Ekskluzive/ Hadergjonaj: Po pėr miqėsore, jo pėr kualifikime

Florent Hadergjonaj ėshtė njėri nga lojtarėt mė tė mirė nė Bundesliga kėtė edicion.
Mbrojtėsi i djathtė nga Deēani ka shkėlqyer me skuadrėn e tij Ingolstadt duke shėnuar njė gol dhe ka dhuruar tre asistime.

Ai ėshtė duke u kėrkuar me ngulm nga Kosova dhe Zvicra, ndėrsa sė fundmi mediat nė Zvicėr kanė raportuar se djaloshi ka marrė ftesė nga trajneri i Pėrfaqėsueses sė Zvicrės, Vladimir Petkovic.

Telegrafi ka kontaktuar me talentin kosovar i cili ka zbuluar se do tė luaj vetėm ndeshjen miqėsore, ndėrsa kualifikuese jo.

“Ėshtė e vėrtetė qė kam marrė ftesė nga Zvicra pėr dy ndeshjet e radhės, ndaj Bjellorusisė pėr miqėsore dhe kualifikuese ditė mė vonė”.

“Unė do tė luaj vetėm ndeshjen miqėsore pasi pėr kualifikuese nuk kam pranuar tė luaj dhe tė bllokohem”, ka deklaruar Hadergjonaj pėr Telegrafin.

21-vjeēari nga Kosova disa herė ka deklaruar se dėshiron tė luaj pėr Pėrfaqėsuesen e Kosovės.


Ai ka thėnė se e ka informuar edhe trajnerin Albert Bunjaku pėr kėtė gjė dhe pasi tė nėnshkruajė me njė klub tė ri nė afatin kalimtar tė verės do tė vendos pėrfundimisht se pėr kė do tė luaj, Kosovėn ose Zvicrėn.

“Synimi im ishte qė ta mbaja nė Bundesliga ekpin tim Ingolstadt. Mirėpo tani duhet tė gjej njė skuadėr ku do tė vazhdoj karrierėn”, tha Hadergjonaj.

“Pas afatit kalimtar tė verės do tė vendosi pėrfundimisht se pėr cilėn pėrfaqėsuese do tė luaj pėrgjithmonė”, tha Florenti.

Hadergjonaj iu bashkua skuadrės gjermane Ingolstadt nė verėn e vitit tė kaluar nga Young Boys Bern pėr dy milionė euro.

Ai ka luajtur nė 24 ndeshje me Ingolstadin nė Bundesliga duke shėnuar njė gol tė bukur dhe duke asistuar nė tre tė tjerė.

Kujtojmė qė Hadergjonaj ka zhvilluar 10 ndeshje pėr Pėrfaqėsuesen e Zvicrės U21. /Telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma