositi”, Dardanė 2004. Poezisė i ėshtė hequr vargu: “nė njė ditė pas ditėve” i cili ėshtė vargu i fundit i strofės sė parė, duke e pėrjetuar fatin e njėjtė me shumė poezi tė tjera tė cilat antologjisti i ka shėmtuar.

E kam ditur se produkti i Shefikut do tė del i keq, por se do tė del kaq i shėmtuar nuk e kam pritur as unė .

Duke e njohur Shefikun nuk kam pritur asgjė tė mirė prej tij, por mė duhet ta pranoj nuk e pakam njohur, nuk kam besuar se e keqja ka zėnė vend nė shpirtin e tij deri nė kėto pėrmasa, nuk kam besuar qė ai ėshtė kaq i dobėt nė aspektin profesional, kaq i ngathėt, i padijshėm dhe jointeligjent siē e shpėrfaq “antologjia” e tij. Kur unė kam mbetur kaq i befasuar me tė, mendojeni sa tė befasuar kanė mbetur lexuesit qė nuk e kanė njohur por i kanė lexuar dhe u kanė besuar shkrimeve tė tij, nė tė cilat i kritikon dukuritė negative, klanet, egoizmin, narcisoizmin, nė tė cilat pėrbetohet se i lufton antivlerat dhe i afirmon vlerat, nė tė cilat del mbrojtės dhe promovues i humanizmit, atdhetarisė, i etikės njerėzore dhe etikės poetike... Kur jam informuar se Shefiku ėshtė duke e pėrgatitur njė antologji nė tė cilėn do tė prezantohen poezitė mė tė mira tė poetėve mė tė mirė tė komunės sė Dardanės kam qenė plotėsisht i bindur se produkti i tij do tė dalė i keq, por nuk kam besuar se do tė dal kaq i shėmtuar siē ka dalė.

E kam ditur qė Shefiku nuk i ka hy kėsaj pune pėr ta prezantuar nė versionin mė tė mirė poezinė e komunės tonė, por i ka hy me qėllim qė pėrmes makinacioneve, kombinimeve dhe dredhive tė ndryshme ta promovojė veten si poetin mė tė mirė tė kėsaj ane dhe kuptohet qė tė mos i prezantojė fare, ose t`i prezantojė me sa mė pak poezi dhe me poezi sa mė tė dobėta rivalėt e vet dhe tė tjerėt qė ua ka inati, i urren ose i xhelozon, duke i favorizuar disa tė tjerė me tė cilėt pėr momentin ka raporte tė mira, lidhje klanore ose familjare.

Nuk e kam besuar se ai do t`i hyj “pėrpunimit”, deformimit dhe masakrimit tė poezive tė rivalėve tė vet dhe tė tjerėve qė i urren. Realisht thuajse tė gjitha poezitė e prezantuara nė libėr janė tė dėmtuara, porse dėmtimi i poezive tė atyre qė nė libėr i ka prezantuar me nga 3 e mė shumė poezi, tė cilat i kanė zėnė nga 3 e mė shumė faqe tė librit ėshtė i pėrmasave shumė mė tė vogla se sa dėmtimi i poezive tė tė tjerėve.

Janė masakruar poezitė e poetėve: Baki Krasniqi, Gani Sadiku, Halil Matoshi, Hasije Selishta-Kryeziu dhe Shpresė Ajvazi. Poezitė e Ibrahim Ibishit i ka dėmtuar vetėm deri nė atė masė sa i ėshtė dukur se i ka zbritur pak nėn nivelin e poezive tė veta. Duket qė shumica e dėmtimeve poezive tė poetėve tė tjerė u ėshtė bėrė pa ndonjė qėllim tė caktuar, nga mungesa e aftėsisė profesionale, intelektuale... dhe nga puna shkel e shko. Por nuk di si ta shpjegoj mungesėn e pėrkushtimit nė punė, mungesėn e seriozitetit, punėn shkel e shko?Tė gjitha kėto janė tepėr jo korrekte. Dhe tė jesh kaq jo korrekt ndaj miqve tu, ndaj kolegėve tu, ndaj familjarėve tu, ndaj vendėsve tu... disi e pashpjegueshme.

T`i kthehemi edhe njėherė prezantimit nė “antologji” . Realisht kanė mungesė tė vlerave poetike dhe pėrveē moralizimeve, didaktikės dhe retorikės nuk posedojnė diēka tė bukur poezitė e 6 poetėve tė prezantuar nė libėr , shumica me nga dy e tri poezi. Nė njė antologji me poezi tė poetėve tė komunės sė Dardanės nė tė cilėn do tė pėrfaqėsoheshin 26-27 poetė do tė duhej tė zinin vend edhe poezitė e: Bajram Kosumit, Emine Maliqit (Peso Pem`za), Dan Kosumit, Beqir Buzukut, Femi Korēės, Sadri Ramabajės, Nexhat Buzukut dhe Muharrem Kosumit. Dy tė parėt me numrin maksimal tė poezive. Poezitė mė tė mira tė poetėve: Zeqir Fazliu, Shpresė Ajvazi dhe Gani Sadiku, tė cilėt janė prezantuar me vetėm nga njė poezi, sė paku e kanė nivelin e poezive mė tė mira tė tė parit tė kėsaj “antologjie”, poetit Shefik Shkodra.

Pėr ta vėrtetuar kėtė lexuesit i mjafton t`i lexojė poezitė e poetėve nė fjalė qė gjenden nė librin “Etje e pashuar” dhe t`i krahasojnė me tri poezitė e Shefikut me tė cilat ai e ka prezantuar veten nė “antologji”.

Pėrveē tė metave tė shėnuara deri tani “antologjia” i ka edhe disa dobėsi tė tjera. Njėra prej tyre ėshtė dallimi i madh midis poetėve tė pėrfaqėsuar, njė me katėr sa i pėrket numrit tė poezive dhe njė me pesė sa i pėrket numrit tė faqeve qė ato zėnė nė libėr, nė rrethanat kur dallimet midis poetėve, hiq ata gjashtė qė nuk do tė duhej tė pėrfaqėsoheshin, janė tė vogla. Dallimi midis Shefik Shkodrės dhe Shpresė Ajvazit ėshtė njė me pesė, qė mund tė kuptohet se poezia e tij ėshtė pesė herė mė e mirė se poezia e saj, ndėrsa nė realitet poezia e Shpresės nė aspektin artistik ėshtė sė paku nė nivel tė poezisė sė Shefikut.

Njė veprim tjetėr i pakuptimtė, qė bie nė sy, ėshtė vendosja e njė titulli poezive tė secilit poet, madje edhe nė rastin kur poeti ėshtė prezantuar vetėm me njė poezi. Pra pėrveē titullit qė autori ia ka lėnė poezisė sė vet edhe hartuesi i “antologjisė” ia ka vendosė njė titull tė dytė dhe kėshtu poezia ėshtė bėrė me dy tituj!

Nė shėnimet biografike pėr Baki Krasniqin e gjejmė njė formulim tė pakuptimtė, jologjik: “Punon mėsimdhėnės i shkollave”. I njėjti formulim pėrsėritet edhe nė shėnimet biografike pėr Nexhat Rexhėn.

Krejt nė fund “antologjia” “Zjarri poetik” e autorit Shefik Shkodra poezinė e poetėve tė komunės sė Dardanės e prezanton nė variantin mė tė keq tė mundshėm. Nėse hartuesit tė saj i ka mbetur vetėm pak etikė njerėzore, pak etikė intelektuale, pak etikė poetike... nėse i ka mbetur pak dashuri pėr poezinė, pak dashuri pėr vendlindjen, pak respekt pėr vendėsit e tij poetė, nė radhė tė parė pėr ata qė i ka pėrfaqėsuar nė libėr, e ka pėr borxh qė atyre t`ua bėj njė tė mirė, ta tėrheqė librin nga qarkullimi. Do tė ishte ky kontributi mė i madh i tij dhėnė poetėve tė komunės sė Dardanės dhe...

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma